Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Pal Sokoli: Lulëzo e dashur Kosovë derisa unë po digjem

| E enjte, 01.03.2012, 08:31 PM |


Pal Sokoli

LULËZO E DASHUR KOSOVË

DERISA UNË PO DIGJEM

 

Njomështi e bardhë reshë Dardanisë

Në rritje shtatin ja hijeshon

Erë lulesh Roz(ë)*/1 ta rrahë ballin

Yll as nyje, sipër s´duron.

 

Konstandini*/2 i mbledhë eshtrat

Në mija herë te shumëzuar

Për një besë, për një emër

Në një pikë gjaku të bashkuar.

 

Dardania s´kishte nyje

Vegëz, qe yshtë gjak të ri

Do ta lidhë me gjak*/4 iliri

Jo me sllav e me sllavi.

 

Doruntinë*/4, Orë e bardhë

Erdhe lehtas me t´yt vëlla

Gjak të vjen era, o tokë dardane

Lulëzo ti, unë digjem pra.(p).

 

/*1    Rozafë, Rozafë në muranë

         Mos gabimisht ta nyjëzuan tjetrën anë.

/*2    Konstandin, o Konstandin

         Ktheju besës o vëllai i im.

/*4    Gjak i dhamë, dhembje e lot

         Mos na i kthe përsëri sot.

/*4    Doruntinë o Doruntinë

         Je shqiptare  nuk je shki... 

 

Shkurt 2012

Wuppertal