Kulturë
Shaban Cakolli: Portret i këngëtares sonë Shengyle Berisha-Shega
E shtune, 25.02.2012, 06:56 PM
KËNGA ËSHTË ARTI I SHPIRTIT; ART TË CILIN NJERËZIT E DUAN DHE JETOJNË ME TE
PORTRET I KËNGËTARES SONË SHENGYLE BERISHA-SHEGA
Shkruan: Shaban Cakolli
Muzika është ndër artet më të ëmbëla,kënga është një poezi e bukur,këngëtari një stimulues i fortë që këngës i jep shpirt,kurse te artdashësit e këngës ngritë forcën dhe optimizmin.Muzika është e paprekshme dhe e pakapshme si koha.Ashtu si koha edhe muzika as nuk preket,as nuk kapet,por vetëm dëgjohet dhe përjetohet me shqisat e të dëgjuarit.Kur themi kënga dëgjohet,flitet për artdashësit që kanë shqisat e pregaditura për të vlerësuar vlerat,kurse sot në të shumtën e rasteve kënga në vend të dëgjohet po shiqohet.Kur themi po shiqohet,të kuptojnë se dëgjuesit në vend të koncentrohen te vlerat,po koncentrohen tek pamjet e këngëtareve,veshja e gjysmëlakuriqësive të këngëtareve tona,të cilave po u duartrokitet ngrohët edhe kur sjellin antivlera.
Shengylja nuk është tip i atyre këngëtareve të antivlerave,nuk vishet në ato modelet që nuk i përshtaten këngës sonë të traditës,me veshje kombëtare,me këngë vlerash,për dëgjuesin i cili njeh rrënjësisht muzikën kënga e saj është medikament shërues i shpirtit artdashës.Ajo për një kohë të gjatë po i jep bukuri këngëve,kur ishte në atdhe me këngë e vishte lirinë,edhe natyra jehonte nga kënga e saj,edhe lulet jipnin aromën e bukur,edhe bilbilat ia kishin lakmi zërit të saj,kurse tani në kurbet,kënga e saj është këngë malli,këngë dashurie për atdheun që i mungon,por gjithsesi këngë vlerash.
Pra, kënga është art i shpirtit, art që njerëzit e duan dhe me te jetojnë. Me artin e këngës, njerëzit e tejkalonë “gjendjen” e tyre jo të mirë. Kënga i bën njerëzit ta duan atdhetun, popullin, dëshmorët, martirët e të gjitha që i takojnë ati vendi. Në anën tjetë, këngën të shërben si një relaksim jete e pune.
Arti është diçka më tepër dhunti e lindur,por që më pas me punë i jep eksperiencën,ndritshmërinë,vepra bëhet e dashur dhe rrënjoset në zemrat e artdashësve,qoftë në artin e të kënduarit,artin letrar apo cilindo nga artet.
Shengyle Berisha-Shega është nga Hani i Elezit.Ajo si e vogël në fëmijëri kishte dashur artin muzikor,me të cilin ishte ushqyar shpirtërisht,ishte stërvitur dhe kishte filluar sukseset me te.Ajo nisi një karierë me këngën nga dashuria
dhe pasioni që kishte për këtë art të bukur.Dëshira i dha pastaj vrull në angazhimet e saja në këngë ,fillimisht në aktivitetet shkollore,në Shoqëri të ndryshme kulturore,koncerte e spektakle të ndryshme.Suksesi i saj i artit padyshim
vje nga dhuntia e saj,trashëgimia dhe mbështetja.Shengylja thotë se këtë art të bukur e kishte traditë të përfituar nga gjyshja e saj e cila kishte kënduar dhe kishte pasur mjeshtri në përdorimin e disa veglave.Në shkollë ajo nisi
aktivitetin duke kënduar nëpër kore,solo dhe grupe,ku më pas u inkuadrua nëpër SHKA si.SHKA"SHARRI në Han të Elezit,ku aktiviteti i saj u dallua,la mbresa dhe iu shtuan kërkesat për antarsim në SHKA"","Ibe Palikuqi""EMIN DURAKU"etj.....Shengylja me një angazhim të pa epur marshoi drejt sukseseve të një pas njëshme,kudo u prezantua
me vokacione mjaft të ngrohëta dhe u prit ngrohët nga publiku.Megjithatë kënga nuk bëhet pa mbështetëje,ajo gjeti mbështetjen dhe vullneti i saj i pa shuar i mundësoi të hapëroi jo vetëm në koncerte por edhe në festivale kombëtare
si"Kosovarja Këndon","Gllogovci",u laurua me çmime në Gjilan dhe Suharekë,Kaçanik e gjetiu,dhe ngadal por sukseshëm mbeti e pandashme nga skena muzikore,pushtoi skenën dhe përmbushi kërkesat e dëgjuesëve.Në këtë plejadë këngëtarësh
Shengylja mbizotëroi në skenë mjaft frytshëm me prezentime mjaft të kërkuara dhe korekte.Ajo nuk e nisi artin për komercializëm,por nga dashuria për të bukurën,vlerën,kulturën dhe si e tillë u qëndroi kohërave mjaft e sukseshme.
Më pas Shëngylja për shkaqe të njohura tani për gjithë neve u desht të marri rrugën e mërgimit dhe u strehua në Norvergji.Ajo mori me vete dashurinë shpirtërore për këngën,por iu desht kohë të ambientohet në një vend të huaj
dhe me një kulturë krejt tjetër.Adhuruesëve ju mungoj për pak kohë,por kjo mungesë arsyetohet nga se ajo bënte punë me përkushtmëri për projekte të reja.Ajo shkëlqeu në zhanrin e muzikës popullore,por për këtë në një vend të huaj
iu deshën disa pregaditje.Shëngylja filloi me një grup të vetin që e mbështetnin të tuboj mjete materiale për pajisjet muzikore,pastaj mori një qëllim të shejtë në mbrojtëjen e kulturës kombëtare në mërgim,duke antarësuar në grupin
e vet mërgimtarët e gjitha moshave,ku me të rriturit punonte si koreografe në grupin e valleve,kurse me të rinjët përvetsonte këngët shqipe.Ajo formoi grupin"ILIRIDA",i cili u bë i njohur për mërgimtarët tanë kudo,por edhe për
norvegjezët,të cilët falë këtyre aktiviteteve shtuan interesim për kulturën shqiptare dhe njohëjen e saj të gjërë.Kultura është ura më e fortë që lidhë popujt në mes vete,duke nxitur më tepër popujt të njohin gjuhën dhe kulturën
e njëri-tjetrit.Shengylja pati rastin të prezantohet me kulturën tonë para popullit norvegjez ku me interesim të madh këtë aktivitet e ndoqën dhe e mbështetën edhe qeveritarët norvergjez.Shëngylja ka qenë e koncentruar me gjithë
vemendjen në skenë,me këngën me një rrespekt të madh për publikun,ka dhënë gjithë të mundshmen nga arti që të përmbushë kërkesat e adhuruesëve të vet.Poezia e bukur padyshim e bënë këngën e bukur,kur këngëtarja më pas
këtë poezi e përpunon ,i jep frymë e melos,e përjeton dhe e bënë të mirëpritur për artdashësin.Nga këngët që do e veqoja është kënga "PLAGËT QË MI DHUROVE",autori i së cilës është poeti ynë i shquar Imri Trena.
Kjo poezi e tij u bë ndër këngët hit të Shengyles,nga se ajo i dha shpirt,frymë,e thelb kësaj poezie,i dha ngjyrë e shije zëri e përjetimi dhe u bë shumë e kërkuar nga artdashësit.
PLAGËT QË MI DHUROVE
Këndon:Shëngyle Berisha-Shega
Teksti:IMRI TRENA
Muzika:MUSTAFË TAHIRI
Plaget qe mi dhurove,me asgje nuk sherohen
nga dita qe ti shkove,sa vijne edhe shtohen
ref.. nuk po mudem te harroj
malli per ty,me rri ne gji
ooo,per dashurine tone te humbur
kete kenge,e k`noj per ty!
Ditet kalojn me mallë
me mungone buzqeshja jote
keshtu m`ke dashure vallë
asnjeher s`me kujtove
ref.. nuk po mundem.....
Një tjetër këngë e saj mjaft e kërkuar është "GOCA E KAÇANIKUT",ajo tani është në pregatitje e sipërme edhe të një buqete këngësh.Në art nuk dihet çka sjell e nesërmja,por kësaj këngëtarje të dëshmuar që këngët e saja
kanë gjetur rrugën deri te zemrat e dëgjuesëve tanë,urojmë me suksese të njëpasnjëshme të rroj në zemër të artit tonë kombëtar dhe gjithë adhuruesve të këtij arti të mirëfilltë.Shëngylja ka shumë këngë dhe tingulli i saj është magjik,ajo nuk qëndron duarkryq,punon në shumë obligime tjera që ka,por pa e lënë aspak anash këngën.Me mërgimtarët në Norvegji takohet shpesh,aty ku ka aktivitete bisedohet për vendlindjen,për shkaktarët që na ndanë nga vendlindja,dhimbjen,mallin,poezinë,prozën,por ia thotë me mall e dashuri këngës për Kosovën,zëri i saj i ëmbël atje nga Norvegjia e largët shpërndahet tek mërgimtarët kudo që janë të cilët e duan këngën e saj,por edhe përmes teknikës si CD,YOTUBE,përcillet zëri i saj i ëmbël edhe te viset shqiptare,ku kënga e Shëngyles është e mirëpritur,e ajo fizikisht u mungon,nga se bënë jetë mërgimi.Kuptohet në mërgim puna në krijimtari është më e vështirë,por Shengylja ka shumë plane,po punon pa ndërpre dhe gjithsesi në pushimet në vendlindje do të sjell risi për artdashësit.