E shtune, 20.04.2024, 09:39 AM (GMT+1)

Kulturë » Mehmeti

Hazir Mehmeti: Kur do t’i kemi qendrat e kulturës në diasporë?

E hene, 06.02.2012, 09:03 PM


Vështrim nga aktualiteti

 

Kur do t’i kemi qendrat e kulturës në diasporë?

 

Nga Hazir Mehmeti, Vjenë

 

Sa herë u fol për diasporën dhe njeriun tonë mërgimtar. Nevojat e tij dhe nevojën për te. E mësuan të gjithë se nevojat e mërgimtarit janë mal i dendur  i pashkelur. Nga e gjithë kjo na doli parlamenti i Kosovës me ligjin e tij për diasporën. Politika e fryu aq shumë si punë të madhe sa naivi do mendonte se mbaruan problemet e mërgatës sonë. Edhe kur mërgata kërkoi pa ndërprerë formimin e ministrisë, qeveritarët u mjaftonin me një përfaqësues brenda njërës ministri. Atëherë kur nuk pritej erdhi momenti i krizës për ministra. E lehtë, formohet Ministria e Diasporës, por tani për llogari të lojës politike e jo si kërkesë e vazhdueshme nga diaspora dhe për zgjedhjen e problemeve të saj. Ministri Makolli bëri vizita ku ofroj prioritetet e dikasterit të tij. Shpesh e harroi detyrimin ligjor ndaj mërgatës. Prapë, fjalime, diskutime, mburrje, lavde e shumë zhurmë nga të cilat deri tani nuk doli asgjë. E vetmja diçka konkrete do ishte një shëtitje me autobus e mërgimtarëve rreth Kosovës në gushtin e verës së shkuar. Udhëheqësi i udhëtimit ishte shprehje tipike e bërjes ,,shkel e shko, koha kalo”. Kjo mjerisht po vazhdon akoma dhe si duket rrjedh nga shkolla me traditë e zyrtarëve qeveritar. Tani po hyjmë në vitin e dytë të ministrisë sonë dhe konkretisht nuk kemi asgjë për mërgimtarin nga Ministria për Diasporën. Fatbardhësisht Ambasadat e Kosovës bënë punë me vlerë në pajisjen e qytetarëve të vet që punojnë jashtë me dokumente  identifikime dhe udhëtimi. Ministria e Arsimit e ndihmoi aq sa mundi mësimin e gjuhës amtare, tekste, seminare etj. Ku është dhe cili do duhej të ishte roli i Ministrisë së Diasporës? Si dukët këtu doli pengesa më madhe. Përsëri harxhim energjie duke u marr me vetveten. Resorët ngatërrohen dhe puna

Buzëqeshje që nuk iu dihet rezultati
mbetet në fillim. A do mund të definohen punët e Ministrisë së Diasporës pa definimit të konceptit diasporë si tërës.  Dy qeveritë e vendeve tona, Kosovës dhe Shqipërisë do duhej që të reflektojnë në disa çështje.

a.Diaspora është një në jetën e saj dhe nuk mund të ndahet në koncepte rajonale e territoriale. Kjo do vlente vetëm në pajisjen me dokumente zyrtare.

 b.Të ngritën qendrat e kulturës në kryeqytetet e vendeve nikoqire.

c. Çështja e mësimit plotësues shqip është unike dhe pranon vetëm një kurrikulë. Kurrikulat e nxjerra nga Ministria e Arsimit të Kosovës dhe Ministria e Arsimit të Shqipërisë duhet shkrirë. Ato pastaj duhet koordinuar me programet e vendeve ku zyrtarisht financohet mësimi plotësues si: Austria, Finland dhe Suedia.

d. Dy ministritë e arsimit do duhej ta caktojnë shkallën e pjesëmarrjes në financimin e projekteve  kulturore, edhe të mësimit plotësues.

e.Të ofrojnë projekte konkrete për investime nga mërgimtarët në ekonominë e vogël etj. Takimi i fundit e dy ministrave, z.Ibrahim Makolli i Kosovës dhe z.Aldo Bumçi, i Shqipërisë rreth koordinimeve dhe hartimeve të  politikave të përbashkëta për diasporën është një hap pozitiv por  i vonuar. Ata shtruan nevojën e hapjes së Qendrave Kulturore në Diasporë. Diçka konkret nuk ka gjerë me tani. Mërgata shpreson se qeveritë tona sa më parë të ndërgjegjësohen lidhur me detyrimet që ka ndaj qytetarit të tij mërgimtar. Të kuptojnë për një mend se diaspora është pjesë e atdheut. Ajo e ka të drejtën e pa tjetërsueshme si faktor në rrjedhat kombëtare. Nga kjo detyrimisht rrjedh nevoja e përfaqësimit të saj në Parlamentet e Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo do ta forconte jetën politike shqiptare dhe do zbuste polaritet ekstreme e të dëmshme në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora