Kulturë
Flet Vera Istrefaj, Drejtore Ekzekutive e “Qendrës së Këshillimit të Grave dhe Shërbimeve Sociale”
E diele, 04.03.2012, 07:15 PM
Gruaja kuksiane ka duar të arta në punime artizanale
Albert ZHOLI
Qyteti i Kukësit shtrihet në pjesën verilindore të Republikës së Shqipërisë. Është qytet që kufizohet në Veri-Lindje dhe Lindje me qytetin e Prizrenit (Kosovë), ku si pikë kontakti është Dogana e Morinës dhe në brendësi të territorit shqiptar kufizohet me Hasin në veri, Pukën në perëndim dhe Peshkopinë në Jug. Kukësi ose Kukësi i Ri është vendosur në këmbë të malit të Gjallicës (
Çfarë mund të na thoni për prodhimet e artizanatit kuksian?
Prodhimet e artizanatit të sotëm kuksian, janë në vazhdën e traditave shekullore që datojnë nga koha Ilire. Ka qenë shumë e lashtë tradita e poçerisë, e cila në rrethanat e sotme mund të konsiderohet e zhdukur. Edhe gdhendja e gurit, drurit, punimi i hekurit kanë qenë përdorur gjerësisht dikur për zbukurimin e shtëpive, duke filluar që nga periudha e mesjetës e në vazhdim. Por edhe këto janë profesione që po harrohen.
Cilat janë punimet që i kanë rezistuar kohës?
Punët e dorës së grave janë ato që më së shumti i kanë rezistuar kohës deri në ditët e sotme. Qilimat e sixhadetë e prodhuara nga gratë kuksiane janë të një cilësie të lartë, të bukura dhe shumë të preferuara. Një vend të rëndësishëm në punët e dorës së grave zë edhe përgatitja e kostumeve tradicionale popullore të grave dhe burrave. Ato janë ruajtur origjinale dhe janë njëshprehje e qartë e identitetit kuksian. Shumë e lashtë vjen tek gratë tradita e punimin të leshit në avlëmend. Leshi përdorej në prodhimin e veshjeve dhe të gjitha pëlhurave që i nevojiteshin një shtëpie.Fakti që Kukësi ka qenë shumë i izoluar nga pjesa tjetër e Shqipërisë për mungesë të infrastrukturës rrugore, ka ndikuar pozitivisht në ruajtjen e traditave të artit popullor që vjen pothuajse e pandryshuar deri në ditët tona. Janë karakteristike dhe të lashta, motivet popullore që përdoren në prodhimin e qilimave dhe sixhadeve, k a n ë ndryshuar.
Me tërë këto prodhime, a mendohet se Kukësi është një qytet i izoluar?
Kukësi nuk është më një qytet i izoluar. Ai lidhet me Tiranën në një kohë prej 2 orësh, nëpërmjet një autostrade moderne që e lidh me pjesën tjetër të vendit dhe gjithashtu për 15 minuta lidhet prej kësaj autostrade edhe me qytetin e Prizrenit në Kosovë. Tashmë është rizgjuar interesi për prodhimet artistike të traditës dhe kanë filluar përpjekjet për të organizuar biznese të vogla private. Kanë filluar të organizohen panaire të prodhimeve të artizanatit në Kukës dhe në të ardhmen organizatat e grave do të zgjerojnë gjeografinë e këtyre panaireve në Shqipëri, por edhe tek fqinjët tanë.
Për këto prodhime a bëhen trajnime të veçanta për të siguruar treg?
Deri tanimë janë trajnuar 75 gra artizane me qëllim që të aftësohen në ngritjen e bizneseve të vogla private. Gratë artizane të trajnuara do të jenë më të interesuara për të qenë më afër tregut të shitjes së produkteve të tyre, nëpërmjet reklamimit të punës së tyre.
A ka vajza të reja në këto punime dhe nisma biznesesh të vogla?
Qëllimi i shoqatës sonë si dhe i trajnimeve të vazhdueshme ka qenë dhe mbetet për të kontribuar për të mbajtur dhe afruar vajzat e reja, me qëllim që të ruhet trashëgimia artizanale.
Përveç panairit të Tiranës, a keni zhvilluar panair tjetër?
Traditë është Panairi i Kukësit më produktet më të mira të grave artizane të përfshira në aktivitet dhe të grave të tjera nga qytetet e Kukësit, Hasit, Tropojës, që kanë dëshirë të reklamojnë punën e tyre.
Në këto punime artizanale ç’vend zënë kostumet popullore
Një vend të rëndësishëm në punët e dorës së grave, zë dhe përgatitja e kostumeve tradicionale popullore të grave dhe burrave. Ato janë ruajtur origjinale dhe janë shprehje e qartë e identitetit kuksian. Sot janë të pakët personat që vishen me këto kostume gjatë ditëve të zakonshme. Këtë veshje sot e bëjnë zakonisht njerëzit e moshuar, ose dhe rinia, por kryesisht në zonat e thella, ku kushtet klimaterike diktojnë mbajtjen e tyre. Këto kostume shpalosen me gjithë bukurinë e tyre vetëm gjatë Festivaleve Folklorike, festimeve të tjera popullore, apo dasmave. Kostumi tradicional konsiderohet nga populli si një element identiteti që e dallon nga krahinat e tjera të Shqipërisë.
Çfarë veçorish kanë këto kostume?
Kostumet popullore, sidomos të grave, shquhen për bukurinë, elegancën, koloritin e pasur dhe shumëllojshmërinë. Ato janë unike në llojin e tyre. Larmishmëria e kostumeve të grave është aq e madhe sa brenda rrethit të Kukësit ato ndryshojnë thelbësisht njëra nga tjetra. Në bazë të ngjashmërive mund t’i grupojmë në disa lloje, që janë: Kostumi i Hasit, Shishtavecit, i zonës së Lumës, i Malësisë së Tropojës, i zonës së Lekbibajt.