E premte, 04.10.2024, 06:26 PM (GMT+1)

Kulturë

Jorgo Telo: Troket Princesha e Ballkanit

E shtune, 25.02.2012, 06:17 PM


TROKET PRINCESHA E BALLKANIT

(Poemth)

 

Një… dy… disa trokitje rresht

Te porta  jote, OKB!

Dhe ti, hesht…

Kosova  duke trokitur,

Ti ende duke dremitur…

 

Zgjohu,

O Kryeselia  e  Botës!

Një mikeshë e re

po të troket.

Si po e lë ende jashtë portës?

Prite buzëqeshur!

Prite, siç pritet një mike!

Dil. e prite

Princeshën Ballkanike!

 

Dhe mos i rri vetullngrysur

As buzëvarur mos i rri

Rrëfe, OKB, të bekuarën bujari!

Tregohu bujare

për një mike fisnike

Tregohu, siç të duan popujt,

o Kryeqendër

e ardhmërisë demokratike!

 

Dhe pret e troket Kosova;

Pret përjashta portës.

Shiheni,  sa e lodhur,

Shiheni,  sa  e stërmunduar;

Me goxha peshë mbi supe e në duar:

Me eshtra vorrezash masive

Me peshë mëkatesh historie

Me peshë trukesh diplomacie..

Me peshë ëndrrash lirie…

Me peshë lotësh të paterur

Me peshë viktimash të patretur

Me peshë familjarësh të pagjetur…

Të pamatshme rëndesat e saj…

E ti, po e lë jashtë porte…

“Hë… tani…. – hë pastaj!”

Eh, paradoks i kësaj bote!

A lihen miqtë jashtë porte?!

 

Pa dil, OKB, e vështroje Kosovën

drejt në sy.

Në citofon, duke dëgjuar,

mos rri…!

Të ka ardhë e stërlodhura

në kërkim të lirisë

Ka ardhë e troket

në portën e demokracisë.

 

Ka ardhë Kosova shqiptare

T’i ngazëllehet Pavarësisë.

S’e lënë ta gezojë lirinë

S’e lënë asfare

stërkëmbthet e shkjave…

 

Ende vijon ngushëllimi

për të vrarët

Dhe Festimi,

duke kuruar plagët…

Dhe Ti…

Dhe Ti, OKB

Ende përjashta po e lë.

Lëre të hyjë në gjirin Tënd.

Hapja portën,

të zërë guri vend…!

 

Kur ende s’po ia njohin

Pavarësinë

disa qeveri të pakta,

të paqarta

Edhe ti Kryeqendër

po e lë përjashta?

 

Tok – tok! Tok – tok!

Ja, e dëgjon?

Vazhdojnë trokitjet

një pas një…

Hapi syt’ e veshët

Çile zemrën!

Hapi portat, OKB!

 

Luftoi Republika e re per diell

E ju sërish e mbani nën “Hije”…

Arriti Lirinë me gjak e sakrifica;

Të eci vetë e jo me “Paterica”…

 

A mos, vallë, lojrat diplomatike

Serbiane

nuk po të bindin që janë

karagjozëri sharlatane?

 

Kujt t’i zërë besë Republika e Re?

As BE-istët s’po e njohin ende...!?

 

Kur shumëkush

po rend drejt BE-së

E vetë BE-ja nuk të jep shpresë

Nga t’ia mbajë princesha e gjorw?

Upupu, ç’po e zvarrin më kot!

Ç’është kjo marre?

Ndihmoi , o Zot!

 

Dhe sa do mbetet

pa “kurorw”

me dy flamuj në dorë?

Derdhur në ar kurora e Pavarësisë

Ushqyer me gjak

rrënjët e lirisë....

 

Le t’u bjerë “Kambanave të miratimit”

i nderuari Këshilli i Sigurimit!

E të shihni, si qeveritë  (me mëdyshje),

do ta njohin Pavarësinë.

Do flasin me zë ndryshe…

 

Mund të sajojë shkiau

rezoluta e stërezoluta,

lindur nga mendësitë e egra

e jo nga ndjesitë e buta…

 

Princesha ballkanike ende po troket.

Hapja portën, OKB,  ç’pret?!

 

Jorgo TELO, 9 gusht 2010



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora