Kulturë » Mehmeti
Hazir Mehmeti: ''Besa, kod nderi'' ekspozohet në Vjenë
E marte, 22.11.2011, 09:05 PM
''Besa, kod nderi'' ekspozohet në Vjenë
Ekskluzive nga Hazir Mehmeti, Vjenë
Është kjo ekspozita e parë në Europë pas SHBA dhe Izraelit nga vijnë edhe autorët e saj.
Pamjet paraqiten me 12 fotografi, portrete nga shqiptarët të cilët gjatë Holokaustit ndihmuan hebrenjtë duke i shpëtuar ata nga internimi e vrasja e sigurt. ,,Ndihma e tyre bazohet me Besën si princip etnik. Besa do të thotë ,,mbajtja e fjalës së dhënë”. Atij i cili e mban fjalën (Besën) mund t’ia besosh jetën tënde dhe të atyre me të cilët gjendesh” thuhet në informatorin për shikuesit.
Qendra për Përkujtim të 6 milion Hebrenjve -Yad Vashem me seli në
Tubimin e hapi Anemari Türk, nga KulturKontaktAustria. Ajo i përshëndeti të pranishmit të cilët kishin mbushur sallën e teatrit Hamakom. Në mesin e të pranishmeve ishin edha Dr.Vili Minarolli, Ambasador i Shqipërisë në Austri, Dr. Sabri Kiqmari, Ambasador i Kosovës në Austri.
Me këtë rast fjalë mbajtën: Federic Lion, drejtor i teatrit Hamakom; Spiro Koçi, ambasador i Shqipërisë në Organizatat e OKB në Vjenë; Aviv Shir On, ambasador i Izraelit në Austri; Hannah Lessing, drejtor gjeneral i Fondit Kombëtar të Austrisë; Arik Rav On, Drejtor i shoqata Yad Vashem në vendet gjerman-folëse; Andreas Mailath Pokorny, përfaqësues i kulturës nga Landi i Vjenës.
Mbrëmja u shoqërua me muzikë të luajtur nga anëtarët e Filarmonisë së Vjenës, Shkëlzen Doli, violinë dhe Frantisek Jänoska, piano. Muzika ishte e zgjedhur nga krijimet burimore shqiptare dhe izraelite.
Anemari Türk, në fjalën e saj tha se ekspozita ,,Besa – kod nderi” paraqet një kapitull interesant të hebrenjve në një vend siç ishte Shqipëria, ku populli i tij tregoi guxim, trimëri dhe nder. Për Shqipërinë, ne dinim nga mjetet tona të informimit vetëm mbi vështirësitë ekonomike e problemet politike
Spiro Koçi: ,,Populli shqiptar është i njohur me kujdesin dhe tolerancën fetare, mirëkuptimin dhe bashkëjetesën. Kjo u përcoll me gjenerata kështu që racizmi dhe antisemitizmi e urrejtja janë të panjohur për shqiptarët. Në këtë prizëm duhet shpjeguar edhe botëkuptimi që hebrenjtë u pranuan dhe shpëtuan si nga myslimanet, katoliket e ortodokset. Këto ngjarje pozitive njerëzor gjatë kohës më të vështirë në Europë duhet kujtuar dhe ato të jenë bazë e edukatës universale njerëzore .
Aviv Shir On, Ambasadori Izraelit, në fjalën e tij mes tjerash tha: ,, Çdo familje e hebrenjve mund të shkruaj libra mbi peripecitë dhe vuajtjet e tyre duke përfshirë këtu edhe hebrenjtë e Shqipërisë. Janë shkruar libra të shumtë, gjiruar filma njëra nga ato shkrime është edhe ekspozita e sotme. Këta njerëz ia kanë arritur të tregojnë historinë e shpëtimit të tyre nga shqiptarët. Yad Vashem sonte ka sjell një histori të jashtëzakonshme dhe të pa zakontë e lidhur me Besën si kod nderi e morali. Kjo përmes ekspozitës ua mëson rrugën e drejtë gjeneratave dje e sot se njerëzorja nuk njeh dallime kombëtare e fetare kur njeriu është në rrezik. Kjo është porosia e kësaj ekspozite e cila dëshiroj të shërbej për vëllazërimin e popujve”.
Hannah Lessing: ,,Ju të nderuar të ekspozitës Besa, keni sjell një projekt të veçantë në Vjenë. Besa është diçka e pa njohur në Austri. Z.Norman Gershman na sjell sonte historikun e shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët duke rrezikuar edhe jetën e tyre. Një shqiptar mysliman i cili mbrojti hebrenjtë do të shprehet:,,Të shpëtosh një jetë është një dhuratë nga zoti”. Bërthama e kësaj ekspozite është njeriu, bamirësia e treguar me tolerancën dhe respektin në ndihmë njeriut pa e pyetur për origjinën se nga vjen apo çfarë religjioni ka”
Arik Rau On: ,,Besa –kod nderi” nga ekspozitat e organizuara në Amerikë dhe Izrael, ku u prit shumë mirë, si pikënisje e rrugëtimit të mëtejmë edhe në Europë u zgjodh për të parën herë Vjena . Thënia e përsëritur ,,Një fotografi flet më shumë se njëmijë fjalë” vjen në shprehje edhe sonte. Shoqata jonë e ka detyrë që përmes dokumenteve të sjellim përkujtimin, komunikimin dhe edukimin. Tek të rinjtë kudo të kultivojmë tolerancë e mirëkuptim . E gjithë kjo në shërbim të njohjes së të vërtetës së hidhur e cila i ndodhi një populli e kjo të mos përsëritet kurrë më. Dje i ka ndodhur një populli nesër mund t’i ndodhë popullit tjetër”.
Krahas ekspozitës fotografike rregullisht për dy muaj, sa do qëndroj e hapur ekspozita, do shfaqet edhe filmi dokumentar i titulluar ,,Shpëtimi në Shqipëri”. Është një film dokumentar i realizuar në Shqipëri i cili e shoqëron ekspozitën që nga fillimi i saj para 3 vitesh në Njujork. Aty paraqitet me fakte ardhja dhe shpëtimi i hebrenjve nga disa shtete. Në Berat 36 familje shqiptare strehuan 600 hebrenj, tregon Johanna Neuman në
Besa virtyt i veçantë shqiptar
Vet fjala Besë në historinë e zhvillimit psikologjik e shoqëror në traditat e pasura shqiptare ka një domethënie të veçantë. Studiues të tërë nga etnologjia, antropologjia, etimologjia e shkenca tjera u morën me këtë virtyt shqiptar, aq i veçantë dhe aq pozitiv në ruajtjen e kultivimin e nderit si çelësi më pozitive i personalitet. Besa ishte virtyt i lashtë që e përcolli jetën e shqiptarit në shekuj.
Në trevat tona, mjerisht sunduan armiq të egër me vite e shekuj. Ato sollën zakone, fe e kultura tjera, por besa mbeti Besë Shqiptare. Ajo ishte e të gjithëve e jo e një besimi fetar. Ajo mbeti shqiptare si vlerë e si sjellje. Mbi parimet e Besës njeriu ynë e gjeti rrugën e duhur në situatat më të rënda të tij po edhe ndaj të tjerëve. Besa ishte gjithkund në shpirt, në pragun e derës, në sofër, në gjak e në jetë. Vlente sa të gjitha së bashku. Kjo u vërtetua edhe gjatë fushatës shfarosëse kundër hebrenjve në kohën e fashizmit para e gjatë Luftës së Dytë Botërore e njohur si Holokaust. Trevat shqiptare ishin vatrat e sigurta ku u strehuan me qindra e mijëra hebrenj. Ata e kuptuan këtë duke qenë të lashtë ashtu sikur ishin mikpritësit e njohur nga shekujt. Qe nga kohët e hershme u gjetën të mbrojtur jo vetëm hebrenjtë por edhe grekët, italianët edhe pse shpeshherë ishin ardhur për qëllime jo dashamirëse ndaj shqiptarëve. Të gjithë u mbrojtën sipas kodit zakonor shqiptar, Besës Shqiptare. Shabatai Zevi, një izraelit gjenial, i cili do shpallet si Mesi dhe reformatori më i spikatur fetar sikurse kishte qenë Jezusi-Isa para tij, u soll në Ulqinin shqiptar para katër shekuj(v.1666) nga pushtuesit osmanli, si i internuar nga toka e tij që t’i shuhej zëri e nami. Ai jetoj në gjirin shqiptar i mbrojtur derisa vdiq. Edhe sot i është ruajtur varri i tij me emrin e konvertimit të tij me dhunë në islam Efendi Aziz Mehmeti i njohur si Dadai . Këtë duhet ta ketë ditur edhe Norbert Jockli, hebreu themeluesi i albanologjisë i cili dha shumë për gjuhën shqipe, jo vetëm si studim por ai fali edhe Bibliotekën e tij personale me mbi 3 mijë tituj. Ai u internua dhe u vra nga nazistet gjerman para largimit të tij për në Shqipëri, për çka ishin përpjekur intelektual e atdhetarë shqiptarë që nga Gjergj Fishta. Hebrenjtë duke njohur besnikërinë dhe trimërinë e shqiptarëve erdhën e u strehuan tek ta. Shumë prej tyre nga shtetet tjera
Pikërisht nga këta hebrenj të shpëtuar, nipat e mbesat e tyre u përcoll mesazhi i prindërve e gjyshërve që e mira kurrë të mos harrohet. Nga këtu filloi mbledhja e dëshmive, dokumenteve, fotografive e materialeve arkivore dokumentuese. Fotografi amerikan Norman H. Geshman mblodhi fotografi nga vetë hebrenjtë që e provuan ngrohtësinë e vatrës shqiptare me besë e nderë për mikun kur gjendët ngushtë. Ai ishte në Shqipëri të vërteton ato që kishte dëgjuar. I mahnitur nga faktet dhe dokumentet ai organizoi një ekspozitë të llojit të vet në Hapësirat e OKB-së në Nju Jork , me rastin e Ditës në Kujtim të Holokaustit (v. 2008), në
Besa Shqiptare është institucion kombëtar shqiptare e jo fetare, është edhe më e vjetër se Muhamedi e Jesu Krishti. . Ata mësuan nderë e besë më vonë se njeriu ynë i trojeve të lashta mijëra vjeçare. Andaj para Kuranit dhe Biblës vjen kodi i nderit, Besa. Kjo është Besa Shqiptare, e veçantë dhe shenjtë e shqiptarëve.
Literatura:
1.Broshura informative ,,Besa-kod nderi” f.1,2
2. Viti 2011 Yad Vashem The Holocaust Martyrs' and Heroes' Remembrance Authority,
3.Schtewan Schwarz,,Besteller Sarajevo sose” f.255
4.H.Ulqinaku ,,Ulqin, ti kala”
5.WikiBooks: Letra e Gjergj Fishtës drejtuar Françesko Jakomonit ,7 prill 1939
6.Mechthild Yvon ,,Das Schicksal des Albanologen Norbert Jokl und seiner Bibliothek”-studim
7.Evelyn Adunka: Der Raub der Bücher. Über Verschwinden und Vernichten von Bibliotheken in der NS-Zeit und ihre Restitution nach 1945. Wien 2002, S. 102-105, 156-161, etj.