E marte, 10.12.2024, 12:19 PM (GMT)

Kulturë

Dragua Shehu: Albert Zholi, “Kush e vrau dashurinë?!”

E merkure, 21.03.2012, 06:04 PM


Z. Albert Zholi, “Kush e vrau dashurinë?!” Roman

 

Mbresa mbi personazhet e romanit

 

Nga Dragua Shehu

 

Kanë kaluar disa muaj, që ka dalë nga shtypi dhe është në qarkullim romani i bukur i shkrimtarit dhe publicistit, të njohur për lexuesin, Albert Zholi “Kush e vrau dashurinë”, dhe përshtypja e jehona për të është e madhe.

 

Në dukje të parë nga titulli dhe nga kopertina, lexuesi krijon përshtypjen se është një roman për moshat e reja dhe që trajton çështje aktuale të kohës.

 

Dhe unë mendova e thashë me vete:

 

- Ndofta s’më takon mua, as për vetë moshën e madhe ta lexoj, pale dhe të jap impresionet për të.

 

Në të gjitha veprimtaritë krijuese, artistike dhe publicistike të Albert Zholit, spikat nga fillimi në fund të çdo vepre, ku del në pah faktori njeri në tërë kompleksitetin etj. Ajo që bashkon e lidh tërë krijimtarinë, jo vetëm këtu, por në tërë shkrimet dhe librat e tjerë është dashuria për Shqipërinë, për Atdheun, e këtë dashuri e paraqit me forma dhe në kohë të ndryshme, portretin e shqiptarit në shekuj, trimëritë dhe bëmat e tij në Shqipëri dhe kudo në mërgim. Por nuk ndalet këtu, në këto shkrime evidenton plagët kanceroze të shoqërisë sonë, që lindin tani dhe dikur kanë ekzistuar, të kultivuara dhe nga izolimi, lufta e klasave, depersonalizimi i njeriut, niveli ekonomik, prapambetja e jetesës në disa fshatra të thella etj., por dhe shkaqet e reja të lindura e të kultivuara tek ne si korrupsioni, prostitucioni, droga, gjakmarrja, vetëgjyqësia, disniveli i jetesës dhe polarizimi i tejskajshëm i shoqërisë e shumë e shumë të tjera, futën në masë, në vendin tonë dukuri që nuk i kishim problem më parë.

 

Pra, autori evidenton por njëkohësisht jep rrugët për të dalën nga këto probleme dhe për t’u integruar plotësisht me të gjitha parametrat njerëzore Evropiane në BE.

 

Romani ka në qendër të tij Sinan Drinin, bashkëshorten Florikën, tre djemtë, motrën, nuset, mbesat etj. Autori ka ditur të gërshetoi dhe të ndërtoi, harmonin mes brezave në familje dhe në shoqëri Sinani, që përbën dhe boshtin e romanit me ndershmërinë dhe edukatën e tij, krijoi një familje normale dhe të qetë, deri në dalje në jetë të fëmijëve.

 

Jeta e gjatë e çiftit Drini, përballimi me sukses i sfidave të Luftës Nacionalçlirimtare dhe peripecitë në jetë, tregohen bukur nga autori. Ka “qëndisur”, me mjeshtëri dy letrat prekëse, po me kuptim të kundërt, që nëna e tij ia dërgonte Sinanit kur ky ishte partizan, në njërën i thoshte: “Se Florika nuk jeton më” dhe në tjetrën po aq prekëse por të gëzuar që thotë se: “Florika tënde e dashur, o bir jeton...”

 

Por jeta ndonëse është e shkurtër, në të mund të ndodhin shumë gjëra, disa dhe të papërballueshme për moshën e tyre. I ndershmi është i ndershëm në çdo sistem. Të mos harrojmë se, e tregoi veten si komunistë në çdo kohë. Bukur e ndërton autori dialogun e Sinanit me Skënderin, njeri i korruptuar që mendon se ryshfeti mund të korruptoj çdo njeri... Sinani jo se s’kish nevojë për para, por s’mund të shkelte mbi idealet dhe ndershmërinë e tij.

 

Dhe pse në demokraci nuk duhet të ketë “Luftë partiake”, shoqëria jonë u nda në të djathtë dhe të majtë, me demokratë dhe ish-komunistë, që në disa raste bëhet e padurueshme. Kur Sinani takoi një ish-komshiun e vet, i përndjekur politik e që kish bërë 20-vjet burg i tha: Ti Sinan ke qenë komunist i ndershëm, ashtu si dhe Florika, po dhe të tjerë ka pasur si ju... “Hajde tha Ramazan Gjashta, të pimë kafe, ne nuk ngatërrohemi bashkë në politikë, unë kam vuajtur në burgje të diktaturës, por tani disa punë nuk po bëhen mirë dhe unë po zhgënjehem nga kjo demokraci...”

 

Autori është i vërtetë na jep personazhe të sakta siç dhe kanë qenë. I tipizuar është “shoku Astrit” pehlivan ishte në vitet e diktaturës dhe ashtu mbeti dhe tani... thuhet se “shumë herë në socializëm fiton servili”. Po dhe vajza e tij Elsa, i ngjante babait, meqë ishte goca e zëvendësministrit “kishte vjedhur vota” jo dije, se dija s’mund të shitej. Edhe në jetë në shkollë, në punë dhe në Itali emigrantë, ky botëkuptim për jetën do ta ndiqte pas. Prindërit ja kishin sjellë “çdo gjë në gojë”. Jam qytetare italiane – thoshte Elsa! – edhe për vajzën e vet do të thoshte: S’ka ç’i duhet gjuha shqipe – le të mësoi gjuhët konteporane...! Ndryshe është Adi, i rritur dhe i edukuar në një familje të ndershme e të thjeshtë, që çmonte dhe nderonte shumë babanë e tij.

 

Personazhi që pati një fund tragjik ishte Alketi, ndonëse dhe ky ishte si dy vëllezërit e tjerë. Po që në jetë bëri një zgjidhe të gabuar në dashuri, ra preh e intrigës dhe ambientit. Është ky personazhi që e pagoi këtë konflikt me jetën e tij. Autori paraqet dhe jetën e bashkëshortes së Alketit, Fatbardha plot probleme negative në jetën e saj, në Shqipëri por edhe në SHBA, në Miniapolis ku shkuan për emigrim. I ndihmuar dhe nga xhaxhai i saj Abdyli në SHBA, që i urrente komunistët shqiptar  “Ata e kanë vendin në litar”. Kurdisi intriga dhe bëri plane për të zhdukur Alketin, “Këtë kulishë komunisti!...”  Sa e egër hakmarrja...!

 

Ishte e shkruar që Florika dhe Sinani, të merrnin nga fundi i jetës një dënim, të përjetonin humbjen e Alketit. Dialog interesant para martesës së Alketit me Bardhën nga një anë dhe Sinanit me Florikën nga ana tjetër. Nuk mund të kalojë lehtë lexuesi, kur Florika mori vesh vdekjen e djalit dhe në çfarë rrethanash! Nuk mund ta besonte se ai kishte vdekur. Bënte analogji me jetën e saj... “ndofta është bërë ndonjë gabim, a është ndonjë sajesë!”

 

Në kontrast me Bardhën, autori na prezanton Rinën një vajzë e thjesht e ndershme shqiptare që e dashuronte pa interes Alketin dhe që e përjetoi me dhimbje humbjen e tij. Kur shkoi në varreza për t’i dhënë lamtumirën Alketit, sytë i shkuan në një pllakë mermeri, ku qëndronte fotografia e një 17 vjeçare të bukur Ina, e cila sipas mbishkrimit kishte flijuar veten për hir të dashurisë së saj të pamundur. Rina e shikonte me shumë zili veprimin e Inës... “Unë nuk isha aq e zonja sa ty, të mbroja dashurinë time”. Jetova për të njohur një dhimbje shumë të madhe, atë të vdekjes së dashurisë sime...!

 

Një personazh tjetër i spikatur është dhe djali i vogël i Sinanit dhe i Florikës, Arjani i edukuar si dhe vëllezërit e tjerë që së bashku me bashkëshorten Mirjetën krijuan një familje model, ndonëse në emigrim në Greqi, u bënë mjeshtër të pikturës dhe restaurimit.

 

Lexuesi lexon e nxiton, se libri s’të hiqet nga dora, derisa t’i shkosh në faqen 211. E kërkon të qeshë: Kush e vrau dashurinë?! E pyetje të tjera: Sa dashuri u vranë? Pse u vranë? Etj., etj.

 

Është një zgjidhje e bukur e autorit, vdekja e Alketit, labirintet në jetë, ku u zhyt ai. Po nuk është vrarë vetëm Alketi – po u “vranë” dhe Rina u vra dhe Ina “nga kjo sëmundje!” Po nga jeta u “vra” dhe çifti Drini qysh në rininë e tyre dhe më vonë. Sepse vdekja nuk vjen vetëm nga plumbi a nga faktorë të tjerë fizikë. Ka dhe një vdekje tjetër duke qenë i gjallë:

 

- Vdekja shpirtërore njëlloj janë... E këto personazhe i ka dhënë Alberti, në mënyrë të përsosur. Dritëro Agolli thotë se:

 

“Albert Zholi... hyn në shpirtin e personazhit dhe e zbërthen atë, duke na e prurë pranë të gjallë dhe të freskët”.

 

Nuk mund t’u bëhet koment fjalëve të Dritëroit. Por vetëm t’i uroj shkrimtarit të ri në moshë Albertit, jetë të gjatë dhe shkrime sa më shumë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora