E marte, 10.09.2024, 05:19 AM (GMT+1)

Kulturë

Koço Sterjo: Jashte e brenda

E hene, 27.02.2012, 08:01 PM


Koço Sterjo

 

JASHTE E BRENDA

 

Jashte hekurash te burgosur,

Internuar ne shtepi,

Me nje shpirt te veremosur,

Te lire,por pa liri.

 

Ju ishit ne dy kafaze,

Por ishit dhe me te lire,

Shpirti juaj me maraze

Bridhte neper hapesire.

 

Mendja juaj me vetmine

Ikte dhe ne boten tjeter,

Ne te tjeret me Partine

Ruanim shtepin' e vjeter.

 

Kush s'ka trazuar ne yje,

Kush s'ka shkelur ne mekat,

Hekurat i paska thyer

E nuk mbetet fillikat.

 

Kush ne qiell ka peshtyre

Edhe mbi cdo te vertete,

S'e nderron ate fytyre,

I burgosur esht' per jete.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora