E shtune, 13.07.2024, 07:02 AM (GMT+1)

Kulturë

Polifonia shqiptare po deformohet dhe po harrohet nga politika

E diele, 11.03.2012, 02:13 PM


Sympoziumi Shkenor/ Flasin Prof, dr. Afërdita  Onuzi. Prof Dr. Bardhosh Gacce, Prof. Dr, Ramazan Bogdani

 

Nga Albert ZHOLI

 

Para disa ditësh në teatrin “Metropol” u zhvillua Simpoziumi shkencor “Polifonia shqiptare dhe vlerat e saj”. Në këtë Sympozuin merrni ojesë, Akademikë, Profesorë të kësaj fushe, studiues, shkrimtarë, etj…Hulumtimi historik, zhvillimi, ruajtja nga huazimet, përkrahja e talenteve të reja, gjetjet në qëmtimin krahinor dhe mbarëshqiptar, si dhe financimi për festivalet, konkurrimet, anketimet per ruajtjen dhe ecurinë e polifonisë shqiptare, të kësaj vlere të pamatë dhe unike të gjeniut popull, është jo vetëm një gjest fisnik, por në radhë të parë një gjest me karakter thellësisht kombëtar. Kush merr përsipër një mision të tillë, nuk sjell një risi, por përjetëson një amanet popullor të përcjellë në shekuj e që mbetet përherë aktual. Dhe ky mision kërkon jo vetëm guxim, kurajë, fantazi, përkushtim, punë sistematike, por edhe talent, shumë punë e edhe më shumë ndërgjegjësim kombëtar. Këtë amanet dëshiron të përcjellë ky Sympozium Shkencor për polifoninë dhe  libri Yzeir Llanajt “Polifonia Shqiptare. Ky Simpoium ishte një thirrje për politikën shqiptare në emër të, poetëve, këngëtarëve të polifonisë: Ruajeni këtë thesar, këtë këngë magji. Ajo është pjesa më e bukur e trungut, e identitetit shqiptar në shekuj, veçantia e kombit tonë.

 

Prof, dr. Afërdita  Onuzi

 

Vlerat e këngës polifonike nuk qëndrojnë vetëm në harmoninë e jashtëzakonshme, gati qiellore të zërave të marrësit, të kthyesit dhe të atyre që mbajnë ison. Kënga polifonike shërben edhe si një burim i rëndësishëm për dokumentin e jetës shoqërore, ekonomike e historike të banorëve që e kanë praktikuar këtë këngë. Specifika e kësaj mënyre të kënduari lidhet edhe me formën e krijimit të saj. Kur mblidheshin burrat nën hijen e rrapit (që zakonisht ndodhej në qendër të fshatit), ose në tubime të tjera, apo nëpër oda dasmash, gëzimesh si dhe në festa motmoti, ishte e pamundur të mos ia merrnin këngës. Nganjëherë fillonin si bejte midis dy personash apo dy grupe njerëzish, ku secili përpiqej të demonstronte mençurinë e tij. Papritmas ia merrnin këngës, tashmë për të treguar edhe aftësitë si këngëtarë.

 

Në mënyrë edhe më të veçantë spikatnin këto aftësi në raste dasmash apo gëzimesh të tjera familjare, ku herë këndoheshin këngë dashurie apo humoristike, e sidomos ato të trimërisë. Varësisht nga subjekti dhe lloji i këngës, dridhej zëri e ndryshonte mimika e këngëtarëve, madje dhe mënyra e qëndrimit. Përveç mënyrës origjinale të të kënduarit dhe vlerave të tjera artistike që përmbajnë këto këngë (me vlerësimin e të cilave merren studiues më të përgatitur se unë), për ne studiuesit e trashëgimisë kulturore, por edhe për historianët, tekstet e këtyre këngëve përbëjnë një burim të rëndësishëm për të marrë informacione lidhur me mënyrën e jetesës së përditshme, veçanërisht për elementë të ndryshëm të kulturës materiale dhe asaj shpirtërore. Po ashtu, krejt natyrshëm, nëpërmjet vargjeve të njërës apo tjetrës këngë, mësojmë për zakone të ndryshme të jetës familjare, për ato të dasmës (mbi krye të saj, një qyrek u thye) e të lindjes, për mikpritjen tradicionale, për dollitë dhe rregullat e tjera, për ritualet e kryera në raste vdekjesh, për ngjarje e luftime të ndryshme, për jetën ekonomike dhe orientimin tregtar të krahinës. Veçanërisht konsiderohen me vlerë të veçantë informacionet lidhur me veshjet e përdorura në fshatrat dhe krahinat ku është kënduar kënga polifonike, për shkak se në këtë hapësirë veshjet popullore kanë dalë më herët nga përdorimi, krahasuar me zonat e tjera rurale të Shqipërisë.Kjo është arsyeja që ne etnografët i vlerësojmë këto informacione dhe i kushtojmë vëmendje të veçantë teksteve që sjellin këngët e ndryshme. Koha kur ne u njohëm me veshjet që ende vazhdonin të qarkullonin, na i sjell gratë të veshura me tumane. Por në tekste këngësh të krijuara më herët, ato paraqiten me këmisha të gjata, apo me fustane të qëndisur, në kokë mbajnë mandile të verdhë etj. Në • to, herë flitet për personazhe të veshur me kostume fshatare, e herë qytetare. Kështu, përmenden si pjesë veshjesh për gra linjat e gjata, të "rrahura" në tezgjah, futat e bardha, shamitë e verdha, bruçat, lëkurçet, etj...

 

 

Prof. Dr Ramazan Bogdani

 

S'ka këngë më të bukur se polifonia shqiptare

 

Kam kontribuar vazhdimisht me valle në festivalet folklorike kombëtare të Gjirokastrës. Por them se ata janë të vetmit në botë për folklorin. Nuk kanë të dytë. Unë në këta festivale kam qenë paraprakisht, sepse Ministria dhe Instituti më dërgonin për të parë repertoret koreografike të valleve folklorike para se të vinin t'i shikonin juri të ndryshme, dhe unë isha gjithmonë nëpër juri dhe kryetar jurie. Për këtë unë punoja paraprakisht. Kam arritur t'i kaloj të gjitha vallet shqiptare nëpërmjet këmbëve të mia. I kërceja vetë dhe jepja pastaj mendimin. Kam drejtuar dhe valle të kënduara labcce. S'ka këngë më të bukur se polifonia shqiptare. Ajo është kënga e zotit, është kënga magjike që dinë ta këndojnë vetëm shqiptarët. Ajo këngë çudit këdo spektator në çdo pjesë të globit. Thuamë kush e ka dëgjuar dhe nuk ka shtangur. Emrin e saj e ka vulosur populli, e ka vulosur koha. Ajo quhet Polifoni e jo ndryshe.

 

 

Prof.Dr. BARDHOSH GAÇE

 

POLIFONIA SHQIPTARE NUK ËSHTË ISO-POLIFONI

 

Një ndër debatet më të rëndësishëm të kësaj kohe për kulturën shqiptare është ai mbi polifoninë shqiptare. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, para disa vjetësh, në kuadrin e mbrojtjes e të trashëgimisë së folkut shqiptar, si edhe të vlerave që duhet të përfaqësonte kombi shqiptar në UNESKO, u bë pjesë e këtij projekti (por edhe të debatit). Këtë projekt e kishin nisur me UNESKO-n dy studiues të njohur, Agron Xhangolli e Afërdita Onuzi, por e plotësuan më vonë Beniamin Kruta e Spiro Shituni. Ata e studiuan polifoninë dhe vunë në pah shumë këngë nga zona të ndryshme të Labërisë, që dhe pse këndonin afërsisht njëlloj, kishin ndryshime nga fshati në fshat apo më tej. Por jo vetëm shqiptarët... Të interesuar për polifoninë kanë qenë dhe janë shumë të huaj që mbesin të mahnitur kur e dëgjojnë. Një ndër më të interesuarit ka qenë anglezi Aleksandër Thenton. Ishte ky studiues i cili, për t'ia bërë më të afërt polifoninë shqip- tare UNESKO-s dhe për ta vënë në mbrojtje të saj, bëri filmin dokumentar "Polifonia shqiptare", i cili mori çmimin e parë nga fondacioni "Tursian" në Gjermani më 1990. Më pas u krijua një grup studiuesish dhe u vunë në pah të gjitha stilet e polifonisë. Projektin e bëri Spiro Shituni, i cili i grumbulloi të gjitha stilet, e më vonë të gjitha këto u dërguan në UNESKO. Në vitet 1994- 1995, UNESKO kërkoi që të prezantohej kjo kulturë. Specialistët e saj vunë disa kushte për ta marrë në konsideratë: një festival apo një takim (ky u zvarrit ca sepse ndërkohë u organizua Festi­val i Gjirokastrës). Gjithsesi, duhet theksuar se që me simpoziumin e parë për polifoninë shqiptare, i cili u mbajt më 1988, u vunë themelet që polifonia jonë të studiohej, të rregjistrohej në terren, të arkivohej dhe të studiohej, duke përsosur kësisoj përpjekjet për ta shpallur vlerë të rrallë të trashëgimisë kulturore botërore.

 

- Çfarë kronikash janë gjetur, ruajtur dhe përcjellë në këtë drejtim?

 

Për këtë ka mjaft kronika që nga shekulli i dytë, i nëntë, i I pesëmbëdhjetë që flasin për ekzistencën e polifonisë në Epir, I Çamëri e Labëri (por ajo shtrihet deri në Toskëri). Nga studimet I e mëvonshme është parë se kjo këngë shtrihet edhe në vise të tjera fqinje, si variante të polifonisë që lëvrohet edhe në popuj të tjerë. Por më shumë këngën polifoniko e ruajnë viset shqiptare, pra edhe Kosova dhe trevat shqiptare të Maqedonisë. Studimet e sotme kanë treguar se kjo këngë ka shkuar deri në Korsikë, ku ka shqiptarë të emigruar me shekuj. Në Korsikë pohojnë se "nuk është e jona kjo muzikë", por e mbajnë si diçka të lashtë të ardhur nga Mesdheu. Dhe megjithëse aktualisht shumë pak banorë të Korsikës janë me origjinë shqiptare, e ruajnë polifoninë shqiptare si një gjë të rrallë, si një jehonë mali. Polifonia e tyre dhe e disa vendeve të tjera, ruan elementët e vajtimit, dhimbjes, tragjedisë. Shumë debate kanë bërë studiuesit për polifonirfë. Polifo- nia shqiptare e ka prej kohësh këtë emërtim, por Ministria e Kulturës, duke i vënë një bisht përpara: iso-polifonia, na u shfaq për herë të parë, pa e marrë vesh as studiuesit e as dijetarët, me një tabelë që u vendos gjatë një takimi në Vlorë, që u quajt "Takimi i iso-polifonisë". Kjo është bërë në vitin 2005. Ky emërtim nga Ministria e Kulturës e asaj kohe (Arta Dade ishte ministre) pati kundërshtime të mëdha. Iso është elementi i fundit i polifonisë, ajo çka populli e quan "mbajtës apo mbushës". Fillimisht janë marrësi, kthyesi, hedhësi dhe pastaj isoja. Shqipë- ria ka fatin më të madh që ka një pasuri me kaq vlerë si polifo- nia, e cila mund të konkurrojë në çdo vend të Europës. Unë kam qenë në Stamboll, Selanik, Athinë, Lion, Itali etj. me asamble'të ndryshëm, dhe si polifonia shqiptare nuk ka. Polifonia shqiptare është si një relikë e veçantë, me një natyrë e veçantë interpretimi.

 

- A ka tendenca për ta gjymtuar polifoninë?

 

Po. Përhapja e turbo-folkut po e shkatërron polifoninë; shartimet që bëhen me të, duke marrë tekstet e duke i bastarduar po shkatërrojnë strukturën e polifonisë. Tani mund të gjesh këngë me vetëm një iso dhe një marrës. Pra, po shkatërrohet vetë bota poetike e polifonisë shqiptare. Kjo ndodh se turbo-folku po i shfrytëzori në mënyrë tjetërsuese vargjet dhe strukturën e poli- fonisë. Është detyrë e Ministrisë, e studiuesve të tjerë dhe e shoqatave kulturore që të merren me ruajtjen e vlerave të saj të vyera. Unë e quaj një kontribut të veçantë që në Vlorë e në Bylis zhvillohen dy festivale të polifonisë, ku shoqatat mundohen, ndryshe nga shteti, ta ruajnë këtë traditë. Këto shoqata, sot, janë ato që e mbajnë këtë polifoni, e ruajnë dhe e zhvillojnë. Kurse shteti shqiptar, në veçanti Ministria e Kulturës, megjithëse mori meritat për këtë vlerë të çmuar nga UNESKO, që e shpalli vlerë kulturore për njerëzimin, nuk po e mbron si duhet...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora