E premte, 26.04.2024, 07:23 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Selim Nëngurra

E diele, 04.03.2012, 08:50 PM


Selim M. Nengurra

 

INJORANTI

 

Injoranti përzinë

të vërtetën me rrenat

e gjysmërrenat.

Pas veprimit

e qendrimit

ven pikëpyetje.

Kërkon nji enigmë

pa pikëçuditëse.

Harron se

pas çdo projekti

ka djallëzi,

e mbas djallëzisë,

nji tjetër djallëzi

edhe ma të madhe.

 

KRIMI

 

Krimi asht

tinzar si

Ujku, ka nevojë

për mjegull.

E vërteta

asht e përkohshme

si Ylberi,

asht diçka e rrezikshme,

që e ban krimin

shfaqje natyrale të jetës.

 

SMUNDJE SHQIPTARE

 

Mentalitet i dalë

nga terri:

Pluhun shkretinor,

i vien era.

Gjithmonë kërkohen

gjanat

mundësisht

sa ma lakuriqe;

rrjedhimisht,

ma të shëmtueme

e ma të mjera.

Etja për lavdi

zbulon Narcisin:

e njoh nga

kapërdisjet e tij.

Mendoj pa deshirë

sëmundje e randë

shqiptare.

Le të shpresojmë

 

jo der në shkallë

mortore.

 

DARDANIA

 

Për dike – tmerr.

Për të tjerët – dhimbje.

Për disa - biznes.

Të parët: ushqim thneglash.

Të dytët: bartës kufomash.

Të tretët: Besojnë pavdeksinë.

 

Sarpsborg: 03.03.2012



(Vota: 9 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora