E enjte, 25.04.2024, 05:43 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Përparim Hysi

E premte, 02.03.2012, 07:43 PM


Përparim Hysi

 

 

"Vetgjyqësi?!"

 

(monologu i një të dashuruare)

 

-Pse më la kështu fuqia? Pse vallë jam kaq e dobët?

Pse kështu është dashuria apo unë jam ca e "plogët?!"

-Pse një burrë kur më prek,zë e dridhem e kam frikë?

Mos vallë të jetë"akrep"?Ajo dridhje mua më mpik!

 

-Kështu ndodh me të tjera(apo unë jam ca e "humbur?!"

-Ja tek është:atje,tek dera ( s'po gjej vënd kund për t'u futur)

-Duhet të bëja diçka;sado pak,ta "kundërshtoja?"

Epo ç'flas?Kot zbraz "dogra"(atë"prekje" sa e doja!!!)

 

Më fërgëlliu i tërë trupi dhe zu dridhesha si nga ethe

Sado që më mbuloi turpi,ma do shpirti atë"prekje"

Kur më kapi dorë e tij,si t'më fuste në morsetë

Dhe,sado qeshë pa fuqi, sikur ndjeja dhe lezet?!!!

 

Ndjej lezet,por kam dhe"frikë"(mos kthehem vonë në shtëpi?!)

Oh,pse nuk më bie një pikë! Sa s'më bie vilani?!!!

-Sikur ta hap pak dritaren ( sa ta shoh pak me sy!)

Oh!Nuk e duroj  ndarjen. Pa shiko! Qenka aty!!!

 

Ah,kjo frikë! Sa torollake! Pse i bëj unë vetes gjyq ?

Dashuri!Ti je e madhe. Dhe për ty t'më vënë në kryq!

 

15 shkurt 2012

 

 

Unë e shoh

 

Unë e shoh:-Ma mbylle derën?!

Dhe i preve me mua"kredencialet"

Kurse unë zë kujtoj kaherën

Kur nuk mbaheshim nga mallet.

 

Sa shpejt,moj,i ngrite vetullat

Si vajzë tekanjoze adoloshente

S'të "hahen" më, me mua "petullat"

Dhe  fajin mbaje mbi vete.

 

Se unë jam po ai që qeshë

Dhe larg,s'ka ndodhur,shumë larg

Hamëndësoj dhe veten e pyes

-Pse e ngrite kaq shpejt këtë "prag?!"

 

Këtë prag,sajuar nga hiçi

Nga hiçi dhe shkaqe banale

Pse s'sosi ashtu si nisi

Kjo rrugë e bukur plot malle?

 

Këtë pres nga ti t'më tregosh

Sapo të lexosh vjershën time

Një gjë në kokë të fiksosh

Faj unë s'kam asnjë  thërrime.

 

Dhjetor   2011

 

 

Sa bukur kur ke të dashur !

 

Pse e kam veshur këtë fustan të bukur?

Pa më thoni:- Për kë e vesha,vallë?

Pse pusullën fare e kam humbur?

Çfarë ka ndodhur me mua këtë radhë?!

 

Fustanin e kam të hollë.Krejt të hollë

(sa shoh veten dhe dukem si lakuriq?!!!)

Ghë- ghë,mbytet  kush më sheh,nga një "kollë?!"

Më duket sikur po më vënë në ziq?!    *

 

Sulem shkallëve  me shpejt,tatëpjetë

I zbres,pa parë fare,nga dy  a tri

Jam bërë sikur kam vënë fletë

Kam rënë,siç e shihni, në dashuri.

 

Një dorë mashkulli më kapi nga supi

(Lele!Ç'më gjeti?Sa  frikë!)

Nga koka tek këmbët më mbuloi turpi

Dikushi po më puth açik !!!

 

Tani,pothuajëse,ika...ngriva

Ja! A nuk jam bërë kallkan?!!!

Po pse më pëlqeka,medemek,"ngrirja?!!!"

Mos ky që më "zuri" qe vullkan?!

 

Vë buzën në gaz  dhe si e trëmbur

(Përbrënda:oh,sa e kënaqur! )

Jam bërë, moj shoqeni,si e lënur

Sa bukur kur ke të dashur!

 

*ziq - kandar

 

21 shkurt 2012

 

 

Shalli yt rozë

 

"Shikoj si i marrë shallin e zi!"

Pushkin

 

Pushkini u marros pas shallit    zi

Unë u marrosa pas shallit rozë.

Oh,sa të shkon! Ah,ç'mrekulli!

Më mbetën sytë dhe jam pak nervoz..

 

Ky shall rozë mbi supet e tua

Sikur ja:hapur zë më bën apel

Ah,të jem shalli!Ah,se sa dua!

Kjo dëshirë sikur zë  e më këndell.

 

Ato supe dikur aq të ngrohta

Ah,ta dish,sa i kam lakmuar!

Të vërej nga larg dhe më zë " e ftohta"

Vallë,a  e di që të kam dashuruar?

 

Patjetër,hiç s'e ke vënë re

Se unë qeshë vuv a ca  belbacak

Kurrë nuk është vonë.Dëgjomë,de!

Unë të dua.Hë?Të shpresoj,qoft pak?!!!

 

20  shkurt 2012

 



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora