Kulturë
Gjon Boriçi: Gjon Keka - ''Shqiptarët në prizmin e diplomacisë ndërkombëtare''
E diele, 26.02.2012, 05:49 PM
Gjon KEKA „Shqiptarët në prizmin e diplomacisë ndërkombëtare“ Botart , 2011
Nga Prof. Asoc. Dr. Gjon Boriçi*
Përkushtimi i vazhdueshëm i autorit në punën e tij prej studiuesi serioz dhe intelektuali është pikërisht edhe kjo vepër që jo vetëm na sjell periudhat e ndryshme të kombit shqiptar gjatë historisë por edhe na vë siç shkruan autori,në tavolinën e kohës së tanishme vëmendjen për të pare gjërat në dritën e momenteve të rëndsishme historike për vendin dhe të boshllëqeve e njollave që kanë lënë paspushtuesit barbare.
Autori në këtë studim trajton një nga proceset vendimtare dhe historike të kombit shqiptar,diplomacisë së tij,kohës dhe nivelet e zhvillimit të politikës ndërkombëtare si para ashtu edhe pas shpalljes së pavarësisë së shqipërisë .Pastaj ai vë në pah edhe proceset tjera si të politikës kombëtare ashtu edhe ndërkombëtare, kanalet diplomatike si dhe mënyrë e ecjes së shqipërisë në rrugën e saj të natyrshme pas gjithë pushtimeve dhe padrejtësive historike.
Studiuesi z.Keka trajton në këtë libër edhe periudhën më tragjike të kombit shqiptar pas pushtimit të gjatë nga perandoria osmane dhe pasojat që la kjo perandori si në të gjitha aspketet e jetës së kombit shqiptar, por edhe vonesat që u bënë për shkak të këtij pushtimi barbare ,si dhe më pas pushtimeve tjera barbare serbe ,greke ndaj kombit shqiptar autokton etj.
Të gjitha episodet e historisë dhe vendimet historike dhe ato të proceseve politiko-diplomatike janë pasqyruar drejt dhe pastër në dritën e realitetit historik dhe faktografisë si dhe argumenteve të fuqishme.
Libri është një studim serioz pasi që ai komunikon jo vetëm me realitetin e përhershëm historik,pastaj rrjedhat e kohës ,por edhe ofrohet në kontekstin e tij të plotë të të kuptuarit edhe nëshekullin XXI në mënyrë të qartë të ngjarjeve për të kaluarën dhe mesazheve qe jep për të ardhmen.
Vetë ky studim i autorit tregon se ai ka një interesë të thellë dhe të përhershëm si shkencetar politik që ta vë në pasqyrë realitetin e kombit në brezin e tanishëm dhe të ardhshëm siç pohon me te drejt edhe autori ashtu "që e vërteta e kombit shqiptar të dal në dritën e kohës dhe kështu kombi shqiptar europian të arrij të kuptoj kohën e tij,nevojën për ringjallje shpirtërore e kombëtare si dhe vizionit të qartë për të ardhmen e tij".
Por mbi të gjitha ky studim serioz është edhe një pasqyrë e gjykimit të drejt dhe studimit të plotë e që mund të shërbej në të njëjtën kohë për të rritur entuziazmin e vërtetë patriotik për progres të mëtejshëm të kombit shqiptar europian dhe rrugën që duhet të ndjek ai historikisht dhe në mënyrë të natyrshme të integrimit në familjen europiane.
*Drejtues, Departamenti i Shkencave Politiko –Administrative,