E merkure, 06.11.2024, 08:50 PM (GMT)

Kulturë

Shefik Shkodra: Tash të mendojmë se çka duhet të bëjmë

E merkure, 07.03.2012, 07:58 PM


TASH TË MENDOJMË SE ÇKA DUHET TË BËJMË

 

NGA SHEFIK SHKODRA

 

I përkrah institucionet, se ashtu duhet. Ata kanë qenë e janë udhërrëfyesit e gjithë shoqërisë. Dhe dikush duhet të jetë udhërrëfyes. Edhe shoqëria e gjerë i përkrah. Qytetarët identifikohen dhe krenohen me ta. Kur njeriu pa prejudikime punon me një inat-ambicie, për ta ngritur cilësinë e një produkti e për përsosmëri të një çështje, është diçka shumë pozitive. Kjo botë është e vogël, në të cilën jetojmë edhe ne, popull me traditë, histori dhe kulturë. Krejt i kemi trashëguar, kohëve të fundit, pak të ngjizur e të transformuar. Me qindra e qindra ide, secili përpiqet të shpikë diçka në veti për një ekzistencë, tashmë krejtësisht individuale. Sigurisht, nevoja për një mbijetesë. Por çfarë mbijetese e jetese?! Kush prej tyre veç me një kore buke janë të pajtuar e të kënaqur, po qe se edhe për këtë nuk druhet apo nuk është dita me ditë në mëdyshje. Një dilemë që ngjall asociacione, me siguri të shumta në politikën globale të sotme. Disa të tjerë, pra, me një rezervë të madhe jetojnë. Duke pas parasysh se grupe të vogla jetojnë pa u frikësuar edhe prej miliona eurove pasuri...ky rreth i vogël me pak hapësirë gjeografike e atmosferike del sa ëndrra e ndonjërit për një vend që do ta gëzonin një jetë të qetë e të lumtur. Në këtë truall që rri varë si në mur, a vegël utilitare për një masë (më shumë delikuentesh e adoleshentësh të pavetëdijshëm) e për imagjinatën e tyre të pa fre. Kapitali pa djersë është i dëmshëm, si inati-mohues e denigrues që shkakton ndjenjën e pezmit te tjerët. Krejt kjo për dhjet-dymbëdhjetë vjet, nuk ka ndodhur. Është edhe nga sjellje e trashëguar.

 

* * *

Iniciativa e ndoshta edhe krejt përgatitja e kësaj marrëveshje (Kosovë – Serbi) është nga jashtë, nga aleatët tanë dhe nuk them se duhet të kundërshtohen shkurt, por, ne gjithsesi duhet t’i bindim. Është çështje tjetër çka mendon dikush në mese tona, po ‘1244 në fusnotë’ është shpjegimi më i mirë se, ky vend nuk ka status tjetër. Dhe ky është ajo që duhet të respektohet zyrtarisht nga kushdo tjetër jashtë. Pra, është sqarimi i kontekstit të rrjedhës juridike të një vendi si në këtë rast Kosova, që të jetë më i qartë e më i kuptueshëm. Ndërsa, mendimi i GJND-ës nuk përjashton mundësinë, që ky vend të jetë i pavarur kurdoherë. Po, tash për tash, nëse nuk duhet të përmendet zyrtarisht Republika, atëherë pranohet statusi i mëparshëm (1244 i KB). Ndoshta, fati në fatkeqësi, që kjo fusnotë nuk është aprovuar nga Parlamenti i Kosovës. Mbetet e pranuar nga grupe të asaj e kësaj ane. Dhe vërtet, është e mundur në të ardhmen më lehtë të njihet (pranohet) Kosova prej Serbisë, ose të nënkuptohet pranimi i saj heshtazi, por pa ndonjë efekt pozitiv deri në zyrtarizim. Krejt këto që them janë hamendje pasi që do të duhej të jemi më transparent kur është fjala për këto çështje.

 

Është dashur një bashkëpunim, sepse, shqiptarët mund të bëjnë më shumë. Deri më tash nuk shihet ndonjë diplomaci e hollë prej nesh, e kundruall të gjitha këtyre problemeve në tavolina me të tjerët. Nuk e di se nga vjen kjo nguti në momentin e fundit, veç e di dhe kam dëgjuar se, Anglia, Gjermania, Franca e ndoshta edhe të tjerat, publikisht nuk kanë qenë për këtë kthim. Pastaj, krejt për një herë diplomatët vijnë dhe na lavdërojnë për kompromisin që është bërë në mes Kosovës dhe Serbisë, si diçka shumë efektive. Vijnë dhe i reklamojnë gjërat që nuk do të duhej të përmendeshin më dhe vetë i kanë braktisur ka kohë.

 

* * *

Të mendojmë së çka duhet të bëjmë më tutje. Jo vetëm të përshkruhen gjatat.

Mendoj që Parlamenti i Kosovës nuk është i pjekur për shumë çështje. Janë deputet (një pjesë) fillestarë, të pa pajisur me kulturë të përgjithshme, të pa kulturë politike, shumë cinikë disa prej tyre në këtë mandat, për të mos thënë arrogantë. Nuk dinë se fjala e fundit nuk thuhet e parë. Vetëm sa për të bërë zhurmë se jam aty. Nuk ka nevojë oponentit që t’ia kalojë kritikat dhe të sharat, kjo s’është e domosdoshme. Dhe me të shara nuk ka arritje të nivelit e qëllimit politik. Nuk fshihen gabimet me kundërshti e me zënie fjalësh, kuptohet, atëherë kur nuk do të çonte peshë rasti nuk bahet zhurmë. Këtu shihet se, dikush nuk ka as më të voglën aftësi për një politikë që do të na sillte diç të re. Në politikën tonë, më mirë do të thosha, në gjysëm politikën tonë, nuk shkon huq veç për mosdije, ka edhe të tillë (të shumtë) që rrinë në maje të gishtërinjve vetëm që të arrijnë në ‘fron’. Dhe jam i bindur së disa mezi presin për skandale, dhe jo se do të ishin të shqetësuar për dëmet që po i ndodhin ose mund t’i ndodhin këtij vendi dhe popullit të  tij, por që të bëhen gati për një ardhje në pushtet. Nuk pranohet thënia, se, jemi ekuivalent Kosova me Serbinë në marrëveshje. Dhe, nuk do të duhej që të pranojmë barazimin, po në këtë rast edhe nuk jemi të barazuar.

Kam vërejtur çdo kund, duke filluar prej qeveritarëve lokalë e deri në instancat e larta të hierarkisë së shtetit, nuk janë zgjedh këshilltarë të duhur. Shumë prej tyre janë vetëm dekor e vetëm për një pagë mujore. Këshilltarët do të duhej të ishin më të aftë në çdo pikëpamje se vetë zyrtarët e emëruar të institucioneve.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora