E shtune, 12.10.2024, 08:54 PM (GMT+1)

Kulturë

Milazim Kadriu: Poetizim i shqetësimeve dhe admirimi për luftën e UÇK-së dhe heroizmin e familjes Jashari

E merkure, 07.03.2012, 08:59 PM


Poetizim i  shqetësimeve dhe admirimi për luftën e UÇK-së dhe heroizmin e familjes Jashari

 

Libri “Vijmë edhe një herë!”,grup autorësh,botoi AKEA, Prishtinë 2012

 

Nga Milazim KADRIU

 

Në vigjilje të përvjetorit të 14 të Epopesë së UÇK-së dhe në shenjë përkujtimi për luftën e zhvilluar në Prekaz më ç’ rast ra komandanti legjendar Adem Jashari dhe 20 anëtarë tjerë të kësaj familje,Asociacioni për kulturë,edukim dhe arsim,dega në Prishtinë nxori në dritë librin me ese dhe poezi  të titulluar “Vijmë edhe një herë” nga grup autorësh. Ky libër në të cilin janë të botuara 53 ese dhe poezi që i kushtohen luftës heroike të familjes Jashari në krye me komandantin legjendar të UÇK-së. Këto poezi dhe ese janë të autorëve që morën pjesë në konkursin letrar të shpallur nga AKEA në shenjë nderimi dhe përkujtimi me rastin e kësaj ngjarje të madhe të historisë sonë më të re. Ngjarje kjo që ndryshoi kahen e historisë së popullit shqiptarë. Autor të eseve dhe poezive në këtë libër janë nga të gjitha trojet shqiptare si dhe nga Turqia dhe secili nga ta  në mënyrën e vet u përpoq t’i poetizojë shqetësimet dhe admirimin e vet që ka luftën e UÇK-së dhe heroizmin familjes Jashari.

 

Ndjenja e krenarisë kombëtare, shpirti i papërkulur i njerëzve të Kosovës , qëndresa dhe rezistenca e familjes Jashari në krye me komandantin legjendar janë dominuese në frymën poetike të autorëve të këtij libri.

 

Fatmir Muja në vështrimin e tij thotë se “Marsi, ky muaj që bashkë me stinën më të bukur të jetës, na e sjell edhe kujtimin e amshueshëm për ata që guxuan të mendojnë se çdo njeri i gjallë frymon, por jo çdo njeri që frymon është i gjallë. Të gjallërohesh domethënë të jesh i pranishëm në botë edhe me jetën edhe me vdekjen tënde. E a mund të vlejë koha e humbur e atyre që frymojnë më shumë se koha e atyre që me vdekjen e vet i japin emër kohës?

 

Jasharët, njerëzit që jetuan brenda kohës sikur të gjithë të tjerët, një ditë i lanë trupat e tyre në kohën e tashme dhe me shpirtrat e tyre udhëtuan drejt të ardhmes, që e kaluara të mbetet në libra sepse, ata para se t’i lexonin librat, lexuan veten. Sot, duke shfletuar albumin e fotografive që kanë fuqinë të na flasin me gjuhën e heshtjes, ne që nuk e kemi këtë fuqi, u flasim atyre me gjuhën e fjalëve edhe pse fjalët tona nuk mund të thonë më shumë se heshtja e tyre.

 

Ndërsa në parathënien librit të shkruar nga Fitim Veliu ndër tjera thuhet se “ edhe fëmija më i vogël i familjes Jashari ishte më i fuqishëm se sa ne sot, sa të vegjël jemi ne para veprës së tyre flijimtare”. Thonë se koha i shëron plagët, por plagët tona ndoshta edhe një ditë do të shërohen, por do të mbesin gjurmët e këtyre plagëve që nuk do të harrohen, sepse Marsi sjell jo vetëm gjurmën si dëshmi, por edhe kohën si histori, e historia ri sjell kujtesën si mos harresë të veprës së përjetshme të Komandantit legjendar Adem Jashari.

 

Ndër punimet më të realizuar të këtij konkursi janë vlerësuar eseja “Vijmë edhe një herë” të autores Liridona Çeta nga Istogu, poezia po me të njëjtin titull  “vijmë edhe një herë” nga Arsim Jonuzi nga Kumanova dhe eseja “E tashmja dhe e kaluara”nga Albert Mecini nga Prishtina.



(Vota: 8 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora