E hene, 15.04.2024, 01:24 AM (GMT+1)

Kulturë » Mehmeti

Hazir Mehmeti: Kosova, potencial që duhet shfrytëzuar

E shtune, 02.07.2011, 07:57 PM


 

Kosova, potencial që duhet shfrytëzuar

 

Nga Hazir Mehmeti, Vjenë

 

 E organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës, e përkrahur nga ECiKS-Iniciativa Ekonomike për Kosovë; IDM-Instituri Ndërdanubian për Europën Qëndrore; ADA-Agjencia Austriake e Zhvillimit dhe Forumi i së Ardhmes u organizua mbrëmje diskutimi me temë,,Kosova- perspektiva ekonomike”.  Mbrëmjen e hapi Dr.Sabri Kiqmari,ambasador i R. Kosovës në Austri. Z. Kiqmari ,në fjalën e tij dha një pasqyrë të përgjithshme lidhur me rrjedhat shoqërore e ekonomike në Kosovë në kontekst me të kaluarën.  Pjesëmarrës në diskutimi ishin edhe figura të njohura nga lëmi i ekonomisë dhe figura politike :Dr. Erhard Busek, zv.president i IDM; Ulrike Lunacek, Deputete në Parlamentin EU dhe raportuese për Kosovën; Franz Wessig, drejtues mbi zgjerimin e BE në lindje,jug dhe Azinë Qendrore; Znj. Brigitte Öppinger-Walchshofer, shefe e Agjencisë Austriake për Zhvillim  /ADA/; Kujtim Dobruna, drejtues e ECiKS në Austri dhe modeluesi Z.Hannes Heisi, drejtues i Forumit të së Ardhmes.  Zv. kryeministrja/ministrja për tregti e industri Znj. Mimoza Kusari Lila mbajti temën,, Kosova-vizioni i zhvillimit ekonomik” e cila dha një pasqyrë të punës në rrugën e përmirësimit të rrjedhave ekonomike në Kosovë.,, Synimi ynë është shtimi i ndërmarrjeve në sektorin privat dhe rritjen e konkurrencës në tregun e punës dhe punësimit sa më shumë të rinjve. Përmirësimit të imazhit në lëmin e investimeve,zhvillimit të sigurisë dhe krijim të rrethanave të qëndrueshme  të biznesit në Kosovë. Ajo ofroj shifra lidhur me objektivat e dëshiruar ku 7-8 % rritje ekonomike në vit; 8-10 %  zvogëlimin e papunësisë në vit etj. Objektivi i radhës është privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore, zvogëlimi i tatimeve për bizneset, ringjallja e bujqësisë,zhvillimi i infrastrukturës në lëmin e rrjedhave të kapitalit duke krijuar politika të volitshme fiskale dhe stabilitetit fiskal. Zhvillimin e treguat financiar. Ajo përmende edhe veprimet në lëmin e energjetikës duke theksuar mundësitë e mbylljes së termocentralit ,,Kosova A” dhe rehabilitimin e ,,Kosova B”, ndërtimin e largpërçuesit për në Shqipëri. Ndërtimi i hidrocentralit në Zhur do të kushtoj 300 milion Euro dhe mundësitë e ndërtimeve të centraleve me energji diellore ; privatizimi  PTK-së , Brezovicës. Ajo shtroj edhe shumë detyra tjera të shumta në përmirësimin e përgjithshëm ekonomik etj. në Kosovë; rritja e produktivitetit,reduktimi i importit, rritja e eksportit, investimet në sektorin e bujqësisë e sektorët  tjerë.

 Z. Erhard Busek. Ai mes tjerash tha:,, Funksionimi i Kosovës si shtet ishte venë nga disa në pikëpyetje por koha po e tregon të kundërtën. Nga problemet e shumta që po e përcjellin ai veçoi, shkallën e papunësisë, niveli i prodhimit, sistemi shkollor i dobët e disa sektor tjerë. Kosova është pjesë e familjes evropiane e cila kërkon një prezencë të fortë evropiane. Ai veçoi si tri probleme kryesore  në Europë Juglindore sot, Maqedoninë-kontekstet e saj rreth emrit me Greqinë; Bosnjën e Serbinë dhe Kosovën si shtet i ri.

Në diskutime u paraqitën edhe shumë figura tjera ku u vlerësua se integrimi i kosovarëve në BE është i domosdoshëm dhe obligim për BE si bartëse e zhvillimit të gjithanshëm në kontinent. Paraprakisht do duhej liberalizimi i vizave për kosovarët të cilët paraqesin potencial të pa shfrytëzuar ,ashtu siç e potencoi edhe Erhar Busek, njohës i mirë i rrethanave në Kosovë e rreth saj.

Mbrëmje të tilla do shërbejnë për ofrimin e mundësve të Kosovës për investues të rinj nga Austria dhe Europa, një hap ky i domosdoshëm për prosperitetin ekonomit të vendit.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora