E marte, 08.10.2024, 06:46 PM (GMT+1)

Kulturë

Kristaq Turtulli: Nënës sime

E diele, 11.03.2012, 03:44 PM


KRISTAQ TURTULLI

 

NËNËS SIME

 

 

Kur trishtimi ndeh petkun e hirtë,

 

Malli, lodhja, stresi, mundimi pikojnë

 

djersë të plumbtë në qerpikë.

 

 

 

Mbështetur në dy brigje të thikta përvëluese.

 

Fjalë qetësuese kërkoj, lehtësuese,

 

Në cep të një bote, fare pranë akullnajave

 

Ku indianët lëkurëkuq kërcejnë vallen e hijeve, të shpirtrave.

 

Dhe erërat polare pikturojnë në fytyrë hieroglifë.

 

 

 

Kokë rënduar vë bërrylat në shtegun e përçapjeve.

 

Nxjerr prej gjoksit thellë një pëshpërimë të rëndë.

 

Dhe më pas fjalën e shenjtë: ‘Eh NËNË!’

 

 

 

Ajri u bë i lehtë, lëvizi në shinat e ndjenjave,

 

Udhë morri në hapësirë,

 

Gjithçka nisi të bëhet e portokalltë.

 

Pa u ndierë, me shumë dëshirë,

 

U zbut, u bë e pambuktë çdo barrierë dhe largesë.

 

Dhe ja!

 

E ëmbla e papërsëritshmja,

 

E vogla, flokëbardha,

 

Madhështorja e imja

 

NËNA,

 

Më del përpara.

 

Edhe pse ka më se njëzet vjet që nuk është mes të gjallëve...

 

 

 

Në vështrimin e saj mbledhur janë të gjitha dëlirësitë.

 

Lehtë më prek, butë,

 

Dridhen si gjethe në vjeshtë.

 

Muskujt, venat e gjakut qetohen, rrëketë në trup sërish gjejnë udhë.

 

E, ç’është një pranverë, a verë!

 

Zgjatet si fashë drite,

 

Si diell i ngrohtë dhe më puth në sytë.

 

Bir, a ke të ftohtë?

 

Mërgimi nuk është i lehtë,

 

Një torbë me halle.

 

Por anija jonë velë bardhë,

 

Është mësuar të lundrojë në det të egër me dallgë.

 

Luaj kryet si fëmijë.

 

Mirëdashja  e nënës është jetë.

 

Sytë mbyll i qetë.

 

 

 

Ikën NËNA, u bë re si më parë...

 

Duke lënë pas një bulëz puthjeje,

 

E një puhizë të lehtë,

 

Për të ardhur prapë...

 

 

 

Pulëbardha u bënë avujt në kujtesë.

 

E di e ëmbla ime,

 

E lashtë është dashuria jote.

 

Ndoshta je fllad, puhizë.

 

Erë,

 

Shpresë.

 

Legjendë.

 

Gjithësi.

 

Pjesë e rëndësishme e jetës sime je ti.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora