Kulturë
Rrustem Geci: Hijet e Hagës
E shtune, 24.03.2012, 04:43 PM
Rrustem G e c i, poezi nga libri „ Arbërimi „
HIJET E HAGËS
I kushtohet luftëtarit, Fatmir Limajt
Një jetë të tërë kam punuar
për ma të shenjtën e j e t ë s
të jem i lirë dhe pa pranga
a k u z a t, “ti”, ”pse”, ”përse”
janë akuza të njëjta me të
armikut, akuza që fyjnë rëndë
luftën e UÇK-ës, betejat e saj
Një jetë të tërë kam punuar
që të mos jem i pastajmë
po zot i tokës dhe i fatit tim
pjesë e gjakut që bën dritë
vullneti i popullit tim për liri
2 )
----------------------------------
Hirësi, mbrojeni drejtësinë
mos të bie poshtë arsyes
se gurët që po i rrokullisni
mbi luftën e popullit tim
duke goditur çlirimtaren
dhe gjaken time, UÇK- në
po i vrisni edhe të rënët
të masakruarit e panumërt
Hirësi , pyeteni a r s y e n
se ju po akuzoni pa të
drejtë , luftën tonë për liri
dorën e bukur të Kosovës
3 )
--------------------------------
Hirësi, jam Fatmir Limaj
ose komandant “Çeliku”
jam luftëtar i popullit tim
më i dashuruari i lirisë
ai që s´di di të jepet kurrë
edhe sikur njëqind jetë
ti kisha, unë do të isha ky
që jam, Fatmiri, Fatmiri
Hirësi, ule një çik zërin
dhe zbrit tek arsyeja, se
alfabeti lirisë s´ndryshon
për teke të asnjë gjyqi
4 )
----------------------------------
Drejtësi e Hagës , drejtohu
Kosova tani është s h t e t
Lironi shokët e mi të luftës
Ramushin, Idrizin , Lahin
dhe ndaloni hetimet tuaja
lirinë e Kosovës ta merrni
në pyetje s´ i të pandehur
Hirësi e Hagës, mbaje veten
tërë jetën e kam me vuajtje
me burgje dhe ndëshkime
gjaku i lirisë s´anulohet, për
asnjë çmim të kujdoqoftë
Hirësi, unë banoj në Kosovë
Jam popull shumë i lashtë
Jam arbërimi i vendit tim!..
H a g ë, 2003-2004