Kulturë
Ilda Muja: Siç ma ndjen zemra
E hene, 27.02.2012, 08:34 PM
Tropojanja, që boton për herë të parë
SIÇ MA NDJEN ZEMRA
(Cikli i parë poetik i griçores së re)
Nga: ILDA MUJA
1. BASHK NË VLORË
-Thirrje-
Jam një vajzë që vi nga Grija,
Më frymëzon shumë historia,
Shqipëria, në rrugë të gjatë.
Ditët e mija, kish mbi krahtë.
Në katër shtete, flitet shqip,
Që nga Plava e në Selanik,
100 vjet, pa nda luftuam,
Historinë, me gjak e shkruam.
Në qiell, shkrepen rrufetë,
Vlora flet: - Nëntor ’12:
-Nuk mund rrimë në robëri,
Duam flamurin kuq e zi.
Duam nënën-Shqipëri,
Bashk Kosovë e Çamëri,
Me krahinat, në Mal të Zi
Me të tjera në Maqedoni.
Për Flamurin, me lavdi,
Nga një Nënë kishin pi gji ,
Nëna e tyre ishte shqipëri,
Flokët e saj krejt ishin thinjë.
Erdhen trimat, dorë për dorë,
…Isa Begi, nëpër borë,
Si orteg që zbret nga mali ,
Tuj ju pri, Ismail Qemali.
Qielli i Vlorës fort shëndriti,
Një flamur, …pa yll e ngriti,
Brohorasim me fjalë shqipe:
-Sivjet është, Datë Historike.
Gjithë shqiptarët po gëzojmë,
100 vjetorin, do e festojmë.
Nëna pret prej bijëve t’vet,
Jo përçarje, Unitet!
Pa dallime ndër-partiake,
Ne, kështu Nënën e gëzojmë,
Sup më sup, të gjithë në Vlorë,
Nga buz-deti, n’bjeshkë me borë.
./.
2. SHIKO MBRAPA
“Ma kadalë, he burri i dheut,
Mos ja kthe shpinden Atdheut…”
Të lutëm,
Kthe kokën mbrapa.
Dhe shiko:
Ç’farë ke lënë?
Atdheun,
Që të rriti.
Ku i nise hapat,
Ku belbezove që fëmi,
Ku mësove fjalën:- liri!
…!
Ju jap besën,
Ju jap Fjalën,
Nga do që të shkoj,
Vendlindjen time,
Grinë e dashur,
Kurrë, kurrë…, se harroj.
./.
3. DEDIKIM POETIT
-Birit të dashur të fshatit tim-
Jam ulur e po mendoj,
se si një falenderim ,
Shokut të gjyshit t’ia dërgoj?
Ateherë,
po marr një bilbil dhe një trendafil,
dua qe ai t’ia percjell, me zerin tim.
Një trendafil,
si shenjë urimi ,
Një buzeqeshjen, shenjë kujtimi.
Të përshëndes, atje në Amerikë,
Duke menduar, me vete them:
-Në vend të huaj! A thua ke frikë?
E ndjej se, të mungon shumë,
vendlindja jote,
Frymë e fundit iliro- kastriote!
E di se të merr malli ,
per bjeshket me blerim,
Ndryshe si zbrazet gjithë ai perkushtim.
E shoh veten, duke shkruar poezi,
në heshtje mendoj,
Do behem poete,… ashtu si Ty.
E pra, siç ma don zemra,
Nuk i gjejë fjalet për këtë dedikim,
Veç, për mikun e babit, e të gjyshit tim.
./.
(Durrës, shkurt 2012)
-Për ZemraShqiptare, nga redaktori ynë në USA, Zeqir Lushaj-