Kulturë » Mehmeti
Hazir Mehmeti: Shqiptarët synojnë parlamentin e Vjenës
E enjte, 07.10.2010, 09:58 PM
Shqiptarët synojnë parlamentin e Vjenës
Nga Hazir Mehmeti, Vjenë
Vjena,kryeqyteti austriak dhe metropol me rëndësi në kontinent është njëra nga nëntë krahinat/Landet/ e Austrisë. Këto krahina kanë një organizim dhe udhëheqje mjaft të pavarur në shumë fusha,bie fjala ekonomike, arsimore. Duke filluar nga parlamenti i Landit /krahinës/ e deri tek kuvendet e bashkive, përbërja e tyre
Z.Januz Saliuka u lind në Gjakovë ,kreu studimet për inxhinier makinerie në UN-Prishtinës kurse në Vjenë tani e ka përfunduar Akademinë për Menaxher Socialë. Flet mirë katër gjuhë. Është veprimtar i njohur ndër mërgimtarët shqiptar në Vjenë dhe mjaft i respektuar. Ka kontribuar në të gjitha rrjedhat e deritashme jo vetëm brenda mërgatës lokale por edhe më gjerë në rrafshin kombëtar. Ishte pjesëmarrës në organizimet e mërgatës në mbrojtje të interesave kombëtare jo vetëm në Vjenë. E ka ndihmuar lëvizjen e rezistencës kombëtare për çlirimin e të gjitha trevave shqiptare nga robëria. E ka ndihmuar themelimin e mësimin shqip në Austri dhe e ndihmon në vazhdimësi. Ka marr pjesë në shumë takime shqiptaro-austriake po edhe me gjerë. Po ashtu ka marr pjesë në shumë grupe pune në parlamentin austriak dhe në ministri të ndryshme sikur të Partisë Socialdemokrat (SPÖ) dhe Partisë Popullore(ÖVP) ku edhe ka mbrojtur interesin e shqiptarëve. Ishte këshillëdhënës i disa funksionarëve të partive politike. Disa vite deputet në Odën e Punës së Vjenës(AK-Wien),pjesëmarrës i tryezës së rrumbullakët të Evropës. Kishte kontakte direkt me shumë ministra e burra shtetesh evropian po edhe më gjerë. Januz Saliuka për një kohë me aktivitetin e tij ishte urë lidhëse në shumë aktivitete të strukturave politike shqiptare me botën e jashtme nga Vjena si qendër me peshë politike në Evropë e botë . Me këshillat e tij mërgimtarëve tanë u lehtësoi kyçen e tyre në shoqërinë vendore. ,,Disa rival politik lavdërohen me tituj,kurse mua më vjen ligështi ti përmend titujt të cilët nuk më mungojnë,por unë e kërkoj respektin vetëm për punën që bëjë” do shprehet ai me rastin e paraqitjes së kandidaturës së tij. Vlen të shënohet se partia kandidat i së cilës është tani mbi dhjetë vite e udhëheq Vjenën edhe kësaj radhe sondazhet flasin, po thuaj sigurt se do i fitoj zgjedhjet brenda Landit të Vjenës ku çdo i pesti votues është me prejardhje nga vende tjera. Moto e Januzit është – Ju zgjedhni- Unë veproj.
Z. Arbër Marku, u lind në Dibër(Maqedoni) ku kreu shkollimin fillestar dhe gjimnazin. Në vitin 1999 në UN e Vjenës i regjistron studimet për ekonomi të cilat i përfundon me sukses dhe merr titullin Magjistër i Shkencave Ekonomike duke e vazhduar edhe doktoratën. Ishte për disa vite asistent në drejtimin e Qendrës-Europahaus. Ishte po ashtu këshilltar në Bankë Austria, mbikëqyrës i aktiviteteve të shfaqjeve në Pallatin Auersperg. Është për disa vite radhazi Menaxher personal në firmën Synergy Event. Në Gjermani i publikohet tema e tij e magjistraturës si literaturë më vlerë ,,Zhvillimi ekonomik dhe investimet e jashtme në perspektivën e Maqedonisë”. Arbër Marku është njëri nga themeluesit dhe anëtar i shoqatës së studentëve nga Maqedonia në Vjenë-,,Universitas”. Ka kryer një varg punësh tjera si përkthyes,këshilltar e organizues. Ka mbaruar disa trajnime në lëmin e tij kurse tani merret me aktivitete politike dhe kandidat për deputet në Parlamentin krahinor të Vjenës në zgjedhjet e 10 tetorit. Moto e tij është, JO asimilim-PO integrim’.
Tani shqiptarët për herë të parë do kenë mundës të votojnë një deputet shqiptar edhe pse zgjedhja e tij është e vështirë për shkak të numrit të vogël të mërgimtarëve tanë me të drejtë vote. Kur kësaj i shtohet edhe shpërndarja e votave të tyre në dysh kjo do jetë e pa arritshme. Votuesi shqiptar duhet të vendosë për kandidatin e Socialdemokratëve,Januz Saliuka e cila parti ka gjasa gati të sigurta të fitoj e me te edhe kandidati shqiptar apo për kandidatin e Partisë Popullore,Arbër Marku , e cila parti ka më pak gjasa për fitore. Shumica e aktivistëve shqiptar, mendojnë se shpërndarja e votave do i humbë shanset e të dyve dhe vet shqiptarëve për të pas për herë të parë në historinë e zgjedhjeve të Vjenës një deputet shqiptar. Sido që të jetë,shqiptaret po bëjnë edhe një hap afirmativ të tyre në jetën politike e shoqërore në Vjenë.