E merkure, 17.04.2024, 12:28 AM (GMT+1)

Kulturë

Koço Sterjo: Monologu i te ngarkuarit

E hene, 05.03.2012, 08:22 PM


Koço Sterjo

 

MONOLOGU I TE NGARKUARIT

 

 

Kasolles,qe s'dremiste nje grime

 

Krejve te katundit,

 

Ku hije benin deget e molles

 

Dhe lule s'kishte celur 45 vjet,

 

Me gomarin

 

perleshej i ngarkuari.

 

Shprazte vrerin

 

Mbi vithet e tij,

 

Si t'ia kishte huajtur ato kalit.

 

Ndersa i sterbinduri

 

kete here nuk tutej

 

nga qendresa e vet,

 

Patkoin ne toke ngulte.

 

Jashte dimri luante me pemet,

 

Jashte ai bente kerrdine.

 

Armik je dhe ti,

 

Do te te zhduk,

 

Sikurse ata siper.

 

(Packa se ata ishin te pazhdukshem!)

 

Te gjithe ju s'na e doni kete kohe te mire.

 

Te kane bere si kale

 

Me biskota Amerike velur,

 

Kur femijet e fqinjit vuajne

 

per nje kothere buke

 

Me pantallona cjerrur.

 

Nga t' i dergojne,valle?!

 

Nje tjeter leter do t'i nis Deges

 

per posten

 

neser ne dreke.

 

Ti hedh shkelme,

 

Une s'ta kam friken,

 

Jemi mesuar me shkelmet tuaj,

 

Une jam i ngarkuari-

 

Vdekja vete.

 

Po kosheret e vjetra ku jane?!

 

I bene arkivole,eenheeee!

 

Ashtu do ta bejne dhe samarin tend!

 

Zonja thote se jam moter deshmori,

 

Tek djajte pse shkoi?!

 

Per ne peshojne me shume armiqte

 

ne jeten e rendomte

 

se deshmoret ne festa, tek-tuk

 

nje permendje emri.

 

Ne bejme sikur s'e harrojme gjakun e tyre.

 

Ne jemi te kundert ne cdo gje.

 

Nga deviza jone

 

Rritemi midis kundertive.

 

Nga tehu i tyre mprehemi

 

E u qendrojme stuhive.

 

Kur ti s'do te dalesh jashte,

 

Te nxjerr forca jone

 

Prej gjiganti.

 

Fillove te biesh ere,

 

E shikon si ma ke friken?!...

 

Madje,dhe ke permjerre.

 

Ma hedhke dhe shurren perpjete!

 

Tashme dije,te shkurter e ke kete jete!

 

Po radiot, ku i fshehin mes ketyre merimangash?

 

Nga grazhdi yt flasin me Ameriken?

 

Mos fol,se ky hu qipie do te thyhet ne kurriz!

 

Pastaj do te dal jashte e te marr nje murriz,

 

Me ne fund,nese s'me bindesh,

 

Shpatullat e mia do te bej heroina

 

E,nese mbart kokefortesine trashegimtare,

 

Skuadren e pushkatareve do te therres,

 

Do te te vras pa gjyq!

 

Dhe atyre lart formalisht ua beme gjyqin,

 

Sa per sy e faqe,

 

Ta them ne mirebesim,ashiqare.

 

Ende me rri tek pragu i mosbindjes,

 

Ndaj une do te te ha me dhembe!

 

Atehere kafsha e urte

 

Iu dorezua leshimit per nji'mend

 

Dhe iku nga vath' e shtazerise,

 

Pertypi aty per aty dy fjale

 

"Me fal,qe s'e paskam ditur

 

Se njerezit me ne

 

Kane nderruar vendet

 

Ne kete vend."

 

Pas ketaj,doli perjashta

 

Nen driten e vetetimes.

 

I ngarkuari mbeti brenda botes se tij,

 

Gjersa nje dite dhe ajo

 

Ikte permes rrokullimes.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora