Kulturë
Mark Vuji: Vetëvlerësimi mësimor (III)
E marte, 10.04.2012, 05:12 PM
VETËVLERËSIMI
MËSIMOR
OSE
TË
NXËMË, TË SILLEMI E TË KOMUNIKOJMË ME TË TJERËT, DUKE KONTROLLUAR RREPTËSISHT
VETVETEN, MBËSHTETUR DHE NË DRITËN E OPINIONIT SHOQËROR
NGA
KAPITULLI
I NJËMBËDHJETË
T’I
AFTËSOJMË NXËNËSIT QË TË VETËMENAXHOJNË DHE TË VETËVLERËSOJNË ME SAKTËSI RITMIN
E TË NXËNIT
Aftësimi i nxënësve për të vetëmenaxhuar e
vetëvlerësuar ritmin e të nxënit, u jep mundësi për të vënë rregull në sistemin
e punës së tyre dhe për të siguruar një formim shkencor bashkëkohor.
Shënim
paraprak
Ritmi i të nxënit ka një rëndësi të posaçme për
mbarëvajtjen e tërë proçesit mësimor dhe edukativ. Në themel të tij
qëndron puna e shkollës dhe e familjes për të edukuar nxënësit që të mësojnë në
mënyrë sistematike e me përkushtim të plotë. Normalizimi i ritmit të të nxënit
mënjanon krijimin e boshlleqeve në formimin e tyre shkencor dhe bën të mundur
që ata të kapin më mirë lidhjet logjike në mes temave, kapitujve të lëndëve të
ndryshme e të secilës me njëra-tjetrën dhe me proçeset teknike e
teknologjike përkatëse.
Çdo mësues duhet të përpiqet për të krijuar
praktika të reja psikodidaktike, që i ndihmojnë nxënësit që të përgatiten edhe
si vetëvlerësues të punës që bëjnë për vetëmenaxhimin e vetëpërshtatjen e
kërkesave për një ritëm normal të të nxënit.
Që kjo punë të bëhet mirë, mësuesi duhet të
përpiqet që t’i aftësojë nxënësit si vetëmenaxhues të proçesit të të nxënit në
përgjithësi dhe si vetëvlerësues të rendimentit të tij në veçanti, që përbëjnë themelin
e punës për të siguruar një ritëm normal.
Në këtë kapitull do të trajtohen disa probleme,që
lidhen me vetëmenaxhimin dhe vetëvlerësimin e ritmit të të nxënit.
·
Çdo mësues ka mundësi që t’i
aftësojë nxënësit si vetëvlerësues të punës që bëjnë për vetëmenaxhimin e
ritmit të të nxënit në lëndën e tij.
·
Mësuesi kujdestar i kualifion
më tej nxënësit si vetëmenaxhues dhe vetëvlerësues i ritmit të të nxënit.
·
Ç’mund të bëjnë prindërit për
t’i aftësuar fëmijët e tyre si vetëvlerësues të vetëmenaxhimit të punës që bëjnë për ritmin e të nxënit.
·
Mundësitë e komunitetit për të
ndikuar në forcimin e përgjegjësisë së nxënësve si vetëvlerësues të aftë të
vetëmenaxhimit të ritmit të të nxënit.
·
Ç’duhet të bëjë udhëheqja
pedagogjike e shkollës për të kualifikuar mësuesit për të aftësuar nxënësit si
vetëvlerësues të vetëmenaxhimit të ritmit të të nxënit.
Le t’i shikojmë më gjerësisht këto probleme.
11 .
1 . 1 ÇDO MËSUES KA MUNDËSI QË T’I
AFTËSOJË NXËNËSIT SI VETËVLERËSUES TË PUNËS QË BËJNË PËR VETËMENAXHIMIN E RITMIT TË TË NXËNIT NË LËNDËN E TIJ
Mësuesi i lëndës, që ka kontakt të vazhdueshëm me
nxënësit, ka mundësi të madhe që t’i aftësojë ata edhe si vetëvlerësues të
punës që bëjnë, për të mbajtur nën kontroll ritmin e të nxënit.
Po japim ndonjë mendim se si ai mund ta realizojë këtë
kërkesë të rëndësishme.
KUJTESË Për
mësuesin që punon për të përgaditur nxënësit si vetëmenaxhues dhe vetëvlerësues të aftë të ritmit të të
nxënit në lëndën e tij. ·
Është e domosdoshme që të
studiohet ritmi i të nxënit i nxënësve problematikë, me qëllim që ata të
ndihmohen për të dalë sa më parë nga gjendja. ·
Për normalizimin e ritmit të
të nxënit, kërkohet që të forcohet bashkëpunimi në mes të mësuesve që punojnë
në të njëjtën klasë. ·
Për t’u informuar për
gjendjen e ritmit të të nxënit, është e nevojshme të shfrytëzohen dhe të
dhënat që merren me ndihmën e prindërve. ·
Duhet të përpiqemi që të
mbajmë të ndezur luftën kundër të mësuarit me hope, që është shkaktari
kryesor i dobësimit të ritmit të të nxënit. ·
Është e detyrueshme që çdo
nxënës të aftësohet si vetëmenaxhues dhe vetëvlerësues i aftë i ritmit të të
nxënit në përputhje me kërkesat e natyrës së lëndës. ·
Duhet të përpiqemi që të
mbajmë të ndezur luftën kundër të mësuarit me hope, që është shkaktari
kryesor i dobësimit të ritmit të të nxënit. |
11 .
1 – 2. DISA PRAKTIKA DIDAKTIKE PËR TË
MBAJTUR RITMIN E TË NXËNIT NËN KONTROLL TË VAZHDUESHËM NË NJË LËNDË TË CAKTUAR
Në shkollën 12-vjeçare jopublike”Matia”, Lezhë, u
përpoqëm për të kërkuar e gjetur zgjidhje për këto probleme. Fakti që në këtë
institucion arsimor ka kopsht, cikël të ulët e të lartë të nëntëvjeçares dhe të
mesme, na dha mundësi që t’i shohim këto dukuri pedagogjike në të njëjtën kohë
në të gjitha grupmoshat që përfshin arsimi parauniversitar.
Le të shikojmë si u përgatitën nxënësit si vetëmenaxhues
dhe vetëvlerësues të ritmit të tyre të të nxënit në lëndë të ndryshme. Mësuesit
e lëndëve i udhëzuan ata se si të analizonin përgatitjen e tyre ditore për
mësim, që është një nga momentet kryesore të vetëmenaxhimit të të nxënit, me
qëllim që të përcaktonin për çdo temë pikat e forta dhe të dobëta si dhe notën
që parashikonin se do të merrnin të nesërmen po të pyeteshin nga mësuesi dhe
atë e shënonin në një skedë të tillë.
N.
N. |
Data
... |
Matematikë |
7 |
Gjuhë
e Lexim |
9 |
Fizikë |
8 |
Ed.Fizik |
9 |
Kimi |
7 |
Muzikë |
10 |
Shënim:
N. N. =
emri e mbiemri i nxënësit
Kjo punë shënon fillimin e vlerësimit të përgatitjes
ditore të nxënësit, që përbën bazën për të siguruar një ritëm normal të të
nxënit. Mësuesi i lëndës, kur komenton notën e nxënësve që pyeten, shikon dhe
vetëvlerësimin që ata i kanë bërë përgatitjes së tyre ditore dhe nëqoftëse nota
e parashikuar nga nxënësi përputhet me vlerësimin e mësuesit, tregon se ai ka
bërë progres në drejtim të vetëvlerësimit. E kundërta ndodh kur nota e nxënësve
është më e lartë se vlerësimi i mësuesit. Kjo tregon se ata kanë gabuar dhe
mësuesi duhet t’i ndihmojë që të thellohen për të gjetur pikat e dobëta që ata
nuk kanë mundur t’i kapin vetë. Por nuk janë të pakta rastet që nota e mësuesit
është më e lartë se parashikimi i nxënësit. Këtu bëjnë pjesë ata që maten shumë
për të bërë vetëvlerësimin dhe ndjejnë përgjegjësi përpara vetvetes për çdo
veprim që kryejnë. Skedën, pastaj e merr mësuesi kujdestar, i cili, pranë notës
të parashikuar nga nxënësit, shënon notën që ka marrë nga mësuesit e lëndës, që
i shërben atij për të parë ecurinë e çdo nxënësi.
N.
N. |
Data
... |
Matematikë |
7 |
Gjuhë
e Lexim |
9-9 |
Fizikë |
8 |
Kimi |
7-8 |
Muzikë |
10 |
Edukim
Fizik |
8 |
Nota
e dytë është vlerësimi i mësuesit.
Këto skeda përdoren për qëllime eksperimentimi, kurse në
praktikën e përditshme do të shfrytëzohet libreza e re e notave. Rubrika “nota”
ndahet në dy pjesë: P. Nx. = parashikimi i nxënësit dhe V. M. =vlerësimi i
mësuesit. Siç shihet, edhe prindi informohet çdo ditë mbi cilësinë e punës të
fëmijës së tij. Më poshtë po japim modelin e librezës së re të notave.
LIBREZA
E NOTAVE
Lënda |
Nota
ditore |
Firma
e mësuesit |
Firma
e Prindit |
|
P.
Nx. |
V.
M. |
|||
Matematikë |
7 |
|
|
|
Letërsi |
9 |
9 |
|
|
Fizikë |
8 |
|
|
|
Kimi |
7- |
8 |
|
|
Muzikë |
10 |
|
|
|
P. Nx.
= parashikimi i nxënësit
V
.M. =
vlerësimi i mësuesit
Në fillim, një pjesë e nxënësve, këtë punë e bëjnë pse u
kërkohet, por me kalimin e kohës e kuptojnë vlerën e saj dhe i plotësojnë
skedat pa hezitim.
Nxënësit, duke u aftësuar si vetëvlerësues i këtyre
elementeve të ritmit të të nxënit, binden se, duke kërkuar e gjetur pikat e
forta dhe të dobëta të punës që bëjnë, ata zbulojnë dhe lëkundjet që shfaqen në
ritmin e tyre të të nxënit.
Për t’i orintuar nxënësit se ku do të mbështeten në
vetëvlerësimin e tyre mbi shkallën e cilësisë së përvetësimit të dijeve të
reja, ashtu siç rekomandojnë dhe pedagogët amerikanë, që cituam në hyrje të
librit, iu dhanë disa modele kërkesash për notat zyrtare kryesore.
-Notën
dhjetë, sipas kritereve të të mësuarit aktiv, kritik
e krijues e merr nxënësi që është në gjendje të përpunojë në mënyrë të pavarur,
krijuese dhe të shkrijë në një fjalën e mësuesit me të dhënat e tekstit e që
për pasurimin e tyre do të kërkojë e të gjejë të dhëna të reja në burime të
ndryshme, që ka aftësi t’i përdorë njohuritë e fituara sipas natyrës së lëndës
në praktikën laboratorike e prodhuese, që është në gjendje të përcaktojë pikat
e kontaktit në mes të lëndëve dhe të vendosë lidhjet në mes të tyre e
disiplinave teknologjike, që është i aftë të bëjë analizën e fakteve e të
dukurive të ndryshme, në raste të veçanta në mënyrë origjinale, që është në
gjendje t’i shprehë ato me zë e me shkrim me një kulturë të lartë gjuhësore
etj.
Po tetë? Nxënësi që
vlerësohet me këtë notë duhet të njohë mirë materialin mësimor dhe të bëjë
përpjekje për të konkretizuar përgjigjet që jep me shembuj të rinj, me
materiale që merr nga jeta dhe është në gjendje që dijet e fituara t’i zbatojë
në praktikë, që mund të bëjë analizën e fakteve e të dukurive të ndryshme dhe
përfundimet që nxjerr mund t’i shprehë me gojë e me shkrim me një gjuhë të
pastër dhe të kuptueshme etj.
Po pesë? Notën pesë e
merr nxënësi që mund të riprodhojë qoftë edhe në mënyrë pasive materialin
mësimor, që ka marrë dhe mund ta ilustrojë me shembujt e tekstit, që është në gjendje që dijet e
fituara t’i përdorë në zbatime të thjeshta dhe mendimet që ka i shpreh me zë
ose me shkrim në një gjuhë të kuptueshme etj.
Me këto të dhëna, nxënësit njihen me vlerat e
notave, gjë që e bën më të lehtë vetëvlerësimin e ritmit të të nxënit në një
lëndë të caktuar.
Këto tri nota janë tepër delikate. Pikërisht këtu
shfaqet fiktiviteti. Dhjeta veçon më të mirët, teta është bazë për të shkuar në
shkollat e larta dhe pesa për të marrë klasën. Çdo njëra prej këtyre notave
mund të merret shumë më lehtë, kur kërkohet vetëm riprodhimi i lëndës, se sa
kur vlerësimi bëhet sipas kritereve të të mësuarit aktiv, kritik e krijues. Me
këtë shpjegohet fakti se dhjeta e një mësuesi që përdor kritere të vjetruara
kontrolli për vlerësimin e dijeve, ndryshon si nata me ditën me dhjetën e një
tjetri që mbështetet në kriteret e reja, që kërkojnë të evidentohet shkalla e
formimit logjik të nxënësve dhe jo kujtesa e tyre mekanike.
(Këto shënime janë marrë nga libri i Bukurije Kavaçi, “Kontribut për të
mësuarit aktiv, kritik dhe krijues në matematikë”, f. 231).
Mësuesit përgatitën për çdo notë kërkesat sipas natyrës
së lëndës së tyre, që i ndihmoi nxënësit të orientohen në vetëvlerësim.
Vetëpërshtatja me kërkesat e reja për çdo notë ndikoi pozitivisht në
mobilizimin e nxënësve për të bërë një përgatitje gjithnjë e më serioze në një
lëndë të caktuar.
11 .
1 – 3. VETËVLERËSIMI I RITMIT TË TË
NXËNIT VARET SHUMË NGA FAKTI SE SA MËSUESI KA PUNUAR PËR T’I PËRGATITUR
NXËNËSIT SI VETËMENAXHER PËR STUDIMIN E LËNDËS SË TIJ
Kjo punë fillon me aftësimin e nxënësve si
vetadministrues të mirë të kohës që kanë në dispozicion për të përgatitur
mësimet dhe kjo realizohet duke zbatuar, sipas rekomandimeve të mësuesit, një
rregjim ditor të studiuar mirë, ku gërshetohen me kujdes koha për të përgatitur
mësimet, për të kryer detyrimet familjare dhe për argëtimin. Të gjitha këto
duhet t’i nënshtrohen një vetëvlerësimi rigoroz nga ana e nxënësve. Mësuesi,
kërkohet që t’i përgatisë ata si vetëmenaxherë të një kulture të re të të
nxënit, që përfshin një gamë të madhe problemesh e veprimesh mësimore, që
lidhen me natyrën e lëndës që jep. Nxënësit duhet të aftësohen për të
kërkuar e gjetur të dhëna për zbulimin e dijeve të reja dhe për seleksionimin
dhe analizimin e tyre, për t’i mbrojtur ato në debate mësimore dhe për të bërë
korrigjimet e nevojshme në bazë të vërejtjeve të shokëve e të mësuesit etj.
Këto veprime didaktike krijojnë bazën për vetëvlerësim dhe me kalimin e kohës
bëhen pjesë përbërëse e sistemit të punës së tyre. Në kuadrin e vetëmenaxhimit
të të nxënit, hyn edhe aftësimi i nxënësve për të bërë aplikacione të
suksesshme, që i ndihmojnë ata për të përcaktuar saktë pikat e forta dhe të
dobëta të dijeve që kanë marrë dhe në burime të tjera. Të gjitha këto shërbejnë
për të realizuar vetëvlerësimin e ritmit të të nxënit.
11 .
1 – 4. MËSUESIT QË LUFTOJNË PËR TË
PËRGATITUR NXËNËS TË SUKSESSHËM NË LËNDËN E TYRE, DUHET QË T’I NDIHMOJNË ATA QË
TA BËJNË SA MË SAKTË VETËVLERËSIMIN E RITMIT TË TË NXËNIT
Çdo mësues, sipas aftësisë që ka, përpiqet që të
përgatisë nxënës të suksesshëm në lëndën e tij. Për t’ia arritur këtij qëllimi,
është e domosdoshme që ai të interesohet për ritmin e të nxënit të klasës në
përgjithësi dhe të çdo nxënësi në veçanti. Po të lihet pas dore ky
problem, pasojat janë shumë të rënda. Çdo luhatje në ritmin e të nxënit ndikon
në uljen e rendimentit të mësimit.
Mësuesi i lëndës është në kontakt të përditshëm me
nxënësit, prandaj i ka të gjitha mundësitë për të kuptuar shkallën e
mobilizimit të tyre. Nga studimet që janë bërë, del se mësuesi duhet të
ndihmojë nxënësin që të formojë një ide të qartë mbi ritmin vetjak të të nxënit
në lëndën e tij. Edhe ritmi i të nxënit është i matshëm. Ai konkretizohet
në kontrollin e dijes, që pasqyron rezultatet e çdo nxënësi. Sot po
përdoren gjithnjë e më shumë të nxënit ndërveprues, të nxënit kritik e krijues,
të nxënit integral e global, të nxënit me bazë projektesh, që u japin nxënësve
mundësi të mëdha për të fituar aftësi vetëmenaxhuese e vetëvlerësuese edhe për
ritmin e të nxënit brenda orës së mësimit.
11 .
1 – 5. MËSUESIT TË LËNDËS, KRAHAS PUNËS
QË BËN PËR TË PËRPUNUAR DIJET E REJA, I KËRKOHET QË PËR ÇDO TEMË T’U MËSOJË
NXËNËSVE EDHE MËNYRËN SE SI DO TË VEPROJNË PËR TË VETËVLERËSUAR RITMIN E
PËRVETËSIMIT TË TYRE
Çdo mësues ka përvojën e tij për të bërë këtë punë.
Megjithatë po japim një kujtesë nga përvoja e më të mirëve.
KUJTESË
PËR MËSUESIN që
përpiqet të ndihmojë nxënësit se si të vetëvlerësojnë ritmin e të nxënit në
lëndën e tij. ·
Shikoni me kujdes qëndrimin
e çdo nxënësi ndaj punës mësimore në përgjithësi dhe lëndës që jepni ju në
veçanti. ·
Studioni përparimin e tyre
në lëndët tjera të përafërta nga shkalla e vështirësisë me atë që jepni ju.
Bëni krahasimet e nevojshme dhe nxirrni përfundimet e rastit. Në diskutimet
me kolegët për gjendjen e nxënësve të veçantë, përpiquni që të gjeni shkaqet
përse në lëndën tënde është më dobët ky apo ai nxënës. ·
Ndiqni me kujdes qëndrimin e
tyre në mësim, shkallën e aktivizimit, mendimet që japin për organizimin e
proçesit të të nxënit etj. ·
Vëreni nga një testim në
tjetrin çfarë progresi bën çdo nxënës ose në të kundërt pse është keqësuar. ·
Kërkoni të informoheni për
situatën në familje dhe për shqetësimet që mund të ndikojnë në psikologjinë e
nxënësve, që i çojnë ata në uljen e ritmit të të nxënit. ·
Duhen shikuar ndryshimet që
mund të ndodhin në lidhjet shoqërore të nxënësve dhe pasojat që mund të kenë
ato mbi sistemin e punës së tyre. ·
Kërkoni informacion se si e
administrojnë kohën e lirë në familje. ·
Shikoni me kujdes se si
punojnë nxënësit e talentuar për të përballuar mësimet dhe detyrimet që kanë
për të zhvilluar talentin e tyre. |
Mësuesi duhet të përgatisë dhe vetë këshillat për
nxënësit se si mund të vetëmenaxhojnë kontrollin dhe vetëvlerësimin e
vazhdueshëm të ritmit të të nxënit. Një model mund të jetë dhe ky që po
paraqesim më poshtë.
KËSHILLA
PËR NXËNËSIT që
luftojnë të bëhen vetëmenaxhues të aftë për normalizimin e ritmit të të
nxënit. ·
Ritmi i të nxënit lidhet me
cilësinë e menaxhimit të shfrytëzimit të kohës. ·
Në zonën tonë gjeografike,
koha më e mirë për të përgatitur mësimet, është nga ora 9-11 paradreke dhe
16-18 pasdreke. Dihet se para e pas këtyre orëve mund edhe duhet të punohet
për të plotësuar detyrat ditore. E rëndësishme është që kjo kohë të mos zihet
me punë të tjera, por të shfrytëzohet për të mësuar lëndët më të vështira.
Këto gjëra duhet t’i keni parasysh kur të përgatitni orarin e të nxënit. ·
Orari i të nxënit nuk mund
të jetë si orari i mësimeve, i njëjtë për të gjithë. Atë secili e bën sipas kushteve
që ka. Dihet se disa i përvetësojnë mësimet më shpejt dhe disa të tjerë më
ngadalë, disa kanë krijuar boshlleqe në një lëndë e disa të tjerë kanë
interesa të veçanta për një fushë të caktuar të dijeve, ka që ndjekin kurse
shkencore, artistike sportive ose që kanë më shumë detyrime ndaj familjes
etj. Pra, orari i të nxënit bëhet në
varësi të këtyre kushteve. Megjithatë, kur ta ndërtoni atë, duhet të keni
parasysh edhe disa gjëra, që vlejnë pak a shumë për të gjithë. Lëndët duhet
të gërshetohen me njëra-tjetrën në mënyrë të atillë që pas përgatitjes së
matematikës të fillojë puna me gjuhën apo historinë dhe pas këtyre me fizikën
ose kiminë. Në mëngjes lihet një farë kohe për të përsëritur ndonjë gjë të
vështirë. ·
Ai që studion sistematikisht
ka nevojë për më pak kohë për të realizuar përgatitjen ditore, sepse, duke
vepruar në këtë mënyrë, zotëron logjikën e brendshme të lëndës dhe bëhet
gjithnjë e më shumë zotërues i saj. ·
Për aktivitete
jashtëshkollore, secili e gjen kohën e përshtatshme për të bërë këtë punë,
por asnjëherë në dëm të përgatitjes ditore për mësim. ·
Po t’u lind dëshira për t’u
marrë me diçka të veçantë, mos qëndroni shumë gjatë në pritje, këshillohuni
me mësuesit apo specialistët tjerë dhe veni në lëvizje të gjitha energjitë
tuaja krijuese. Në punë e sipër, ju do të gjeni vetë, në mënyrë të natyrshme,
kohën dhe rrugët më të përshtatshme për të realizuar objektivin që i keni
vënë vetes. Pritja në këtë rast është e dëmshme, por kjo nuk do të thotë që
të nisni punë kuturu, pa njohur forcat që mund të gjenden në veten tuaj etj. ·
Të gjitha këto gjëra që
thamë, duhet t’i kemi mirë parasysh, sepse ndikojnë fuqishëm për ruajtjen dhe
përshpejtimin e ritmit të të nxënit. |
11 .
1 – 6. NXËNËSIT DUHET TË KUALIFIKOHEN
DHE SI VETËKONTROLLUES TË DIJEVE QË MARRIN NË MËSIM A PRANË BURIMEVE TË
NDRYSHME, QË ËSHTË ELEMENTI BAZË I VETËMENAXHIMIT