Kulturë
Dibran Demaku: Varkë e braktisur
E marte, 28.02.2012, 08:19 PM
Dibran Demaku
VARKË E BRAKTISUR
Kosovë krenare me
Ke mbetur si varkë e braktisur në lumë
Valët e tërbuara të lumit
Bijtë e tu që i bëre këmbë e dorë
Sikur e kanë humbur rrugën në oborr
Dikush thumbit dikush patkoit
E vendi lëkundet si gjethe e ftoit
Armikut tënd shumëshekullor
Sërish po kthehet e kaluara
Të gjithë mendam se vendi ka zot
Dhe s`ka furtunë që do ta lot
Vendi e ka një kryeministër
Që shet shpeshëherë gogla për misër
Shpesh nxitohet e shpeshëherë rend
Shpërndan premtime vend e pa vend
“Fleni dathë e mos keni frikë
s`ka kush që e largon termin-Republikë
Ju garantoj unë varg e vistër
Ju që më zgjodhët Kryeministër”
Si në filma artistik të stilit rozë
Na pësoi Kryeministri metamorfozë
Atë që e deklaroi dhjetë ditë më parë
E fshiu si me gomë e sërish krenar
Me trimëri dhe pa asnjë frikë
E eliminoi termin Republikë
Kështu tha po dëshiron bota
Të rrojë Kosova me fusnota?!
Ani çka që i vumë ca fusnota
Ajo s`lëvizte e ne i vumë rrota
Tash Kosova lëvizë sipas qejfit
E ne kërcejmë e i bijmë Defit
Dhe Rezolutën dymbëdhjetë dyzetekatër
E pranuam nga zori s`e pranuam me hatër
Në katër vjetorin e Pavarësisë
Duhet të ia bënim pak qejfin Serbisë
Prandaj o popull dëgjo merr vesh
Tash kompromise do bëjmë më shpesh
Ne e kemi një zëvendëskryeministreshë
Që fjala s`i ka aspak peshë
Është Edita si rreze e diellit
Na hedh fluska bore prej qiellit
Edhe më krenare se vetë i Pari
Thotë këto fluska do i shkrijë behari
Veçse behari mund të vonojë
Ca “xhevahirë” i nxori dhe akademik Qosja
Veç kujdestare është Vetvendosja
Do bëjë protesta dhe demonstrata
Do marrë ndëshkime a dekorata?!
Kosovë krenare me
Ke mbetur si varkë e braktisur në lumë…