E hene, 15.04.2024, 08:11 PM (GMT+1)

Kulturë » Mehmeti

Hazir Mehmeti: N? roje t? bustit

E merkure, 22.02.2012, 08:57 PM


Tregim

 

Hazir Mehmeti, Vjenë

 

N? roje t? bustit

 

E quanin Qyteti i Minatorëve apo Qyteti i Arit. Ne e njihnim si qyteti me burgun më famëkeq në shtetin e purgatorit. Nëntoka ishte e pasur me ar e argjend të cilin mbitoka e ruante me shpatën e hekurt. Shkritorja gjigante shkrinte metalet e nëntokës sonë shekullore, derisa në bregoren jugore të Ibardhit arrinte vetëm pluhuri helmues i plumbit. Ashtu siç ishte jeta nën këmbët e lapidarit të konsullit rus të vrarë nga vendasit. Këtej edhe një emër e fuste tmerrin, ndizte alarmin e nacionalizmit siç e quanin.

Shkolla Normale, ku ne mësonim, qëndronte krenare nën pluhurin e shkritores përtej lumit. Jeta e saj sapo kishte filluar dhe frytet e saj shpërndaheshin anë e kënd Kosovës. Drejtori i saj, një intelektual i guximshëm, dukej i ashpër por ishte i drejtë dhe i vendosur. Të gjithë e respektonim, disa ia kishin edhe frikën. Ai nuk ndiente nevojë për pëlqim të askujt. Bashkë me profesorët e rinj të shkollës, e pagëzojnë Normalen me emrin “Hasan Prishtina”. Kjo vendosët të kurorëzohet me bustin e tij pranë rrugës përballë kuçedrës me yllin pesëcepësh. Ne si të rinj që ishim i përcillnim rrethanat dhe nuk mungonim në detyrat tona, krahas atyre mësimore. Përmendorja duhet ruajtur me çdo kusht - thamë. Kështu vendosem dhe ashtu u bë.

Një ditë e zymtë vjeshte. Shiu i ftohtë nuk pushonte si për inat nga qielli, i cili dukej se kishte rënë në tokë. Sapo kishim mbaruar orën letrare në sallën e madhe që bashkonte dy shkollat, Gjimnazin dhe Normalen. Vjershat i lexuam ashtu siç i kishim redaktuar bashkë me kryetarin e klubit letrar, poetin Jakup Ceraja. Mua më kishte marr uria. E futa në çantë fletoren ku kisha shkruar punimet e mia dhe e sigurova të mos ishte nga pjesa e shqyer e saj e të preket nga shiu. U nisa kalldrëmit të vjetër. Në udhëkryq takova Nezën, i cili ishte nga fshati fqinj me fshatin tim nga Malësia e Rrafshnaltës.

,,Sonte do jemi në roje unë dhe tre të tjerë nga klasa ime. Drejtori dhe shtëpiaku kanë siguruar sheqer dhe çaj blini për sonte. Unë e Gjergji e kemi përgatitur një sistem të përsosur për alarmim, në rast nevoje, të atyre që rrinë brenda. Roja do fshihet në terrin e kaçubës që krijon një akacie e vjetër nga drita e rrugës. Roja e radhës do ta ngre telin e hollë në rast sulmi  i cili do lidhet me zile brenda. Ne me kujdes do t? dalim nga të dy anët dhe do t’i rrethojmë sulmuesit.

Kush e mendoj këtë? Ai vërtetë qenka njeri me ide, - i them unë. Nuk kanë thënë kot ,, mos rri me njeri që nuk ka ide ”.

,, E menduam së bashku. Nuk duam që të dështojmë në kapjen e banditëve. Ata e dëmtuan dy herë bazamentin e bustit dhe ikën akoma pa u venë busti” , u nxitua disi të fliste Neza, i njohur si njeri temperament dhe i fuqishëm.

Sonte do të jetë natë e errët korb. Dritat që vijnë nga llambat e kazermës nuk do bëjnë punë në anën përtej rrugës. Si për çudi kur ishte koha e keqe shpeshherë ushtria matanë rruge i fikte të gjitha dritat. Atëherë do të ishte momenti i duhur për banditët. Një natë derisa e ruanim bustin në errësirë dëgjuam një lëvizje të zhurmshme. Nga dritarja e errësuar shikuam marshimin e ushtarëve me shpejtësi poshtë rrugës. Ishin të ngarkuar me çanta shpine, pushkë dhe pajisje tjera që i rëndonin. Kokat e ushtarëve shkëlqenin me helmetat e tyre nga dritat e bulevardit. Ata nuk tregonin asnjëherë ndonjë interesim për komunikim me ne edhe po të ishte ditë. Ashtu vepronim edhe ne. Atyre nuk do iu kishte shkuar mendja që ne i përcillnim nga klasa e errët në mesin e natës. Kush do mendonte se nxënësit do jenë në shkollë në atë kohë. Nuk mbahej mend që të ketë ardhur diçka nga ata ndaj nesh as për të mirë e as për të keq.

Pasi ngrëna në gjellëtoren e tetovarit ,,Pranvera” u nisa i lodhur rrugës mbi katroret e vjetër prej guri. Çuditërisht sa herë që ecja vetëm rrugës së qendrës së qytetit, ata gurë më ringjallnin fjalët e babait tim, i cili tregonte historikun e tyre në burgun e Nishit. Secili prej tyre më dukej se ishte ai që e kishte prerë babai im i sëmurë me dhimbje dhëmbi, i alivanosur nga humbja e vetëdijes e kishte parë vetën në spital. Në mua ngeli e pashlyer sjellja jo njerëzore e gardianeve dhe fantazoja si ka rrjedhur ngjarja me babin tim, të cilin e njoha kur fillova klasën e parë.

Derisa mendimi vazhdonte, kisha kaluar Urën e Ibardhit , hijen e zakonshme të minares së xhamisë së vjetër në këmbët e së cilës ngjitej ura, apo majtas mulliri i zotëriut i cili tani heshte me barkun plot minj e mbeturina druri. Mbërrina ke porta e shtëpisë së xha Hasanit. Shtëpia shtrihej përballë parkut të qytetit me drunj të lartë, ku dominon plepat e mbjell në radhë. Kur dimri ishte i ashpër e ngrinte lumi, ne e kalonim në këmbë, shkurtazi pa pasur nevojë të sillemi rrotull nga ura. Ai me një lëvizje dore më përshëndeti nga larg. Ashtu veprova edhe unë me dashamirësi. Banonim te xha Hasani, ne që vinim nga viset malore të Shalës dhe t? Drenicës. Pashku, unë e Neza banonim bashkë, kurse në dhomën tjetër Uka, Luani, dhe Arifi. I pari ishte stërnip i inxhinierëve që e kishin ndërtuar trenin, i cili ishte quajtur ,,Treni i Dushkajës”. Dy të tjerët ishin stërnipërit e pleqnarit të njohur nga krahina e tij. Thuhet si ai ishte i mençur dhe pleqnar sikurse dikur Binak Alia i Malësisë së Gjakovës. Ne nuk e dinim atë kohë historinë e tyre, e as që kishim kohë të merreshim me t?, por bëheshim kureshtar kur grindeshim për gjëra banale, se, cili fshat ishte më patriot, cili më i mençur apo më i pasur. Në këtë mesele më i zëshmi ishte Neza, ai këmbëngulte me inat dhe qëndrimin e tij e shprehte edhe me duar e krahët e tij në shpatullat e gjëra. Tamam një burrë malësie, i pari që mbaronte mësuesinë nga fshati i tij malor rrëzë Çyçavicës. Këtë epitet e kishim edhe unë dhe Luani. Derisa unë vija nga fshati fqinjë i Nezës, Luani vinte nga malësia e Shalës ku dëbora sundonte gjatë dhe pak i linte kohë verës.

Dhoma ku banonim ishte e pastër. Muret e lyera me gëlqere dhe dyshemeja ishte e shtruar me dërrasa të bardha e të nyjëzuara. Mbulesa nuk kishim. Dera ishte e vjetër dhe nuk durohej pa krrokatur kur hapej.

Mbi reshonë e vjetër, e cila nuk dallohej nga njollat e gjellës së derdhur, qëndronte tenxherja me fasule që Neza e kishte zier sipas radhës që e kishim venë. Sot do të haj Pashku, i cili do vije më vonë nga mësimi praktik. Ai sonte bashkë me Nezën dhe grupin e klasës do të jenë në roje të bustit.

Cingërima e ziles së orës ,,Omega” ndërpreu ëndrrat e mia dhe shokëve. U zgjuam. Dolëm jashtë si rëndom dhe pastruam sytë në kroin e ujësjellësit. I krehëm flokët, rregulluam librat në çantë sipas orarit të ditës, mbyllem derën dhe dolëm në rrugë. Zhurma e grupeve të fëmijëve tregonte se ishte koha e duhur për në shkollë.

Kaluam rrugën e spitalit, mullirin e xhaminë e vjetër. Vazhduam rrugë mbi urë e cila lëkundej nga ecja e turmave të kalimtarëve. Nga udhëkryqi i shtruar me katror? gurësh kushedi sa të vjetër, kaluam disa hapa tatëpjetë. Nga aty në këndin e shkollës dukej busti i Hasan Prishtinës që e ruanim tani sikur të ishte i gjallë dhe dikush donte ta vriste. Për habi nuk u shfaq pamja që ishim mësuar ta shohim tani disa javë. Mbi kokat e nxënësve të tubuar u duk koka e varur e heroit në një fije ferobetoni nga ana e majtë. Në ecjen e turmës arritëm të afrohem pranë zinxhirëve qe rrethonin gjelbërimin ku ishte i vendosur busti. Aty dukeshin copa betoni që ishin hedhur nga goditja e çekanit të rëndë në dorën e armikut. Heshtje. Nuk fliste njeri. Vazhduam deri tek vendi ku rreshtohemi para se të hynim në shkollë. Në fytyrat tona të nxira dukej hidhërimi i lodhur i cili priste të pëlciste.

Rreshti i nxënësve para derës së shkollës sot ishte i veçantë. Pjesa ku rreshtoheshim ishte e mbuluar nga kati i dytë që lidhte dy shkollat, Gjimnazin dhe Normalen. Ajo na strehonte nga shiu dhe dëbora kur ishte kohë e keqe. Profesori kujdestar dite, ,,Çajupi”, profesori i gjuhës shqipe, doli me një shikim shpues. I ngjasonte aq shumë me pamje e mustaqe, sa të gjithë e thirrshim në emrin e shkrimtarit tonë të mirënjohur. Pasi shikoi mirë rreshtimin tonë ai shtoi: ,,Të dashur nxënës. Sot kam një lajm. Ky lajm nuk është befasues për ju. Andaj ju e keni ruajtur natë e ditë bustin e heroit tonë emrin e të cilit e mban shkolla e jonë. Ju lumtë! Mundi u shpërblye. Shokët tuaj në rojën e mbrëmshme ia arrin të kapin armikun, më mirë të themi dorën e zgjatur të armikut”.

Nga klasat e katërta u dëgjua një zë:,, Duam ta dimë kush është ai dhe nga cili qytet vjen, nuk duam ta lëshojmë pa e dënuar”. Si dukej ishte nxënësi E. i klasës IV2, i fuqishëm që e mësyu derën por e kapën shpejt shokët. Kujdestari vazhdoi.,, Ata që nuk e duan historinë, kulturën e diturinë e shqiptarëve sot e sulmuan shkollën tonë, kombin tonë. Shokët tuaj u treguan trima të paparë, ata e ndoqën banditin deri në strofullin e tij matanë Urës së Ibardhit dhe e kapen”. Një vajzë e papërmbajtur iu drejtua turmës. ,,Çka thoni ju, ta kapim shkaun dhe ta bëjmë copë-copë. Ai nuk e ka vendin këtu”. Profesori i nxirë në fytyrë, me kokën ulur vazhdoi: ,, Ai nuk është serb, ai është bandit shqiptar”. Pa përfunduar mirë fjalën kujdestari, u dëgjua një alarm i fugonit policor me dritën e kaltër ndezur e cila rrotulloj pa ndërprerë. Nga porta e sipërme hyri me shpejtësi në kthesën e ngushtë i mbushur me policë të armatosur. Ne lëshuam rrugë. Automjeti u ndal para nesh dhe derës së hyrjes. Mezi prisnim ta shohim banditin dhe ta pështyjmë të paktën. Policët zbritën me shpejtësi përveç shoferit. Ata me rrapëllimë hapen pjesën tjetër të krahut të derës së shkollës. Në dritaret e ndriçuara nga llambat në korridorin e shkollës dukeshin lëvizje njerëzish, ku dallohej koka e drejtorit të shkollës i cili kishte bërë aq shumë për emërtimin e shkollës sonë me emrin e patriotit të kombit, Hasan Prishtina. Nuk vonoj shumë dhe shkallëve drejt derës kryesore ku priste automjeti policor me dyer të hapura u lëshuan dy policë me banditin të cilit ia kishin lidhur duart dhe mbuluar kokën. Ne dalluam vetëm pantallona ngjyrë kafe dhe këpucë të vjetra që mbanin një trup të mjerë të cilin dukej se mezi e mbanin këmbët. Turma filloj të pështyje, shaj e fishkëllen. Më e zëshme ishte klasaV1.,,Ta varim tradhtarin”, ,,Idiot, tradhtar”,,vdekje shovinistit” e sharje gjithfarë nga individ brenda turmës së revoltuar. Makina bëri një lëvizje mbrapa, u kthye dhe vazhdoi rrugën por tani pa alarmin e kaltër.

Nuk vonoj e para nesh u duk drejtori i shkollës. Ai dukej i mllefosur. Nuk foli por i tha diçka ngadalë Çajupit, kurse ne filluam hyrjen në shkollë të zemëruar sikur asnjëherë më parë. Pa u ulur mirë në banka u dëgjua altoparlanti i shkollës:,,Të dashur nxënës! Sot është një ditë e shënuar për ne në luftën për mbrojtjen e shkollës shqipe, historisë e kulturës sonë. Sot e fituam një betejë në luftën tonë të gjatë. Busti e Hasan Prishtinës u godit por ne do ta ngrehim edhe më madhështore, ashtu siç ishte ai në jetën e tij. Ai u ngrit përmendore në zemrat tona, ato nuk ka çekan armiku që i rrënon. Ju, të dashur nxënës, mësues të ardhshëm të popullit do i përhapni rrezet e idealit të Hasan Prishtinës në ndriçimin e rrugës sonë drejt ardhmërisë në liri. Ju duhet të qetësoheni, ne do veprojmë ashtu siç dëshironi edhe ju”.

Këto fjalë sikur na zbriten në tokë. Filloi një zhurmë në klasë, ku secili dëshironte ta shfryen mllefin e tij në bisedë me shokun e shoqen. Unë mezi prisja të takoj shokët e mi Nezën e Pashkun. T’i përqafoja ata dhe t’i uroja për trimërinë. E ndiem, akoma kishim rrugë për të bërë. Busti i heroit u ngrit jo vetëm këtu, por kudo në zemrat e nxënësve anë e kënd vendit që e lindi Hasan Prishtinën.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora