Kulturë » Mehmeti
Hazir Mehmeti: Promovohet vepra e Dr.Nusret Pllanës mbi terrorin serb ndaj shqiptarëve
E hene, 25.04.2011, 06:57 PM
Autori i drejtohet auditorit të pranishëm
Promovohet vepra e Dr.Nusret Pllanës mbi terrorin serb ndaj shqiptarëve
Nga Hazir Mehmeti, Vjenë
Publicisti e veprimtari dr. Nusret Pllana e promovoi në Vjenë librin e tij të radhës ,,Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999“. Është ky ribotimi i tij i tretë, deri tani i përkthyer në anglisht,frëngjisht e gjermanisht. Dr.Nusreti ishte i njohur edhe me filmin e tij dokumentar të publikuar ,,Pas 2000 vitesh rrugëtim” i bazuar në marrjet e drejtpërdrejta nga ngjarjet e luftës,masakrat e pushtuesit serb mbi popullsinë civile në Kosovë. Promovimi u mbajt nën përkujdesjen e Ambasadorit të Kosovës në Austri Dr. Sabri Kiqmari. Në këtë aktivitet morri pjesë miku austriak i Kosovës, z. Mag.Günther Rosenits, analist,publicist dhe njohës i mirë i rrethanave në Ballkan e në veçanti në Kosovë. Udhëheqës i rrjedhës programore ishte z.Anton Marku,këshilltar në Ambasadën e Republikës së Kosovës kurse përkthyese për publikun ishte Dr. Ina Arapi. Në fjalën e hapjes Ambasadori Kiqmari i përshëndeti mysafirët austriake,autorin dhe të pranishmit tjerë të cilët e mbushnin sallën e bukur të hotelit ,,Regina” në qendër të Vjenës. Ai me këtë rast e uroi autorin e librit dhe filmit dokumentar.,,Është ky një libër dokumentar me vlera të mëdha i cili flet më shumë me fotogorafi se sa me tekst.Një libër dokument nga e kaluara e jonë më e re. Nuk është qëllimi ynë me këtë prerurim kthimi mbrapa,por përkujtimi i asaj çka ka ndodhur. Ka ndodhë diçka tepër e ashpër,e rëndë. Janë mbi 12 mijë viktima,jetëra të shuara për të cilat ne kemi respekt” u shpreh mes tjerash ai.
Në fjalën e tij z.Hobert Rosenitz analizoj rrethanat dikur e tani në Ballkan e Kosovë kryesisht në planin informativ e të rrethanave ekzistuese në Ballkan e Kosovë. Ai bëri krahasime kronologjike të ngjarjeve e raporteve ekzistuese në planin informatev e rrjedhave shoqëroro-politike në rajon. Z. Rosenits shte mbajtës i shumë ligjeratave në mbi 300 shoqata që kanë mbi 40 mijë anëtar në Austri. Aktiviteti i tij rreth Kosovës ka bërë që informimi i qytetarëve austriak të jetë më i drejtë dhe i plotë lidhur me Kosovën.
Z.Anton Marku në prezantimin e autorit mes tjerash rreth autorit tha:,,Dr.Nusret Pllana është njëri nga publicistët dhe veprimtarët më frytdhënës aktiv në Kosovë. Në kujtimet tona ai mbetet i ngulitur si zëri i parë: ju flet ,,Kosova e Lirë”. Autori i librit zotri Dr.Nusret Pllana i përshëndeti të pranishmet. Me argumente shkencore elaboroi punën e tij. ,,E kam filluar në Zürich e Bern të Zvicres së eurodeputetit Dick Martit,duke ia dhuruar këtë libër i cili në raportin e tij të pa bazuar mbi akuzat ndaj UÇK-së e ofendon tërë kombin shqiptar dhe miqtë e tij anë e mbanë globit tokësor. Libri im për rëndësinë shkencore që ka për historinë kombëtare e botërore, Bibloteka Shtetrore e Bajernit në Gjermani e ka futur të tërin në internte që në vitin 2002. Dhe siç do të shprehet shkenctari i njohur nga Shqipëria z.Çobo Skënderi ,,Ky libër është libri më tranditës në historinë e shqiptarëve ku nuk janë fiksuar as mbretër,as kryetar shtetësh, as kryrtar partishë e kryeministra. Në te janë fiksuar njerëzit e thjesht e të pafajshëm të cilët për gadi dy shekuj u janë nënshturar dhunimeve, djegëjeve, plaqkitjeve e torturave gadi deri në gjenocid”. Ky libër që ju do ta keni e verteton se serbët kanë urrejtje patologjike ndaj shqiptarëve dhe nuk është kjo e injektuar sot por e trashëguar. Qeveritë serbe qe nga viti 1840 e deri në vitin 1999 gjithnjë në bashkëpunim me Kishën Ortodokse Serbe dhe Akademinë e Shkencave Serbe thuren 24 elaborate për zhdukjen e shqiptarëve,tregon edhe një fakt më tepër se serbet ishin mësuesit e parë të terrorizmit në Europë. Andaj ky sadizëm nuk është i injektuar por i trashëguar. Është historia që na bënë të kujtojmë e të mos harrojmë kurrë se gjenocidi serb në Kosovë ka qenë i pa shembullt dhe historia kosovare është e gjatë njëqind e pesdhjetë vjeçare. Ato që shihen në këtë libër janë akuza më e fortë ndaj masakrës ndërnjerëzore e ngjashme me martirizimin krishtëror. Mëgjithë këtyre pamjeve të llahtarshme të filmit e librit që po i promovojmë,Kosova nuk kërkon hakmarrje por ajo përcjell një mesazh që krimineli dhe viktima të mos barazohen kurrë. Dhe nëse nuk duam që një ditë terrori serb mbi Kosovën të përseritet ndërkombëtarët kanë përpara shqiptarëve një provë tjetër ndoshta më të vështirë se lufta me armë, të jenë deri në fund të drejtë. Kështu do të thoshte Prof.Dr- Ana Lalaj nga Tirana me rastin e promovimit të këtij libri në Muzeun Historik të Tiranës”.
Në pyetjet për autorin ai u përgjigj me kënaqësi.
Pyetje: Zotri Profesor Pllana ,si ndiheni sot këtu në Vjenë pas promovimit të veprës suaj?
Dr.Pllana: Ju falënderoj për prezencen tuaj dhe publikut kaq të shumtë këtu në këtë sallë kaq të bukur në kryeqytetin e Austrisë,Vjenë. Në këtë sallë takova e pashë shumë mërgimtarë e qytetar austriak,njerëz autoritativ edhe ushtarak të KFOR-it austriak. Kjo prezencë dhe kjo bisedë për librin për autorin është një respekt i veçantë dhe satisfaksion moral.
Pyetje: Mos është përkrahur me vonesë ky libër,promovimi i tij nga Qeveria kur dihet çfarë vlere e peshe ka e theksuar kjo nga shumë shkenctar eminent e analistë jo vetëm shqiptar. A do duhej kjo para se Dick Marti të vie në skenë?
Z.Pllana: Është e vërtetë dhe pajtohem me mendimin tuaj se ky libër është e vonuar në promovimin e tij megjithë faktin se për herë të parë është botuar në vitin 2001,pastaj edhe botimi i dytë dhe pothuaj se të gjithë ekzemplarët u janë shpërndarë të gjitha ambasadave dhe institucioneve relevante ndërkombëtare dhe qysh atëherë është ndie pesha dhe vlera e këtij libri si e veçantë. Fakti se Bibloteka Shtetërore e Bajernit të Gjermanisë e futë komplet në internet flet se ky libër është i një rendësie të veçantë. Megjithatë i falënderohem kësaj qeverie aktuale që ka bërë çmos që kësaj radhe ky libër ta marr një rrugëtim maratonik dhe të promovohet në të gjitha qendrat evropiane dhe botërore.
Pyetje: Z.Pllana ,ju e keni kapur kohën në ,,Kosova e Lirë” dhe tani me librin e filmin tuaj, do ta vazhdoni këtë edhe në të ardhmën?
Z.Pllana: Mua më takon të jem në rolin dhe përgjegjësisë që kam edhe si profesor dhe ligjerues në dy univerzitete tona por edhe si kronist i të gjitha ngjarjeve të përjetuara mbi supet e mia,të burgjeve,luftës, të gjitha ngjarjeve më të rënda që i kanë ndodhur Kosovës në vitet e fundit. Në një farë forme isha pjesëmarrës i drejtë për drejtë apo indirekt i të gjitha këtyre përjetimeve andaj më ka takuar dhe më takon ta bëjë punën time si intelektual i mirëfilltë që në radhë të parë na takon të gjithëve.
Pyetje: Nga Vjena Hasan Prishtina e dërgon Premomorien drejtuar Komunitetit Ndërkombëtar mbi rrezikun e copotimt të trevave shqiptare,gjë që që edhe ndodhi , do të donit një qendrim më të gjatë në Vjenë që të njihni me gjurmë shqiptare këtu?
Z. Pllana: Po. Në Vjenë do qëndroja me kënaqësi.Idoli i rilindjës sonë kombëtare,i madhi Hasan Prishtina, njeriu i pendës e pushkës bëri çmos për mëmdheun e shkriu tërë kapitalin dhe pasurinë që patë për lirinë dhe bashkimin e trojeve shqiptare. Në frymëzim të idealeve të Hasan Prishtinës e shumë Hasan Prishtinave të tjerë, duhet të jemi edhe ne deri në bashkimin e trojeve tona të ndara padrejtësisht nga fuçitë botërore.
Autori, Dr.Nusret Pllana është nismëtar i një varg aktivitetesh përkujtuese nga e kaluara e popullit tonë. Ai e ka kapur kohën edhe tani kur është më se e domosdoshme kundërvënies së propagandës serbe kundër Kosovës dhe në veçanti kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kësaj kampanje të ulët e antinjerëzore do i hiqet maska nga e vërteta e dokumentuar me fakte nga ky libër ku janë të dokumentuar me mbi 400 fotografi. Libri përfshinë një periudhë 155 vjeçare qe nga dyndjet me dhunë të shqiptarëve nga rrethina e Nishit,Leskovcit, Pllanës,Vranjes . Gjenocidi serb ndaj kësaj popullate akoma nuk është publikua dhe njohur ashtu si do duhet. Në radhë të parë, ne shqiptarëve na mbetet detyrim në hulumtimin dhe nxjerrjen e fakteve. Dr. Pllana është njëri nga pionierët dhe të pakët në këtë drejtim. Faktet e ofruara në veprën voluminoze do duhej të merret si pikënisje e një qasje të re ndaj historisë sonë të nëpërkëmbur nga pushtuesit barbarë dhe sistemet e kaluara.
Një tufë lule për autorin e palodhur nga studentët e Vjenës, Antoneta Marku |
Mag.G. Rosenits-merr një ekzem. nga autori, Dr.N.Plllana |
Mag.G.Rosenits-në paraqitjen e tij |
Studentët marrin librin me autogram të autorit |