E merkure, 24.04.2024, 02:32 AM (GMT+1)

Kulturë

Stavri Risto: O moj Mëmë e shtrenjta Mëmë!

E enjte, 08.03.2012, 08:34 PM


Stavri Nikolla Risto

 

O moj MËMË e shtrenjta MËMË !

 

Ç'del një zë nga fundi i dheut

Që i ngjan zërit të mëmës

Kur më lindi më mbështolli

Nëpër gji fort shtrëngoi

Me ninullën diellore

Shpirtit tim e mbolli dritën

Ngjizi dashuri qiellore!

 

Një aromë trëndafili që m’shëtit thell nëpër shpirt

Dhe dy sy oh ! – aq të ëmbël !

Që , më shohin plot mallngjim

Dhe më thonë – Eja biri im i dashur !

Eja shpirti im – o bir!!

Edhe un rrëxohem shtegut tek vrapoj

Që në gji të saj të futem !

Nënën time të qafoj !

Nëpër yje tek nxiton !

 

Oh moj këngë ti hyjnorja !

Me ritmin e zëmërs nënës

Që thell shpirtin ma ngarkon

Plot me dhimbje e me mall

Plasma shtegun! - derën thyej!

Dhe ma çfaq fytyr'n e ëmbël ti të mëmës

Tek më pret n’obor të shkollës

Tek më pret n’stacion të trenit

Tek më pret në postobllok - Që,

Veç me heshtje dhe sy qielli m’dhe qortim

Oh moj ti e shtrenjta NËNË !

Qortim ky oh! – sa i ëmbël !

Që më riti zemër – butë !

 

Dhe un rend ! – oh un rend  në gjunjë i rr'xohem!

Mëm !

O moj Nënë sa shum malli

Për ty mua më ka marrë !

Dua të ti puth un duart !

Të të mblidhem mu në prehër

E ti kokën t’mledhatosh .... !

Oh moj Mëm ! - e shtrenjta MËMË !

 

Kullojn lotë nëpër zemër

Syt e mij kërkojnë ndër pyje

Edhe – ah !

Ja - tek -  është!!

Mu atje në maj të malit !

Që Nëmërçkë e ka emrin

Mua duke m’buzëqeshur

Krahëhapur duke m’pritur

Me vështrimin aq të ëmbël

Me një nur prej Shën Mërie!

Pritmë MËMË !– O shpirti im!!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora