E shtune, 05.10.2024, 01:43 PM (GMT+1)

Kulturë

Xhavit Gasa: E morën engjëjt

E diele, 11.03.2012, 03:52 PM


Xhavit Gasa

 

E MORËN ENGJËJT

 

Tregim

 

Nëna erdhi në shtëpi aty afër kohë së drekës. Shtroj shpejt një dyshek të vjetër me kashtë, në mes të dhomës dhe vendosi vajzën 3 vjeçare që e solli nga spitali. E mbuloj me një jorgan, ndërsa fytyrën ja mbuloj me një shami të hollë. Mos e zgjoni, ju tha fëmijëve të tjerë, se e ka zënë gjumi. Pastaj filloj të fshinte shtëpinë, të sistemonte nëpër vendet e veta ato pak gjëra që ishin hallakatur nëpër shtëpi gjatë kohës që ajo kishte qenë në spital me vajzën e sajë që ishte djegur aksidentalisht me ujë të nxehtë dhe kishte ndruar jetë në spital. Nëna kishte qënduar tërë natën në spital atë natë me vajzën e vdekur, e vetme pa asnjë të afërm të sajë, vetëm disa gra nga fshatra të tjera, të cilat i kishin qëndruar pranë, tërë natën. Njëra nga gratë i kishte dhënë të pinte disa cigare duhan, për të kaluar mëzinë, megjthëse nëna nuk e pinte duhanin, atë natë duhani ishte bërë miku më i mirë i sajë. Baba nuk ishte në shtëpi, ai punonte në mal, punonte në prerje dhe tranport drushë. Fshatarët kishin frikë të vinin sepse kjo familje ishte cilësuar kulak. Pasi sistemoj shtëpinë nëna mori bulirën e ujit dhe shkoj të mbushte ujë, përsëri i porositi fëmijët mos e zgjoni vajzën se po flen gjumë. Dërgoj fjalë te dajat se çfar i ishte ndodhur me një djalë të lagjes, të cilin e kishte rritur vetë, dhe kishte besim se ishte djalë i zgjuar dhe nuk fliste lart e poshtë. Pas rreth dy orësh erdhën një rrjesht me gra të dajave, megjithëse ishte munduar dikush ti ndalonte ato të vendosura i kishin thënë se na ka vdekur mbesa, dhe nuk mund të ndalojë askush. Nënës ju çelën sytë, kur i pa, sikur ju ngjall vajza. Natën erdhën edhe gratë dhe burrat e fisit tonë, erdhën dhe dajat. Të nesërmen sipas zakonit e nxorën trupin e vajzës në oborr dhe e rrethuar vetëm nga gratë e dajave dhe të fisit filluan ta qanin. Aty nga dreka erdhe edhe hoxha, të cilit e dolën përpara komunistët dhe këshilltarët për ta ndaluar, por ai nuk u ndal unë po bëj detyrën e zotit tha hoxha, zotin nuk mund ta ndalojë askush. Baba, dajat dhe xhaxhallarët qëndronin brënda shtëpisë. Pasi ju bënë ritet fetare, kufomën e nisën për në varreza të shoqëruar vetëm nga dajat xhaxhallarët dhe djali që kishte dërguar nëna te dajat për ti njoftuar vdekjen e vajzës. Fëmijët pyetën nënën ku shkoj motra, do të vjë ju tha nëna, do të vijë mos u mërzitni. Pas kësajë ngjarje tragjike, që nëna e kaloj e vetme, sepse me përjashtim të të afërmve që vinin natën dhe inknin natën askush nuk vinte në shtëpinë tonë, pasi nuk i lejonte nëna parti megjithë se thonte se partia e ka dorën e ngrohtë, nëna filloj të pinte më shpesh duhanin, e pinte fshehurazi babës, sepse i vinte turp ta pinte para burrit. Pas rreth një muaj, baba i dha kutinë e duhanit nënës dhe i tha ndize një cigare. Nëna u befasua, mos vallë e kishte diktuar dhe po e provokonte? Ndize....ndize e kam seriozisht i tha baba, unë e di që ti e pi duhanin. Mbrëmë kam parë nënën tënde në ëndërr dhe më kërkoj besën që bijës sime do ti lejoshë të pijë duhanin, ajo e pi fshehuarzi nga mërzia, dhe unë ja dhashë besën, prandaj që sot e sa të jemi gjallë, kafen dhe duhanin do ti pijmë bashkë. O nënë e pyetën një ditë pësëri fëmijët, kur do të kthehet motra, ajo nuk po vjen. Atë e kanë marrë ëngjëjt tha nëna. Dhe ashtu ishte, ajo ngeli ëngjëll në përjetësi, ndoshta po të jetonte midis nesh, do të ishte edhe ajo nënë e mirë, siç janë të gjitha nënat......



(Vota: 11 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora