Kulturë » Mehmeti
Hazir Mehmeti: Mbrëmje kulturore në Vjenë me krijuesin Jeton Neziraj
E diele, 12.06.2011, 07:56 PM
Mbrëmje kulturore në Vjenë me krijuesin Jeton Neziraj
Jeton Neziraj-(djathtas), Alida Bremer dhe Sasha Iliq
Nga Hazir Mehmeti, Vjenë
Shoqata ,,Kultur Kontak
,,Projekti i dy antologjive,,Nga Prishtina,me dashuri” dhe ,,Nga Beogradi,me dashuri” paraqet tentimin e parë pas disa decenieve për njohje të ndërsjellë mes krijimeve letrare”. Një përzgjedhje nga krijimtaria bashkëkohore poetike, e prozës,dramës nga krijuesit e të dy popujve, duke i përkthyer ato në gjuhët respektive. Ky projekt ka për qëllim ofrimin e vlerave në tekstet e botuara e cila do shërbente si uverturë në vendosjen e komunikimit të rregullt kulturor të ndërsjellë.
Këto projekte shumëdimensionale nga krijimtaria e kombeve ju prezantuan publikut në kuadër të ,,traduki”-t , rrjet letrar i përkrahur financiarisht nga disa shtete evropiane në radhë të parë Austria dhe Gjermania. Në ,,tradukt” janë përfshi disa shtete evropiane mes tyre edhe Kosova e Shqipëria.
Në kuadër të këtij projekti u botuan edhe përmbledhjet ,,Nga Beogradi,me dashuri” dhe ,,Nga Prishtina,me dashuri” në gjuhën shqipe dhe gjuhë tjera. Përkthyes në gjuhën shqipe nga gjuha serbe ishin: Anton Berishaj,Fadil Bajraj dhe Shkëlzen Maliqi.
Revista ,,Beton” ishte po ashtu pjesë e programit e cila i ofron publikut krijime nga autor të kombeve të ndryshme të përkthyera në gjuhën gjermane. Kësaj radhe ,,Beton” kishte përmbledhje krijimesh nga autor shqiptar e serb në gjermanisht. Ishin të prezantuar disa poet,shkrimtar e publicist nga Kosova, kryesisht të rinj për lexuesin gjerman si: Arben Idrizi, , Balsor Hoxha, Bekim Lumi, Besa Salihu, Halil Matoshi,Trina Gojani, Jeton Neziraj, Shkëlzen Maliqi, Kujtim Rrahmani, Kujtim Paçuku, Shpetim Selmani, Xhevdet Bajraj.
Ishte kjo një mbrëmje ku dominoi logjika e arsyes, e thyerjeve të inateve të vjetra të politikës serbe, e cila deri tani nuk pranoi të uleshin në manifestime ku prezantohet Republika e Kosovës. E urojmë të vazhdoi edhe në të ardhmen me hapin e nisur të tolerancës. Aq sa ishte tërheqëse krijimtaria e ofruar, ishte edhe prezenca dhe përshëndetja mes tyre e të dy ambasadorëve, Kiqmari dhe Bozinoviq. Ata ishin së bashku në koktej rasti të ofruar nga organizatori. Si duket fuqia e fjalës artistike ishte sonte zotëruese mbi fjalimet politike refuzuese të vazhdueshme të Beogradit karshi Kosovës. Ambasadori, Bozinoviq do jetë një shembull i mirë edhe për kryetarin e shtetit të tij, se realiteti i ri nuk mund të anashkalohet për gjithmonë, këtë do duhej ta di qytetari serbi dhe politika serbe.
Jeton Neziraj, u lind me 1977 në Kaçanik. Studimet për film e teatër i mbaroi në UN-e Prishtinës.
Tani është udhëheqës i Teatrit Kombëtar në Prishtinë. Merr pjesë aktive në projektet shumë kulturore të shoqatave të njohura nga Austria e vende tjera.