E merkure, 06.11.2024, 05:38 AM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Gratë e sodit po bëjnë lumë

E premte, 02.03.2012, 07:31 PM


Parodi:

 

            GRATË E SODIT PO BËJNË LUMË  

 

Gratë e sodit po bëjnë lumë –

Nuk i shtimë ma duart në brumë !

Ma në magje nuk  gatuajmë ,

Si përpara ma  nuk  vuajmë !

 

Rendi i magjes mbet për  burra –

Nga tri herë po i çojmë  te furra !

N’ daç me ngrënë bukë për kafjall –

Shko blej vezë e kaçkavall !

 

N’ daç me hëngër bukë për drekë –

Shko te furra e blejë byrekë !

N’ daç për darkë me hëngër buk’ –

Shko n’ shitore blej suxhuk !

 

Gratë me burra kanë lidhë llafe –

Mysafirët me na i heqë qafe !

Miq e shokë me i  çua në kafe –

Me u dhanë bukë , me shitë tarafe !...         

 

Prej se erdh demokracia –

Hupi saçi , hupi kacia ,

Hupi  lagraçi , hupi tepsia ,   

Hupi bulmeti , hupi çinia ...

 

Hupi magjja , hupi sita ,

Hupen petët , hupi pitja ,      

Hupi  kulaçi , buka mbas dore ,

Hupi  kryelana , hupen  lakrorët ...

 

Hupi holluesi , hupi  flija ,

Hupen petullat , hupi tatlija ,

Hupi  pogaçja dhe gurabija ,

Hupi  sarma , hupi turshia ...

 

Hupi  çerepi , hupi përpeqi , 

Hupi  përsheshi , hupi gjyveçi ,

Hupi çanaku , hupi kajmaku ,

Hupi muhabeti , u mbyll konaku !...

 

Gjilan, më 28.02.2012.     Demir KRASNIQI

 



(Vota: 6 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora