E shtune, 10.06.2023, 06:00 AM (GMT+1)

Kulturë » Mehmeti

Hazir Mehmeti: Festohet Dita e Flamurit dhe 20 vjetori i shoqatës ''Afrim Zhitia'' në Gänserndorf

E marte, 20.12.2011, 09:04 PM


 

Festohet Dita e Flamurit dhe 20 vjetori i shoqatës ''Afrim Zhitia'' në Gänserndorf 

 

Nga Hazir Mehmeti, Vjenë

 

Në qytezën e vogël pranë Vjenës, Gänserndorf ishte festë e dyfishtë për mërgimtarët tanë. Ata vijnë nga të gjitha trevat shqiptare. Në festimin madhështor iu bashkëngjitën shumë bashkëkombës nga Vjena dhe vendbanimet tjera për rreth. Ndiheshin të lumtur që së bashku do kremtimin e 28 Nëntorit- Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe njëzet vjetorin e shoqatës ,,Afrim Zhitia”, Ditëlindjen e Komandantit Legjendar-Adem Jashari.Kjo shoqatë u themelua pikërisht para 20 vitesh atëherë kur Afrim Zhitia e Fahri Faziu mbushën dy vite nga rënia e tyre heroike për liri. Ata u bënë frymëzim për sakrifikim të mijërave luftëtarëve të cilët do të mbushin radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e më gjerë në trevat etnike shqiptare. Andaj bashkatdhetarët tanë kremtuan dy festa të shënuara në historinë e përpjekjeve kombëtare për liri. Ambienti i krijuar dhe organizimi lente shijen e këndshme të festës. Veçan këtu dalloheshin fëmijët, nxënës të mësimit shqip me mësuesit e tyre që mbanin me flamuj e veshje kombëtare. Prezantuesi i programit, Prof. Osman Ademi pas leximit të rendit programor festiv i ftoi nxënësit në skenë të cilët kënduan bukur e me shije himnin kombëtar. Fjalën përshëndetëse në emër të nikoqirit e mbajti kryetari i shoqatës ,,Afrim Zhitia” z. Naim Limani.

I pranishëm ishte edhe Dr.Sabri Kiqmari, ambasadori i R. Kosovës në Austri i cili në fjalën e tij përshëndetëse mes tjerash tha: ,,Nëntori është muaji i festave të shumta. 28 Nëntori Dita e Pavarësisë, 28 Nëntori ditëlindja e Komandantit Legjendar Adem Jashari. Me 2 nëntor ranë heroikisht dy heronjtë, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu. Këta dy heronj vendosën të kundërshtojnë regjimin pushtues të Beogradit duke u flijua për lirinë kombëtare. Kush nga ne në atë kohë do mendonte se Kosova do jetë e pavarur e sot të jeni të lirë të udhëtoni në të gjitha viset shqiptare. Atëherë kur lëvizja kombëtare filloi nga trimat siç ishin Afrimi e Fahriu liria mungonte. Ju nuk mund të lëviznit të lirë dhe me vite të tëra nuk mund të shkonit në vendlindje. Tani jeni të lirë të shkoni sa herë të doni. Kjo liri u fitua me mund e sakrifica heroike të bijve të kombit. Ju në shoqatën tuaj keni bërë punë të mirë. Veprimtarët nga radhët tuaja duhet vlerësuar e respektuar. Pra puna e juaj e ka nderuar emrin e Afrim Zhitisë e Fahri Fazliut. Zotin Limani, kryetarin e shoqatës, ju përgëzojmë për punën tuaj të mirë. Ambasada e R. Kosovës do jetë përherë në përkrahjen tuaj”. Këtu duhet theksuar se z. Kiqmari ishte bashkëveprimtar i ngushtë me heronjtë Afrim Zhitia e Fahri Fazliu. Tubimin e përshëndetën edhe veprimtarët Shyqyri Bytyqi, Jonuz Saliuka, Qani Sylejmani.

Referatin mbi njëzetedy vjetorin e rënies heroike të Afrim Zhitis e mbajti mësuesi dhe veprimtari Ibrahim Hasani, kurse për jetën njëzetvjeçar të shoqatës foli z.Bashkim Gashi i cili i përshëndet bashkatdhetarët, duke i uruar ata dhe falënderuar për kontributet e tyre në shoqatë. Ata i dhanë jetë e forcë lëvizjes kombëtare e cila u shtri në trevat shqiptare.

Për të pranishmit u dha një program artistik i përgatitur me nxënës që ndjekin mësimin plotësues në gjuhën shqipe. Programi u përgatit nën përkujdesjen e mësuesve shqiptarë. Në këto përgatitje dha ndihmë shoqata ,,Ilira” nga Vjena.  Kori i nxënësve i prirë nga mësuesi Shefqet Gashi, impresionoi publikun me këngët korale ,,Për Mëmëdhenë” dhe ,,Ty flamur”. Ata recituan dhe i kënduan flamurit,atdheut, nënës e heronjve të kombit. Me recitime u paraqitën  Asije Borova, Rina Mavraj, Ilir Hasanaj, Nazlje Salihu, Fitim Bilalli, Hatixhe Alili, Alban Spahiu, Dona Mavraj, Erzan Ismaili, Edona Alijaj, Lirik Borova, Jelit Alili, Shqipe Salihu, Elmaid Agushi, Alban Veseli, Ehat Alili, Verona Alija, Erona Spahiu, Erleta Ismaili, Fjolla Ademi, ,Ajshe Shala, Arta Shala, Floriana Aliti, Edonisa Kadrija ,Justina Neziri ,Ehat Alili, Alban Loshaj, Besjana Ademi, Almir Imeri Fatime Esati, Firmete Jashari, Besar Ajdari, Ensar Alili, Elbasan Veseli, Laurat Sallahu, Bleona Limani.

Yll i mbrëmjes pa dyshim ishte nxënësi i klasës së parë Alban Spahiu me lojën në çifteli dhe këngën për flamurin Ai mahniti me lojën mjeshtërore në instrumentin e çiftelis. Blerta Ismajli, luajti melodi me fyell ,, Laje ti moj Gocë”. Programi argëtues vazhdoi deri vonë me këngëtarët e mirënjohur Rami Sahiti dhe Adnan Isaku. Për të pranishmit u dha filmi dokumentar i përgatitur nga Halil Jashari dhe ndihmën teknike nga Ajet Shira.

 

Historik i shkurtër i ,,Afrim Zhitisë”

 

Shoqata ,,Afrim Zhitia” u formua në vitin 1991 në qytezën Gänsendorf nga një grup veprimtarësh që vinin nga të gjitha trevat shqiptare. Kryetari i parë i saj ishte Bashkim Gashi. Shoqata ishte bërthamë e fuqishme e lëvizjes kombëtare në të gjitha format. Veçan dallohet përkrahja e luftës së UÇK-së,UÇMPB-së dhe UÇ Kombëtare, me ushtarë, ndihma materiale, logjistikë etj. ,,Afrim Zhita” krijoj emër, andaj u vizitua nga shumë veprimtarë siç ishte Adem Demaç, Osman Zhitia(babai i heroit), Dritëro Agolli, shkrimta; Rifat Blaku, Sabri Kiqmari (tani ambasador), Sadik Zeneli, Murat Bytyqi, Naser Osmani, Kadri Gervalla. Veprimtarët ishin të shumtë. Ata i dhanë jetë e forcë shoqatës. Disa nder ta ishin: Abdullah Abdullahu, Xhevat Xhemajli, Naser Hani. Këtu duhet veçuar Xhevat Hasanin nën udhëheqjen e të cilit Këshilli për Organizimin e Mësimit Shqip hapi klasë me mësimin shqip dhe inkuadruan disa mësues shqiptarë. Mësuesi i rrethit u caktua Ibrahim Hasanaj i cili u dallua me aktivitetet e tij kulturore. Veprimtarë tjerë aktiv në vazhdimësinë e ,,Afrim Zhitisë”: Halil Jashari, Tosum Ramadani, Selami Sahiti, Rami Sahiti, Bashkim Gashi, Agim Sahiti, Feta Sahiti, Avni Kamberi, Remzi Aziri, Skender Idrizi, Fejzullah Cakolli, Selami Bilalli, Qail Mustafa, Rami Fazliu, Mirsin Mirsin, Nexhat Bektashi, Naser Fazliu, Hadi Doko, Nehat Emrullahu, Mehmet Fazliu, Selami Jashari, Halim Gashi, Nebih Ademi, Kamber Kamberi, Naser Sadiku, Shadin Ramadani,Nexhmedin Lleshi, Driton Mersini, Gjyltekin Agushi,Imerli alili Bejadin Agushi,Vaxhid Idrizi,Agron Bektashi etj. Shoqata organizoi për herë të parë kuisin e diturisë, turne gjithëpërfshirës futbolli, shënimin e datave historike, ndihma materiale vendlindjes dhe aktivitete tjera.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora