E shtune, 20.04.2024, 05:31 AM (GMT+1)

Kulturë » Mehmeti

Hazir Mehmeti: Habsburgët dekorojnë Ambasadorin Dr. Kiqmari me ''Flaka e Paqes''

E hene, 23.05.2011, 07:59 PM


Përshëndetje nga nikoqiri, ambient me gjuhën e tolerancës ndër fetare dhe në shërbim të paqes. Flamuri Kosovës dhe Austrisë së Ulët
Përshëndetje nga nikoqiri, ambient me gjuhën e tolerancës ndër fetare dhe në shërbim të paqes. Flamuri Kosovës dhe Austrisë së Ulët

 

Herta Margarete Habsburg-Lothringen - Themeluesja dhe Kryetarja e ''Shoqatës në Përkrahje të Paqes'' e cila ndan dekoratën ''Flaka e Paqes''
Herta Margarete Habsburg-Lothringen - Themeluesja dhe Kryetarja e ''Shoqatës në Përkrahje të Paqes'' e cila ndan dekoratën ''Flaka e Paqes''
Habsburgët dekorojnë Ambasadorin  Dr. Kiqmari me ''Flaka e Paqes''

 

Nga Hazir Mehmeti, Vjenë

 

Ishte zgjedhur dita e shtunë, ditë fundjave e rekreacioni por edhe festive  në lokalitetin turistik Imbach ,periferia e  Vjenës. Kësaj ju shtua organizimi  i ndarjes së dekoratës ,,Flaka e Paqes” nga ,,Shoqata në Përkrahje  të Paqes”. Shoqatë kjo e themeluar nga anëtari i dinastisë së njohur të Habsburgve, Herta Margarete Habsburg-Lothringen.

 Kodra e ngritur sikur një ballkon i gjelbër mbi fshatin e bukur Imbach, të cilin e dyzon lumi i rrëmbyeshëm, gjallëroi nga njerëzit e rrethuar  nga meloditë e zogjve dhe aromës së luleve. Se ballkoni i gjelbër i  rrafshnaltës nuk arrihej lehtë e provuam të gjithë në këmbë, bashkë me ne edhe Margarete Habsburg. Të paktën një udhëtim i shkurtër përbashkët shtigjeve piktoreske. Bukurisë shumëngjyrëshe të flamujve në oborrin para tribunës iu  ishte shtuar edhe flamuri i vogël i Kosovës. Krahas tyre simbolet e të gjitha religjioneve përballë publikut në sallën e gjelbër të natyrës. Kjo tregonte kërkesën e tolerancës fetare  krahas fjalimeve të zyrtarëve, famullitarëve e qytetarëve.  Aty fanatikët e të gjitha besimeve do dëgjonin një orë mësimi të vlershme.

Fjalë rasti mbajtën,Liopold Doppler,kryetar i shoqatës,,Flaka e Shenjtores së Paqes”dhe Josef Böck,Toger i Lartë. Pjesë nga liturgjia fetare evangjelike mbajti njëri nga organizatoret, prifti  Engelbert Salzmann.

Znj.Habsburg në arsyetimin e shpërblimit mes tjerash tha:,,Shkëlqesia e juaj z. Ambasador, Kiqmari, për Ju dhe vendin tuaj ju jap në dorëzim dekoratën,,Flaka e Paqes”. Është kjo një simbol për ju e punën tuaj me përgjegjësi, në përpjekjen tuaj  ndaj  lirisë e paqes njerëzore, të vendeve, të kulturave,natyrës e ambientit. ,,Flaka e Paqes” , është një simbol i qëndresës, forcës, bukurisë e përjetësisë. Vet përbërja e saj nga druri dhe guri simbolizon përbërjen e të gjitha kontinenteve kurse gjuha e artit nuk ka kufi.  Nisur nga kjo dëshiroj që ky simbol të ju jep forcë e gatishmëri në shërbim të lirisë e paqes”.

 Dr.Sabri Kiqmari në fjalën e tij përshëndetëse mes tjerash tha:,,Ndihem i nderuar që në këtë vend me kaq bukuri natyrore po e pranoj dekoratën,,Flakën e Paqës”.Kjo më bënë nder mua dhe të gjithë bashkatdhetarëve të mi që jetojnë në Austri. Republika e Austrisë ka bërë shumë për bashkatdhetarët e mi. Ju keni bërë shumë për paqen në vendin tim dhe këtë shpërblim simbolik do ta kuptoj si respekt jo vetëm ndaj meje por edhe ndaj çdo kosovareje e kosovari. Nga këtu dua t’i falënderoj të gjithë qytetarët austriak që hapën portat e shtëpive të tyre për kosovarët kur ishin në situatë shumë të vështirë. Ju po e ndihmoni ndërtimin e paqes gjithanshëm në vendin tim të ri. Faleminderit!”

 

Habsburgët, histori e shkurtër

 

Pak kush nuk ka dëgjuar lidhur me Habsburgët  e popullarizuar aq shumë në Austri e vende tjera.Kjo dinasti  ishte nga Habsburgu duke e marr edhe emrin. Ishte ndër më të fuqishmet në kontinentin tonë. Filloi qe në shekullin 13-të deri në shekullin 15-të pa ndërprerë si Mbretëri gjermano-romake e pastaj Mbretëri  Gjermane duke i zgjeruar territoret në Austri,Gjermani,Hungari,Spanjë, Portugali. Kishte pasuri në Amerikë,Afrikë dhe Azi. E njohur ishte bija e Karlit VI,Maria Teresa e cila u lidh me Franz Stefanin I nga familja Lothringen.  Karli I  ishte mbreti i fundit i Austrisë  e cila përfundoi më 1922. Pasuria dhe sundimi i tyre u shtri në territore të gjëra në Evropë.  Kjo familje me tradita edhe sot është mjaftë e respektuar nga qytetarët dhe politika vendore. Mendimi i tyre ka peshë në të gjitha shtresat dhe qarqet vendimmarrëse. Otto  Habsburg është tani anëtari më vjetër i gjallë i kësaj dinastie kurse djali i tij, Karl Habsburg-Lothringen është kryetar i familjes qe nga viti 2007. Dihet se Franz Josefi I e përkrahu pavarësinë e Shqipërisë dhe ndihmoi në ruajtjen e territoreve shqiptare nga copëtimi i mëtejmë, e ndihmoi arsimimin dhe kulturën shqiptare veçan në Shkodër e rrethinë. Edhe në historinë më të re pjesëtarët e kësaj familje e përkrahen popullin shqiptar gjithanshëm kur dihet ndikimi i madh i tyre në sferën politike e shoqërore në Austri e më gjerë. Ata vendosen raportet miqësore me popullin shqiptar i cili vazhdon pandërprerë edhe tani.

 

Ja emblema e shkruar e  ,,Në Përkrahjen e Paqes” është shoqatë mbipartiake, e pavarur nga feja që ka qëllim veprimet në vëllazërimin e njerëzve, në shërbim të lirisë në botë. Ajo vepron në shkëmbimin e informacioneve dhe ideve në zgjidhjen e konflikteve në botë”

Herta Margarete Habsburg-Lothringen i dorëzon ,,Flakën e Paqes“ Dr.Sabri Kiqmarit,ambasador i R.Kosovës në Austri(foto:H.Mehmeti,Imbach)
Herta Margarete Habsburg-Lothringen i dorëzon ,,Flakën e Paqes“ Dr.Sabri Kiqmarit, ambasador i R.Kosovës në Austri(foto:H.Mehmeti,Imbach)

,,Nën Ëmbrellen e Habsburgve” , Sandor e Margarete Habsburg dhe autori i shkrimit  (Imbach-maj’11)
,,Nën Ëmbrellen e Habsburgve” , Sandor e Margarete Habsburg dhe autori i shkrimit (Imbach-maj’11)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora