Kulturë » Mehmeti
Hazir Mehmeti: Kosova nderon viktimat e fashizmit në Mathausen
E enjte, 12.05.2011, 07:59 PM
Dr. Sabri Kiqmari, ambasador i Kosovës, Znj.Kiqmari, Mr.Anton Marku, vëjnë kurorën e parë në Mathausen
Kosova nderon viktimat e fashizmit në Mathausen
Nga Hazir Mehmeti, Vjenë
Kësaj here nderimit të viktimave të fashizmit iu shtua edhe shteti më i ri i kontinentit tonë,Kosova. Ambasada e Republikës së Kosovës në prirje të Ambasadorit Dr.Sabri Kiqmari me delegacionin nga Znj.Kiqmari,Mr.Anton Marku,këshilltar pranë ambasadës, vuri kurora pranë përmendoreve të ngritura në kujtim të viktimave të fashizmit. Marren pjesë edhe nxënës shqiptar nga rrethina e Linci, veprimtari i dalluar z. Xhevat Xhemajli dhe mërgimtar tjerë. Për herë të parë flamuri i Kosovës valoi në radhën e mbi 40 shteteve e shoqata nga e gjithë bota në nderim të viktimave të holokaustit në Mathausen të Austrisë. Ishin këto kurorat e para në radhët e shteteve pranë përmendores në kujtim të atyre që e përjetuan ferrin e kësaj bote. Leximi i emrit Kosovë si shteti më i ri u përcoll me duartrokitje para nderimit një minutësh. Kurora pranë lapidarit përkujtimor nga Shqipëria kundër fashizmit vendosi edhe delegacioni i Shqipërisë. Përmendorja shqiptare qëndron në mesin e përmendoreve të aleatëve kundër errësirës naziste në tokën e Evropës .
Pjesëtar i delegacionit përkujtimor nga
Historia e zezë e Mathausenit
Kampi i përqendrimit në Mathausen u ngrit nga njësia SS në vitin 1938. Reparte të tij ishin edhe Kampet në Gusen dhe Melk. Gjendet në Austrinë e Epërme afër qytetit
Nga trevat shqiptare
Aty gjetën vdekjen 133 shqiptar nga trevat shqiptare, në mesin e tyre edhe Xhevdet Doda e Kozma Nushi,hero të popullit. Në shenjë përkujtimi ndaj tyre do japim emrat: Abaz Dine, Abaz Sullaj, Abdulla Tabaku, Adil Alushi, Ahmet Ramzoti, Alem Tafili, Ali Ashimi, Ali Biduli, Asti Gogoli, Azem Toska, Bedri Agalliu, Beg Nushi, Besim Liku, Buharedin Mitarja, Cane Çaçi, Cane Rapushi, Dalip Meminaj, Demir Bardhi, Dervish Hoxha, Dilaver Kamberi, Dhimiter Konduri, Dhimiter Kulla, Ejup Kondo, Emanuel Hasdurian, Enver Velja, Faik Haruni, Faslli Lelaj, Faslli Zoga, Feim Mustafaj, Fejzo Toska, Ferik Buzi, Fizo Spahiu, Gani Kokli, Gjysh Duraj, Hajdar Shameti, Hajredin Kerkova, Hakim Veliu, Halil Shyri, Hamit Roseni, Hamit Xhyheri, Hamza Laperi, Hasan Doci, Hekuran Novruzi, Hysen Shtufi, Ibrahim Skendaj, Ibrahim Xhatufa, Ilo Çomi, Isa Rapushi, Ismail Zyma, Isuf Berberi, Isuf Ibershimi, Izet Mema, Jani Kosta, Jani Nathanaili, Jani Popa, Jano Maska, Jorgji Ziu, Koro Çoni, Kostandin Simaku, Kozma Nushi ,Late Bregu, Mehmet Dauti, Mehmet Sulo, Mihal Koçi, Mihal Pema, Minella Gogo, Muhamed Velaj, Muhamet Bino, Muhamet Dine, Muhamet Kabashi, Musa Gorishti, Mustafa Kotherja, Mustafa Zahaj, Myslym Nelaj, Mystehat Malaj, Naun Thanasi, Neim Gjoni, Nexhip Hekurani, Nexhip Himçi, Novruz Abazi, Novruz Dine, Novruz Hajdini, Pandeil Dimo, Pavllo Papingji, Piro Papalilo, Qazim Çakerri, Ramadan Nebiu, Ramadan Ramo, Ramazan Myrto, Rapo Kapllani, Rapush Çarçani, Rasim Hamzaraj, Refat Ismajli, Rexhep Bani, Sabri Habibaj, Sadik Asnjoku, Sali Dibra, Sami Karriqi, Selim Çarçani, Senusi Nota, Sofokli Dhimitriadhi, Stavri Havale, Sulejman Cenoimeri, Sulejman Doko, Sulejman Rukja, Sulejman Zakja, Sulo Gorishti, Shefqet Leka, Shefqet Shyti, Sherif Nuredini, Shyqyri Buzi, Taqo Dino, Tefik Skilja, Telat Noga, Teme Alushi, Thimio Nathanaili, Thoma Kuqali, Vangjel Shkurti, Vangjel Vasili, Vangjel Xhani, Vasil Dushku, Vasil Gjata, Vasil Mojsiu, Vehbi Vrashtazi, Xhafer Kodra, Xhafer Skilja, Xhafer Zera, Xhemal Kasa, Xhemal Myhdari, Nuredin Memishaj, Xhemal Shasho, Xhevdet Doda.
Nderimi para lapidarit në Kampin e Mathausenit; Dr.Sabri Kiqmari, Znj.Kiqmari, Mr.Anton Marku, këshilltar i Ambasadës |
Edhe ne jemi këtu, kurrë më urrejtje ndër njerëzore; nxënës shqiptar nga rrethina e Mathausenit |
Autori i shkrimit me Z. Jamie Blackman(SHBA) dhe shokun i tij, përjetuesit e Mathausenit (8 maj’11-Matha.) |