E marte, 10.12.2024, 05:11 AM (GMT)

Kulturë

Xhemaledin Salihu: Edhe Bibliotekat e Luginës së Preshevës kanë nevojë për botimet e reja…

E hene, 19.03.2012, 07:59 PM


Në vazhdën e iniciativave për tekstet mësimore

 

Edhe Bibliotekat e Luginës së Preshevës kanë nevojë për botimet e reja  të Shtëpive botuese të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, në gjuhën shqipe

 

Shkruan: Xhemaledin Salihu

 

I falëmnderojmë Shtepitë botuese në Shqipëri që po kujdesen edhe për nxënësit e shkollave të Luginës së Preshevës dhe po sigurojnë tekste mësimore. Ky aksion ka peshë dhe vlerë të madhe pedagogjike, mësimore, edukative, por edhe atdhetare. Aksioni duhet të përfshijë nxënësit e shkollës fillore që nga klasa e parë dhe nxënësit e shkollave të mesme, gjimnazin dhe shkollën e mesme teknike. Jam i bindur se edhe nxënësit do të jenë të kënaqur dhe nga këto tekste do të mësojnë shumë njohuri dhe dituri, si dhe do të mësojnë nocione, emërtime shqip, për të cilët ndoshta nuk i kanë në tekstet e përkthyera në gjuhën shqipe nga serbishtja. Kuptohet përkthimi nuk zëvendëson tekstin origjinal dhe të shkruar nga autorë shqiptarë.

Vitin e kaluar Komisioni Zonal i Luginës së Preshevës dhe Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë organizoi Tribunën shkencore në temën : "Studimi i mundësive të përafrimit deri në unifikim të programeve dhe teksteve mësimore për shkollat shqipe në të gjitha trojet shiqptare" Iniciativën për këtë unifikim e mori Instituti i Integrimeve të Kulturës Shqiptare në Tiranë, i cili organizoi lidhur me temën edhe Konferencën mbarëkombëtare në Tiranë, ku nga Lugina e Preshevës me punime shkencore në këtë temë morën pjesë 6 studiues.Edhe Tribuna, por edhe Konferenca u pritën shumë mirë nga opinioni dhe hasën në përkrahje nga Ministria e Arsimit të Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, ndërsa në Luginë të Preshevës nuk hasi në mirëkuptim të plotë.

Para disa viteve Shtepitë botuese të Shqipërisë  ndërmorën një aksion me vlerë dhe me rëndësi lirisht të themi kombëtare, mblodhën dhe i dhanë nga një kontigjent librash, kuptohet botime të veta, diku afro 5.000 libra, për secilën Bibliotekë të Prishtinës, Gjakovës, Pejës, Ferizajit, Gjilanit, Mitrovicës, Prizrenit, Tetoves, Ulqinit, por nuk e panë të arsyeshme ta ndihmojnë edhe Preshevën. Këtij aksioni i priu Shtëpia botuese “Toena” Tiranë.

Biblioteka e Preshevës u interesua për këtë aksion dhe ndërmori hapat e parë, bisedoi me drejtorin e Shtëpisë botuese “Toena”, atëherë edhe kryetar i Lidhjes së Botuesve Shqiptarë dhe me Z. Nazmi Rrahmanin, kryetar i Lidhjes së Botuesve Shqiptarë në Kosovë. Të dy e përkrahën iniciativën, bile drejtori i “Toenës” propozoi planin konkret të ndihmës me libra të Bibliotekës së Preshevës. Kështu, pos të tjerave, u propozua që në Preshevë të organizohet Panairi i librit, pas mbajtjes së Panairit të Librit në Gjilan, shkaku I harxhimeve më të vogla, aty të marrin pjesë shumica e Shtëpive botuese të Shqipërisë, Kosovës dhe në fund të Panairit librat e pa shitura të mbeten falas për Bibliotekën e Preshevës.

Mirepo, kjo iniciativë me vlerë dhe me peshë të madhe nuk hasi në mirëkuptim të përgjegjësve të atëhershëm të kulturës dhe iniciativa dështoi : nuk u mbajtë as Panairi i librit, por edhe Biblioteka nuk u furnizua me botime të reja librash.

Viteve të fundit Biblioteka “Mehmet Jusufi” në Preshevë shumë ngec në sigurimin e botimeve të reja në fondin e saj, përshka të mjeteve të vogla financiare.

Para njëzet e sa vite, Biblioteka e Preshevës kishte një marrëveshje, me të cilën i merrte të gjitha botimet që botoheshin në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, kuptohet në gjuhën shqipe dhe në fondin e saj kishte çdo botim, çdo titull të botuar, përçka mburrej në rajon. Kjo marrëveshje u ndërpre në vitin 1989 dhe që nga ky vit çalon furnizimi i Bibliotekës me tituj të rinj. Kështu Bibliotekës i mungojnë shumë libra të reja në fondin e saj, hiç librat që botohen nga autorë të Luginës së Preshevës dhe libra që blehen nga mjete buxhetore që nuk janë mjete të mëdha dhe nuk i plotësojnë nevojat dhe kërkesat e Bibliotekës dhe lexuesve të saj. Kuptohet, sigurohen mjetet për rrogat e punonjësve bibliotekarë, por ndahen pak mjete për libra nga buxheti komunal.

Duke i pasë parasysh gjendjen e varfër të Bibliotekës në Preshevë, por edhe në Bujanoc dhe Medvegjë me tituj dhe libra të reja, apelojmë tek botuesit shqiptarë që ta kenë parasysh edhe furnizimin e këtyre bibliotekave me libra të reja apo të gjejnë modele, forma ndihmëse për ta ndihmuar edhe lexuesin e bibliotekave në Luginë të Preshevës.

Në këtë aksion mund të bëjnë shumë dhe me vlerë do t’i shte edhe ndihma e Ministrisë së Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Ministri Haxhinasto, ambasadori i Shqipërisë në Beograd, Z. Sh. Çaushi dhe Ministria e Kultures dhe Arsimit e Shqipërisë.

Pa një ndihmë të mirëfilltë nga subjektet e përmendura, fondet e bibliotekave në Luginë të Preshevës gjithnjë do të varfërohen dhe do të mbeten vetëm botimet e vjetra, për të cilat interesim nuk do të ketë aq shumë si dhe do të varfërohet pasuria e nxëniesë dhe leximit të botimeve të reja.

Pra, apelojmë tek subjektet e përmendura që ta ndihmojnë Luginën e Preshevës edhe në këtë drejtim, sepse mjetet e ndara nga buxheti i komunave janë të pakta.

 

/Autori është kryetar i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtarti Kulturore me seli në Preshevë dhe punonjës i vjetër kulturor dhe bibliotekar/



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora