Kulturë
Lutfi Alia: Fantazma ime!
E merkure, 11.04.2012, 06:14 PM
FANTAZMA
IME!
-Na ishte një herë, në Siena...
Unë..., Ti..., dhe Hëna...!
-Cikël me vjersha, nga Prof. Dr. Lutfi Alia, (Siena-Itali)-
VASHA DHE PLAKU
Mikja ime ç’po ndodh me ty,
S’më njeh se jam i plakur?
Por, mos harro:
-Nje ditë do të bëhesh dhe ti si unë.
Nuk do të jesh kjo qe je!
Në këtë botë askush s’mbetet djalosh,
Ashtu si Unë, dhe Ti
do të humbësh rininë.
Rrudhat
që Unë kam në fytyrë,
Një ditë do t’i kesh edhe Ti.
E ndjej pleqerine e rende,
Gjithçka per rreth është bërë e çuditëshme.
Në vitet që rrjedhin pa kohë,
Më josh dëshira të jem pranë diellit,
ku shpresa ngazëllen zemrën,
Me hap të njëjtë si dikur, tani e përgjithmonë.
O vashëz kapricioze,
Ngadalë, po mbaron koha ime,
e ne tallazet e jetes plot halle,
trishtim me ka dhënë udhetimi im mundues,
por kam kaluar dhe gëzime në këtë botë.
Ty, të ka dhuruar bukurinë shkëlqimtare,
Mua, më ka lënë në zemër dashurinë.
Edhe pse të dy, jemi gatuar material njerëzor,
Djall, mbete ti vajzë lozonjare,
Ndersa Unë, një (i vjetër) shenjëtor.
./.
REGËTIME NATE
Në një natë
përzhitur nga melankolia,
Rri
zgjuar,
Ndersa
fle, brenda teje.
Kundroj i magjepsur imazhin tënd,
Degjoj
regëtimet e natës,
dhe
emocionet ma mbushin zemrën,
Në
këtë atmosferë të embël dashurie.
Ndersa rri pranë e të kundroj,
trupin tënd të bardhë si hena
e plotë,
shoh dhe hijen tënde tinzare,
si
heshtja që të mohon,
e
deshirat me mbushen me ankth.
Në
gjumë jemi bashkë,
por në mëngjez,
Unë do të mbetem vetëm.
./.
KU KE SHKUAR
Kaloja për ditë nga shtëpia tënde,
doja të shihja, doja të takoja.
Rreth
meje, veç heshtja dhe vetmia,
Por Unë, përsëri vazhdoja,
Kërkoja, kërkoja.
Hapat e tua të humbura,
Në qetësinë e rrugëve senese,
veshtrimin
gazmor rene nga qerpikët,
buzqeshjen
e dlirtë,
te perhumbur mbi kalldrem,
Zërin
tend, mbyllur pas dritareve,
kerkoja gjithandej.
Por,
ngado takoja njerëz indiferent,
shtufin
e shurdhuar dhe rrugët boshe!
E,
mua s’më mbetej tjetër,
veç dhimbja
dhe
vajtimi
Që kisha humbur dashurinë.
./.
MELANKOLIA
Në një pasdite të trishtë senese,
i shoqeruar nga kënga e mjellmave,
fshehur nën degët e lodhura të pishave,
Në një stol, rrimë ne të dy vetëm.
Të përqafuar në fshehtësinë tonë,
Vështrojmë horizontin e papërcaktuar,
e mes mallit e dashurisë,
pezull rri melankolia.
Hijet tona të kryqëzuara,
se bashku me diellin në perëndim,
lehtë, shuhen në këtë buzëmbremje.
Ndërsa, mbeti brënda nesh dashuria,
...dhe Lizza, si dëshmitare.
./.
NJË KAFE, SË BASHKU
Të dy
së bashku,
në
hapsirën e ngushtë të sheshit,
harruar
në gjurmet e kohës,
duke mbledhur me mundim qerthullin,
në
tavolinat e kafeve per rreth.
Në
zhurmimin e kendshem të sheshit,
e me
pellumbat që na fluturojne mbi krye.
Në
këtë ditë maji,
nuk
mbetet e fshehur enigma,
ndersa
të shikoja me ngulm,
u
perhumba në veshtrimin tënd.
I
përmbytur nga vershimi i mendimeve,
rremoj
në sytë e tu gazmor,
që i
njihja.
Si të
mos i kisha veshtruar me parë,
I
shigjetoj me shikime dinake,
E
habitem që, dashuria ka këtë fytyrë të brëndëshme.
Të
vështroj përsëri .
Kërkoj
të zbuloj ç’farë ka tjetër,
që ka
mbetur ende brenda teje.
./.
NA ISHTE NJË HERË NË SIENA ...
Në një natë në pagjumësi munduese,
me vajtimin tim të trishtë e të heshtur,
kërkoja kujtimet e asaj nate,
fshirë nga koha pa lënë gjurmë.
Fjalë të humbura,
copa ënderrash,
kujtime të rëna në harresë.
si te mos ekzistoja.
Nga deshprimi nuk flija,
e me nje luge boshe,
mëkoja shpirtin tim të lënduar.
Kerkoja ta mashtroja si një fëmij,
duke i treguar një perrallë vetes time,
të lodhur në pagjumesinë e natës së thellë.
Një përrallë të vertetë,
e dalë nga pjesa amorfe e mendimeve,
shperndarë në nokturne senese,
duke përsëritur si një refren:
-Na ishte një herë në Siena...
Unë..., Ti...,
dhe Hëna...!
./.
NUK JAM UNË ...
Nuk jam Unë që zhurmoj,
Është
era që grindet me pemët.
Nuk
jam Unë që të përqesh,
Është vera që pimë mbrëmë.
Nuk
jam Unë që ankohem,
Janë
trendafilat, që më kërkojnë si përherë.
Nuk
jam Unë, ai që qaj,
Janë
kujtimet që kanë humbur dashurinë.
./.
U RIKTHEVA
Atë natë,
Ti nuk ndodhej pranë meje,
Ishin errësira dhe satanai,
të pa meshirë për vuajtjen time të gjatë,
që ne meshën e të vdekurve për të gjallët,
nën ritmin e trishtë të Requiem,
me shoqeruan për nga varka e Karonte.
Shumë herë e kisha humbur e përsëri e rigjeta,
dikur e paarritëshme,
e tani e marrë me qira,
për të kryer udhëtimin tim të fundit.
Para se të shuhem në boshllekun e madh,
deshiroja të fshihesha në banesën e fundit,
për të mos jetuar në mendimet tuaja,
por shpejt ndryshova mendim.
U riktheva në Siena,
i vendosur të mos të lë në vetmi.
Vdekja, akoma duhet të presi!
./.
FANTAZMA IME
Në turravrapin e turbullt të vetmisë,
duke ndjekur shtigje rrugësh pa krye,
nën qiellin e mbyllur si një sy qorr,
bota e tërë në qetësi vdekëse.
Të vetmet pjesë të gjalla të natës senese,
vera e kuqe në gotat e kristalit,
tymi e xixat në oxhakun e nxirë,
dhe Unë i shndërruar në fantazëm,
duke rendur përqark, në boshllekun e natës.
Në vetminë plot mundime,
ngre dolli me venen e Kiantit,
që më ka shndërruar në një të paqenë në këtë
botë!
Nuk shoh asgje,
nuk e ndjej, nuk takoj atë që kërkoj,
asgjë për rreth.
Gjithçka është bërë erë.
./.
(Përgatitur për botim,
nga redaktori ynë në USA, Zeqir Lushaj)