E enjte, 28.03.2024, 11:23 AM (GMT)

Kulturë

Muhamed Halili: Pritja

E enjte, 22.03.2012, 07:14 PM


Muhamed Halili është i lindur në shkurt 1951 në Tetovë. Ka të kryer gjuhën dhe letërsinë frënge dhe është magjistër i integrimeve dhe komunikimeve evropiane. Ka shkruar eseje politike në shumë gazeta, mes të cilave Rilindja , Koha Ditore, Shekulli, Koha jonë etj. Herë pas here shkruan edhe poezi.

 

Muhamed HALILI

 

PRITJA

 

Unë dhe Sylbi

Pa ndalë e vrasim natën

Me çekiç në dorë

Në 63, rue de l ‘Etang

Në Etterbeek

Dhe presim të trokisin në derë pëllumbat

Me pendla të bardha

Të na sjellin me sqep nga një letër

Me lotë gëzimi përbrenda

Por më kot

Ata nuk vijnë

I ka trembur dikush

Ashtu si nuk erdhën në Marsham street 20

Në Londër,

para katër vitesh

Kur  natën thurnim ëndrra pritjeje

Dhe  çdo pasdite ushqenim  albatrosët

Dhe pëllumbat shumëngjyrësh

që na kërcenin në duar

dhe kitrat  që lazdroheshin nën këmbët tona

duke ngrënë kokrra lajthishë

 

Në liqenet e vogla të St.  Jamse’s park

Aty pranë ku dikur kaloi trupi i pajetë i Dianës

Dhe  muaj  me pare  kuajt e William dhe Kejtit

Me këmbana në qafë dhe ngritur ne dykembe

Hingëllojnë nga gëzimi. Per ciftin mbreteror

 

U bë gjatë kohë e në kopshtinë tonë

Nuk çel lulebora!

Presim më kotë me shpresa të thyera!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora