E diele, 28.04.2024, 10:58 PM (GMT+1)

Kulturë

Xhevahir Cirongu: Margaritarët e qytetit tim….

E merkure, 29.02.2012, 09:01 PM


Margaritarët e qytetit tim….

 

Esse  nga  Xhevahir Cirongu

 

Durrësi ,  një qytet i lashtë  bregdetar. Vetë zoti i ka dhënë një bukuri të rrallë natyrore, ku është vështirë të gjesh në një vend tjetër.  E gjithë vija bregdetare dhe rrafshi tokësor, puthen nga valët e detit adriatik.  Ujërat e pastra dhe kristalet e rërës së kripur , të thonë eja pranë meje e mos u largo !

Janë me qindra e mijëra vizitorë e pushues që rendin plazheve Durrësake. Ata janë nga shumë vende të botës. Pejsazhet natyrore me gjelbërimin e kodrave nga ullinjtë shekullorë, të cilat mbajnë në gjirin e tyre edhe kalatë e shumta , që dëshmojnë historinë e lashtë të vendit tonë.  Kushdo që shkon aty, i duket vetja sikur bisedon me shekujt. Ato përcjellin tek brezat kulturë dhe qytetërim.

Eshtë një pejsazh natyror i lidhur me trinomon që zot i ka falur:Diellin, detin rërën… Eshtë ku pejsazh tërheqës që vizitorit do ti mbetet i fiksuar në blicin e memorjes së tij.  Largohesh fizikisht nga brigjet  durrësake, por me vete merr ngrohtësinë e mikëpritjes njerëzore dhe bukuritë e brigjeve adriatikase.  Vizitorët apo udhëtarët, sapo zbresin nga tragetet në portin më të madh të vendit ; mikëpritjen e parë në tokën shqiptare ua bën kalaja e qytetit. Në vendin e quajtur ‘’Torra’’, aty zhvillohen në çdo kohë aktivitete të ndryshme kulturore e artistike. Por nuk mungojnë edhe promovime librash të autorëve vendas e të huaj.                          anfiteatrin e këtij qytei shfaqen edhe filma të ndryshëm. Aty zhvillohen edhe konkurse të filmave me përmasa ndërkombëtare botërore. Si : nga Italia,  Franca Austria,  SHBA , etj.

Vizitorët sodisin qytetin,  e s’ka se si të mos i bjerë në sy tempulli i dijes atje tek ‘’Bërryli’’siç i thonë vendasit,  Universiteti ‘’Aleksandër Moisiu’’ i cili mban emrin  e aktorit  tonë të madh me famë botërore.  Por stacionimi për të marrë dije e kulturë nuk mbaron këtu.  Në kërthizë të qytetit është edhe biblioteka që gjenden me qindra e mijra ekzemlarë në fondin e saj , që nga lashtësia e deri në ditët e sotme.

Në arkivin e dijes punojnë njerëz me formim si nga ana intelektuale por edhe profesionale.  Ata u shërbejnë me devodshmëri lexuesit të librit e gjithë shtresave  shoqërore qytetare.  Në sallën e leximit gjen çdo ditë  lexues të moshave e profesioneve të ndryshme.        Larmija e fondit në këtë bibliotekë është e shumëllojshme. Aty  gjenden edhe autorë të huaj.

Fjala e shkruarë tek librat e të të gjitha llojeve të shkencës, propogandohet me intelekt profesional nga punonjësit e bibliotekës për te lexuesi. Të tillë janë : Teuta Dhima, Entela Cani, Niada Gruda,  Enton Bido, Flora Dervishi(e cila është edhe drejtore e bibliotekës). Biblioteka ka lidhje homologe edhe me bibliotekat e vendeve të qyteteve të tjera të rajonit e më gjerë. Ajo,  tashmë edhe është diçitalizuar,  dhe si e tillë afron më shumë portat e dijes pranë lexuesit.

I pari intelektual që ka firmosur aktin e dijes me lexuesin në këtë instuticion ishte Vangjel Toçi. Dhe më pas Ora Karazi e Pertef  Kruja të cilët nuk jetojnë më midis nesh, por në bibliotekë me qytetarin e lexuesin ‘’Flasin’’ me portretin e tyre.

Ora e dijes dhe e kulturës  nuk ndalet në këtë qytet. Ajo ecën me hapin e kohës.  Më pas vulosen gjurmët e saj për ta përcjellë brezave. Shkrimtarë dhe poetët e qytetit të Durrësit dhe inteligjenca e të gjithave  fushave,  vrapojnë për të fiksuar kohën që jetojmë. Kudo mesazhi i jetës dhe  i zhvillimit të qytetruar përqafohet si ‘’Nëna’’me bijtë e saj.  Këta margaritarë të vërtet dinë t’u lënë brazave të ardhshëm nëpër mjet vargut të tyre të shkruar mesazhet e jetës dhe të zhvillimit shoqëror. Në këto vepra, ku shkruhet e sotmja, do të jenë thesari i të nesrmes. Brezat do të dinë t’u tregojnë dijen e kulturën pasardhësve të tyre. Në fondin e biblotekës së qytetit Durrës, do të gjesh edhe emrat e shkrimtarëve e poetëve më të rinj sipas  shtrirjes së kohës në viteve. Ne shkëputëm emrat e disa prej tyre : Gjergj Vlashi,  Bardhyl Agasi,  Nikolla Spathari, Myzejen Konduri, , Agim Bajrami,  Daut Hoxha, Xhevahir Cirongu, Artur Llanaj, Vaso Papaj, Muharrem Gazioni, Meçan Hoxha,  Xhod Beja, Ilir Paja, Fatmir Minguli, Merita Thartori, Mihal Milo, Matish Gjeluci, Perikli Jorgoni,  Shpend Topollaj etj. të cilët përcjellin me veprat e tyre dije e kulturë qytetare brezave të sotëm e të ardhshëm.

Edhe  piktorët me penelin në telajo kanë se çfarë t’u tregojnë me pikturat e tyre brezave të sotëm, por edhe të  nesërmes. Në sfondin shumëngjyrësh,  tek pikturat ata kanë derdhur ngjyrat e jetës sonë. Kolori i ngjyrave ka ngrohtësi dhe rreze drite të shkrira në kaltërsinë e detit dhe mbi valët e bardha, që duken si pulbardha në fluturim. Ekspozitat e pikturës në qytetin e Durrësit,    tashmë kanë marrë formën e gjerdanit të artë gjithstinor. Në këtë 100 vjetor të Shpalljes së Pavarsisë, Bashkia e Qytetit të Durrësit,  në qëndër të qytetit ka hapur një sallon galerie të posaçëm dhe të përhershëm në ndihmë të  krijuesëve piktorë e skulptorë të  qytetit të saj. ’’Kjo është dhurata më e bukur e vlerësimi që u bëhet krijuesëve piktorë durrësak nga qeveria lokale, - na thotë Drejtori i këtij instuticioni z. Edmond Agolli. ’’ Projektet e tjera në vazhdimësi kanë në përparësi edhe  për krijuesit e tjerë, sidomos për shkrimtarët e këtij qyteti, që edhe ata të kenë një vend të caktuar instutiocional , që të zhvillojnë aktivitetet e tyre në kushte normale.

Por , në qytetin bregdetar nuk mungojnë edhe galeritë private të hapura nga vetë piktorët, të cilat i japin jetë e gjallëri qytetit. Veprat e tyre janë vlerësuar jo vetëm nga qytetari durrësak,     nga kritika vendase, por nga vizitorët e huaj s’bashku me kritikën e tyre në vlerësimin e punumeve.  Ata kanë ekspozuar veprat e tyre edhe jashtë vendit, ku janë vlerësuar me çmime të ndryshme. Siç janë piktorët Ardian Tragaj në Itali,  Nuri Jaupi në Holland e Zvicër etj. Vizitori vendas apo i huaj ka mbetur i befasuar para ekspozitave të çelura nga piktorët Agim Shami, Besnik Biduli, Skënder Kokobobo, Sulejman Turku, Met Baçi,  Agim Staka  etj. Jo vetëm kaq, por edhe te veprat e kompozmet e piktorëve të cilët nuk janë më midis nesh, Gavril Priftuli e Nikolet Vasia. Një traditë vazhdimësie është edhe  gjinia e fotografisë . Fotografi Luan Jaupi me aparatin e tij fikson në blic portrete diplomatësh, politikanë, mizikantë, aktorë filmi dhe estrade,  shkrimtarë e historianë, skulptorë e këngëtarë, njerëz të thjesht me vlera qytetarie. Një mozaik fotosh që përbën në vetëvete muze portretesh. Aty në këto foto fksohet një ngjarje, një personazh që mbetet në vite i gjallë edhe pas vdekjes. Kështu,  kjo armat krijuesësh kudo që janë,  me krijimet e tyre sado modeste,  i thonë vdekjes  natyrale :’’ Ne nuk vdesim, ti kohë na ke aty edhe ne’’.   Edhe skulptorët Qazim Kërtusha e  Idriz Balani derdhin në bronx figura të shquara heronjësh të kombit tonë. , në Kosovë e Maqedoni.

Margaritarët e qytetit tim janë  shumë !. Nesër do të jenë edhe më shumë….  !Ata i gjen në çdo fushë të shkencës. Kudo përcjellin vlera e kulturë për veten e qytetarin e thjesht, por mbi të gjitha arkvojnë thesaret e vendit tonë  Shqipëri.  Qyteti im ka lindur edhe këngëtarë. Me zërin e tyre brilant, nëpër skena festivalesh me tingullin e fjalës së ëmbël  të ngrohin shpirtin kur i dëgjon.    Takohesh rrugicave apo bulevardit të qytetit e përqafohesh me ta. Vitet  duken tek thinjat  e bardha si llohë bore kur bije për herë të parë në kokat e maleve.

Njerëz të thjesht e të ngrohtë si dielli pranveror, ku kënga merr me vete aromat e luleve të  lëndinave. Pi një kafe në klub me këngëtarët Qemal Kërtuaha, Naim Kërçuku e Zija Saraçi, e përsëri takimin e bën me ta kur kthehesh në shtëpi e dëgjon këngët e inçizuara në radiotelevizor.  Por edhe kompozitorët e shumë këngëve të kompozitorëve Ylli Ramzoti e Zini Beqiri.

Në qytetin bregdetar të Durrësit të befasojnë me lajmet e  tyre edhe gazetarët e kameramanët e televizioneve .  Vrapojnë ata pranë lajmit të ditës, bëjnë intervista, më tutje  me kamrën fiksojnë aktivitetin kulturor e artistik të fëmijëve, të filmit , të një premiere apo estrade, deri në gëzime familjare qytetare. Por si ndahen edhe lajmit fatkeq, sepse edhe ai është pjesë e jetës sonë. Por mbi të gjitha pozitivja e sfidon të keqen dhe shpalos rreze drite.

Ne mundëm të sjellim në këtë esse emrat e gazetarëve e kameramanëve si: Thanas Mustaqi, Mark Brunga, Namik Musaku, Muharrem Manushi,  Etleva Skonja, Enkelejda Arapi,  Klodiana Haxhija, Aleks Kalemasi, Bashkim Hoxha, Gëzim Kabashi etj. Çdo ditë me punën e tyre informojnë publikun për mbarëvajtjen e punëve në qytet. Jo vetëm kaq : edhe për politikën, problemet ekonomike e sociale, për kulturën e artin, për gjithë zhvillimin e qytetit të tyre e më gjerë.

Arkeologët e historianët kanë zbuluar e zbulojnë të fshehtat e nëntokës durrësake, ku qëndrojnë thesaret e kulturës së qytetrimit të lashtë, por edhe në rrethinat e tij.

Në një libër historiani Hasan Ulqini sjell fakte për qytetrimin e lashtë të Durrësit dhe lidhjet që ka patur ky qytet me qytetet e rajonit. Ai përmend edhe vizitorët e ndryshëm që  kanë bërë nëpër Shqipëri. ’’Në vitin 1848(130 vjet më parë), vjen në Shqipëri piktori anglez Eduard Lir(Edward Lear). Në vitin 1851 ai botoi ditarin e vet të udhëtimit. Nga 20 gravura që gjenden në këtë libër, nëntë i përkasin Shqipërisë. Në ditar piktori anglez shkruan :’’Durrësi është qyteti tjetër i udhëtimit tim…’’ Dhe vazhdon…’’Në Durrës ka një atmosferë këngësh dhe unë dëgjoj shumë tinguj muzikorë, të cilët dëgjohen në të gjithë  anët e Shqipërisë’’.

Dielli fsheh syrin e përgjumur atje mbrapa kodrës të emëruar ‘’Kodra e Vilës së Zogut’’ Ndërsa muzgu i mbrëmjes mbulon  qytetin. Vezullimet e dritave duken sikur kanë zbritur yjet nga qielli,  së bashku me margaritarët e qytetit tim.



(Vota: 21 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora