Kulturë » Mehmeti
Hazir Mehmeti: Mirënjohje për mësuesin shqiptar Osman Ademi
E premte, 17.06.2011, 08:00 PM
Suksese të mërgimtarëve tanë
Mirënjohje për mësuesin shqiptar Osman Ademi
Nga inspektori i Bashkisë së dhjetë të Vjenës
Nga Hazir Mehmeti, Vjenë
Mësimi i gjuhëve amtare është forma më efikase në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe në lehtësimin e integrimit në shoqërinë vendore. Në Austri kjo vlerësohet drejtë e bazuar në shkencën pedagogjike, psikologjike e sociologjike. Identiteti dhe Integrimi shpeshherë ndodhën para sfidave në shoqërinë moderne, kur ato do jenë paralele e kërkuese. Në këto rrethana mësuesi i gjuhës amtare zë një vend kyç si personalitet dhe puna e tij ka vlerë të shumëfishtë. Në këto rrjedha aktiviteti i gjithanshëm i mësuesit është shpeshherë vendimtar në hapjen e horizonteve orientuese për të rinjtë e në këtë rast ata shqiptar. Në këto rrethana i ndodhur edhe mësuesi Osman Ademi u tregua i suksesshëm në procesin mësimor,aktivitete shumë kulturore,seminare pedagogjike po edhe si këshilltarë për prindër e nxënës të sapo ardhur dhe të tjerë. Nisur nga puna e tij e gjithanshme Reparti i Këshillues për Familje
emigrantesh në kuadër të sistemit arsimor të Bashkisë së 10 e shpërblen mësuesin e gjuhës shqipe Osman Ademi dhe grupin e tij. Kjo këshillimore punon me familjet e ardhura në disa gjuhë: gjermane, turke,BKS e shqipe. Zakonisht në fund të vitit shkollor bëhen analiza dhe shpërblehen nxënësit më të mirë dhe arsimtari më i mirë. Mirënjohjet i ndau Elizabet Repolusk , inspektore e arsimit për shkollat fillore brenda Bashkisë së 10-të të Vjenës e cila e vlerësoi punën ekipore të këshilltarëve në të cilën janë të angazhuar Marija Mecler,Oliver Steingeter,Osman Ademi, Svetlana Mitiq. Mirënjohja jepet për vitin shkollor 2010/11. Është kjo një shenjë nderimi jo vetëm për Mr.Osmanin por, si thotë ai vet: ,,Kjo mirënjohje është jo vetëm e imja por e njerëzve të rrethit tim ku unë gjeta mirëkuptimin dhe rrugën e sukseseve. Është mirënjohje edhe për Shoqatën e Mësuesve e Prindërve Shqiptar në Vjenë,të cilën e udhëheqim bashkë me shokë e shoqe mësuese të vyera. Angazhimi im në aktiviteti kulturore është i inspiruar nga ndjenja e kultivimit të së bukurës nga mërgimtarët shqiptar,në integrimin në jetën shoqërore dhe ruajtjen e identitetit kombëtar,në radhë të parë gjuhën amtare. Përpiqem të lehtësoj komunikimin në mes të prindërve, mësuesve e rrethit të fëmijëve. Ta kultivojmë tolerancën e mirëkuptimin në mes të njerëzve nga kombe të ndryshme. Kërkesat e çdo fëmijë duhet respektuar, duhet kuptuar vështirësitë e tij duke e ndihmuar në tejkalimin e tyre. Ne si pedagog e kemi detyrë respektin ndaj secilit fëmijë e prindër në kërkim rrugëdalje në hapësirat e reja të rrethit shoqëror. Porosia ime do ishte për prindërit, që mos ua mohoni fëmijëve tuaj të drejtën për të shkruar, lexuar, e mësuar gjuhën shqipe, regjistroni ata në mësimin plotësues, sepse nesër ndoshta do të jetë vonë”
Mësuesi Osman Ademi
Osamn Ademi u lind në Smirë të Vitisë,mbaroi studimet në Fakultetin Filozofik të UN të Prishtinës. Migroi në Austri ku kyçet në aktivitetet kulturore. Tani mbi dhjetë vite punon mësues i gjuhës shqipe. Është kryetar i Shoqatës së Mësuesve dhe Prindërve Shqiptar me seli në Vjenë.
Në mesin e të shpërblyerve, Mr.Osman Ademi dhe Grupi i Këshilltarëve të Bashkisë