E merkure, 09.10.2024, 01:01 AM (GMT+1)

Kulturë

Niko Kacalidha: Apokalips

E hene, 12.03.2012, 07:53 PM


Niko Kacalidha

 

Apokalips

 

Ditën e parë me një grusht balte magjike

krijoi duart. I shtrëngoi me të tijat

dhe u bind që s’ia mernin.

 

Ditën e dytë me një gurrstrëralli krijoi

sytë. U afrua ti shihte. “Të miat,

tha, janë më trasparente”.

 

Ditën e tretë i fryu në gojë me një gjethe.

Dhe doli zëri me një “Oi…oi..”

 

Ditën e katërt me një copë argjili krijoi

zemrën. E kurdisi me të tijën dhe

provoi rahjet.Dhe tha : ‘’ s’më arijnë’’.

 

Ditën e pestë krijoi muskujt. I shtypi

muskujt e lodrës, të mos qenë më të

fryra  se ato të tijat.

 

Ditën e gjashtë krijoi gjakun, i tmeruar

pa lodrën që vrapoi me magjinë e rendjes

   dhe e ndoqi të bukurin pas drurëve të

   parajsës për ti kujtuar apokalipsin.

 

Ditën e shtatë, ua la poetëve ta bënin botën

   nga e para.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora