Kulturë
Tre poezi nga Xhevahir Cirongu
E diele, 11.03.2012, 03:33 PM
Tre poezi nga Xhevahir Cirongu
(Po dërgoj, veç urimit të 78-vjetorit të Asllan Ademit, edhe urimin e katër vjetorit të Pavarsisë së Kosovës martire.)
Asllan Ademit- Prishtinë
Vrapojnë vitet tek viti 78-të
Me qindra urime, kaltërsi deti,
Petalet e viteve do rrinë
Aty për jetë
Pranverë zemre, Asllani do ketë.
Ai burrë me thinja i heshtur vështron
Vitet në krahëor të fshehura i rrinë,
Urimi i fjalëve në përvjetor pavarsie
Kosovës e Asllanit i shkojnë në Prishtinë.
Buqeta e luleve Mimoza
Në shpirt do çelin përherë,
Le të jetë dhe vargu im
I përjetshëm për vitin 78-të.
Durrës,25/02/2012.
Për ty dashuri
Në sytë e t’u – gjithësia
Në gjoksin tënd – ngrohtësia,
Në ballin tënd - bukuria
Zemrat na i bashkoi – dashuria.
Qyqet
Kur vjen pranvera - qyqet këndojnë
Kur vjen vjeshta – qyqet vajtojnë,
Motër pa vëlla – qyqet ku shkojnë?
Në një degë lisi – rrinë e vështrojnë
Në një degë thane – lotët u vërshojnë
Pa më thoni: ku qyqet shtegëtojnë!.....
Durrës,24/02/2012