E diele, 13.10.2024, 12:33 PM (GMT+1)

Kulturë

Agim Spahiu: Zogjtë e dëshirave

E diele, 15.04.2012, 02:22 PM


AGIM SPAHIU

ZOGJTË E DËSHIRAVE

( Një sy në përcjellje të poezisë së N. Jahiut)

Dëshira e parë

“ S, dua, jo, askush të rënkojë

Dua lirinë çdokush ta gëzojë”

“ NË SYTË E TU”, 1982

Dëshirat janë si zogjtë: dikush fluturon më larg e dikush më ngat. E poeti që është një çerdhe dëshirash, e di ç, dëshiron në këtë botë të trazuar e të përgjakur. Pikërisht për këtë lëshon prej gjoksit të vet në hapsirat njerëzore zogjtë e dëshirave të tij. Dhe dëshiron e ëndrron të shkojë te sa më shumë njerëz, të fluturojë sa më larg…Poeti Nehat Jahiu u shfaq në udhën e letrave shqipe me librin “ NË SYTË E TU” më 1982, duke guxuar të nisë nga gjoksi i vet për fluturim dëshirën e pare, duke guxuar të shpalosë vetveten para njerëzve:brendësinë e njeriut të thjeshtë të dashuruar e të betuar para këngës. Sado larg a ngat të kenë mundur të fluturojnë zogjtë e dëshirave të librit të pare (  këtë e ka vendosur lexuesi në kohën e vet) një gjë është e rëndësishme: komunikimi i poetit të ri me njerëzit e dashur filloi, pra, ai doli nga njohja familjare, fisnore dhe u prezentua më gjërë, në hapsirën e pafund të letrave, që i uroi mirëseardhjen…

Dëshira e dytë

 

“ Dëshiroj të jem rreze dielli

të ngroh çdo zemër njeriu.

Dëshiroj të jem farë e grurit

Të mbijë në çdo pëllëmbë toke…”

“ URA PREJ ZEMRAVE”, 1985

Besimi rrit guximin, I jep krahë dhe e nis për punë të reja njeriun. Tri vjet më vonë poeti, I mbushur me besim se po ju shërben njerëzve me dëshirat e veta prej shpirtit poetik, nis dëshirën e dytë ( “ URA PREJ ZEMRAVE”) I bindur se kjo tufë zogjsh do të fluturojë edhe më larg e do të jetë edhe më e sigurtë…

Ai është tepër i qartë për misionin e poetit, ndaj ndien veten një psherrëtimë popullore,, një pjesë dhembje e gjoksit të madh, një ëndërr dhe një shpresë e zakonshme në këtë kohë shpresash dhe mungesash për popullin e vet.  “ Ditët e mia të paharruara si bari” do të thotë poeti, duke shpallur kështu një afri dhe barazi të pamohueshme, të vërtetë e bindëse, një kredo pa bërtitje e thirrje, që tregon se ai është pjesë e vërtetë e popullit, dhembje në dhembjen e tij.Poetin nuk e largon aspak nga populli të qenit poet, përkundrazi, e ofron, ( “ Babai im mbjell grurin në arë/ Sepse ajo është dëshira e tij? Unë mbjell në zemër poezinë/ Sepse ajo është dëshira ime “), e ngarkon me përgjegjësi e me misionin e madh të ndërtojë ura për bashkimin e zemrave njerëzore, pra t, i lidhë njerëzit me urat e dashurisë. Poeti është i bindur se nuk mundet t, i zgjidhë hallet e brengat e popullit të vet me këngën e tij, po është i gatshëm të kërkojë me zë të lartë lirinë e mohuar, të sakrifikohet për njerëzit, t. U ofrojë atyre ndihmë, t, u shërbejë: të bëhet rreze dielli për ta , të bëhet farë gruri e çerdhe dallëndysheje...

Dëshira e tretë

“ Dua bukën e arës sonë,

Nuk dua centrale për atom.

Dua bukë, kripë e zemër

Nuk dua të ndalet asnjë emër...”

“ FLUTURIMI I PËLLUMBAVE”, 1990

Fluturimi dëshirës së tretë tashmë është më largët, më i sigurtë, më i fuqishëm. Poeti tashmë është mik i shumë njerëzve të thjeshtë, është miku i të gjithë atyre që e kanë kuptuar, është rritur besimi, forca, guximi, shfaqet dukshëm toni polemizues dhe qëndrimi i prerë në mbrojtje të njeriut dhe të vërtetës. “ Poeti dëshiron dashuri” në mes njerëzve, mirëkuptim, përparim dhe ngre zërin e vërtetë kundër luftës, kundër urisë, kundër padrejtësisë e çdo natyre qoftë. Po, dihet, forca e poetit është forca e popullit që e lindi, besimi dhe shpresa e tij, që rritet në zërin e poetit, energjia popullore që çlirohet nga gjoksi përfaqësues. Tashmë poeti është një luftëtar, që vargun e dëshirave të shpalosura kërkon t, i shohë, ti, i prekë të realizuara në jetën njerëzore. Dhe kur, s, i sheh të realizara shpërthen në revoltë dhe u kërkon llogari shkaktarëve të luftës e të vuajtjes, ( poezitë:  “ Pse?” “ Duart zgjaten përpjetë”, “ Dua e nuk dua” etj.) duke shtuar edhe një përmasë të re në krijimtarinë e tij, duke shtuar edhe besimin në popullin që përfaqëson e duke u bërë kështu zëdhënës shpirtëror i tij.

Dëshira e katërt

“... e ku po e lëmë buzëqeshjen

dhe etjen

për dashurinë tonë,

e ku, ku jemi nisë, ku po shkojmë

A mund të durojmë?!

 

Me vete po marrim

veç mallin

dhe emrin tonë e shtrëngojmë fort

të mos na e prishin, të mos na e marrin atje

ku shkojmë...”

“ TË PRET MALLI QË NA TRETI”, 1993

Me besim se do ta dëgjojnë edhe më larg fjalën e tij,

Britmën e dhembjes, shpirtin e poetit të tronditur, ai nis dëshirën e katërt ( TË PRET MALLI QË NA TRETI) në një kohë krejt tjetër, në një kohë tronditëse për shqiptarët... Rishfaqja e plagës së mërgimit me përmasa tragjike të popullit shqiptar, i nxjerr prej shpirtit zogjtë e dëshirës së katërt, që duan të fluturojnë larg e t, u kujtojnë vëllezërve mërgimtarë ta bëjnë në vend të vet. Poeti ju kujton atyre se dëshira e tij është që ata prej pragut të derës së vet ta shohin diellin dhe hënën... Kur do vij dita? Klithma është e papërballueshme... Poezitë e librit  më të ri të N. Jahiut, që po i ofrohet lexuesit ndahen në katër cikle : “ Sytë e mi dhembje pikojnë”, “ Një kujtim”, “ Të pret malli që na treti “ dhe “ Emrin shkruar e kemi”. Të katër ciklet fokusojnë qëllimin e shkrimit të këtij libri poetik prej autorit dhe bashkohen në hapsirat e largëta të mërgimit, ku janë pukaderdhë zogjtë e shqipes. Qoftë i largët fluturimi i zogjve të dëshirës së katërt !

Kumanovë, shkurt 1993                                                    AGIM SPAHIU

 

NGASHËRIMI SI SHPREHJE ZHDËFRIMI PËR DHEMBJEN

( Nehat Jahiu: “ Të pret malli që na treti”,

Poezi, botuar më 1993, Kumanovë)

Vepra me poezi “ Të pret malli që na treti”, e katërta me radhë pas “ Në sytë e tu” ( poezi- 1982), “ Ura prej zemrave” ( poezi – 1985) dhe “ Fluturimi i pëllumbave” ( poezi 1990), flet dhe dëshmon për autorin Nehat Jahiu, se është krijues serioz, me një potencial e kulturë të gjërë njohurish, sens e ndjeshmëri të hollë artistike, të cilën bindje e pohojnë edhe veprat e krijuara pas këtyre që i përmendëm pakë më parë, numri i të cilave arrin opusin e tyre rreth dhjetë sosh.Të gjitha këto vepra, njëherit, përfitojnë mendimin, shquajnë, karakterzojnë dhe potencojnë forcën e kredos poetike të poetit dhe shkrimtarit Nehat Jahiu. Nga tërësia e veprave të botuara deri më tani, vendosëm që, kësaj here, të i qasemi, të fshikullojmë, shtjellojmë, të rrahim e të japim mendimin dhe gjykimin tonë mbi vlerat artistike, estetike, poetike, mesazhike, avancuese e pasurive tjera që mund ti ketë në brendinë e saj vepra “ Të pret malli që na treti”. Edhe pse kjo nuk është ndër krijimet më të mira të këtij poeti, megjithatë, kam bindjen se, me këtë vepër hap shtigje dhe jep reflekse, se autori nga këtu shfaq njëmendësinë e forcës kreative, për @, gjë flasin veprat e botuara pas kësaj që e kemi në vështrim ( shqyrtim). Është indikative fakti se, vepra në fjalë duke pasur parasysh pista e shumta që ajo trason, për autorin e saj mendojmë se, që këtu, dukshëm profilizon individualitetin e veçantë, personal e origjinal, që vjen vazhdimisht duke u veçuar, avancuar, ndarë e diferencuar nga huazimet dhe mostrat e varësisë, që janë prezente në periudhën fillestare të krijimtarisë së tij, sikurse që ndodhë edhe tek krijuesit tjerë.Ky dhe qe shkaku përse këtë vepër e mora për shqyrtim.Kjo përmbledhje poezish është koncipuar, e sajuar dhe e ndarë në katër cikle

(njësi): “ Sytë e mi dhembje pikojnë”...”, Një kujtim”, “ Të pret malli që na treti”...” dhe “ Emrin shkruar e kemi”. Me të maruar së lexuarit të këtyre cikleve, përshtypjen që më lanë vjershat e përfshira brenda tyre, bindja ime ashtëroi mendimin dhe vrullin e ndijimit shpirtëror, se kjo vepër meriton të lexohet, pornjëkohësisht dhe të jepen vlerësime për t, i vënë në pah vërtetë qëllimet, synymet, syzimet dhe aspektet ideoemocionale e shumë aspirata tjera që i ka vënë në fokus të arritjeve autori Nehat Jahiu. Nga vet emërtimi i cikleve dhe duke pasur parasysh rrezatimin e tyre semantik e asociativ, mund të fikësohen çështje që sugjerojnë mbi përmbajtjen, motivet dhe temat që janë të trajtuara në to.Në krahasim me tre ciklet e fundit, të cilët në një farë mënyre, përafërsisht, janë me tematikë të një branshit dhe që s, dallojnë shumë nga njëri tjetri, karakterizohen me një prosedim lirik të shprehjes së mendimit dhe ndjenjës, që janë fundament refleksiv në përcaktimin e nivelit artistik të veprës. Artin e tij poetik e shtreson shumë natyrshëm me një gjuhë të plastifikuar idesh e mendimesh të formësuara në nivel konstant. Ciklin e parë “ Sytë e mi dhembje pikojnë”...”, me gjithësej katë poezi, poeti ia përkushton nënës, duke shprehur dhembjen e madhe për vdekjen e saj. I tronditur nga mosprania e saj fizike, për qenien më të dashur të shpirtit, do të shprehet: “Nga duart më ike dhe u fike, zemra ime,/ gëzimin ma ktheve në lot e dhembje, / shpejt ike e trete të mos kthehesh më/ e në shpirtin tim rëndon plagë e rëndë.” ( “ AS unë s, e di si të mori, s, e di...”, f.11). Zjarrmia e mallit për nënën, që s, e ka më pranë vazhdimisht i rritet”....dhe zgjohem nga gjumi/ nënën kërkoj,/ pështyj ëndrrën që më mashtro... (“... dhe zgjohem nga gjumi”, f 13).Në këtë libër, Nehat Jahiu sjell autencitettin e fjalës dhe problematikën e shqetësimeve poetike për njeriun e Karadakut të Kumanovës:”.. Karadak,/ burim dashurie për çdo shqiptar, /Karadak,/ madhështi e heshtur, e re dhe e lashtë!/..” Karadak i lashtë...”, f 17.).

Në sfondin e poezisë së këtij libri janë shtresuar e svituar motive e tema nga jeta reale, si kurbeti , gjendja sociale, përkkujtimet e poetit, dhembja për nënën, siç theksuam edhe më parë, janë një dekstritivitet i drejtpërdrejt të kohës, pa anashkaluar edhe meditimet retrospektive dhe vizionin për të ardhmën, që janë pjesë e përhershme e mbruajtjes së ideve dhe mendimit të tij. Poezia si shpërthim krijimi emocional, për poetin, kurdoherë është sfida e përjetshme, sepse me heret dhe natyrën joshëse e provokative që ka, vazhdimisht nxit dhe sensimbilizon ndjenjat dhe kërshinë për, t, tu marrë me të qoftë si krijues, analitik apo si lexues i saj. Andaj mbetet në fokus të interesimit njerëzor për  ta zhvilluar e përjetuar atë deri në maksimumin e lartësive panteonike, sepse ofron kënaqësi të posaçme. Në këtë përmbledhje poezish, vjershat janë ngjizur e përmbajtur me tërë madhshtinë e bukurisë së peizazheve të vendlindjes së tij, gjë që dëshmon se edhe poeti Nehat Jahiu është në lagjen e fushëveprimit kreativ poetik që për moto ka bazamentin lokal, dhe se kjo gjë është e arsyeshme, sepse, si për çdo krijues tjetër, njohja e terrenit, e njeriut vendor, mentalitetit, psikologjisë etj., bëjnë që të jetë më afër realitetit kumtues, për ta shëndrruar në forcë poetike dhe një shprehje artistiko- estetike.Kështu, në këtë dëftim kemi një paraqitje, një lidhje shumë të ngushtë dhe të fortë në mes poetit dhe vendlindjes. Me theks më të fuqishëm ka shprehur adhurimin ndaj bukurisë së saj, jo thjeshtë, si dekor gjeografik, por si pjesë organike e botës së vet shpirtërore, pa të cilën, si më duket, nuk mund ta mendojë jetën e tij.Në pëlhurën e gjergjefit shpirtëror ka qëndisur dashurinë e madhe, që shquhet për një patos ndjenjash të thella të arealit të tij.I lumtur që gjendet në një vend kaq të bukur dhe heroik, por edhe i shqetësuar dhe shpeshëherë i zhgënjyer me ecurinë e ngadalshme të jetës rurale, se mos vallë një ditë do të mbeten katundet pa të rinj, sepse i gllabëroi katandisja gjithandej për të gjetur një jetë më të begat, duke mos menduar në pasojat që mund të vijnë. Tëgjitha këto kontraste e kontradikta të shpërthimeve ndjenjore i japin larmi e gjallëri shprehjes poetike dhe poezinë e bëjnë më dinamike dhe më tërheqëse, sado qofshin të dhembshme ato. Dhe kështu, varg pas vargu, lexuesi pret se çdo të thuhet më tej. Andaj, padurimësia shpejton tempon e kreshendos së klimaksit leçitës për të arritur deri te motoja e mesazhit dedikues e destinues të semantikës poetike.Vargu i poezive të veprës së nehat Jahiut “ Të pret malli që na treti”, është i mbarësuar me probleme dhe halle të rrethanave të kohës, kur njeriu i jonë ende vuante nga shumë padrejtësirash të natyrave të ndryshme, që ende nuk janë eliduar, por edhe nga fanatizmi dhe xhelozia, që nuk e kishin dëbuar e braktisur vellon e prapambeturisë, atë për ta zhveshur deri në fund dhe për t, i dhënë hapsirë dhe krahë jetës së lirë, që njeriu për të qenë njeriu në vendin e vet dhe zot i jetës së vet. Brendapërbrenda gëlimeve rrëfimore të këtyre poezive, të kësaj përmbledhje, pulsasojnë ide, syzhe e forma të nduarnduarta me një forcë të formësuar kuptimore, të cilat vijimisht gjenden në lëvizje dhe në ngritje, elemente këto që ngacmojnë interesimin e lexuesit. Duke marrur parasysh vëllimet e përparshme, poeti nEhat Jahiu, pa ndërprerë ka avancuar gjuhën dhe ka zgjeruar e dimensionalizar mendimin poetik, gjithnjë duke transformuar mentalitetin krijues të tij, që është një shkas për ta trajtuar këtë vepër. Dhe, jo vetëm kjo. Nehati që këtu fillon të ec me realitetin e kohës, që për në momentin e caktuar gjendej populli shqiptar i kësaj treve. dHe kështu, në raport me problematikën e saj, fiton kahje të reja, në raport me me të gjitha zhvillimet kulturore e sociale të realitetit që e prezenton në vepër.Mënyra siç janë trajtuar poezitë, tregon se autori posedon aftësi plazmuese të ndjeshmërisë ritmike dhe gjuhës poetike.Është përkorë nga shkulmat dhe dufet e dalldisura të ndjenjave romantike.Pra shfrenimeve emocionale të shkallzimeve hipertimike, që shpërthejnë drejt një bote ireale e iracionale nuk u jep hapsirë. Kjo frenon shpërthimin irelevent të shpalosjes së mendimeve, gjykimeve dhe ndjenjave për faktin e temave që autori i ka në shënjestër të formësimit poetik.Duke iu shmangur këtyre tendencave skajore (ekstreme) të kamufllimit, kurse në vetvetew ka zjarrmi të përhershme altruiste e asketike, andaj arrin që, përmes figurave poetike letrare të konceptojë dhe artikulojë me vlera të mirëfillta artistike e poetike letrare të konceptojë dhe artikulojë me vlera të mirëfillta artistike e estetike të vargut poetik.Vargu i premtimit, një variant i besës, i detyrimit shpirtëror i njeriut:...Emrin tënd nuk e shlyen asnjë emër,/ ashuria jote e ka emrin “ Zemër” ( “ Të dua ty “, f. 24. ).Gjithnjë,  duke u bartur me idenë dhe mendimin se vazhdimsisht duhet të jepen vargje me vlera të theksuara artistike dhe që të gjejnë vend në kierarkinë e standardeve letrare, poeti Nehat Jahiu kridhet thellë në botën e mendimeve, meditimeve dhe përjetimeve për të përshfaqur aftësitë e tij inventive, kreative, imagjinative, ndjeshmëri intime dhe bindje e ekspresive për shkathtësitë mjeshtërore të thurrjes së vargut poetik.Zëri i këtyre poezive, është zëri i brendshëm ose alteregoja e poetit që me forcën e tij shpirtërore stigmatizon, siluron, ironizon, paradizon dhe proteston kundër dukurive negative që paraqiten në shoqërinë tonë, të cilat për momentin kur poeti përsiatet pët të vënë këto dukuri në vargje poetike, gjendja ishte jo e volitshme për shqiptarët, sidomos kurbeti, ishte plaga më e rëndë, të cilën trajton për të mos e çvatruar vatrën: “...e ku po e lëmë nënëloken/ dhe tokën,...në duar kujt po ia lëshojmë.../ t, ia besojmë?/... ( “ Ku po shkojmë”...f.21).Disa nga këto poezi shpalojnë ndjenjën shpirtërore kur në sfondin e tyre shfaqet drithërima emocionale të dhembjes për vendlindjen, popullin. Atdheun etj. Nuk mund të themi thjesht se poeti Nehat Jahiu dinë vetëm kompozimin e vargut, por ai dinë edhe të alternatojë me kompozicionin e vjeshërimit për të shpalosur efektin poetik. Kjo shihet edhe nëpër spiralen e harkut të kohës historike, kur autori përvijon dhe portretizon jetën e fshatarit të Karadakut të Kumanovës me të gjitha bëmat e tij, qofshin ato të këqia ose të mira, gjatë shekujve.Këto poezi, janë mozaiqe të formësuara nga ngjarjet e jetës, kryesisht rurale të njerëzve të zakonshëm dhe të rëndomtë, sepse edhe vet poeti ka lindur, por edhe ende jeton e vepron, ku ka rastin, siç cekëm edhe më parë, drejtëpërdrejtë ti vrojtoj, vëzhgojë e përjetojë gjitha lëvizjet e mundshme që mund të ndodhin në atë areal: “ Pranë vatrës sime dua të jem/ fusha e male para t, i kem, / djerësa e ballit vatrës t, më pikojë/ pikë- pikë tokës sime t, ia dhuroj.” ( “ Pranë vatrës sime...” f. 48). Pa marrë parasysh nuancat e shmangies së disa temave nga uniteti ekulibrues, indin kryesor ( themelor) të ndërtimit të brendshëm të veprës e përshkon fryma popullore dhe karakteri kombëtar, ajo vëllazërore, e mirëkuptimit : “ Zgjatma dorën, vëlla, / hakmaarje tek unë e tek ti nuk ka,/... me besën tonë të ndalen hakmarrjet  ! ( “ Zgjatma dorën , vëlla!” , f. 61.).Pra, kështu Nehat Jahiu në prosedeum e zhvillimit horizantal sjell një frymë të vargut poetik vetanak, që shquhet për nga karakteri i shqetësimeve kombëtare.Konturohet e revijëzohet nga imazhet e raporteve intime që i ka krijuar në mes peisazheve dhe objekteve që rrethojnë natyrën dhe njerëzit e zonës së tij ku marrin pjesë aktive me të njejtin intensitet në ndërtimin e veprës me të gjitha aksesorët komplementar të saj, kur dihet se, po të mos ishin komponentet e tilla, që poetin e nxisin dhe e frymëzojnë, atëherë njeriu krijues nga do të stimulohej, që më pastaj emocioneve t, u nënshtrohet për të përjetuar në mënyrën vetanake çdo gjë që e rrethon dhe e preukopon. Nehat Jahiu, duke e pasur parasysh veprën në fjalë, qartë shihet se është i lidhur ngusht me tingujt dhe jehonën e tyre lokal, që shprehin njël sentimentalizëm të ndjeshëm patriotik përmes semantikës metaforike të vargut poetik, ku edhe shpreh brehtjet dhe zhezhitjet kombëtare, i cili kërkon çlirim nga tensionet jetësore. Jo vetëm kaq, poezitë e kësaj përmbledhje dëshmojnë edhe për këmmbëngulsinë e poetit, i cili, në vazhdimësi është përpjekur maksimalisht ta pasurojë e ta thellojë mendimin poetik me elemente të reja, qoftë me përmbajtje e ide, qoftë me elemente të shprehjes dhe figurave tjera që paraqiten si nevojë e zgjerimit të horizontit poetik. Këto elemente të shprehjes poetike, janë reflekse që shquajnë dhe karakterizojnë ecurinë evolutive dhe ngritjen e cilësisë polivalente të vargut, duke e kondenzuar me nuansa të ndryshme të shprehjes sa më të bukur dhe domethënës të vet semantikës së poezive që gjenden në këtë vepër. Me këtë, edhe lexuesi, gjithsesi, do të gjejë motivim për ta lexuar veprën në fjalë. Kështu poeti Nehat Jahiu, nga këtu dhe zbaton gjuhën e veçantë të tharmit poetik, që sinjalizon reflekse pjekurie dhe arritjesh pavarësimi e individualizimi të aftësive kreative të verbit poetik.

 

 

ZEJADIN  ISMAILI

 

 

 

 

 

 


 

Qazim Shemaj

 

 

 

 

NJË PROFIL I RI I POETIT

 

 

 

Poeti i zogut të dëshirave, i urave prej zemrash, i fluturimit të pastër të pëllumbave, poeti i dhembjes së thekshme e njerëzore për nënën e vdekur, poeti i mallit për një luleshqerrë, për një burim e pemë të vendlindjes, për një vashëz të bukur, për një shkëmb të lëmyshkur, si që hyn e del në fëmijërinë e tij aq të çiltër, aq i ëmbël, me ca gjurmë plagësh nga shkulmet e jetës, nga udhët e lodhja, pas katër vëllimesh me lirika ku ndihet nektari e qumështi i vendit që e rriti, kësaj radhe, me vëllimin e pestë “ Hidhe vallen , Laro” !...na shfaq një anë tjetër të botës së tij poetike: shqetsimin qytetar për atë që nuk shkon me idealet e tij.Lajmotivi i këtij vëllimi është lufta kundër gënjeshtrës, mbretreshës së ligësive, kundër jetërsimit të njeriut të këtij fundshekulli, kundër servilit dhe brutalit, karrieristit dhe demagogut, kundër vanitetit dhe snobit të mjerë.Autori qëllon shpeshherë dorëmbarë në stigmatizmin e veseve të ulta.Satira e tij është e drejtpërdrejtë, pa spërdredhje, e pangarkuar me arsyetime e moralizime.Revolta ndaj së utës e së shëmtuarës, është revoltë e njeriut të ndershëm që si duron dot shtirjet e poshtërsitë, të cilat, po u lanë në qetësiii, shumohen dhe e bëjnë skëterrë jetën e njeriut.Në këtë kontekst, satira e këtij libri, i bën një apel qytetar vigjilencës së njeriut e të shoqërisë që mos të ndodhë kurrë të kapet në befasi e të mbytet nga pesha e egër e së keqës dhunuese.Edhe pse ky libër, i pesti në radhën e botimeve dhe i pari për nga lloji i poezisë që lëvron (satirën), përsëri përvijon tipare që di t,ia zgjerojnë udhën autorit në lëvrimin e satirës. Dhe ne sinqerisht i urojmë satira të tjera, me më shumë humor, në udhën e bukur të krijimtarisë...

 

 

 

 

 

 

Qazim Shemaj.

Tiranë, 1994

 

 

 


 

Nehat Jahiu : “ Brez pas brezi në luftë për shkolla shqipe”

 

NJË VEPËR E RËNDËSISHME PUBLICISTIKO – DOKUMENTARE

Kohë më parë doli nga shtypi Monografia “Brez pas brezi në luftë për shkolla shqipe”, e autorit Nehat Jahiu. Vepra në mbi 500 faqe i kushtohet zhvillimit të arsimit shqip në Komunën e Likovës (Sllupçan, Orizare, Allashec, Izvor, Bellanoc, Runicë dhe Zallkuq) të Maqedonisë.

Emri i Nehat Jahiut si pishtar i arsimit nuk ka qenë i panjohur as deri më tash në radhët e inteligjencisë shqiptare dhe në opinionin e gjërë publik. Ai krahas punës së palodhshme në procesin edukativo-mësimor, vazhdimisht është marrë edhe me krijimtari letrare. Kështu që gjatë periudhës 1982 – 2005, ka shkruar dhe botuar dhjetë libra me poezi. Kjo është vepra e 11-të me radhë e këtij autori të frytshëm.

Mirëpo, duke qenë i vetëdijshëm se “sa më e lartë që të jetë shkalla e arsimit të popullsisë, aq më shumë do të përmirësohet jeta e shoqërisë” (Frensis Bekon) dhe se “arsimi është fortesë e lirisë, arma e demokracisë, shpresa e rinisë, mburrja e djalërisë dhe gëzimi i shekullit” dhe se “me fat janë kombet që këtë e mirëpresin” (Henry Van Duke), zoti Nehat Jahiu, përkohësisht e pezulloi krijimtarinë e vet poetike dhe iu përkushtua seriozisht zhvillimit dhe përparimit të arsimit shqip në vendlindjen e tij në Komunën e Likovës.

Si rezultat i këtij orientimi, vargut të veprave të tija letrare, iu shtua edhe një vepër e rëndësishme publicistiko – dokumentare, me një titull sa simbolik, aq edhe domethënës:


 

NJË VEPËR E RËNDËSISHME PUBLICISTIKO – DOKUMENTARE

Kohë më parë doli nga shtypi Monografia “Brez pas brezi në luftë për shkolla shqipe”, e autorit Nehat Jahiu. Vepra në mbi 500 faqe i kushtohet zhvillimit të arsimit shqip në Komunën e Likovës (Sllupçan, Orizare, Allashec, Izvor, Bellanoc, Runicë dhe Zallkuq) të Maqedonisë.

Emri i Nehat Jahiut si pishtar i arsimit nuk ka qenë i panjohur as deri më tash në radhët e inteligjencisë shqiptare dhe në opinionin e gjërë publik. Ai krahas punës së palodhshme në procesin edukativo-mësimor, vazhdimisht është marrë edhe me krijimtari letrare. Kështu që gjatë periudhës 1982 – 2005, ka shkruar dhe botuar dhjetë libra me poezi. Kjo është vepra e 11-të me radhë e këtij autori të frytshëm.

Mirëpo, duke qenë i vetëdijshëm se “sa më e lartë që të jetë shkalla e arsimit të popullsisë, aq më shumë do të përmirësohet jeta e shoqërisë” (Frensis Bekon) dhe se “arsimi është fortesë e lirisë, arma e demokracisë, shpresa e rinisë, mburrja e djalërisë dhe gëzimi i shekullit” dhe se “me fat janë kombet që këtë e mirëpresin” (Henry Van Duke), zoti Nehat Jahiu, përkohësisht e pezulloi krijimtarinë e vet poetike dhe iu përkushtua seriozisht zhvillimit dhe përparimit të arsimit shqip në vendlindjen e tij në Komunën e Likovës.

Si rezultat i këtij orientimi, vargut të veprave të tija letrare, iu shtua edhe një vepër e rëndësishme publicistiko – dokumentare, me një titull sa simbolik, aq edhe domethënës: “BREZ PAS BREZI NË LUFTË PËR SHKOLLA SHQIPE”. Ky titull është në përputhje me mendimin e shkrimtarit italian Arturo Grof, i cili ka thënë: “Arsimi është një bimë tejet kryeneçe, e cila nuk gjelbëron as që lidh kokërr, në qoftë se nuk ujitet me lotë e gjak”.



Është e vërtetë se për shkollat dhe arsimin shqip, sidomos në trevat shqiptare jashtë kufijve të shtetit amë, është derdhur shumë djersë, lotë e gjak dhe janë bërë përpjekje të mëdha, është zhvilluar luftë e vazhdueshme “brez pas brezi”. Edhe pse zyrtarisht si shkollë e parë shqipe konsiderohet ajo që u hap më 7 mars 1887 në Korcë, rrënjët e arsimit shqip i gjejmë , siç thuhet, edhe në “thellësitë e shekujve”. Por, për shkak të pushtimeve të huaja, shkollat shqipe në të kaluarën asnjëherë nuk kanë qenë krejtësisht të lira, dhe legale. Sepse, puna e tyre legale nuk është lejuar gjatë sundimit pesëshekullor osman, e as gjatë tërë kohës së ekzistimit të Jugosllavisë së vjetër monarkiste. Përkundrazi, ato vazhdimisht kanë qenë të ndaluara rreptësisht, kurse arsimtarët shqiptarë gjithmonë të përndjekur dhe të persekutuar.

Shkollat dhe arsimi shqip në Kosovë dhe në Maqedoni, kanë marrë frymë më lirisht, vetëm për një kohë shumë të shkurtër, gjatë Revolucionit Xhon – Turk (1908- 1912), kur edhe u aprovua Alfabeti shqip në Manastir të Maqedonisë. Atëherë, patriotët dhe arsimdashësit shqiptarë si: Hasan Prishtina, Bajram Curri etj. filluan t’i dërgonin të rinjtë shqiptarë në Shkollën Normale të Elbasanit. Shkollat shqipe të këtyre viseve u lejuan të punojnë edhe gjatë Luftës I Botërore (1915 – 1918), por vetëm në zonën okupuese austro-hungareze, e jo edhe në zonë okupuese bullgare. Mirëpo, të gjitha këto shkolla shqipe, më 1918, u mbyllën përsëri nga regjimi i Jugosllavisë së Vjetër.

Duket si paradoksale, por është fakt i vërtetë, gurthemeli i arsimit shqip në Kosovë e Maqedoni dhe fara e parë e shëndoshë e tij në këto vise, u hodh pikërisht gjatë Luftës II Botërore (1941- 1945). Kështu, pra, në saje të vendosmërisë dhe largpamësisë së ish Ministrit të Arsimit të Shqipërisë, Prof.Ernest Koliqit, menjëherë pas kapitullimit të Jugosllavisë monarkiste në prill të vitit 1941, u formua Misioni i Jashtëzakonshëm Shkollor, për viset e çliruara shqiptare, me detyrë urgjente që t’i studjojë kushtet dhe mundësitë për hapjen e shkollave të para shqipe në territorin e Kosovës, të Maqedonisë, të Malit të Zi, të Sanxhakut etj. Kryetari i këtij misioni për Maqedoni, në fillim ishte Emin Çomo, e prej fundit të gushtit 1941, Prof.Fadil Repishti. Hapjes së shkollave në këto vise i paraprinte aksioni për hapjen e kurseve tremujore për mësimin e gjuhës shqipe (shkrim-lexim) dhe për nevojat e administratës shqipe. (Në tre vëllimet e monografisë “Emra që nuk harrohen – Arsimtarët veteranë (1941 – 1951)”, në mbi 1600 faqe, kemi botuar rreth 3000 biografi të këtyre arsimtarëve të parë që shërbyen në viset e çliruara shqiptare jashtë kufijve të shtetit amë).

Sipas disa shënimeve të veteranit të arsimit Ahmet Pere, i cili në atë kohë ka shërbyer si mësues në Gostivar, në vitin 1941 në Maqedoni janë hapur 58 shkolla fillore dhe një gjimnaz në Tetovë, në të cilat atë vit e zhvilluan mësimin për herë të parë në gjuhën shqipe 160 mësues. Në këto shkolla gjatë luftës u përfshinë gjithsejt 10,585 nxënës, prej të cilëve 3,356 vajza, që konsiderohet sukses i madh për atë kohë, kur dihet se femrat shqiptare që në moshë të re hynin nën çarshaf e peqe. Në të njëjtën kohë u hapën e punuan edhe 92 kurse kundër analfabetizmit me 6,370 vijues.

Mirëpo, shkollat shqipe në Maqedoni në vitin 1941, punuan vetëm në zonën okupuese italiane që përfshinte qytetet: Tetovë, Dibër, Gostivar, Kërçovë dhe Strugë me rrethina, ndërsa në zonën okupuese bullgare si p.sh. në Kumanovë, Manastir, Perlep, Resnje, Ohër dhe Shkup, mësimi në gjuhën shqipe atëherë nuk u lejua.

Nehat Jahiu në monografinë e vet shkruan se shkollat shqipe në territorin e Komunës së Likovës u hapën për herë të parë pas luftës në vitin shk.1945/46 dhe mësimin në gjuhën shqipe e zhvilluan në shtëpia private, mejtepe e xhamia.

Në Jugosllavinë e Titos, edhe pse u lejua puna legale e shkollave dhe e arsimit shqip (sepse kjo e drejtë u fitua me luftën e përbashkët, në të cilën edhe shqiptarët dolën në krahun e ngadhnjimtarëve), megjithatë, vazhdimisht u bënë përpjekje, të fshehta ose të hapura, që puna e tyre të pengohet e të kufizohet, kështu që këto të “internacionalizohen”, në mënyrë që shqiptarët mos të vetëdijësohen në pikëpamje kombëtare. Prandaj, këto shkolla punuan në bazë të planprogrameve të përkthyera dhe në frymën e “bashkim – vëllazërimit” e të “patriotizmit socialist jugosllav”. Madje, pati edhe përpjekje e projekte të ndryshme që shkollat e mesme në gjuhën shqipe të suprimohen me arsyetime se në këtë mënyrë shqiptarët, duke u shkolluar në gjuhën serbe (gjegjësisht maqedone), më lehtë e më shpejtë do të inkuadrohen në shoqërinë jugosllave dhe mund të punësohen në të gjitha viset e Jugosllavisë. Megjithatë, nga këto shkolla, falë punës me përkushtim të mësuesve shqiptarë të cilët kishin filluar të ringjallin vetëdijen kombëtare, dolën shumë kuadra të shkolluara në të gjitha nivelet e arsimit.

Për këtë arsye, si regjimi shovenist i Serbisë në vitin 1981, ashtu edhe ai maqedon në vitin 2001, filluan atakun dhe dhunën kundër shkollave shqipe, duke i dëbuar nxënësit nga objektet shkollore dhe duke i përndjekur, burgosur e vrarë arsimtarët shqiptarë. Kjo politikë shoveniste dhe gjenocidiale i detyroi shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë që t’i kapin armët në dorë për t’i mbrojtur të drejtat e tyre dhe dinjitetin kombëtar.

Prandaj, ka qenë e nevojshme dhe shumë e rëndësishme që të gjitha këto përpjekje dhe sakrifica që u bënë për shkollën shqipe dhe të drejtat kombëtare, të shënohen dhe të ruhen për brezat e ardhshëm. Sepse, nuk thuhet kot se “ka ndodhur vetëm ajo që është shënuar dhe është ruajtur”. Nëse nuk është shënuar asgjë e nuk është ruajtur asnjë dokument apo dëshmi, konsiderohet sikur të mos ketë ndodhur asgjë. Ndërkaq, monografia e Nehat Jahiut “Brez pas brezi në luftë për shkolla shqipe”, e shkruar me dashuri e përkushtim, me mbi 500 faqe, me fotografi, faksimile e dokumente të ndryshme, është vepër e vlefshme dhe dëshmi e gjallë për punën e madhe që bënë mësuesit shqiptarë dhe kontributin e madh që i dhanë shkollës dhe arsimit shqip. Ata edhe në kushte e rrethana të vështira, dijtën ta ruajnë fizionominë kombëtare të shkollës dhe arsimit shqip në këto treva.

Në këtë monografi, me përpikëri është dhënë historiku i këtyre shkollave, lista me biografitë e qindra arsimtarëve e punonjësve të tjerë të këtyre shkollave, lista me biografitë e drejtorëve që i udhëhoqën me sukses këto institucione dhe pasqyra e përgjithshme e nxënësve sipas viteve shkollore. Gjithashtu, në të janë paraqitur dhe analizuar aktivitetet e lira të nxënësve etj.

Kapituj të veçantë në këtë monografi janë: “Qëndresa heroike e një populli”, “Viti 2001 – tragjik për një popull”, “Arsimi shqip gjithnjë i pengoi dikujt” etj. Është interesant edhe kapitulli “Pritja dhe strehimi i refugjatëve kosovarë gjatë luftërave të viteve 1998/1999. (Ekzistojnë shënime se edhe disa refugjatë nga vendbanimet kufitare të Maqedonisë gjetën strehim në Kosovë, në komunën e Vitisë, gjatë trazirave të vitit 2001).

Në monografi janë dhënë edhe emrat dhe biografitë e disa arsimtarëve dhe nxënësve dëshmorë e martirë të këtyre shkollave, si dhe të atyre qytetarëve që me armë në dorë ranë në altarin e lirisë në vitin 2001. Në fund të librit jepen edhe disa shtojca të veçanta si “Gjurmë dhe tituj”, “Faqe nga gazetat”, “Poezi – përkushtime”, “Fotografi që flasin”, “Letër nënës” (nga i biri, luftëtari i lirisë, dërguar në mëngjezin e dt.10.6.2001 me rastin e granatimit të fshatit) etj.
Për hartimin e kësaj vepre, autori ka shfrytëzuar një literaturë të pasur.


Tahir Z. Berisha

Londër, 2008


 

 

FATMIR TERZIU- SKALITËSI I FJALËS SHQIPE – Recension për monografin “ Brez pas brezi në luftë për shkolla shqipe”

SKALITËS I FJALËS SHQIPE

Është fjals për “ fjalën” shqip, është theksi tek gjuha shqipe. Një rrugëtim i gjatë, me petkun e shekujve, me xhubletën e viteve dhe me minimodën tradicionale shqiptare,, tërësisht Kombëtare. Në këtë rrugëtim herë me laps e herë me penë, duar të ndryshëm skalisin, që motojnë dhe vendosin “ gurë” modest për të ndërtuar kalanë e mrrekullueshme e të trashëgueshme shqiptare, kudo ku ajo shtrihet në shtratin e saj të moçëm. Në këtë shtrat edhe një dorë modeste ka vite që skalit e mrrekullon fjalën shqipe në dobi të edukimit, arsimimit dhe gjuhës shqipe. Është mësuesi, krijuesi dhe penëarti nehat Jahiu. I urojmë suksese.

Fatmir Terziu

Londër, 2007-06-06

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

REFLEKSION PËR REFLEKSIONET “Lulëkuqe mbi varre”, të Nehat Jahiut

E shtunë, 13 Mars 2010 12:41 Bajame Hoxha–Çeliku

REFLEKSION PËR REFLEKSIONET: “Lulëkuqe mbi varre ”, të Nehat Jahiut

 

Do të më pëlqente që këtë parathënie ta quaja Refleksion për refleksionet “Lulëkuqe mbi varre”, të shkrimtarit Nehat Jahiu. Pasi e lexon këtë libër, nuk bën gjë tjetër veçse bie në mendime të thella dhe të pikojnë lot, duke reflektuar mbi ato çka ke lexuar, mbi ato troje të lagura me gjak më shumë se sa me djersë, prandaj edhe titulli i librit “Lulekuqe mbi varre”, është shprehës, kuptimplotë dhe të çon menjëherë në ato vise ku shqiptarët vriten, burgosen e torturohen, sepse duan shkollën e tyre, gjuhën e tyre, tokën e tyre, tokën e të parëvë që mban shumë amanete të përcjella brez pas brezi. Ky libër, gjatë leximit të tërheq deri në fund,dhe të sjell ndërmend poezitë më të bukura të kohës sonë, frazat e të cilit godasin ku duhet gjatë tretjes së kandilit…
Në refleksionet e autorit e gjen të gjithë artin, si prozën mjaft tërheqëse, poezinë, dhe dramën e
një populli të tërë. Autori shtjellon njëherësh dy luftra, njëra luftë bëhet kundër okupatorit sllavë
kurse tjetra kundër fanatizmit,ku lufton e reja me të vjetrën, e drejta me të padrejtën e përparuara me të
prapambeturën. pra shkrimtari ështe në një luftë të dyfishtë. Ai pasqyron dhe mbron njëkohësisht idelet e larta kombëtare për përparim e qytetërim të plotë.

Autori, Nehat Jahiu, i njohur tashmë me botime të shumta, i shton krijimtarisë së tij edhe një libër
tjetër me refleksione, refleksione që nuk fluturojnë lart nëpër qiej ëndërrimtarë e sajues, por ecin me këmbë në tokë, duke u fokusuar afër, thellë në zemër, në plagët, në luftën, në dëshirat dhe shpresat e përditshme për shkollën, ardhmërinë e brezit të ri…

Natyrisht, në refleksionet e veta, Nehat Jahiu nuk mund të linte pa përmendur qëndresën, heroizmin e
shqiptarit përballë armiqve të vet, të gjuhës, diturisë, të ardhmërisë së tij. Gjaku i derdhur është frymëzim për brezat, forcë për të ecur më përpara, për të ruajtur e çuar më tej vlerat e tij si komb i vjetër, ndoshta më i vjetri në Evropë. Me një gjuhë lakonike, konçize që të kujton se duhen lexuar edhe nënreshtat, autori sjell refleksionet e veta, refleksionet e një njeriu që duket se i ka jetuar nga afër problemet e për pasojë na sjell emocione të freskëta, të forta, të bukura, nxitëse për progres. Fokusimi i refleksioneve në një fshat të caktuar, si Dushkajë apo ndonjë tjetër, shpesh të sjell ndër mend hapësira më të mëdha që shkojnë tek hapësirat e një shteti apo kombi të tërë. Motive si dashuria, vdekja, pavdeksia, etj vijnë natyrshëm, vërtiten rreth shkollës, që është lejtmotivi i librit.

Refleksionet e Nehat Jahiut janë të lidhura mes tyre, plotësojnë njëra- tjetrën e të mbajnë të mbërthyer
në ankth me lot në sy deri në fund. Lexuesi, duke lexuar këto refleksione që të bëjnë të rënqethesh, të
reflektosh, do të zbulojë një anë tjetër interesante të krijimtarisë së shkrimtarit, duke e bërë më të plotë emë të arrirë atë.

 

 

Bajame Hoxha–Çeliku, poete, shkrimtare

 


 

 

 

 

 

 

 

Besim Muhadri: Përmendore kujtimesh për vendlindjen dhe njerëzit e saj
E Merkure, 07-04-2010, 08:42pm (GMT)

PËRMENDORE KUJTIMESH

PËR VENDLINDJEN DHE NJERËZIT E SAJ

 

Nga Mr. Besim Muhadri

 

Libri me kujtime dhe refleksione Lulëkuqe mbi varre, i Nehat Jahiut është një përmendore e llojit të vet, për vendlindjen dhe njerëzit e saj. Është një libër i mbresave të paharruara, të shpërfaqura në kujtesën e një krijuesi të përkushtuar. Tregimet që ndërtojnë faqet e këtij libri, fund e krye janë krijime që të kujtojnë një krijues të lidhur fort me tokën e tij, me vendlindjen e tij. Dhe kjo lidhje e përjetshme e bën atë shumë më të përkushtuar në trajtimin e të gjitha atyre ngjarjeve, e  atyre peripetive që kishin përcjellur atë dhe njerëzit e vendlindjes së tij dhe atë vetë si pjesë e këtij shpirti, e këtij etniteti.

I lindur dhe i rritur në një vend, ku shtypja dhe respresioni i kolonizatorëve të tokës së tij kishte ngulfatur nëpër breza lirinë, Nehat Jahiu nuk e ka të vështirë, por as të lehtë që në kujtimet e tij të trajtojë tema kaq prekëse, kaq domethënëse që lidhen me këtë proces të dhembshëm të një historie të gjatë. Në tregimet e tij, që ai i quan refleksione, lexuesi has temën e shpërnguljes së shqiptarëve nga trojet e veta dhe të dëbimit të tyre për në tokën e Anadollit, pastaj hapjen e shkollave të para në këto anë dhe të ardhjes së mesuesve të parë për të përhapur dritën e diturisë, përndjekja, burgosja dhe dënimi që iu bëhet mësuesve, vetëm e vetëm që ata kishin ligjëruar gjuhën e bukur shqipe dhe tek njerëzit kishin filluar të brumosnin ndjenjën e lirisë, dhe së fundi edhe temën e luftës për liri, luftë të bërë në vitet e para të këtij shekulli nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare .

Tema e shpërnguljes së shqiptarëve, por edhe tema e kurbetit, është një temë e vjetër, e trajtuar edhe nga shkrimtarë dhe krijues të mëhershëm, por Jahiu e trajton në një mënyrë të veçantë dhe në një situatë tjetër. Duke kapur segmente dhe inserte interesante të kësaj plage dhe dhembje të pashërueshme, shkrimtari na tregon edhe njëherë se sa e rëndë dhe sa e pashërueshme ishte kjo plagë, e cila në trupin e sfilitur të shqiptarëve mbeti një plagë e hapur.

Tema e përhapjes së diturisë, e trajtuar nga Jahiu ka të bëjë me hapjen e shkollave të para në mjedisin ku jeton dhe vepron autori. Përjetësimi i punës së palodhshme të mësuesit H dhe të mësueses S, janë një kontribut i shkrimtarit, që përmes këtyre rrëfimeve të ngrejnë një lapidar të llojit të vet për misionarët e dritës. Për të gjithë ata që me mundin, sakrificën dhe dijen e tyre u munduan të kontribuojnë në rrethe dhe mjedise të caktuara, vetëm e vetëm që ky popull, këta njerëz të shijonin dritën e diturisë dhe atë të përparimit. Puna e tyre e palodhur, vetëmohuese përherë ishte halë në syë të pushtueseve, të cilët i burgosën dhe i dënuan me burgje të rënda. Por, ata kurrë nuk u thyen, përkundrazi u bënë më të fortë dhe u përjetsuan në kujtesën e popullit. Këtë kanë për qëllim edhe tregimet e Nehat Jahiut, në të cilat spikat figura madhore e këtyre misonarëve, të cilët edhe pas kaq vitesh mbetën të paharruar në kujtesën e popullit të atyre anëve.

Tema e luftës për liri dhe çlirim është një temë tjetër e trajtuar me mjaft përkushtim në këto refleksione të Jahiut. Përmes rrëfimeve të tij, Jahiu arrin që të tregojë për sakrificën sublime për liri, por edhe të përjetësojë gjakun e derdhur të të gjithë atyrë që ranë në altarin e shtrenjtë të lirisë së atdheut, që është një gjak i sakrificës, gjak mbi të cilin mbinë dhe po rriten lulekuqet e lirisë.

Nehat Jahiu, përmes këtyre tregimeve ka arritur që të japë kontributin e tij si krijues, si mësues dhe si njeri i palodhur i vendit të tij. Ai ka portretuar me plot sukses portrete njerëzish, veprimtarësh dhe luftëtarësh.  Këto tregime janë një kontribut i çmuar i autorit, të cilat do të kenë lexuesit e tyre që do të dijnë t’i vlerësojnë dhe t’i çmojnë si një arritje dhe si një kontribut i autorit.

 

 

 


 

 

 

Hysen Këqiku: Meditimet si shkallë të ngritjes emocionale
E Enjte, 18-03-2010, 09:56pm (GMT)

MEDITIMET SI SHKALLË TË NGRITJES EMOCIONALE

 

Nehat Jahiu: “Lulëkuqe mbi varre”, përmbledhje  tregimesh me ngjarje autentike.

 

Nga Hysen Këqiku

 

Ripërtëritja është proces i natyrshëm, i cili i jep shije  dhe kuptim ligjshmërisë për  rregullimin e zhvillimeve dialektike. Lëvizja e ngadalshme e gjërave, edhe pse  nuk duken, në të parë, për një kohë ato  bëjnë mrekullira natyrore në gjithësi, në jetë, në shoqëri, madje edhe në qenien tonë. Pa këto lëvizje përtëritjeje, aveniri njerëzor nuk do të ishte i logjikës përparimtare dhe pse shumë lëvizje bëhen sipas logjikës  së qarkullimit dhe përtëritjes duke bërë  punë të mundimshme si të Sizifit.

Edhe puna në krijitarinë letrare është e një ngjajshmërie sepse, edhe ajo, për të arritur në shkallën e sotme të përsosshmërisë dhe  për kapjen e kulmeve synuese do mund dhe hulumtim të pandërprerë.

Në këtë rrugëtim të gjatë, krahasim me letërsinë  e vendeve tjera  të rajonit e të botës përparimtare, letërsia shqiptare që nga fillimet e saja, iu desht të kalojë nëpër një rrugë evolutive -  rrugën e zhvillimit të saj dhe, për shkak të rrethanave imponuese historike, ajo rrugë qe e vështirë si nëpër teh të shpatës, e përmbushur me katrahura e sfidime, kurse bartësit e përgjegjësisë së ndërgjegjshme e shpirtërore – krijuesit, fatkeqësisht këtë rrugë e kaluan siç thotë Musa Ramadani “Me lavjerës në qafë e me shpatën e Demokleut mbi kokë”, kjo tregon më së mirë punën e mundimshme sizifiane, por gjithësesi përkushtuese të autorëve të veprave të ndryshme artistike.

Këtë përshshtypje e fitojmë  edhe kur  i lexojmë tregimet e Nehat Jahiut e veçmas ato 32 sosh që e kompletojnë përmbledhjen  “Lulëkuqet mbi  varre”.

Tregimet e këtij autori të vyeshëm janë me psherëtima, të cilat shpërthejnë si lavë vullkani nga ama, përkatësisht nga mbrendia shpirtërore. Ato shoqërohen me pasthirrma, me pika të heshtjes dhe figura të tjera të shumëta që thundrojnë emocione.

Ngacmimet të cilat  i rrisin efektet emocionale të tregimeve  janë të sferës objektive. Ato rrjedhin nga padrejtësitë e sunduesve të ndryshëm.

Sjelljet e tyre përbuzëse, nënçmuese, fyese, denigruese, mohuese të vlerave deri në përmasa të asgjësimit të tyre, e bëjnë autorin e këtyre tregimeve rezistues duke e mbrujtur qenien e tij si dhe atë kolektive në relievin indogjen të pathyeshëm siç u dëshmua  në realitetin historik në vazhdimësi.

Nehat Jahiu është mishëruar me artin letrar. Ai në këtë rrugë është shumë i ndjeshëm dhe i përkushtuar. Atij nuk i shpëton vrojtimi real. Adhuron për të qenë i adhuruar. Në të gjitha tregimet psherëtinë për të bukurën, për humanen dhe respektin. Shpreh dhembshurinë  për ata që bëhen viktimë e padrejtësive, shtypjeve dhe  injorimeve që i kanë vënë në zbatim pushtetet  e ndryshme me ligjet denigruese.

Atdheu, bukuritë dhe pasuritë e natyrshme që ka ai, ka të drejtë t’i shfrytëzojë vetëm ai që e do dhe sakrifikon për të, ata që e kanë ngopur  me gjakun e gjyshstërgjyshërve të tyre. Ata që realilsht i dalin zot dhe janë të gatshëm të sakrifikojnë për të. Këtë ideal e mbjell mësuesi nëpër shkolla. Ta përkujtojmë me këtë rast një thënie të Ismajl Kadaresë - “Kur mbyllen shkollat hapen burgjet”. Kjo aforizmë le të trokasë në dyert e atyre që diskriminuan.

Tehu i shpatës, nëpër të cilin eci  gjuha shqipe, ishte shumë i mprehtë, ajo nga përbuzësit e vlerave të saj shpesh u shpall si gjuhë e ndaluar dhe gjuhë e mallkuar, po a shuhet vallë bërthama e ngrohtë e planetit tokë, gjuha shqipe  që nga pellazgjishtja, ilirishtja  e deri te forma që ka marrë sot shqipja standarde e kanë ngrohtësinë e zemërtokës. Kjo ngrohtësi me të gjitha ngjyrimet e jetës e mori forcën e pazhdukshmërisë, duke u bërë gjuhë e universiteteve e akademisë së shkencave, gjuhë e kompjuterizmit, gjuhë e një letërsie e cila  e bën ecjen bashkë me letërsitë e tjera simotra nëpër  botë.

Zhvillueshmërinë nuk mundën ta ndalnin as faraonët, as  timurët, as sllavokomunistët që në histori i përngjajnë buburecit  që do të mbathet me patkonj si bualli.

Në këtë ecje të zhvillueshmërisë dhe të gjetjeve  të reja në letërsinë  tonë Nehat Jahiu lë gjurmë duke sfiduar e sublimuar për të bukurën në letërsi. Ai këtë e realizon me një metaforë karakteristike e shumë individuale. Zhvillimet e ndryshme të këtyre vlerave  nuk mundën t’i pengonin as individët as grupet e ndryshme, me mendime ogure të politikave dhe ligjeve denigruese.

Nehat Jahiu na del me një libër me tregime dhe me të e plotëson një zbrazëti për arsye se kohëve të fundit, krijuesit  e kanë gjetë rrugën më të shkurtër - poezinë për shprehjen e emoconeve dhe ndjenjave duke mbetur kështu tregimi deficitar.

Rëndësia tjetër e kësaj përmbledhjeje me tregime qëndron në faktin se kemi ngjarje që pasqyrojnë një realitet të një periudhe kohore dhe, ai realitet shprehet me një gjuhë dhe shprehje pa u thelluar në një abstraksion që shpeshherë lexuesin e largon. Përkundrazi lexuesi i cilitdo vend qoftë nga trevat tona etnike e gjen veten, e gjen së paku edhe një ngjarje që do t’i shëmbëllejë me një  që ka ndodhur aty, dikur apo  në ditët e jetës së tij.

Tregimet në vete ruajnë fjalë karakteristike nga e folmja e vendit, pastaj fjalë që për shkak të vjetërsisë së përdorimit janë arkaike, ruajtja e të cilave begaton gjuhën tonë dhe ia mundëson autorit  që përmes shprehjeve,  të të folmes së vendit, t’ia bëj  rrëfimin sa më të afërt e më të pranuar për lexuesin.

Nehat Jahiu është një njohës i mirë i  ngjarjeve të ndryshme që për një kohë të gjatë e kanë penguar  zhvillimin e kulturës  kombëtare në vendin ku jeton. Nehat Jahiu është njohës i mirë i shpirtit të madh krijues  të gjeniut popullor, të atij krijuesi anonim, i cili në krijimtarinë e tij të shumëllojshme  thundroi forcën  krijuese, shpirtin e madh të popullit, humanitetin e tij, bujarinë, fisnikërinë e mbi të gjitha forcën  dhe dashurinë e  madhe për vendin në të cilin e krijoi  natyra.

Të gjitha këto janë elemente të tregimeve me të cilat  bëri një komponim të pranueshëm duke e pagëzuar “Lulëkuqe mbi varre”.

Ruajtja dhe kultivimi i këtyre begative shpirtërore janë  të fuqisë hyjnore. Këtë e dëshmon edhe Viktor Hygo i cili thotë: “Nuk ka forcë më të madhe se forca e vetë popullit”, nga kjo forcë lindin heronj të penës dhe të pushkës.

Meditimet e autorit të vendosura sipas një gradacioni estetik e rrisin  edhe gradacionin e emocioneve të shprehura me një vokacion të njeriut i cili sublimon të bukukurën në artin letrar.

 


 

Hysen Këqiku

 

Gjilan, më 09.12.2010


Hysen Kobellari

 

KLITHMA E PËRJETSHME

PËR LIRINË DHE SHPRESËN…

Shkrimtari qëndron përballë letrës së bardhë, pakëz

mbi të, si një re madhështore, e rëndë, e ngrysur, e mbushur

plot të fshehta, e ngarkuar me shi, me jetë. Si një mal i

heshtur që s’bëzan, ai vuan tmerrësisht, teksa përpiqet ta

nxjerrë, ta thotë sa më bukur, sa më qartë, sa më thjesht

atë që mban përbrenda, atë që ndjen e mendon, atë që e ka

munduar dhe e mundon aq tepër tërë jetën...

Ky mal i heshtur, kjo re madhështore e

mbingarkuar, mbartin plot gjëra, shiun e bekuar, vetë

jetën njerëzore, hallet dhe dertet e mëdha të kësaj

bote, vuajtjet dhe mundimet, ëndrrat dhe shpresat.

Dhe mendohet rëndshëm, brengoset shkrimtari: a

do të jetë vallë ai në gjendje që të zbrazë mbi letër,

nëpërmjet penës, shkronjave, gjuhës, gjithë atë mal

të madh mendimesh e ndjenjash që e sfilitin dhe me

të cilat jeta e ka ngarkuar?!; a do të jetë në gjendje,

vallë ai, t’ua japë të tjerëve, ashtu siç e ka menduar,

t’ua transmetojë siç duhet, këtë barrë të shenjtë, këtë

mesazh të bukur njerëzor?!

Shkrimtarit kjo punë, kjo krijimtari e tij e

vështirë, i shkakton në vetvete, njëkohësisht vuajtje

dhe lumturim. Vuajtje, teksa qëndron përpara letrës

së bardhë, si përpara një shkretëtire, e nuk mund të

shprehet siç duhet, siç do të donte ai. Lumturim,

pasi e ka kapërcyer këtë pengesë skëterrore dhe ka

mundur të hedhë suksesivisht mendimet dhe ndjenjat

e tij mbi letrën fisnike, të bardhë e memece, mendimet

dhe ndjenjat, të cilat do t’i lexojnë gjithë etje të tjerët,

njerëz të njohur e të panjohur.

Lumturim fizik, thjesht sepse me procesin e të

shkruarit, shkrimtari “zbraz” mbi letër malin e madh,

barrën e rëndë të mendimeve e ndjenjave, me të

cilat ishte ngarkuar rëndshëm; E kjo ndodh si në një

lindje, lindje të një njeriu. Po, nga ana tjetër, shkrimtari

përjeton lumturim shpirtëror. Lumturim shpirtëror,

sepse me anë të krijimit, shkrimtari ndriçon shpirtin

e vet, e fisnikëron, e lartëson atë, por njëkohësisht

ndikon të ndriçojë dhe lartësojë shpirtin e të tjerëve,

shpirtin e lexuesve vullnetmirë...

Kështu i ka ndodhur me siguri edhe shkrimtarit

dhe poetit Nehat Jahiu, mikut tim të mirë, sa herë

fillon e mbaron një libër të ri. Kështu i ndodhi edhe

me librin “Lulekuqe mbi varre”, të cilin po ja dhuron

lexuesit këtë fillim viti.

Ky libër është një klithmë, një thirrje e fuqishme,

vigane për Lirinë dhe Shpresën, mbushur me

optimizmin e shëndoshë për të ardhmen, për ditët

dhe vitet që vijnë; një këngë dashurie për njeriun dhe

përpjekjet e tij të pashtershme në ndërtimin e një jete

të re, më të mirë, më fisnike, më dinjitoze...

Liria është gjëja më e çmuar në jetën e njeriut. Lirinë

njeriu e çmon kur nuk e ka, kur ajo i mungon. Kur ja

nëpërkëmbin të tjerët. Kur ai detyrohet të luftojë, pa e

përfillur vdekjen, pa e marrë në sy atë. Liria vjen kur nuk

i druhesh vdekjes, ashtu siç nuk i druhen përgjithësisht

vdekjes heronjtë e Nehat Jahiut, ashtu siç nuk i druhen

dhe nuk ja kanë frikën personazhet e tregimit “Dy

lulekuqe në dy varre“, që luftojnë dhe vdesin për liri,

si me le...Liria është si drita për syrin. “ U shembën

muret. U këputën telat me gjemba”, shkruan autori në

një tregim. Dhe ne na kujtohet menjëherë rënia e murit

të Berlinit, rënia e mureve dhe prishja e kufijve ndarës

përgjithësisht, dhe më e prekshmja, Shqipëri-Kosovë.

Toka kudo është e Zotit dhe e Njeriut. Askush nuk

mund të thotë padrejtësisht se kjo më përket vetëm mua

dhe se ti, tjetri, duhet të vuash, t’më nënshtrohesh mua.

Kufijtë e saj të urrejtjes janë pranga për vetë tokën dhe

për njeriun. Do të vijë koha që kufijtë e tokës, kufijtë

që mbjellin urrejtje, të zhduken dhe njeriu të kalojë

lirisht nëpër tokën e premtuar, të rrojë i lirë kudo ku ka

dëshirë, pa sundues e pa bastardë. Çdo copë toke, kudo

ku jeton njeriu, do të jetë e dashur për të, sepse do ta

bëjë të lumtur, njësoj sikur ajo të ishte vendlindja e tij.

“ Tretem nga gëzimi e dashuria e vendlindjes sime “,

thotë autori në një episod lirik të tregimit të vet. Kështu

do të thonë edhe fëmijët tanë në të ardhmen, për tokën,

kudo ku ata do të kenë fatin të jetojnë e punojnë, në

çdo cep të botës...

Sot, kur dashuria për vendlindjen, për tokën e

të parëve, por edhe për tokën përgjithësisht ka “dalë

mode” dhe vlerësohet si një “atavizëm”, kur shpirti

njerëzor po thahet nga etja e shfrenuar për para

e pasuri, kur luksi pa fre dhe shthurja morale po e

prish dhe bastardon njeriun e ashtuquajtur modern...

proza lirike e Nehat Jahiut duhet vlerësuar si një himn

dashurie për vendlindjen, për njeriun e sakrificës

përgjithësisht; një këngë – klithmë për lirinë, një lirikë

e ndjerë për lotin njerëzor, këtë lubrifikant magjik të

syrit të njeriut, mallit dhe dashurisë njerëzore...

Simbol qëndrese e shprese është jeta e Hasanit

dhe Dallëndyshes, vetë mirësia njerëzore është jeta e

Fitores me Liridonin, burim krenari e frymëzimi janë

veprat dhe jetët e dëshmorëve dhe heronjve të lirisë

dhe luftëtarëve të tjerë të përparimit shoqëror. Shoqëria

njerëzore është ende larg së qeni e përsosur, ashtu si

edhe shoqëria ku ne jetojmë sot, prandaj ne duhet të

punojmë e luftojmë përditë me të tjerët dhe me veten

tonë, për liri dhe përparim të pandalshëm shoqëror,

që të mos mallkojmë papritur një ditë robërinë që

na zë frymën dhe padrejtësitë që na revoltojnë deri

në rebelim. Ky është mesazhi i këtij libri dhe i gjithë

krijimtarisë letrare, veprimtarisë së gjithanshme

shoqërore të shkrimtarit dhe poetit Nehat Jahiu, i cili

po del përpara lexuesit me një libër të ri.

Udhë të mbarë librit “Lulëkuqe mbi varre”!

 

 

Hysen KOBELLARI

Lektor në Universitetin “F.S.Noli”, Korçë.


XHENETA JETISHI :KRITIKË LETRARE PËR VEPRËN, “ORIZARJA NDËR SHEKUJ”, TË NEHAT JAHIUT

E hanë, 27 Qershor 2011 17:08 Sokol Demaku

 

Nehat Jahiu                                                                    Xheneta Jetishi

KRITIKË LETRARE PËR VEPRËN, “ORIZARJA NDËR SHEKUJ”, TË NEHAT JAHIUT

 

Kam bërë të tetëmbëdhjetat, kam mësuar gjëra, që ndoshta s’është dashur t’i di në këtë moshë kaq të hershme, por ka edhe shumë gjëra që është dashur t’i mësoj deri më tani, e që ende nuk i di, apo ndoshta do t’i mësoj dhe më tutje.

Gjërat që i bëj, gjërat që i pëlqej, janë në kundërshtim me gjërat që i bëjnë e i duan moshatarët e mi në përgjithësi! Më pëlqen të luaj sporte të ndryshme, por nuk më pëlqen t’i shikoj të tjerët tek luajnë!  Më pëlqen të shkruaj, por jo edhe të lexoj! Më pëlqen muzika, arkitektura, më pëlqen ushtria, policia, bujqësia, blegtoria, mësuesia, gjeografia, astronomia, çdo profesion më pëlqen!  Ah sikur të kisha njëmijë vjet jetë, do të studioja tërë jetën, gjitha profesionet!  Kënaqësinë e leximit, kam menduar që kurrë nuk kam me ndjerë, por jo derisa e njoha bacen Nehat!  Në kohët e fundit, kisha kaluar e mësuar shumëçka, ndoshta jeta më dukej ashtu ngase kisha moshën jo edhe të përshtatshme apo edhe ndoshta më kishte shokuar ndonjë rast, që më ka bërë të ndihem e hutuar, për kohë të gjatë!  Çdo gjë që bëja, e shndërroja në poezi, e di që poezitë e mia nuk përmbanin figura stilistike, ngase ishin të tërat përshkrim, ndoshta edhe nuk ishin tërheqëse, së paku kanë një rimë!  Çdo poezi që e shkruaja, i tregoja baces Nehat, ai më kritikonte, por çdo herë në të mirë, kjo gjë më bënte të ndihem mirë, ngase së paku nuk më injoronte bace Nehat, ose të më poshtëronte para miqve të mi!  Ditë e më tepër, dashuria dhe respekti për  bacen Nehat shtohej, dhe kjo më shumë për poezitë e tij, që gjithmonë më dhuronin disponim.Një ditë, bace Nehat më tha se dëshiron të ma dhuroj koleksionin e librave të tij, e dini, unë nuk e doja librin edhe aq, por më gëzoi fakti se bace Nehat kishte respekt kaq të madh për mua! Librat mi dërgoi me anën e një shokut të tij, i cili ishte me të vërtetë nipi i legjendës së shekullit, nipi i Mulla Jakup Asipit, tashmë hoxhës së ndjerë, të cilit ia kishin frikën njerëzit e devijuar, edhe në varr! Kur pranova librat, ishte koha e fundit të vitit të tretë në gjimnaz, ose thënë më mirë, fundi i shkollës së mesme. Ishte kohë kritike për mua, ngase kisha disa nota të këqia në shkollë, dhe duhej t’i përmirësoja! Pas gati një muaji, u bë një monotoni në shtëpi, dhe thash të lexoj një libër të baces Nehat, libri i parë ishte “Lulëkuqe mbi varre”, në të cilën bace Nehat kishte shkruar

“NË SHENJË RESPEKTI PË XHENETEN

ORIZARE

15,04,2011

AUTORI”

Vepra “Lulëkuqe Mbi Varre” është një libër mahnitës, jo vetëm në ballinë, por edhe prej fletës së saj të parën, në të cilën shkruan “Surprizë për autorin”, pastaj ndodhitë e vërteta, të cilat i ka përjetuar autori në të vërtetë, e që të bëjnë të qashë nga emocionet, që të bëjnë, që me të vërtetë të ndihesh në vendin e autorit.  Ditën e nesërme lexova pesë libra tjerë, “Të pret malli që na treti”, “Hidhe vallen Laro”, “Kukuvajka”, “Hape derën shkolla ime” dhe “Huti mbi çati”. Në librin “Të pret malli që na treti”, autori flet për mallin e vendlindjes, më shumë për zemrat e djegura e të shkrumbuara të nënave, që presin tek dera edhe natën për fëmijët e tyre, që të bën ta duash, e të kesh për vendlindjen, edhe nëse je aty, të bën t’ia dish vlerën vendlindjes tënde.  Libri “Hidhe Vallen Laro”, më shumë flet për realitetin e sotëm, e veçanërisht për njerëzit në pozitë. Më shumë më tërheq poezia “Nina Nana”, ku në fund të kësaj poezie thotë:

“Nina nana, mu rritsh si selvi       E mu bëfsh më i madhi dallavergji.”

Duket sikur njerëzit në pozita i ka *bekuar nëna që kur kanë qenë të vegjël! Ky libër përmban më shumë poezi ironizuese dhe me të drejtë na bën të qeshim, e nganjëherë edhe të gërryejmë gjithçka që kemi pranë, nga mllefi që s’mund të bëjmë diçka më shumë rreth kësaj çështje! Pas disa ditësh, vendosa të lexoj librin, “ORIZARJA NDËR SHEKUJ”. Ishte libri me më së shumti faqe që kam lexuar ndonjëherë. Libri përmban 400 faqe! Ishte me të vërtetë mahnitës, diçka që nuk të tërheq nga jashtë, sa nga brenda, diçka që do të zëvendësoje, ndoshta edhe me një vit të tërë shkolle, diçka që s’të lë të flesh nga kënaqësia që ndjen kur e lexon, diçka që edhe me sy mbyllur do ta lexosh, diçka që do edhe ta ëndërrosh!

Ky libër është i pari që më ka thyer akullin e leximit, në fakt, e ka shkri atë në ndjenjën e kënaqësisë së leximit!

Libri, apo thënë më mirë, kryevepra e Nehat Jahiut, “ORIZARJA NDËR SHEKUJT”, në shikim të parë duket ‘ide egoiste, por në fakt, në të shtjellohen problemet e kënaqësisë së qeni shqiptar!

Në këtë vepër, autori flet për dashurinë që ka ndaj vendlindjes së tij, dashurinë me të cilën lindi e u rrit!

Ky libër tregon për mënyrën e të folurit, e cila sadopak dallon në theksimin e fjalës në vende të ndryshme, megjithatë, ne kemi Një Gjuhë- Një Gjak- Një Komb!

Në këtë libër mund të gjesh edhe gjeneratat e para që filluan të vijojnë mësimet, numri i të cilëve çdo vit shtohej.

Kur lexon historikun e këngëve popullore, të bën të kthehesh në kohë, e të dashurosh prapë atë ritëm jetese.

Në këtë libër, nuk shtjellohet vetëm tema për fshatin Orizare, por edhe për vendet e tjera, kudo ku flitet fjala shqipe, ngase mënyra e jetesës, që ata e bëjnë nuk ka ndoshta edhe fare dallim nga e jona!

Në këtë libër flitet edhe për ‘Organizatën Nacional- Demokratike Shqiptare (NDSH) 1943, e cila ishte si vazhdimësi e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878, dhe qëllimi i kësaj organizate ishte çlirimi dhe bashkimi i Trojeve Etnike Shqiptare. Anëtarët e kësaj organizate i përndjekin e i likuiduan!

Ismet Jashari- Krenaria e Orizares dhe gjithë Kombit Shqiptar, është e tema e katërt e cila flet për Komandant Kumanovën që prej lindjes së tij, e në shfaqjen e tij të parë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, flet edhe për veprimtaritë e tij brenda dhe jashtë shtetit, për familjen e tij, dhe në fund për 25 Gushtin, e 1998-tës, kur Komandant Kumanova vdes, për të lindur në përjetësi!

Këtu flitet edhe për luftën e 2001-shit, për shpërnguljet e shqiptarëve të këtushëm në Turqi, aty mund t’i gjesh edhe emrat e familjeve të shpërngulura, për të mos u kthyer ndoshta edhe kurrë më!

Poezia “Ku po shkojmë”, në faqen e 257, është ajo e cila më ka marrë kohë më tepër, duke e lexuar e rilexuar shumë herë, në qetësi, faqen e të cilës e kam larë me lot, sa herë që e kam lexuar, jam munduar të gjej një përgjigje, në sytë e nënës time, që vezullojnë si yje, kjo poezi fillon kështu:-

“...e ku po e lëmë fushën e malin,

dashurinë e mallin,

e ku, e ku jemi nisë, ku po shkojmë?!

A mund të rrojmë?!

Përgjigjen e vetme për këtë poezi, e kam pasur të vështirë ta gjej, megjithatë e kam gjetur, dhe kam shkruar një poezi:

Po shkojmë atje,

Në tokë, por jo në atdhe.

Atje ku nuk të pyesin,

Prej nga dhe kush je.

Askujt s’i intereson,

Çfarë ha e çfarë pi.

Askush nuk të pengon,

Me kë fle e me kë rri.

Atje ku edhe hëna,

Të duket më ndryshe.

Atje ku jo më nëna,

S’të quan dallëndyshe.

Atje ku edhe gratë,

Të ngjajnë në burra.

Atje ku ti jep gol,

Të tjerët s’bërtasin ‘URRA.

Atje ku s’ka dritë,

Ku as qirinjtë s’ekzistojnë.

Atje ku s’mund të gjesh miq,

Askujt s’i intereson.

Diçka tjetër që më ka lënë shumë përshtypje është edhe shoqata, me arsye, jo tjetër, veç bamirësie, shoqata BMO- Bashkësia e Mërgimtarëve të Orizares, në Zvicërr.

Qëllimi humanitar i tyre, forma e organizimit, gjithçka që ka lidhje me këtë organizatë duket zbavitëse, e veçanërisht çfarë më ka lënë përshtypje është se, askush nuk është i detyruar të anëtarësohet në këtë organizatë, vetëm se është ‘e drejtë morale të jesh anëtarë kësajshoqate, ngase me të vërtetë ia vlen, do të shihni edhe ju pasi të lexoni këtë libër, do të bindeni edhe ju vetë, ndoshta edhe kur të lexoni së paku një faqe, të kësaj pjese interesante.Në këtë libër flitet edhe për sportin, e më tepër për sportistët e talentuar të kësaj ane, të cilët në kohë të shkurtër, e në moshë të re, bën famë nëpër vendet e Evropës, e më gjerë!Bujqësia e Blegtoria, janë dy degë, jo edhe aq të preferuara në ditët e sotme, por aq me bukuri i thur fjalët autori në këtë libër, saqë të bën të dashurohesh në këto dy lëmi, të bën të mendosh, e ta kuptosh se me të vërtetë ia vlen të merresh me to, ngase ka një përfitim mjaft të madh nga këto degë, vetëm se duhet punë, e kësaj i përtojnë shumë!Këtu flitet edhe për lindjen, fejesat, martesat, veshjen, mënyra e të jetuarit në kohët e hershme, dhe dallimi në tani, apo thënë më mirë, ‘kontrasti i së kaluarës!Flitet edhe për lojërat popullore, forma arkitekturale e shtëpive, gjatë shekujve, e deri sot, flitet edhe për festa të ndryshme që tani nuk praktikohen fare, e disa nuk humbin vëllimin e formën e tyre.Dhe në fund flitet për vdekjen, një kohë, edhe vdekjet kanë pas një ‘marifet, tani , besomëni, s’ia vlen as të vdesësh.Nuk di ju si do ta kuptoni domethënien e këtij libri, ose edhe të librave tjerë, por këtu secili nga ju, ‘shqiptarë’, do të gjeni veten aty, traditën dhe zakonet që kemi pasur, jo vetëm orizarasit, por edhe ne, të bën të hysh në psikologjinë e filozofisë së trurit, dhe të kohës së shkuar, që me të vërtetë ka qenë kënaqësi të jetohet, ka qenë kënaqësi edhe me vdek, por tani, në këtë kohë, s’ia vlen për asnjërën!!!Lexues të nderuar, qofshi fëmijë, të rinj, gra, burra, pleq, monstruma, çfarëdo qofshi, ju porosisë, që edhe ju të leni amanet, që të gjithë të ecin me kohën, se ndryshe nuk ia vlen!Bace Nehat, gjithmonë i përshtatet kohës, edhe pse veprat e tij nuk vdesin kurrë, i përkasin çdo kohe!

Me respekt

Sinqerisht

Xheneta Jetishi

Ferizaj- 12 qershor 2011


Orizarja, një tablo historike për fshatin

(Nehat Jahiu: ‘Orizarja nëpër shekuj’ – monografi, Tetovë, 2010)

 

Sevdail DEMIRI

 

Vargut të veprave monografike për vendbanimet shqiptare të Maqedonisë, iu është shtuar edhe ajo për Orizaren e rajonit të Kumanovës, fshat ky që dha shumë për qenësinë shqiptare që nga kohërat më të hershme e deri më sot.

Orizarja është një nga vendbanimet më të vjetra të këtij rajoni, e populluar që nga koha e antikitetit. Autori sjell një pjesë të bibliografisë së autorëve të vjetër, të cilët theksojnë autoktoninë e fiseve ilire në këto treva, konkretisht të dardanëve. Si dëshmi për këtë lashtësi, potencohen dëshmitë e shumta materiale, që deri në ditët e sotme kanë mbetur disa varreza, që sjellin mënyrën origjinale të varrimit të ilirëve të lashtë.

Një pjesë e rëndësishme e këtij libri i kushtohet edhe qëndresës heroike të banorëve të këtij fshati, në luftën për barazi dhe liri kombëtare. Jepet një tablo e mirë për këtë fshat që nga luftërat në kohën e perandorisë Osmane, e deri në atë të fundit.

Orizarja gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore ishte qendër e organizimit  të Lëvizjes Nacional-Demokratike Shqiptare, e njohur si NDSH. Mulla Hajdari dhe Sami Shabedini, që të dy nga Orizarja, ishin ndër bartësit kryesor të komitetit të NDSH-së për rajonin  e Likovës e Kumanovës, i cili ishte i lidhur ngushtë me aktivitetin kombëtare të Sulë Hotlës dhe krerëve të tjerë të nacionalizmës shqiptare. Më tej jepet një pasqyrë e detajuar e rrjedhave të Luftës së Dytë Botërore, bashkë me fatin e keq edhe të orizarasve, të cilët dhanë shumë dëshmorë dhe martirë të kombit.

Një nga pikat kulmore të kësaj monografie, është edhe figura madhështore e Ismet Jasharit – Komandant Kumanovës, emri i të cilit bëri që të ndihet larg zëri i orizarasve dhe krejt Kumanovës e Likovës. Përmes shumë rrëfimeve dhe fotografive që për herë të parë botohen për Ismet Jasharin, autori sjell portretin e Heroit të Kosovës, i cili mbetet një nga emblemat e luftës çlirimtare të Kosovës.

Orizarja do të jetë një nga fshatrat e parë në ballë të rezistencës shqiptare të vitit 2001, ku veproi Brigada 113 e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ‘Ismet Jashari-Kumanova’. Autori sjell veprimtarinë luftarake të orizarasve që morën pjesë të drejtpërdrejtë në këtë luftë, si dhe pësimet njerëzore e shkatërrimet materiale që pësoi fshati nga bombardimet e pareshtura të forcave ushatarke-policore maqedonase. Edhe këtu, ngjarjet shpjegohen edhe përmes fotografive, gjë që e bëjnë librin monografik më të kompletuar përmbajtësisht.

Një kaptinë të veçantë, autori Nehat Jahiu ia kushton edhe plagës së vjetër të shqiptarëve – shpërnguljes. Përmes bashkëbiseduesve të vjetër dhe kujtimeve të vetë autorit, përmenden familjet e para që janë vendosur në këtë fshat nga ikja prej zullumit serb nga trevat e Nishit e Leskocit gjatë viteve 1815-1839. Dhe, në anën tjerët, përmend emër për emër shpërnguljet e shqiptarëve të Orizarës për Turqi qoftë nga kushtet ekonomike apo nga presionet e pushtetit të kohës ndaj tyre. Poashtu, autori sjell të dhënat edhe për familjet e para të emigruara nga fshati për në Kumanovë, Shkup e gjetiu, në kërkim të një jete më të mirë.

Gjatë viteve të fundit të shekullit XX, si në shumë vendbanime shqiptare, edhe në Orizare përhapet dukuria e mërgimit drejt shteteve të Evropës Perëndimore. Me këtë rast sillen të dhëna jo vetëm për familjet e mërguara, por edhe për jetën dhe aktivitetet e tyre nëpër Evropë, e kryesisht të grumbulluar rreth shoqatës ‘Bashkësia e Mërgimtarëve të Orizarës’ në Zvicër.

Në vazhdim jepen edhe shumë sekuenca të organizimi të jetës së orizarasve në fushën e kulturës, arsimit, infrastrukturës, traditave, sportit, etj.

Libri në fjalë është e përshkruar edhe me një vistër të rëndësishëm letrar, duke u nisur edhe nga vetë prirja e autorit, i cili pas vetes numëron jo më pak se 12 vepra letrare, kryesisht në poezi.

Botues i monografisë me rreth 400 faqe, është Shtëpia botuese ‘Tringa Design’ nga Tetova, kurse botimi është ndihmuar nga Ministria e Kulturës e Maqedonisë.


 

FJALA E REDAKTORIT

 

 

 

 

Përmbledhja me poezi “ Rrugës së drejtë” e poetit nga Ilirida Nehat Jahiu, karakterizohet për motivin fetar dhe përgjithësisht moral të poezive që përmban.

 

 

Sikur Naim Frashëri, Gjergj Fishta dhe poetë të tjerë të mëdhenj, poeti nEhat Jahiu nuk ka kursyer që nga shpirti i tij artistik t, u japë bukuri amaneteve që brezi i vjetër ia la të riut.

 

Ndonëse poezitë e kësaj përmbledhje shquhen për karakterin didaktik dhe janë shkruar duke u përqendruar kryesisht në mesazh dhe jo në kod, elementet artistike që shquajnë poetin Nehat Jahiu i gjejmë në secilën prej poezive të kësaj përmbledhjeje.

 

 

 

 

Hilmi Rexhepi, 2011


Xheneta JETISHI

KY LIBËR BËN PËRGATITJEN PSIKIKE DHE SHPIRTËRORRE DREJT RRUGËS SË DREJTË...

Të shkruash diçka që ka lidhje me fenë, është vërtetë përgjegjësi e madhe, ngase njerëzit në ditët e sotme janë mësuar të keqkuptojnë e keqinter­pretojnë shëni­met e ndryshme, po me aq saktësi i thurë vargjet poeti z. Nehat Jahiu, saqë njerëzit e tillë nuk mund të gjejnë gjë apo arsye për të thënë e kjo apo ajo nuk është kështu apo ashtu. Do ta quaja sfidë këtë libër, nga se pak, e shumë pak njerëz do ta “sprovonin” veten për të shkruar për diçka të tillë, vërtetë diçka të veçantë.

Kur lexoj librin “Rrugës së drejtë”, më duket se dëgjoj melodinë e fjalëve të rreshtave në vargje, që ka thurë autori në poezitë që gjenden në këtë libër. Kënaqësia shpirtërore, diçka që s’kam ndjerë për shumë kohë, diçka e veçantë që ndjej thellë, vër­tetë edhe më thellë në shpirtin tim, gjë që para­qi­tet tek unë vetëm kur lexoj Kur’anin, ose diçka vër­te­të tërheqëse, që ka të bëjë me fenë, që vërtetë më fry­më­­zon për shumëçka, e veçantë për jetë. Me këna­që­si­në shpirtërore, e veçanërisht relak­si­min e mendjes që ua jep ky libër lexuesve, vërtetë nuk të lejon të de­­­­­vijosh. Po qe se lexon këtë libër, vërtetë do të gjesh veten, askund në botë nuk shkon që rruga t’i gje­jë njerëzit, njerëzit duhet ta gjejnë rrugën. Ky li­bër vërtetë ta pasuron shpirtin, e të dhuron relaksim fi­zik. Ky libër, vërtetë ta pasuron mendjen, e të dhu­ron relaksim psikik. E ta dini një gjë, unë jam vetëm tetëmbëdhjetë vjeçare, e ndoshta nuk më takon ta them këtë gjë.

Megjithatë nëse nuk e them, do të vdes me sytë e hapur, se... e metë nuk është ai që s’ka duar e këmbë, as ai që ka ngelur i vogël as ai që është rritur tepër, për mua të metë janë ata që s’dinë të kuptojnë se ç’është dija, ata që kanë ngelur mbrapa me kohë, e që jetojnë në një kohë, që ndoshta unë, s’e kam takuar fare. Andaj lexues të nderuar, vërtetë ju them, mos e humbisni rastin ta lexoni këtë libër të autorit Nehat Jahiut “Rrugës së drejtë”. Koha s’ecën me ju, ju ecni me kohën. Rruga s’mund t’ju gjejë ju, ju gje­ne veten, pastaj gjeni rrugën, rruga e drejtë është kjo, është e përmendur në këtë libër, lexojeni, kup­tojeni. Lexoni drejt horizontalisht, nga e majta në të djathtë, mësoje­ni po deshët, por kur ta kuptoni, mos e shtrem­bë­roni, se po e shtrembëruat, do të dilni herë në rre­­shtin e parë, e herë në të dytin, e pastaj do të de­for­mohet, jo ve­tëm e vërteta, por dhe të rinjtë e sotëm, kanë pro­ble­me me të vërtetë, po ankohen se koha po shkon shpejt, e nuk e dinë se koha shkon shpejt ve­tëm atëhe­rë ajo kurharxhohet kot. Të rinjtë e sotëm, kanë probleme me jetën, po ankohen se gjërat që duan t’i kenë, nuk i kanë, por kur i arrijnë ato, ata do­rëzohen. Të rinjtë e sotëm, kanë probleme me të vërtetën, po ankohen se s’po munden t’i kuptojnë të tjerët, kërkojnë gjithmonë diçka shumë e më shumë, kur nuk i duken gjërat e mjaftueshme, e veçantë është dashuria. Unë i takoj kësaj kategorie, disa nga këto probleme, pothuajse të gjitha i kam tejkaluar, dhe këtë me ndihmën e gjërave që kam mësuar rreth fesë. Libri “Rrugës së drejtë” i z. Nehat Jahiut është i veçantë. Tani më mjafton gjith­çka, vetëm për një gjë ndjej zbrazëtirë, për të lexuar, mësuar e studiuar rreth fesë. “Njeriun e bëjnë të pavdek­shëm veprat e tij”, një thënie sa domethënëse aq edhe tërheqëse! Z. Nehat Jahiun nuk është edhe aq vështirë ta njohësh, nga­se origjinaliteti tij shihet që në herën e parë kur të lexosh librat e tij. Thjeshtësimi edhe i kësaj vepre e bënë të kuptueshëm çdo fjalë për lexues të të gjitha moshave.

Ky libër bën përgatitjen psikike dhe shpirtë­rore, drejt “Rrugës së drejtë”, rruga e cila është e vetmja që të shpien për në stacionin e fundit, të cilin e dëshi­rojmë të gjithë, për Xhennet. Në këtë libër autori, jo vetëm që na bën të përgatitemi për këtë rrugë, por edhe mundohet të na sqarojë kënaqësinë e së qenit musliman, kënaqësi e cila vërtetë mund të përshkru­het me fjalë e me vepra, të cilat vërtetë të ins­pirojnë për jetë, sa edhe të bëjnë të ndihesh i gat­shëm të vde­sësh. “Rrugës së drejtë” është një libër të cilin, edhe po qe se e lexon me qindra herë nuk të bëhet tepër, ngase sa herë që e lexon, zbulon diçka të re në të, diçka që do të përputhet me reali­te­tin tënd, e të të bëj të ndihesh mirë. Nuk kam më shu­më për të shtuar rreth këtij libri, veç se do ju su­gje­roja, sido­mos të rinj­ve ta kenë këtë libër, e të lexoj­në sa herë që ndje­hen të gëzuar, të pikëlluar në ve­çanti në raste depre­sioni e stresi, se vërtetë është një libër i cili qetëson shpirtin, e të inspiron për jetë dhe mban një titull vërtetë tërheqës “Rrugës së drejtë”.

“DONI TA GJENI VETEN, JA KU E KENI RASTIN - LEXOJENI LIBRIN “RRUGËS SË DREJTË” TË z. NEHAT JAHIUT”


Bilall Maliqi

 

 

 

 

Nehat Jahiu “ Rrugës së drejtë”

 

(  poezi fetar)

 

 

Nga Sht;pia Botuese “ Furkan” në Shkup, këtyre ditëve doli nga shtypi libri moralizues fetar me titull “Rrugës së drejtë”. Nehat Jahiu edhe pse është i lindur në fshatin Orzizare, shkollimin e mesëm e mbaroi në Preshevë, pra një pjesë të rinisë e kaloi në Preshevë, mandej SH.L.P Gjuhë dhe Letërsi Shqipe e mbaroi në Gjakovë. Është një krijues mjaft produktiv. Pra, Nehat Jahiu provoi pendën e tij në zhanrin poetik fetar. Të gjitha poezitë e këtij libri ngërthejnë në vete poezi me karakter moralizues e fetar të cilat janë evidente brenda kopertinave të këtij vëllimi.Duke ditur se libra të tillë janë shumë deficitare në bibliotekat tona dhe ato të rajonit, poeti Nehat Jahiu bëri këtë botim modest për t,iu ndihmuar në një masë të madhe nxënësve të konfesionit islam me botim autokton të një poeti shqiptar.Dihet mirëfilli se të gjitha literaturat fetare e sidomos ato të cilat janë të karakterit poetik janë të përkthyera nga gjuha arabe dhe boshnjake gjë që në masë të madhe e vështirëson kuptimin dhe ruajtjen e origjinalitetit poezia, mandej te ky libër poezitë janë të shkruara me një gjuhë të pastër, poezitë janë të drejtpërdrejta pa ndonjë hermetizëm të caktuar apo pa ndonjë figurë të theksuar e që nxënësit të kenë vështërësi t, kuptojnë gjatë leximit të tyre. Kur themi se ky libër jep mesazhe drejtësie, edukative, bëmirëse dhe shpirtërore atëherë lexuesi i referohet vargjeve të cilat pasqyrojnë edhe ndodhi në përditëshmëritë tona si në aspektin e respektimit të familjes, shqërisë dhe sjelljet që duhet ti ketë një shoqëri civilizuese, kështuqë këto ndërlidhen mjaft mirë me jurispondencën islame edhe me kodin e mirësjelljeve dhe largimin e veseve negative të shoqërisë sonë.Vetë titulli tregon kjartë dëshirën e autorit dhe porosinë e tij përmes vargjeve poetike se duhet të shkojmë rrugës së drejtë.Këtë parim jo vetëm që me rigorizitet të madh e kërkon drejtësia islame, por këtë e kërkon edhe aspekti kombëtar si “ kanun” që nuk lejon disa të bëme të cilat bien ndesh me karakterin tonë shqiptar.Pra, lexuesi i vëmendshëm do ta ketë këtë libër si udhërrëfyes, si doracak për, t, tu larguar nga veset negative të cilat e kanë kapluar sidomos një pjesë të rinisë sonë, një rikujtesë për të ecur drejt rrugës së drejtë e cila të shpie në edukatë, respekt dhe inspirim për një jetë më të qetë dhe të mbarë. Libri në fjalë përbëhet prej dyzetë e nëntë poezive të gjitha të karakterit moralizes fetar dhe janë të drejtpërdrejta, kanë rimën dhe muzikalitetin e tyre dhe  dhe se shumë lehtë mund të mësohen përmendësh, kanë mesazh edukativ dhe mund të këndohen “ kaside”, në teminologjinë islame mund të shërbehen si “ ilahi” dhe të këndohen nga kori i bashkësive islame.Libri moralizues fetar “Rrugës së drejtë” e botoi Sh. B “ Furkan” Shkup, 2011, faqe 64.

 

E përjavshmja informative “ Nacionali” 1 mars 2012


 

 

 

 

 

 

 

Faruk Buzhala: Zana dhe Guri
E Hene,
02-01-2012, 07:31pm (GMT)

ZANA dhe GURI

 

(Mbi librin me poezi të Nehat Jahiut)

 

Nga Faruk Buzhala

 

Nehat Jahiu është një poet mjaft produktiv në letërsinë shqipe ku kësaj radhe na vie me një libër të ri që për shumë lexues dhe adhurues të fjalës së bukur është pritur me padurim. E them këtë me siguri të plotë ngase mënyra dhe stili i tij i të shkruarit, tashmë është autentik.Këtë më së miri do ta shihni dhe vëreni gjatë leximit të këtij libri të tij të ri që tashmë e keni në dorë.

Ky libër i Nehat Jahiut vie si sihariq në një kohë kur lirikës popullore shqiptare i duhet një margaritar më tepër për ta pasuruar edhe më shumë folklorin tonë me tekste këngësh që mund të realizohen nga këto poezi të bukura që janë si monument i një dashurie siç është dashuria e Zanës dhe Gurit, si dy personazhe lirike të dashurisë në këtë libër.  Nehat Jahiu është tashmë i njohur për lexuesit me poezitë e tij për Zanën e Gurin. Janë këta dy personazhe të krijuar nga poeti,ku ky në këtë vëllim me poezi trajton dashurinë e këtyre dy të rinjve si subjekt kryesor të veprës. Autori,me anë të termave që i merr nga rrethina që e rrethon, krijon imazhin idilik të ngjarjes duke nxjerrur në pah fuqinë artistike të vargjeve të krijuara me tone harmonike dhe të thjeshta,të kultivuara nga thesari ynë i pasur popullor. Poezitë janë të kapshme për çdo lexues të çdo moshe,që me lirikën e saj i jep domethënie krijimit si burim nga një shpirt poetik, ku jo vetëm gjërat e natyrës së vdekur siç janë: hëna, yjet, lisat, pemët, lulet, lumi, etj. bëhen të ndieshme nga ndjenja e dashurisë së Gurit dhe Zanës, por edhe qeniet e tjera të gjalla të shëndërruara në biometafora siç janë: zogjtë, delet, shqiponja, gjinkallat,xixëllonjat,etj. marrin pjesë në këtë ambient duke përkrahur dashurinë e këtyre dy të rinjëve.Ambienti rural dhe idilik i paraqitur në këto poezi e pushtojnë çdo lexues duke e magjepsur me bukurinë e saj,të pasqyruar dhe përshkruar aq mirë nga poeti.Fantazia krijuese e autorit të këtyre poezive është mjaft e pasur me tablo rurale ku ndodh idila dashurore e dy personazheve. Një realitet i ëndërruar që shpaloset shkëlqyeshëm para çdo lexuesi bën që ta pushtojë ate me bukurinë dhe thjeshtësinë e saj.Përvoja dhe njohja e një ambienti të tillë nga autori,bëjnë që këto poezi të rangohen në një thesar folklorik që do të realizoheshin aq bukur në këngë duke e pasuruar edhe më këtë thesar popullor.

Në përgjithësi,motivi i poezive është krijuar nga dashuria e dy të rinjëve fshatarë duke e bërë  tërë sendërtimin e lëndës të strukturohet në një ambient të tillë rural.Ndjenjat e dashurisë gufojnë si te njëri njashtu edhe te personazhi tjetër në këtë idilë të bukur që të pushton me thjeshtësinë dhe bukurinë e saj. Edhe gjuha i përshtatet mirë situateve dhe lirikës të ndërtuar nga vetë poeti. Gjuha komunikuese është e krijuar me nuancat e saj më të thjeshta që mahnisin me kapjen e kuptimit të tyre të lehtë.

Situatat bartin në vete forcë të madhe të ndjenjave të cilat shprehen përmes personazheve të këtij libri.Poeti,motivin e zhvillon nëpër tri faza apo situata lirike duke krijuar metafora,aluzione dhe personifikime që  e mveshin tërë strukturimin e kësaj vepre me vlera të dukshme popullore dhe artistike.Është interesante se folësi lirik në këtë rast shprehet në veten e parë dhe të tretë.Gjatë leximit vërehet se poeti është vëzhgues dhe dëshmitar i kësaj dashurie të Zanës dhe Gurit.

Ka raste kur ky i drejtohet herë Zanës e herë Gurit dhe në disa raste edhe vetë lexuesit duke e bërë pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në ngjarje.Nga kjo nënkuptohet se poeti din ti paraqesë mjeshtrisht skenat e realizuara po nga ky vetë.Me këtë koncept Nehat Jahiu e strukturon temën dhe motivin e këtij vëllimi poetik që lirisht mund të thuhet se është mjeshtër i lirikave dashurore të krijuara në mënyrë tradicionale që si bazë ka lirikën tonë popullore. Metaforat e shumta janë të natyrshme dhe spontane në tërë poezitë e Nehat Jahiut.Lirika sensuale është mjaft sentimentale në këto poezi të krijuara me një forcë të madhe ndjenjash që ushqejnë personazhet e librit Zana dhe Guri.Gjuha e pasur,figurat e goditura, ndjenjat e sinqerta dhe përjetimet plot frymëzim gërshetohen shumë bukur me ambientin që e krijon poeti në këto poezi.Poezitë kanë funksion lirik në vete që shtjellohet lirshëm dhe rrjedhshëm ndër vargje. Njësia e veprimit të personazheve përcillet në të gjitha poezitë në mënyrë harmonike.Në këtë libër ndjenjat e dashurisë shprehen,këndohen dhe sendërtohen nëpër situata të ndryshme lirike dhe emocionale të cilat nënkuptojnë momente e relacione të dashurisë së dy personazheve të librit. Pra, Zana dhe Guri janë bartës të situatës dhe veprimit në tërë këtë përmbledhje me poezi, si dy personazhe lirikë mjaft të dashur të krijuar nga Nehat Jahiu. Nuk më mbetet tjetër të shtoj pos ta uroj poetin Nehat Jahiun për punën e tij krijuese dhe ta falemnderoj për këtë dhuratë të çmuar të cilën e krijoi për ne.Urime!

 

ROMANTIKA E AMSHUESHME E LIRIKËS SË DASHURISË

 

(Në vend të recensionit)

 

Dikur, në kohët antike poezi quhej teksti që këndohej, poezia nuk recitohej e as deklamohej, por këndohej... këndohej gjatë vallëzimit sidomos. Së këndejmi, edhe libri poetik “ Zana dhe Guri” e Nehat Jahiut, na i përkujton ambientet deradiane, arbëreshe, të një romantike të përhershme, të amshueshme, të thadruar në shpirtin e dashurisë që nga kohët e moçme e deri më sot. Është një lirikë me përbërës erotikë të muzës popullore të dashu­risë. Duke u orkestruar në frymën e tillë, me ritmin me rimën, kjo lirikë ta kujton melodinë, vallëzimin, instrumentin popullor, herë këndimin në grup e herë atë solistikë. Forma themelore e strukturës së kësaj lirike të N. Jahiut, është një dialog i mono­logizuar me miken e zemrës në ambientin rural, në një mjedis kaq të hapur e të magjishëm, posi kjo ndjenjë e fisnikëruar dashurie, ndjeshmëri, ritëm e ambient krejt shqiptar; ndryshe nga ambineti i mbyllur urban me thekse orientale... Këndohet nëpër­mes memorizimit metaforik të çasteve të dikurshme...po edhe nëpërmes një narracioni lirik... Kështu gjithnjë këndon lyra poetike e Nehatit për dashurinë...

Përjetimet intime (posi të barinjve shqiptarë), me shenja protagonizmi i takojnë edhe kohës sonë (punëtorë, të rinj, të arsimuar, ithtarë të së resë). Paradigma e tillë motivore, e hequr nga tradita e këngës shqiptare të dashurisë; përbën, nga ana tjetër, një sintezë lirike të historisë sonë shpirtë­ro­re; përbën, po ashtu, sintezën autoriale të shtrirjes së kësaj kënge në të gjitha periudhat tona letrare dhe në të gjitha hapësirat shqiptare... duke e pasu­ruar “moralin e normëzuar” dashuror me thyerjen e konventave, me rrezatime të shumta kuptimore e figurative, edhe si arritje estetike, si fryt estetik. Lirika, në të cilën ligjëron herë një Unë (“Unë e Zana...”) herë një vetë e tretë, është një dashuri e kënduar, ndjesi e raporteve të fuqishme mes dy qeniesh, djalit dhe vajzës, mashkullit dhe femrës. Aty këndohen bukuri shpirtërore dhe bukuria fizike, kokrra e pjekur e dashurisë e fryti i saj si vazhdimësi jete dhe trashëgime; lirikë që semanti­zon harmoninë më të ëmbël (si do të shprehej Balzak). Dashuria, te libri poetik i Nehatit, i ka stinët e saj, pranverën e emocionit të çiltër dhe historinë e saj, por e ka edhe gjeografinë shpirtërore të Atdheut e hapësirat e kësaj ndjesie. Kund e kund ligjëron Folësi Lirik i dashurisë, si subjekt poetik,

herën tjetër ligjëron Erosi, me shprehjen e lirshme të sensualitetit.

Poeti e nis librin me poezinë “Na ka zënë dashnia”” me ato ambientet e njohura popullore e lasgushiane të takimeve te kroi e me shqetësimet e emocionit dashuror. Mandej përgjoërtime lutjesore për realizimin emocional të kësaj ndjesie, nuk kanë fund (nisin me poezinë “Pash nënën tënde”). Në poezinë “Dasma” kjo lirikë ndërfut edhe këndimin e lekturës nacionale: vetëm shqiptari për DASMËN thur legjenda e mite, DASËM e quan shkuarjen në luftë të Djalit, Dasmë e quan dhe lirinë, dasmën e kulmit jetësor, paçka se dekori oriental nuk është i shtrirë në tërë territoret etnike të dasmës... (kurorë­zimin e dy të dashuruarve...). Cikli poetik i Nehatit për dasmën është i thurur me ritëm, rimë, me mjete shprehëse e ligjërim të frymës së këngëve popu­llore. Ndërkaq poezia “ Do të bëjmë dasëm” është ai çasti dehës poetik i ekzaltimit të një dasme aq të dëshiruar, te përjetimi me aq gjakim i të bukurës, ai çast ndjellamirës lirik i ëndërrimeve e idealeve të përbashkëta... Tek poezia “Për çdo natë e mbyt na­tën pa gjumë” këndohet vetmia, një natë pa gjumë, një fustan i nusërisë pa Zanën, e cila mungon, kurse folësi lirik, pret e pret, shoqërohet me një pishë të ndezur...deri në agim...diku te një kasolle me kashtë tek vreshtat, - ky simbol pikësynimi e begatie... është një metaforikë ekzaltuese e idealit...

Personazhet lirike të Zanës e Gurit(“Të merr gjumi”), si dhe ligjërimi i subjektit (folësit) lirik nga pozicioni i një kolektiviteti ("Sa shpejt na iku kjo natë e gjatë. Hëna,xixillonja na puthnin në ballë e sy...

Urojnë ditë të bukura për ne të dy...”).  na përcjellin edhe kësaj radhe. Diku tjetër .

 

Eja ti aty tek kroi,eja.., eja tek livadhi.

Ta puthësh Gurin në sy, mu aty tek balli.

Dhuroja të ëmblën atë tënden dashuri.

Mos e lerë Gurin të vuaj për ty.

(“Eja Zana !...”)

 

shqiptohet si URDHËR ETIK-poetik, për vlerat esenciale të qenies sonë dhe për realizimin e qenies së saj jetësore e shpirtërore ... dhe po u prekën këto vlera, atëherë shkelet ardhmëria, përdhoset histo­ria, fëmijët mbesin jetimë, përgjaket toka... Prandaj, në poezitë, ku poeti drejtohet në veten e dytë,  thuren me ritëm e me retorikën tipike të thënies popullo­re... Një dialog i gjetur lirik me nënën (mëmë­dheun...) tek poezia “Nëno” e librit paraprak, por edhe te një varg poezish të këtij vëlli­mi, nëna merakoset dhe merr pjesë në shqetesimet e vajzës:

I thoshte: Të ikim se nëna ashtë ba merak.

Ai ta kthente: të rrimë, të rrimë edhe pak.

(“Dielli  i zinte në vreshta”)

 

Tipologjinë e kësaj lirike të dashurisë, e pasurojnë edhe ato të punës, të dasmës, të fejesës, të përcjelljes dhe sidomos ato të të qëndruarit larg, në vetmi, në mërgim pa mënjanuar (poezinë “Tërë natën”, “Në prehrin tim do të përkundi”, “Aty në livadh”), kurse protagonistët përgjërohen me mall:

 

Ajo iku, iku diku larg e më larg.

Ai mbeti i vetmuar,i vetëm aty në mal.

Koka të dyve u mbeti menjanë.

Njëri- tjetrit puthjen pa ia dhanë.

 

Ndërkaq, më parë, te libri pararendës, motivi i mërgimit (“Qava e qava kur dola nga dera”) e ku kënga e mërgimit nuk pushon së kënduari as në këtë shekull. Dhe pyetja e folëses lirike është e ligjshme:

 

Më thoni...

Kur do të vijë dita.

Të shoh diellin e hënën.

Prej pragut të derës sime?-

(te libri “"Të pret malli që na treti")

 

pyet folësi lirik, që situatat e tilla më të mos përjetohen me peshën e tragjikës së kohës dhe këto situata barten edhe te ky libër. Por përgjigje nuk merr... A thua, përnjëmend, pse kombi ynë ende përjeton këso ditësh!? Por, kjo tipologji pasurohet me këndimin e mallit, me tone elegjiake e me nuancime epike-rapsodike! Diçka ka ndodhur në tërë këtë hapësirë, ku përhapet "piskama" ... Piska­ma, në fund, nguroset te një flamur! Asociacion i bukur poetik! Personazhet lirike të Zanës e Gurit, si dhe ligjërimi i subjektit (folësit) lirik nga pozicioni i një kolektiviteti ("sa shpejt na ikte e na tretej në livadh e ëmbla nata,/ zogjtë e hëna sa mundnin na puthnin në ballë e sy"), na përcjellin edhe kësaj radhe te poezia “Të merrte gjumi”, ku forca e këndimit dhe transponomi i forcës artistike, të asaj ndjesie erotike si një flakë që nuk shuhet asnjëherë:

 

Sa e sa herë na ngriu dëbora e akulli.

Sa e sa herë na ndriti hëna, atje te kroi, tek shpati.

Sa lotë në qepallat e syve, na ishin ngrirë.

Ku fryma e njëri-tjetrit atë e ka shkri.

 

Situatat lirike të kësaj poezie janë të llojlloj­sh­me, të pasura, me takime nëpër ato vende rurale si te lirika popullore, por edhe nëpër mese urbane të një mesi tashmë të emancipuar; na shqiptohen situata të vetmisë kundruall atyre të takimeve; situata të mallit kundruall atyre të emocionit dashuror si burim i pashterur përjeti­mesh; shpalosje e ndjesive të dy protagonistëve ndaj njëri-tjetrit; thurje ambientesh, ngjarjesh e situatash, ku ndër­hyj­në edhe subjekte  e personazhe tjerë (nëna, shoqet, miqtë, shokët..), apo edhe personazhe që thurin intrigën e dashurisë. Male, fusha, shtëpi, kopshte, lisa, livadhe, zogj, hënë, qiell, diell, me një fjalë, hapësira kozmike e natyra, marrin pjesë në këtë “lojë dashurie”, kurse idealet e tyre shkojnë edhe përtej një shpalosje e harxhimi, kurrë të shteruar, të mallit dhe emocionit: shkojnë deri te Molla e Kuqe (toponimi metaforike-simbolike e kufinjve të etnisë shqiptare, por edhe shenjë simbolike e dasmave shqiptare).

 

2.

 

Poeti Nehat Jahiu nuk pretendon që ta demistifikojë këtë ndjesi të amshueshme romantike, as nuk pretendon të ndërfutet në hapësirat e thë­nies ironike; as të ndërfusë eksperimente moderne të këtij këngëtimi; ta mënjanojë patosin apo ta krijojë vargun e lirë, elastik, me një leksik e diskurs më elastik, më bashkëkohor. Assesi! Madje, ai i ikën edhe një qëndrimi distancues artistik, ku lirika moderne thur frymën e autenticitetit objektiv. Në këso hapësirash të diskursit lirik, ai depërton vetëm

atëherë, kur përshkruan ndonjë situatë a skenë dashurie, me rrethana psiko-sociale, familjare apo të asociacioneve që zgjojnë pushtimet e gjata e që na dalin si pengesë e realizmit të një dashurie të lirë. Mirëpo, krijuesi letrar, as në këso rastesh nuk reshte për të qenë anash; ai identifiko­het plotësisht me protagonistët e tij, Gurin e Zanën, sa, të duket, sikur nuk e heton se apo ligjëron Guri, poeti, apo një i tretë... kësaj fryme i shkon edhe vargu i lidhur, i kënduar  me ritëm e rimë., ku dashuria shpaloset me një ndërthurje të ngjeshur estetike; me shpalim të botës së pasur shpirtërore; me shpërthime lirizmi për dashurinë e vërtetë, kundruall një poetike rituale të mesit rural (ritet e fejesës, dasmës, përcjelljes... këngëve të dasmës etj) e që gjejnë manifestimin e tyre te kjo poezi. Poetika e këtij libri, prandaj, sikur e ndërthur një lirizëm epik për dashurinë, me tërësinë e tij motivore e tematike.

 

Prend BUZHALA


 

 

 

 

 

 

 

 

Faton Mehmeti: Poezia lirike si kod nacional
E Hene, 30-01-2012, 07:06pm (GMT)

Poezia lirike si kod nacional

 

(Mbi poezinë poetike të veprës së  Nehat Jahiut ‘‘Zana dhe Guri’’)

 

Nga Faton Mehmeti

 

Poezia është fjalë e shpirtit, si  e tillë ajo buron nga dejet e gjakut.. E kush do te mund të na e sjell më mirë këto fjalë të bukura nga dejet e një poeti, se sa poeti i  talentuar dhe i  mirënjohur Nehat Jahiu, me veprën e tij me poezi” Zana dhe Guri”

Janë 82 poezi lirike,të ndërlidhura përmes një korelacioni hallkor të fortë poetik.Ku secila prej tyre është pjesë përbërese në mozakiun e gjerë të  Kodit kronologjik të rrëfimit të autorit, për një Dashuri idilike në mes të   Zanës dhe Gurit.

Derisa Zana në letërsinë tonë popullore folkorike, është krijesë mitologjike,Guri përfaqëson një Shenjë të shqiptarit në kronologji të jetës së tij, e ndërtuar mbi dogmën nacionale  të “peshimit në vend të vet” .

Autori na e sjell dashurinë e dy përsonazheve  në një kohë moderne , duke endëzuar ndjenjat e vërteta të tyre mbi realitetin e hidhur.

 

Heroi lirik na dal si instrument, me anën e të cilit poeti shpreh ndienjate dhe mendimet e njeriut(shqiptarit) të kohës, që prap se prap mbetet nën vorbulën autoktone.Në aspektin kompozicional ai luan narratorin , e shtjellon temën dhe e organizon rrëfimin.Zyzheu është ndërtuar mbi Kodin Narrativ të saj , qoftë në vetën e parë,apo dhe ne vetën e tretë,që ëshë alteregoja e autorit.E shoqëruar nga  vargu i rimuar katërstrofësh...

Subjektiviteti ka lidhje të ngushtë me ndikimin stilistiko-frazologjik të folklorit.  Ndërtimi stukturor i saj përfaqësohet nga një trajtë e shkrimit poetik, që synon esencialitetin e sintetizimin në nivel të shprehjës dhe në nivel të kuptimit,domethenies,një elipse në të gjitha kuptimet.

 

Kërkimi i Zanës nga Guri, dhe anasjelltas edhe nga vet poezia , në mënyrë që të kalohen shtigjet e errëta të jetës në kërkim të dashurisë, është një lajtmotiv i kësaj vepre poetike.

Gjuha si mjet i shprehjes artistike e fuqizon shprehjen e ndienjave në mes të dy përsonazheve.Po ashtu edhe zhvillimin e dialogut e karakterizojnë mjete të forta shprehëse, të përbëra edhe nga figura stilistike sic janë:përsonifikimi,metafora, alegoria,antiteza etj.

Përmes monologjeve të Zanës dhe Gurit kuptojmë botën e  tyre, ndienjate e tyre, të  cilat  thurren përmes një semantike të thellë të narracionit imagjinativ.

Mendja dhe shpirti krijues i Nehhat Jahiut , na ka sjellur në ditëtë e sotme një vepër të mrekullueshme me poezi, të cilat ndeërthejnë në vehte një gërshetim të antikitetit dhe modernes.Në një frymëe nacionale , me një temë universale sic është Dashuria.

Kësaj dashuri i jep vlerë estetike bukuria e Zanës , bukuria e së cilës përmendej në fshat:

 

Sa me naze ikje me ato hapa të ngadalta

bukuria jote përmendej nëpër fshatra

 

Struktura lineare e kësja vepre është në harmoni me ndodhit e  Zanës dhe Gurit :

 

Dil e lumja nënë e  prit te dera

po vijnë krushqit renda, renda,

po vijnë krushqit me plisa të bardhë

Zanën e bukur nuse për ta marrë.

 

Eja nënë e shihe ti në kali Gurin

në mes të oborrit e ka vu flamurin,

për çdo shtëpi e për çdo oxhak

na kanë ardhë krushqit në konak.

 

Per t’i dhënë edhe Nënës së Gurit kënaqësinë e martesës së tyre,dhe  simpatin ndaj bukurisë së  Zanës.

Baca Nehat i ka dhënë shpirt poezive të tij, andaj edhe poezia nuk është më vetëm një aktivitet krijues, por një nevojë shpirtërore e tij…!!!

 

 

 

 

Faton Memeti


 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora