| E diele, 15.04.2012, 01:22 PM |
AGIM SPAHIU
ZOGJTË E DËSHIRAVE
( Një sy në përcjellje të
poezisë së N. Jahiut)
Dëshira e parë
“ S, dua, jo, askush të
rënkojë
Dua lirinë çdokush ta
gëzojë”
“ NË SYTË E TU”, 1982
Dëshirat janë si zogjtë:
dikush fluturon më larg e dikush më ngat. E poeti që është një çerdhe
dëshirash, e di ç, dëshiron në këtë botë të trazuar e të përgjakur. Pikërisht
për këtë lëshon prej gjoksit të vet në hapsirat njerëzore zogjtë e dëshirave të
tij. Dhe dëshiron e ëndrron të shkojë te sa më shumë njerëz, të fluturojë sa më
larg…Poeti Nehat Jahiu u shfaq në udhën e letrave shqipe me librin “ NË SYTË E
TU” më 1982, duke guxuar të nisë nga gjoksi i vet për fluturim dëshirën e pare,
duke guxuar të shpalosë vetveten para njerëzve:brendësinë e njeriut të thjeshtë
të dashuruar e të betuar para këngës. Sado larg a ngat të kenë mundur të
fluturojnë zogjtë e dëshirave të librit të pare ( këtë e ka vendosur lexuesi në kohën e vet)
një gjë është e rëndësishme: komunikimi i poetit të ri me njerëzit e dashur
filloi, pra, ai doli nga njohja familjare, fisnore dhe u prezentua më gjërë, në
hapsirën e pafund të letrave, që i uroi mirëseardhjen…
Dëshira e dytë
“ Dëshiroj të jem rreze
dielli
të ngroh çdo zemër njeriu.
Dëshiroj të jem farë e
grurit
Të mbijë në çdo pëllëmbë
toke…”
“ URA PREJ ZEMRAVE”, 1985
Besimi rrit guximin, I jep
krahë dhe e
Ai është tepër i qartë për misionin e poetit, ndaj ndien veten një
psherrëtimë popullore,, një pjesë dhembje e gjoksit të madh, një ëndërr dhe një
shpresë e zakonshme në këtë kohë shpresash dhe mungesash për popullin e
vet. “ Ditët e mia të paharruara si
bari” do të thotë poeti, duke shpallur kështu një afri dhe barazi të
pamohueshme, të vërtetë e bindëse, një kredo pa bërtitje e thirrje, që tregon
se ai është pjesë e vërtetë e popullit, dhembje në dhembjen e tij.Poetin nuk e
largon aspak nga populli të qenit poet, përkundrazi, e ofron, ( “ Babai im
mbjell grurin në arë/ Sepse ajo është dëshira e tij? Unë mbjell në zemër
poezinë/ Sepse ajo është dëshira ime “), e ngarkon me përgjegjësi e me misionin
e madh të ndërtojë ura për bashkimin e zemrave njerëzore, pra t, i lidhë
njerëzit me urat e dashurisë. Poeti është i bindur se nuk mundet t, i zgjidhë
hallet e brengat e popullit të vet me këngën e tij, po është i gatshëm të
kërkojë me zë të lartë lirinë e mohuar, të sakrifikohet për njerëzit, t. U
ofrojë atyre ndihmë, t, u shërbejë: të bëhet rreze dielli për ta , të bëhet
farë gruri e çerdhe dallëndysheje...
Dëshira e tretë
“ Dua bukën e arës sonë,
Nuk dua centrale për atom.
Dua bukë, kripë e zemër
Nuk dua të ndalet asnjë emër...”
“ FLUTURIMI I PËLLUMBAVE”, 1990
Fluturimi dëshirës së tretë tashmë është më largët, më i sigurtë, më i
fuqishëm. Poeti tashmë është mik i shumë njerëzve të thjeshtë, është miku i të
gjithë atyre që e kanë kuptuar, është rritur besimi, forca, guximi, shfaqet
dukshëm toni polemizues dhe qëndrimi i prerë në mbrojtje të njeriut dhe të
vërtetës. “ Poeti dëshiron dashuri” në mes njerëzve, mirëkuptim, përparim dhe
ngre zërin e vërtetë kundër luftës, kundër urisë, kundër padrejtësisë e çdo
natyre qoftë. Po, dihet, forca e poetit është forca e popullit që e lindi,
besimi dhe shpresa e tij, që rritet në zërin e poetit, energjia popullore që
çlirohet nga gjoksi përfaqësues. Tashmë poeti është një luftëtar, që vargun e
dëshirave të shpalosura kërkon t, i shohë, ti, i prekë të realizuara në jetën
njerëzore. Dhe kur, s, i sheh të realizara shpërthen në revoltë dhe u kërkon
llogari shkaktarëve të luftës e të vuajtjes, ( poezitë: “ Pse?” “ Duart zgjaten përpjetë”, “ Dua e nuk
dua” etj.) duke shtuar edhe një përmasë të re në krijimtarinë e tij, duke
shtuar edhe besimin në popullin që përfaqëson e duke u bërë kështu zëdhënës
shpirtëror i tij.
Dëshira e katërt
“... e ku po e lëmë buzëqeshjen
dhe etjen
për dashurinë tonë,
e ku, ku jemi nisë, ku po shkojmë
A mund të durojmë?!
Me vete po marrim
veç mallin
dhe emrin tonë e shtrëngojmë fort
të mos na e prishin, të mos na e marrin atje
ku shkojmë...”
“ TË PRET MALLI QË NA TRETI”, 1993
Me besim se do ta dëgjojnë edhe më larg fjalën e tij,
Britmën e dhembjes, shpirtin e poetit të tronditur, ai nis dëshirën e
katërt ( TË PRET MALLI QË NA TRETI) në një kohë krejt tjetër, në një kohë
tronditëse për shqiptarët... Rishfaqja e plagës së mërgimit me përmasa tragjike
të popullit shqiptar, i nxjerr prej shpirtit zogjtë e dëshirës së katërt, që
duan të fluturojnë larg e t, u kujtojnë vëllezërve mërgimtarë ta bëjnë në vend
të vet. Poeti ju kujton atyre se dëshira e tij është që ata prej pragut të
derës së vet ta shohin diellin dhe hënën... Kur do vij dita? Klithma është e
papërballueshme... Poezitë e librit më
të ri të N. Jahiut, që po i ofrohet lexuesit ndahen në katër cikle : “ Sytë e
mi dhembje pikojnë”, “ Një kujtim”, “ Të pret malli që na treti “ dhe “ Emrin
shkruar e kemi”. Të katër ciklet fokusojnë qëllimin e shkrimit të këtij libri
poetik prej autorit dhe bashkohen në hapsirat e largëta të mërgimit, ku janë
pukaderdhë zogjtë e shqipes. Qoftë i largët fluturimi i zogjve të dëshirës së
katërt !
Kumanovë, shkurt 1993 AGIM
SPAHIU
NGASHËRIMI SI SHPREHJE ZHDËFRIMI PËR DHEMBJEN
( Nehat Jahiu: “ Të pret malli që na treti”,
Poezi, botuar më 1993, Kumanovë)
Vepra me poezi “ Të pret malli që na treti”, e katërta me radhë pas “ Në
sytë e tu” ( poezi- 1982), “ Ura prej zemrave” ( poezi – 1985) dhe “ Fluturimi
i pëllumbave” ( poezi 1990), flet dhe dëshmon për autorin Nehat Jahiu, se është
krijues serioz, me një potencial e kulturë të gjërë njohurish, sens e
ndjeshmëri të hollë artistike, të cilën bindje e pohojnë edhe veprat e krijuara
pas këtyre që i përmendëm pakë më parë, numri i të cilave arrin opusin e tyre
rreth dhjetë sosh.Të gjitha këto vepra, njëherit, përfitojnë mendimin,
shquajnë, karakterzojnë dhe potencojnë forcën e kredos poetike të poetit dhe
shkrimtarit Nehat Jahiu. Nga tërësia e veprave të botuara deri më tani,
vendosëm që, kësaj here, të i qasemi, të fshikullojmë, shtjellojmë, të rrahim e
të japim mendimin dhe gjykimin tonë mbi vlerat artistike, estetike, poetike,
mesazhike, avancuese e pasurive tjera që mund ti ketë në brendinë e saj vepra “
Të pret malli që na treti”. Edhe pse kjo nuk është ndër krijimet më të mira të
këtij poeti, megjithatë, kam bindjen se, me këtë vepër hap shtigje dhe jep
reflekse, se autori nga këtu shfaq njëmendësinë e forcës kreative, për @, gjë
flasin veprat e botuara pas kësaj që e kemi në vështrim ( shqyrtim). Është
indikative fakti se, vepra në fjalë duke pasur parasysh pista e shumta që ajo
trason, për autorin e saj mendojmë se, që këtu, dukshëm profilizon
individualitetin e veçantë, personal e origjinal, që vjen vazhdimisht duke u
veçuar, avancuar, ndarë e diferencuar nga huazimet dhe mostrat e varësisë, që
janë prezente në periudhën fillestare të krijimtarisë së tij, sikurse që ndodhë
edhe tek krijuesit tjerë.Ky dhe qe shkaku përse këtë vepër e mora për shqyrtim.Kjo
përmbledhje poezish është koncipuar, e sajuar dhe e ndarë në katër cikle
(njësi): “ Sytë e mi dhembje pikojnë”...”, Një kujtim”, “ Të pret malli që
na treti”...” dhe “ Emrin shkruar e kemi”. Me të maruar së lexuarit të këtyre
cikleve, përshtypjen që më lanë vjershat e përfshira brenda tyre, bindja ime
ashtëroi mendimin dhe vrullin e ndijimit shpirtëror, se kjo vepër meriton të
lexohet, pornjëkohësisht dhe të jepen vlerësime për t, i vënë në pah vërtetë
qëllimet, synymet, syzimet dhe aspektet ideoemocionale e shumë aspirata tjera
që i ka vënë në fokus të arritjeve autori Nehat Jahiu. Nga vet emërtimi i
cikleve dhe duke pasur parasysh rrezatimin e tyre semantik e asociativ, mund të
fikësohen çështje që sugjerojnë mbi përmbajtjen, motivet dhe temat që janë të
trajtuara në to.Në krahasim me tre ciklet e fundit, të cilët në një farë
mënyre, përafërsisht, janë me tematikë të një branshit dhe që s, dallojnë shumë
nga njëri tjetri, karakterizohen me një prosedim lirik të shprehjes së mendimit
dhe ndjenjës, që janë fundament refleksiv në përcaktimin e nivelit artistik të
veprës. Artin e tij poetik e shtreson shumë natyrshëm me një gjuhë të
plastifikuar idesh e mendimesh të formësuara në nivel konstant. Ciklin e parë “
Sytë e mi dhembje pikojnë”...”, me gjithësej katë poezi, poeti ia përkushton
nënës, duke shprehur dhembjen e madhe për vdekjen e saj. I tronditur nga
mosprania e saj fizike, për qenien më të dashur të shpirtit, do të shprehet:
“Nga duart më ike dhe u fike, zemra ime,/ gëzimin ma ktheve në lot e dhembje, /
shpejt ike e trete të mos kthehesh më/ e në shpirtin tim rëndon plagë e rëndë.”
( “ AS unë s, e di si të mori, s, e di...”, f.11). Zjarrmia e mallit për nënën,
që s, e ka më pranë vazhdimisht i rritet”....dhe zgjohem nga gjumi/ nënën
kërkoj,/ pështyj ëndrrën që më mashtro... (“... dhe zgjohem nga gjumi”, f
13).Në këtë libër, Nehat Jahiu sjell autencitettin e fjalës dhe problematikën e
shqetësimeve poetike për njeriun e Karadakut të Kumanovës:”.. Karadak,/ burim
dashurie për çdo shqiptar, /Karadak,/ madhështi e heshtur, e re dhe e
lashtë!/..” Karadak i lashtë...”, f 17.).
Në sfondin e poezisë së këtij libri janë shtresuar e svituar motive e tema
nga jeta reale, si kurbeti , gjendja sociale, përkkujtimet e poetit, dhembja
për nënën, siç theksuam edhe më parë, janë një dekstritivitet i drejtpërdrejt
të kohës, pa anashkaluar edhe meditimet retrospektive dhe vizionin për të
ardhmën, që janë pjesë e përhershme e mbruajtjes së ideve dhe mendimit të tij.
Poezia si shpërthim krijimi emocional, për poetin, kurdoherë është sfida e
përjetshme, sepse me heret dhe natyrën joshëse e provokative që ka, vazhdimisht
nxit dhe sensimbilizon ndjenjat dhe kërshinë për, t, tu marrë me të qoftë si
krijues, analitik apo si lexues i saj. Andaj mbetet në fokus të interesimit
njerëzor për ta zhvilluar e përjetuar
atë deri në maksimumin e lartësive panteonike, sepse ofron kënaqësi të posaçme.
Në këtë përmbledhje poezish, vjershat janë ngjizur e përmbajtur me tërë
madhshtinë e bukurisë së peizazheve të vendlindjes së tij, gjë që dëshmon se
edhe poeti Nehat Jahiu është në lagjen e fushëveprimit kreativ poetik që për
moto ka bazamentin lokal, dhe se kjo gjë është e arsyeshme, sepse, si për çdo
krijues tjetër, njohja e terrenit, e njeriut vendor, mentalitetit, psikologjisë
etj., bëjnë që të jetë më afër realitetit kumtues, për ta shëndrruar në forcë
poetike dhe një shprehje artistiko- estetike.Kështu, në këtë dëftim kemi një
paraqitje, një lidhje shumë të ngushtë dhe të fortë në mes poetit dhe
vendlindjes. Me theks më të fuqishëm ka shprehur adhurimin ndaj bukurisë së
saj, jo thjeshtë, si dekor gjeografik, por si pjesë organike e botës së vet
shpirtërore, pa të cilën, si më duket, nuk mund ta mendojë jetën e tij.Në
pëlhurën e gjergjefit shpirtëror ka qëndisur dashurinë e madhe, që shquhet për
një patos ndjenjash të thella të arealit të tij.I lumtur që gjendet në një vend
kaq të bukur dhe heroik, por edhe i shqetësuar dhe shpeshëherë i zhgënjyer me
ecurinë e ngadalshme të jetës rurale, se mos vallë një ditë do të mbeten
katundet pa të rinj, sepse i gllabëroi katandisja gjithandej për të gjetur një
jetë më të begat, duke mos menduar në pasojat që mund të vijnë. Tëgjitha këto
kontraste e kontradikta të shpërthimeve ndjenjore i japin larmi e gjallëri
shprehjes poetike dhe poezinë e bëjnë më dinamike dhe më tërheqëse, sado
qofshin të dhembshme ato. Dhe kështu, varg pas vargu, lexuesi pret se çdo të
thuhet më tej. Andaj, padurimësia shpejton tempon e kreshendos së klimaksit
leçitës për të arritur deri te motoja e mesazhit dedikues e destinues të
semantikës poetike.Vargu i poezive të veprës së nehat Jahiut “ Të pret malli që
na treti”, është i mbarësuar me probleme dhe halle të rrethanave të kohës, kur
njeriu i jonë ende vuante nga shumë padrejtësirash të natyrave të ndryshme, që
ende nuk janë eliduar, por edhe nga fanatizmi dhe xhelozia, që nuk e kishin
dëbuar e braktisur vellon e prapambeturisë, atë për ta zhveshur deri në fund
dhe për t, i dhënë hapsirë dhe krahë jetës së lirë, që njeriu për të qenë
njeriu në vendin e vet dhe zot i jetës së vet. Brendapërbrenda gëlimeve
rrëfimore të këtyre poezive, të kësaj përmbledhje, pulsasojnë ide, syzhe e
forma të nduarnduarta me një forcë të formësuar kuptimore, të cilat vijimisht
gjenden në lëvizje dhe në ngritje, elemente këto që ngacmojnë interesimin e
lexuesit. Duke marrur parasysh vëllimet e përparshme, poeti nEhat Jahiu, pa
ndërprerë ka avancuar gjuhën dhe ka zgjeruar e dimensionalizar mendimin poetik,
gjithnjë duke transformuar mentalitetin krijues të tij, që është një shkas për
ta trajtuar këtë vepër. Dhe, jo vetëm kjo. Nehati që këtu fillon të ec me
realitetin e kohës, që për në momentin e caktuar gjendej populli shqiptar i
kësaj treve. dHe kështu, në raport me problematikën e saj, fiton kahje të reja,
në raport me me të gjitha zhvillimet kulturore e sociale të realitetit që e
prezenton në vepër.Mënyra siç janë trajtuar poezitë, tregon se autori posedon
aftësi plazmuese të ndjeshmërisë ritmike dhe gjuhës poetike.Është përkorë nga
shkulmat dhe dufet e dalldisura të ndjenjave romantike.Pra shfrenimeve
emocionale të shkallzimeve hipertimike, që shpërthejnë drejt një bote ireale e
iracionale nuk u jep hapsirë. Kjo frenon shpërthimin irelevent të shpalosjes së
mendimeve, gjykimeve dhe ndjenjave për faktin e temave që autori i ka në
shënjestër të formësimit poetik.Duke iu shmangur këtyre tendencave skajore
(ekstreme) të kamufllimit, kurse në vetvetew ka zjarrmi të përhershme altruiste
e asketike, andaj arrin që, përmes figurave poetike letrare të konceptojë dhe
artikulojë me vlera të mirëfillta artistike e poetike letrare të konceptojë dhe
artikulojë me vlera të mirëfillta artistike e estetike të vargut poetik.Vargu i
premtimit, një variant i besës, i detyrimit shpirtëror i njeriut:...Emrin tënd
nuk e shlyen asnjë emër,/ ashuria jote e ka emrin “ Zemër” ( “ Të dua ty “, f.
24. ).Gjithnjë, duke u bartur me idenë
dhe mendimin se vazhdimsisht duhet të jepen vargje me vlera të theksuara
artistike dhe që të gjejnë vend në kierarkinë e standardeve letrare, poeti
Nehat Jahiu kridhet thellë në botën e mendimeve, meditimeve dhe përjetimeve për
të përshfaqur aftësitë e tij inventive, kreative, imagjinative, ndjeshmëri
intime dhe bindje e ekspresive për shkathtësitë mjeshtërore të thurrjes së
vargut poetik.Zëri i këtyre poezive, është zëri i brendshëm ose alteregoja e poetit
që me forcën e tij shpirtërore stigmatizon, siluron, ironizon, paradizon dhe
proteston kundër dukurive negative që paraqiten në shoqërinë tonë, të cilat për
momentin kur poeti përsiatet pët të vënë këto dukuri në vargje poetike, gjendja
ishte jo e volitshme për shqiptarët, sidomos kurbeti, ishte plaga më e rëndë,
të cilën trajton për të mos e çvatruar vatrën: “...e ku po e lëmë nënëloken/
dhe tokën,...në duar kujt po ia lëshojmë.../ t, ia besojmë?/... ( “ Ku po
shkojmë”...f.21).Disa nga këto poezi shpalojnë ndjenjën shpirtërore kur në
sfondin e tyre shfaqet drithërima emocionale të dhembjes për vendlindjen,
popullin. Atdheun etj. Nuk mund të themi thjesht se poeti Nehat Jahiu dinë
vetëm kompozimin e vargut, por ai dinë edhe të alternatojë me kompozicionin e
vjeshërimit për të shpalosur efektin poetik. Kjo shihet edhe nëpër spiralen e
harkut të kohës historike, kur autori përvijon dhe portretizon jetën e
fshatarit të Karadakut të Kumanovës me të gjitha bëmat e tij, qofshin ato të
këqia ose të mira, gjatë shekujve.Këto poezi, janë mozaiqe të formësuara nga
ngjarjet e jetës, kryesisht rurale të njerëzve të zakonshëm dhe të rëndomtë,
sepse edhe vet poeti ka lindur, por edhe ende jeton e vepron, ku ka rastin, siç
cekëm edhe më parë, drejtëpërdrejtë ti vrojtoj, vëzhgojë e përjetojë gjitha
lëvizjet e mundshme që mund të ndodhin në atë areal: “ Pranë vatrës sime dua të
jem/ fusha e male para t, i kem, / djerësa e ballit vatrës t, më pikojë/ pikë-
pikë tokës sime t, ia dhuroj.” ( “ Pranë vatrës sime...” f. 48). Pa marrë
parasysh nuancat e shmangies së disa temave nga uniteti ekulibrues, indin
kryesor ( themelor) të ndërtimit të brendshëm të veprës e përshkon fryma
popullore dhe karakteri kombëtar, ajo vëllazërore, e mirëkuptimit : “ Zgjatma
dorën, vëlla, / hakmaarje tek unë e tek ti nuk ka,/... me besën tonë të ndalen
hakmarrjet ! ( “ Zgjatma dorën , vëlla!”
, f. 61.).Pra, kështu Nehat Jahiu në prosedeum e zhvillimit horizantal sjell
një frymë të vargut poetik vetanak, që shquhet për nga karakteri i shqetësimeve
kombëtare.Konturohet e revijëzohet nga imazhet e raporteve intime që i ka
krijuar në mes peisazheve dhe objekteve që rrethojnë natyrën dhe njerëzit e
zonës së tij ku marrin pjesë aktive me të njejtin intensitet në ndërtimin e
veprës me të gjitha aksesorët komplementar të saj, kur dihet se, po të mos
ishin komponentet e tilla, që poetin e nxisin dhe e frymëzojnë, atëherë njeriu
krijues nga do të stimulohej, që më pastaj emocioneve t, u nënshtrohet për të
përjetuar në mënyrën vetanake çdo gjë që e rrethon dhe e preukopon. Nehat
Jahiu, duke e pasur parasysh veprën në fjalë, qartë shihet se është i lidhur
ngusht me tingujt dhe jehonën e tyre lokal, që shprehin njël sentimentalizëm të
ndjeshëm patriotik përmes semantikës metaforike të vargut poetik, ku edhe shpreh
brehtjet dhe zhezhitjet kombëtare, i cili kërkon çlirim nga tensionet jetësore.
Jo vetëm kaq, poezitë e kësaj përmbledhje dëshmojnë edhe për këmmbëngulsinë e
poetit, i cili, në vazhdimësi është përpjekur maksimalisht ta pasurojë e ta
thellojë mendimin poetik me elemente të reja, qoftë me përmbajtje e ide, qoftë
me elemente të shprehjes dhe figurave tjera që paraqiten si nevojë e zgjerimit
të horizontit poetik. Këto elemente të shprehjes poetike, janë reflekse që
shquajnë dhe karakterizojnë ecurinë evolutive dhe ngritjen e cilësisë
polivalente të vargut, duke e kondenzuar me nuansa të ndryshme të shprehjes sa
më të bukur dhe domethënës të vet semantikës së poezive që gjenden në këtë
vepër. Me këtë, edhe lexuesi, gjithsesi, do të gjejë motivim për ta lexuar veprën
në fjalë. Kështu poeti Nehat Jahiu, nga këtu dhe zbaton gjuhën e veçantë të
tharmit poetik, që sinjalizon reflekse pjekurie dhe arritjesh pavarësimi e
individualizimi të aftësive kreative të verbit poetik.
ZEJADIN ISMAILI
Qazim Shemaj
NJË PROFIL I RI I POETIT
Poeti i zogut të dëshirave, i urave prej zemrash, i fluturimit të pastër të
pëllumbave, poeti i dhembjes së thekshme e njerëzore për nënën e vdekur, poeti
i mallit për një luleshqerrë, për një burim e pemë të vendlindjes, për një
vashëz të bukur, për një shkëmb të lëmyshkur, si që hyn e del në fëmijërinë e
tij aq të çiltër, aq i ëmbël, me ca gjurmë plagësh nga shkulmet e jetës, nga
udhët e lodhja, pas katër vëllimesh me lirika ku ndihet nektari e qumështi i
vendit që e rriti, kësaj radhe, me vëllimin e pestë “ Hidhe vallen , Laro”
!...na shfaq një anë tjetër të botës së tij poetike: shqetsimin qytetar për atë
që nuk shkon me idealet e tij.Lajmotivi i këtij vëllimi është lufta kundër
gënjeshtrës, mbretreshës së ligësive, kundër jetërsimit të njeriut të këtij
fundshekulli, kundër servilit dhe brutalit, karrieristit dhe demagogut, kundër
vanitetit dhe snobit të mjerë.Autori qëllon shpeshherë dorëmbarë në
stigmatizmin e veseve të ulta.Satira e tij është e drejtpërdrejtë, pa
spërdredhje, e pangarkuar me arsyetime e moralizime.Revolta ndaj së utës e së
shëmtuarës, është revoltë e njeriut të ndershëm që si duron dot shtirjet e
poshtërsitë, të cilat, po u lanë në qetësiii, shumohen dhe e bëjnë skëterrë
jetën e njeriut.Në këtë kontekst, satira e këtij libri, i bën një apel qytetar
vigjilencës së njeriut e të shoqërisë që mos të ndodhë kurrë të kapet në befasi
e të mbytet nga pesha e egër e së keqës dhunuese.Edhe pse ky libër, i pesti në
radhën e botimeve dhe i pari për nga lloji i poezisë që lëvron (satirën),
përsëri përvijon tipare që di t,ia zgjerojnë udhën autorit në lëvrimin e
satirës. Dhe ne sinqerisht i urojmë satira të tjera, me më shumë humor, në
udhën e bukur të krijimtarisë...
Qazim Shemaj.
Tiranë, 1994
Nehat Jahiu : “ Brez pas brezi në luftë për shkolla shqipe”
NJË VEPËR E RËNDËSISHME PUBLICISTIKO – DOKUMENTARE
Kohë më parë doli nga shtypi Monografia “Brez pas brezi në luftë për shkolla shqipe”,
e autorit Nehat Jahiu. Vepra në mbi 500 faqe i kushtohet zhvillimit të arsimit
shqip në Komunën e Likovës (Sllupçan, Orizare, Allashec, Izvor, Bellanoc,
Runicë dhe Zallkuq) të Maqedonisë.
Emri i Nehat Jahiut si pishtar i arsimit nuk ka qenë i panjohur as deri më tash
në radhët e inteligjencisë shqiptare dhe në opinionin e gjërë publik. Ai krahas
punës së palodhshme në procesin edukativo-mësimor, vazhdimisht është marrë edhe
me krijimtari letrare. Kështu që gjatë periudhës 1982 – 2005, ka shkruar dhe
botuar dhjetë libra me poezi. Kjo është vepra e 11-të me radhë e këtij autori
të frytshëm.
Mirëpo, duke qenë i vetëdijshëm se “sa më e lartë që të jetë shkalla e arsimit
të popullsisë, aq më shumë do të përmirësohet jeta e shoqërisë” (Frensis Bekon)
dhe se “arsimi është fortesë e lirisë, arma e demokracisë, shpresa e rinisë,
mburrja e djalërisë dhe gëzimi i shekullit” dhe se “me fat janë kombet që këtë
e mirëpresin” (Henry Van Duke), zoti Nehat Jahiu, përkohësisht e pezulloi
krijimtarinë e vet poetike dhe iu përkushtua seriozisht zhvillimit dhe
përparimit të arsimit shqip në vendlindjen e tij në Komunën e Likovës.
Si rezultat i këtij orientimi, vargut të veprave të tija letrare, iu shtua edhe
një vepër e rëndësishme publicistiko – dokumentare, me një titull sa simbolik,
aq edhe domethënës:
NJË VEPËR E RËNDËSISHME
PUBLICISTIKO – DOKUMENTARE
Kohë më parë doli nga shtypi Monografia “Brez pas brezi në luftë për shkolla
shqipe”, e autorit Nehat Jahiu. Vepra në mbi 500 faqe i kushtohet zhvillimit të
arsimit shqip në Komunën e Likovës (Sllupçan, Orizare, Allashec, Izvor,
Bellanoc, Runicë dhe Zallkuq) të Maqedonisë.
Emri i Nehat Jahiut si pishtar i arsimit nuk ka qenë i panjohur as deri më tash
në radhët e inteligjencisë shqiptare dhe në opinionin e gjërë publik. Ai krahas
punës së palodhshme në procesin edukativo-mësimor, vazhdimisht është marrë edhe
me krijimtari letrare. Kështu që gjatë periudhës 1982 – 2005, ka shkruar dhe
botuar dhjetë libra me poezi. Kjo është vepra e 11-të me radhë e këtij autori
të frytshëm.
Mirëpo, duke qenë i vetëdijshëm se “sa më e lartë që të jetë shkalla e arsimit
të popullsisë, aq më shumë do të përmirësohet jeta e shoqërisë” (Frensis Bekon)
dhe se “arsimi është fortesë e lirisë, arma e demokracisë, shpresa e rinisë,
mburrja e djalërisë dhe gëzimi i shekullit” dhe se “me fat janë kombet që këtë
e mirëpresin” (Henry Van Duke), zoti Nehat Jahiu, përkohësisht e pezulloi
krijimtarinë e vet poetike dhe iu përkushtua seriozisht zhvillimit dhe
përparimit të arsimit shqip në vendlindjen e tij në Komunën e Likovës.
Si rezultat i këtij orientimi, vargut të veprave të tija letrare, iu shtua edhe
një vepër e rëndësishme publicistiko – dokumentare, me një titull sa simbolik,
aq edhe domethënës: “BREZ PAS BREZI NË LUFTË PËR SHKOLLA SHQIPE”. Ky titull
është në përputhje me mendimin e shkrimtarit italian Arturo Grof, i cili ka
thënë: “Arsimi është një bimë tejet kryeneçe, e cila nuk gjelbëron as që lidh
kokërr, në qoftë se nuk ujitet me lotë e gjak”.
Është e vërtetë se për shkollat dhe arsimin shqip, sidomos në trevat shqiptare
jashtë kufijve të shtetit amë, është derdhur shumë djersë, lotë e gjak dhe janë
bërë përpjekje të mëdha, është zhvilluar luftë e vazhdueshme “brez pas brezi”.
Edhe pse zyrtarisht si shkollë e parë shqipe konsiderohet ajo që u hap më 7
mars 1887 në Korcë, rrënjët e arsimit shqip i gjejmë , siç thuhet, edhe në
“thellësitë e shekujve”. Por, për shkak të pushtimeve të huaja, shkollat shqipe
në të kaluarën asnjëherë nuk kanë qenë krejtësisht të lira, dhe legale. Sepse,
puna e tyre legale nuk është lejuar gjatë sundimit pesëshekullor osman, e as
gjatë tërë kohës së ekzistimit të Jugosllavisë së vjetër monarkiste.
Përkundrazi, ato vazhdimisht kanë qenë të ndaluara rreptësisht, kurse
arsimtarët shqiptarë gjithmonë të përndjekur dhe të persekutuar.
Shkollat dhe arsimi shqip në Kosovë dhe në Maqedoni, kanë marrë frymë më
lirisht, vetëm për një kohë shumë të shkurtër, gjatë Revolucionit Xhon – Turk
(1908- 1912), kur edhe u aprovua Alfabeti shqip në Manastir të Maqedonisë.
Atëherë, patriotët dhe arsimdashësit shqiptarë si: Hasan Prishtina, Bajram
Curri etj. filluan t’i dërgonin të rinjtë shqiptarë në Shkollën Normale të
Elbasanit. Shkollat shqipe të këtyre viseve u lejuan të punojnë edhe gjatë
Luftës I Botërore (1915 – 1918), por vetëm në zonën okupuese austro-hungareze,
e jo edhe në zonë okupuese bullgare. Mirëpo, të gjitha këto shkolla shqipe, më
1918, u mbyllën përsëri nga regjimi i Jugosllavisë së Vjetër.
Duket si paradoksale, por është fakt i vërtetë, gurthemeli i arsimit shqip në
Kosovë e Maqedoni dhe fara e parë e shëndoshë e tij në këto vise, u hodh
pikërisht gjatë Luftës II Botërore (1941- 1945). Kështu, pra, në saje të
vendosmërisë dhe largpamësisë së ish Ministrit të Arsimit të Shqipërisë,
Prof.Ernest Koliqit, menjëherë pas kapitullimit të Jugosllavisë monarkiste në
prill të vitit 1941, u formua Misioni i Jashtëzakonshëm Shkollor, për viset e
çliruara shqiptare, me detyrë urgjente që t’i studjojë kushtet dhe mundësitë
për hapjen e shkollave të para shqipe në territorin e Kosovës, të Maqedonisë,
të Malit të Zi, të Sanxhakut etj. Kryetari i këtij misioni për Maqedoni, në
fillim ishte Emin Çomo, e prej fundit të gushtit 1941, Prof.Fadil Repishti.
Hapjes së shkollave në këto vise i paraprinte aksioni për hapjen e kurseve
tremujore për mësimin e gjuhës shqipe (shkrim-lexim) dhe për nevojat e
administratës shqipe. (Në tre vëllimet e monografisë “Emra që nuk harrohen –
Arsimtarët veteranë (1941 – 1951)”, në mbi 1600 faqe, kemi botuar rreth 3000
biografi të këtyre arsimtarëve të parë që shërbyen në viset e çliruara
shqiptare jashtë kufijve të shtetit amë).
Sipas disa shënimeve të veteranit të arsimit Ahmet Pere, i cili në atë kohë ka
shërbyer si mësues në Gostivar, në vitin 1941 në Maqedoni janë hapur 58 shkolla
fillore dhe një gjimnaz në Tetovë, në të cilat atë vit e zhvilluan mësimin për
herë të parë në gjuhën shqipe 160 mësues. Në këto shkolla gjatë luftës u
përfshinë gjithsejt 10,585 nxënës, prej të cilëve 3,356 vajza, që konsiderohet
sukses i madh për atë kohë, kur dihet se femrat shqiptare që në moshë të re
hynin nën çarshaf e peqe. Në të njëjtën kohë u hapën e punuan edhe 92 kurse kundër
analfabetizmit me 6,370 vijues.
Mirëpo, shkollat shqipe në Maqedoni në vitin 1941, punuan vetëm në zonën
okupuese italiane që përfshinte qytetet: Tetovë, Dibër, Gostivar, Kërçovë dhe
Strugë me rrethina, ndërsa në zonën okupuese bullgare si p.sh. në Kumanovë,
Manastir, Perlep, Resnje, Ohër dhe Shkup, mësimi në gjuhën shqipe atëherë nuk u
lejua.
Nehat Jahiu në monografinë e vet shkruan se shkollat shqipe në territorin e
Komunës së Likovës u hapën për herë të parë pas luftës në vitin shk.1945/46 dhe
mësimin në gjuhën shqipe e zhvilluan në shtëpia private, mejtepe e xhamia.
Në Jugosllavinë e Titos, edhe pse u lejua puna legale e shkollave dhe e arsimit
shqip (sepse kjo e drejtë u fitua me luftën e përbashkët, në të cilën edhe
shqiptarët dolën në krahun e ngadhnjimtarëve), megjithatë, vazhdimisht u bënë
përpjekje, të fshehta ose të hapura, që puna e tyre të pengohet e të kufizohet,
kështu që këto të “internacionalizohen”, në mënyrë që shqiptarët mos të
vetëdijësohen në pikëpamje kombëtare. Prandaj, këto shkolla punuan në bazë të
planprogrameve të përkthyera dhe në frymën e “bashkim – vëllazërimit” e të
“patriotizmit socialist jugosllav”. Madje, pati edhe përpjekje e projekte të
ndryshme që shkollat e mesme në gjuhën shqipe të suprimohen me arsyetime se në
këtë mënyrë shqiptarët, duke u shkolluar në gjuhën serbe (gjegjësisht
maqedone), më lehtë e më shpejtë do të inkuadrohen në shoqërinë jugosllave dhe
mund të punësohen në të gjitha viset e Jugosllavisë. Megjithatë, nga këto
shkolla, falë punës me përkushtim të mësuesve shqiptarë të cilët kishin filluar
të ringjallin vetëdijen kombëtare, dolën shumë kuadra të shkolluara në të
gjitha nivelet e arsimit.
Për këtë arsye, si regjimi shovenist i Serbisë në vitin 1981, ashtu edhe ai
maqedon në vitin 2001, filluan atakun dhe dhunën kundër shkollave shqipe, duke
i dëbuar nxënësit nga objektet shkollore dhe duke i përndjekur, burgosur e
vrarë arsimtarët shqiptarë. Kjo politikë shoveniste dhe gjenocidiale i detyroi
shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë që t’i kapin armët në dorë për t’i
mbrojtur të drejtat e tyre dhe dinjitetin kombëtar.
Prandaj, ka qenë e nevojshme dhe shumë e rëndësishme që të gjitha këto
përpjekje dhe sakrifica që u bënë për shkollën shqipe dhe të drejtat kombëtare,
të shënohen dhe të ruhen për brezat e ardhshëm. Sepse, nuk thuhet kot se “ka
ndodhur vetëm ajo që është shënuar dhe është ruajtur”. Nëse nuk është shënuar
asgjë e nuk është ruajtur asnjë dokument apo dëshmi, konsiderohet sikur të mos
ketë ndodhur asgjë. Ndërkaq, monografia e Nehat Jahiut “Brez pas brezi në luftë
për shkolla shqipe”, e shkruar me dashuri e përkushtim, me mbi 500 faqe, me
fotografi, faksimile e dokumente të ndryshme, është vepër e vlefshme dhe dëshmi
e gjallë për punën e madhe që bënë mësuesit shqiptarë dhe kontributin e madh që
i dhanë shkollës dhe arsimit shqip. Ata edhe në kushte e rrethana të vështira,
dijtën ta ruajnë fizionominë kombëtare të shkollës dhe arsimit shqip në këto
treva.
Në këtë monografi, me përpikëri është dhënë historiku i këtyre shkollave, lista
me biografitë e qindra arsimtarëve e punonjësve të tjerë të këtyre shkollave,
lista me biografitë e drejtorëve që i udhëhoqën me sukses këto institucione dhe
pasqyra e përgjithshme e nxënësve sipas viteve shkollore. Gjithashtu, në të
janë paraqitur dhe analizuar aktivitetet e lira të nxënësve etj.
Kapituj të veçantë në këtë monografi janë: “Qëndresa heroike e një populli”,
“Viti 2001 – tragjik për një popull”, “Arsimi shqip gjithnjë i pengoi dikujt”
etj. Është interesant edhe kapitulli “Pritja dhe strehimi i refugjatëve
kosovarë gjatë luftërave të viteve 1998/1999. (Ekzistojnë shënime se edhe disa
refugjatë nga vendbanimet kufitare të Maqedonisë gjetën strehim në Kosovë, në
komunën e Vitisë, gjatë trazirave të vitit 2001).
Në monografi janë dhënë edhe emrat dhe biografitë e disa arsimtarëve dhe
nxënësve dëshmorë e martirë të këtyre shkollave, si dhe të atyre qytetarëve që
me armë në dorë ranë në altarin e lirisë në vitin 2001. Në fund të librit jepen
edhe disa shtojca të veçanta si “Gjurmë dhe tituj”, “Faqe nga gazetat”, “Poezi
– përkushtime”, “Fotografi që flasin”, “Letër nënës” (nga i biri, luftëtari i
lirisë, dërguar në mëngjezin e dt.10.6.2001 me rastin e granatimit të fshatit)
etj.
Për hartimin e kësaj vepre, autori ka shfrytëzuar një literaturë të pasur.
Tahir Z. Berisha
Londër, 2008
FATMIR TERZIU- SKALITËSI I
FJALËS SHQIPE – Recension për monografin “ Brez pas brezi në luftë për shkolla
shqipe”
SKALITËS I FJALËS SHQIPE
Është fjals për “ fjalën” shqip, është theksi tek gjuha shqipe. Një
rrugëtim i gjatë, me petkun e shekujve, me xhubletën e viteve dhe me minimodën
tradicionale shqiptare,, tërësisht Kombëtare. Në këtë rrugëtim herë me laps e
herë me penë, duar të ndryshëm skalisin, që motojnë dhe vendosin “ gurë” modest
për të ndërtuar kalanë e mrrekullueshme e të trashëgueshme shqiptare, kudo ku
ajo shtrihet në shtratin e saj të moçëm. Në këtë shtrat edhe një dorë modeste
ka vite që skalit e mrrekullon fjalën shqipe në dobi të edukimit, arsimimit dhe
gjuhës shqipe. Është mësuesi, krijuesi dhe penëarti nehat Jahiu. I urojmë
suksese.
Fatmir Terziu
Londër, 2007-06-06
E shtunë, 13 Mars 2010 12:41 Bajame
Hoxha–Çeliku
REFLEKSION PËR REFLEKSIONET: “Lulëkuqe mbi varre ”, të Nehat Jahiut
Do të më pëlqente që këtë parathënie ta quaja Refleksion për refleksionet
“Lulëkuqe mbi varre”, të shkrimtarit Nehat Jahiu. Pasi e lexon këtë libër, nuk
bën gjë tjetër veçse bie në mendime të thella dhe të pikojnë lot, duke
reflektuar mbi ato çka ke lexuar, mbi ato troje të lagura me gjak më shumë se
sa me djersë, prandaj edhe titulli i librit “Lulekuqe mbi varre”, është
shprehës, kuptimplotë dhe të çon menjëherë në ato vise ku shqiptarët vriten,
burgosen e torturohen, sepse duan shkollën e tyre, gjuhën e tyre, tokën e tyre,
tokën e të parëvë që mban shumë amanete të përcjella brez pas brezi. Ky libër,
gjatë leximit të tërheq deri në fund,dhe të sjell ndërmend poezitë më të bukura
të kohës sonë, frazat e të cilit godasin ku duhet gjatë tretjes së kandilit…
Në refleksionet e autorit e gjen të gjithë artin, si prozën mjaft tërheqëse,
poezinë, dhe dramën e
një populli të tërë. Autori shtjellon njëherësh dy luftra, njëra luftë bëhet
kundër okupatorit sllavë
kurse tjetra kundër fanatizmit,ku lufton e reja me të vjetrën, e drejta me të
padrejtën e përparuara me të
prapambeturën. pra shkrimtari ështe në një luftë të dyfishtë. Ai pasqyron dhe
mbron njëkohësisht idelet e larta kombëtare për përparim e qytetërim të plotë.
Autori, Nehat Jahiu, i njohur tashmë me botime të shumta, i shton
krijimtarisë së tij edhe një libër
tjetër me refleksione, refleksione që nuk fluturojnë lart nëpër qiej
ëndërrimtarë e sajues, por ecin me këmbë në tokë, duke u fokusuar afër, thellë
në zemër, në plagët, në luftën, në dëshirat dhe shpresat e përditshme për
shkollën, ardhmërinë e brezit të ri…
Natyrisht, në refleksionet e veta, Nehat Jahiu nuk mund të linte pa
përmendur qëndresën, heroizmin e
shqiptarit përballë armiqve të vet, të gjuhës, diturisë, të ardhmërisë së tij. Gjaku
i derdhur është frymëzim për brezat, forcë për të ecur më përpara, për të
ruajtur e çuar më tej vlerat e tij si komb i vjetër, ndoshta më i vjetri në
Evropë. Me një gjuhë lakonike, konçize që të kujton se duhen lexuar edhe
nënreshtat, autori sjell refleksionet e veta, refleksionet e një njeriu që
duket se i ka jetuar nga afër problemet e për pasojë na sjell emocione të
freskëta, të forta, të bukura, nxitëse për progres. Fokusimi i refleksioneve në
një fshat të caktuar, si Dushkajë apo ndonjë tjetër, shpesh të sjell ndër mend
hapësira më të mëdha që shkojnë tek hapësirat e një shteti apo kombi të tërë. Motive
si dashuria, vdekja, pavdeksia, etj vijnë natyrshëm, vërtiten rreth shkollës,
që është lejtmotivi i librit.
Refleksionet e Nehat Jahiut janë të lidhura mes tyre, plotësojnë njëra-
tjetrën e të mbajnë të mbërthyer
në ankth me lot në sy deri në fund. Lexuesi, duke lexuar këto refleksione që të
bëjnë të rënqethesh, të
reflektosh, do të zbulojë një anë tjetër interesante të krijimtarisë së
shkrimtarit, duke e bërë më të plotë emë të arrirë atë.
Bajame Hoxha–Çeliku,
poete, shkrimtare
|
|
Hysen Këqiku: Meditimet si
shkallë të ngritjes emocionale MEDITIMET SI SHKALLË TË NGRITJES EMOCIONALE Nehat Jahiu: “Lulëkuqe mbi varre”, përmbledhje
tregimesh me ngjarje autentike. Nga Hysen Këqiku Ripërtëritja është proces i natyrshëm, i cili i jep shije
dhe kuptim ligjshmërisë për rregullimin e zhvillimeve dialektike.
Lëvizja e ngadalshme e gjërave, edhe pse nuk duken, në të parë, për një
kohë ato bëjnë mrekullira natyrore në gjithësi, në jetë, në shoqëri,
madje edhe në qenien tonë. Pa këto lëvizje përtëritjeje, aveniri njerëzor nuk
do të ishte i logjikës përparimtare dhe pse shumë lëvizje bëhen sipas
logjikës së qarkullimit dhe përtëritjes duke bërë punë të
mundimshme si të Sizifit. Edhe puna në krijitarinë letrare është e një ngjajshmërie
sepse, edhe ajo, për të arritur në shkallën e sotme të përsosshmërisë dhe
për kapjen e kulmeve synuese do mund dhe hulumtim të pandërprerë. Në këtë rrugëtim të gjatë, krahasim me letërsinë e
vendeve tjera të rajonit e të botës përparimtare, letërsia shqiptare që
nga fillimet e saja, iu desht të kalojë nëpër një rrugë evolutive -
rrugën e zhvillimit të saj dhe, për shkak të rrethanave imponuese
historike, ajo rrugë qe e vështirë si nëpër teh të shpatës, e përmbushur me
katrahura e sfidime, kurse bartësit e përgjegjësisë së ndërgjegjshme e
shpirtërore – krijuesit, fatkeqësisht këtë rrugë e kaluan siç thotë Musa
Ramadani “Me lavjerës në qafë e me shpatën e Demokleut mbi kokë”, kjo tregon
më së mirë punën e mundimshme sizifiane, por gjithësesi përkushtuese të
autorëve të veprave të ndryshme artistike. Këtë përshshtypje e fitojmë edhe kur i
lexojmë tregimet e Nehat Jahiut e veçmas ato 32 sosh që e kompletojnë
përmbledhjen “Lulëkuqet mbi varre”. Tregimet e këtij autori të vyeshëm janë me psherëtima, të
cilat shpërthejnë si lavë vullkani nga ama, përkatësisht nga mbrendia shpirtërore.
Ato shoqërohen me pasthirrma, me pika të heshtjes dhe figura të tjera të
shumëta që thundrojnë emocione. Ngacmimet të cilat i rrisin efektet emocionale të
tregimeve janë të sferës objektive. Ato rrjedhin nga padrejtësitë e
sunduesve të ndryshëm. Sjelljet e tyre përbuzëse, nënçmuese, fyese, denigruese,
mohuese të vlerave deri në përmasa të asgjësimit të tyre, e bëjnë autorin e
këtyre tregimeve rezistues duke e mbrujtur qenien e tij si dhe atë kolektive
në relievin indogjen të pathyeshëm siç u dëshmua në realitetin historik
në vazhdimësi. Nehat Jahiu është mishëruar me artin letrar. Ai në këtë
rrugë është shumë i ndjeshëm dhe i përkushtuar. Atij nuk i shpëton vrojtimi
real. Adhuron për të qenë i adhuruar. Në të gjitha tregimet psherëtinë për të
bukurën, për humanen dhe respektin. Shpreh dhembshurinë për ata që
bëhen viktimë e padrejtësive, shtypjeve dhe injorimeve që i kanë vënë
në zbatim pushtetet e ndryshme me ligjet denigruese. Atdheu, bukuritë dhe pasuritë e natyrshme që ka ai, ka të
drejtë t’i shfrytëzojë vetëm ai që e do dhe sakrifikon për të, ata që e kanë
ngopur me gjakun e gjyshstërgjyshërve të tyre. Ata që realilsht i dalin
zot dhe janë të gatshëm të sakrifikojnë për të. Këtë ideal e mbjell mësuesi
nëpër shkolla. Ta përkujtojmë me këtë rast një thënie të Ismajl Kadaresë -
“Kur mbyllen shkollat hapen burgjet”. Kjo aforizmë le të trokasë në dyert e
atyre që diskriminuan. Tehu i shpatës, nëpër të cilin eci gjuha shqipe,
ishte shumë i mprehtë, ajo nga përbuzësit e vlerave të saj shpesh u shpall si
gjuhë e ndaluar dhe gjuhë e mallkuar, po a shuhet vallë bërthama e ngrohtë e
planetit tokë, gjuha shqipe që nga pellazgjishtja, ilirishtja e
deri te forma që ka marrë sot shqipja standarde e kanë ngrohtësinë e
zemërtokës. Kjo ngrohtësi me të gjitha ngjyrimet e jetës e mori forcën e
pazhdukshmërisë, duke u bërë gjuhë e universiteteve e akademisë së shkencave,
gjuhë e kompjuterizmit, gjuhë e një letërsie e cila e bën ecjen bashkë
me letërsitë e tjera simotra nëpër botë. Zhvillueshmërinë nuk mundën ta ndalnin as faraonët, as
timurët, as sllavokomunistët që në histori i përngjajnë buburecit
që do të mbathet me patkonj si bualli. Në këtë ecje të zhvillueshmërisë dhe të gjetjeve të
reja në letërsinë tonë Nehat Jahiu lë gjurmë duke sfiduar e sublimuar
për të bukurën në letërsi. Ai këtë e realizon me një metaforë karakteristike
e shumë individuale. Zhvillimet e ndryshme të këtyre vlerave nuk mundën
t’i pengonin as individët as grupet e ndryshme, me mendime ogure të
politikave dhe ligjeve denigruese. Nehat Jahiu na Rëndësia tjetër e kësaj përmbledhjeje me tregime qëndron
në faktin se kemi ngjarje që pasqyrojnë një realitet të një periudhe kohore
dhe, ai realitet shprehet me një gjuhë dhe shprehje pa u thelluar në një
abstraksion që shpeshherë lexuesin e largon. Përkundrazi lexuesi i cilitdo
vend qoftë nga trevat tona etnike e gjen veten, e gjen së paku edhe një
ngjarje që do t’i shëmbëllejë me një që ka ndodhur aty, dikur apo
në ditët e jetës së tij. Tregimet në vete ruajnë fjalë karakteristike nga e folmja
e vendit, pastaj fjalë që për shkak të vjetërsisë së përdorimit janë arkaike,
ruajtja e të cilave begaton gjuhën tonë dhe ia mundëson autorit që
përmes shprehjeve, të të folmes së vendit, t’ia bëj rrëfimin sa
më të afërt e më të pranuar për lexuesin. Nehat Jahiu është një njohës i mirë i ngjarjeve të
ndryshme që për një kohë të gjatë e kanë penguar zhvillimin e kulturës
kombëtare në vendin ku jeton. Nehat Jahiu është njohës i mirë i
shpirtit të madh krijues të gjeniut popullor, të atij krijuesi anonim,
i cili në krijimtarinë e tij të shumëllojshme thundroi forcën
krijuese, shpirtin e madh të popullit, humanitetin e tij, bujarinë,
fisnikërinë e mbi të gjitha forcën dhe dashurinë e madhe për
vendin në të cilin e krijoi natyra. Të gjitha këto janë elemente të tregimeve me të cilat
bëri një komponim të pranueshëm duke e pagëzuar “Lulëkuqe mbi varre”. Ruajtja dhe kultivimi i këtyre begative shpirtërore janë
të fuqisë hyjnore. Këtë e dëshmon edhe Viktor Hygo i cili thotë: “Nuk
ka forcë më të madhe se forca e vetë popullit”, nga kjo forcë lindin heronj
të penës dhe të pushkës. Meditimet e autorit të vendosura sipas një gradacioni
estetik e rrisin edhe gradacionin e emocioneve të shprehura me një
vokacion të njeriut i cili sublimon të bukukurën në artin letrar. |
|
|
Hysen Këqiku
Gjilan, më 09.12.2010
Hysen
Kobellari
KLITHMA E
PËRJETSHME
PËR LIRINË
DHE SHPRESËN…
Shkrimtari
qëndron përballë letrës së bardhë, pakëz
mbi të, si
një re madhështore, e rëndë, e ngrysur, e mbushur
plot të
fshehta, e ngarkuar me shi, me jetë. Si një mal i
heshtur që
s’bëzan, ai vuan tmerrësisht, teksa përpiqet ta
nxjerrë, ta
thotë sa më bukur, sa më qartë, sa më thjesht
atë që mban
përbrenda, atë që ndjen e mendon, atë që e ka
munduar dhe
e mundon aq tepër tërë jetën...
Ky mal i
heshtur, kjo re madhështore e
mbingarkuar,
mbartin plot gjëra, shiun e bekuar, vetë
jetën
njerëzore, hallet dhe dertet e mëdha të kësaj
bote,
vuajtjet dhe mundimet, ëndrrat dhe shpresat.
Dhe mendohet
rëndshëm, brengoset shkrimtari: a
do të jetë
vallë ai në gjendje që të zbrazë mbi letër,
nëpërmjet
penës, shkronjave, gjuhës, gjithë atë mal
të madh
mendimesh e ndjenjash që e sfilitin dhe me
të cilat
jeta e ka ngarkuar?!; a do të jetë në gjendje,
vallë ai,
t’ua japë të tjerëve, ashtu siç e ka menduar,
t’ua
transmetojë siç duhet, këtë barrë të shenjtë, këtë
mesazh të
bukur njerëzor?!
Shkrimtarit
kjo punë, kjo krijimtari e tij e
vështirë, i
shkakton në vetvete, njëkohësisht vuajtje
dhe
lumturim. Vuajtje, teksa qëndron përpara letrës
së bardhë,
si përpara një shkretëtire, e nuk mund të
shprehet siç
duhet, siç do të donte ai. Lumturim,
pasi e ka
kapërcyer këtë pengesë skëterrore dhe ka
mundur të
hedhë suksesivisht mendimet dhe ndjenjat
e tij mbi
letrën fisnike, të bardhë e memece, mendimet
dhe
ndjenjat, të cilat do t’i lexojnë gjithë etje të tjerët,
njerëz të
njohur e të panjohur.
Lumturim
fizik, thjesht sepse me procesin e të
shkruarit,
shkrimtari “zbraz” mbi letër malin e madh,
barrën e
rëndë të mendimeve e ndjenjave, me të
cilat ishte
ngarkuar rëndshëm; E kjo ndodh si në një
lindje,
lindje të një njeriu.
përjeton
lumturim shpirtëror. Lumturim shpirtëror,
sepse me anë
të krijimit, shkrimtari ndriçon shpirtin
e vet, e
fisnikëron, e lartëson atë, por njëkohësisht
ndikon të
ndriçojë dhe lartësojë shpirtin e të tjerëve,
shpirtin e
lexuesve vullnetmirë...
Kështu i ka
ndodhur me siguri edhe shkrimtarit
dhe poetit
Nehat Jahiu, mikut tim të mirë, sa herë
fillon e
mbaron një libër të ri. Kështu i ndodhi edhe
me librin
“Lulekuqe mbi varre”, të cilin po ja dhuron
lexuesit
këtë fillim viti.
Ky libër
është një klithmë, një thirrje e fuqishme,
vigane për
Lirinë dhe Shpresën, mbushur me
optimizmin e
shëndoshë për të ardhmen, për ditët
dhe vitet që
vijnë; një këngë dashurie për njeriun dhe
përpjekjet e
tij të pashtershme në ndërtimin e një jete
të re, më të
mirë, më fisnike, më dinjitoze...
Liria është
gjëja më e çmuar në jetën e njeriut. Lirinë
njeriu e
çmon kur nuk e ka, kur ajo i mungon. Kur ja
nëpërkëmbin
të tjerët. Kur ai detyrohet të luftojë, pa e
përfillur
vdekjen, pa e marrë në sy atë. Liria vjen kur nuk
i druhesh
vdekjes, ashtu siç nuk i druhen përgjithësisht
vdekjes
heronjtë e Nehat Jahiut, ashtu siç nuk i druhen
dhe nuk ja
kanë frikën personazhet e tregimit “Dy
lulekuqe në
dy varre“, që luftojnë dhe vdesin për liri,
si me
le...Liria është si drita për syrin. “ U shembën
muret. U
këputën telat me gjemba”, shkruan autori në
një tregim.
Dhe ne na kujtohet menjëherë rënia e murit
të Berlinit,
rënia e mureve dhe prishja e kufijve ndarës
përgjithësisht,
dhe më e prekshmja, Shqipëri-Kosovë.
Toka kudo
është e Zotit dhe e Njeriut. Askush nuk
mund të
thotë padrejtësisht se kjo më përket vetëm mua
dhe se ti,
tjetri, duhet të vuash, t’më nënshtrohesh mua.
Kufijtë e
saj të urrejtjes janë pranga për vetë tokën dhe
për njeriun.
Do të vijë koha që kufijtë e tokës, kufijtë
që mbjellin
urrejtje, të zhduken dhe njeriu të kalojë
lirisht
nëpër tokën e premtuar, të rrojë i lirë kudo ku ka
dëshirë, pa
sundues e pa bastardë. Çdo copë toke, kudo
ku jeton
njeriu, do të jetë e dashur për të, sepse do ta
bëjë të
lumtur, njësoj sikur ajo të ishte vendlindja e tij.
“ Tretem nga
gëzimi e dashuria e vendlindjes sime “,
thotë autori
në një episod lirik të tregimit të vet. Kështu
do të thonë
edhe fëmijët tanë në të ardhmen, për tokën,
kudo ku ata
do të kenë fatin të jetojnë e punojnë, në
çdo cep të
botës...
Sot, kur
dashuria për vendlindjen, për tokën e
të parëve,
por edhe për tokën përgjithësisht ka “dalë
mode” dhe
vlerësohet si një “atavizëm”, kur shpirti
njerëzor po
thahet nga etja e shfrenuar për para
e pasuri,
kur luksi pa fre dhe shthurja morale po e
prish dhe
bastardon njeriun e ashtuquajtur modern...
proza lirike
e Nehat Jahiut duhet vlerësuar si një himn
dashurie për
vendlindjen, për njeriun e sakrificës
përgjithësisht;
një këngë – klithmë për lirinë, një lirikë
e ndjerë për
lotin njerëzor, këtë lubrifikant magjik të
syrit të
njeriut, mallit dhe dashurisë njerëzore...
Simbol
qëndrese e shprese është jeta e Hasanit
dhe
Dallëndyshes, vetë mirësia njerëzore është jeta e
Fitores me
Liridonin, burim krenari e frymëzimi janë
veprat dhe
jetët e dëshmorëve dhe heronjve të lirisë
dhe
luftëtarëve të tjerë të përparimit shoqëror. Shoqëria
njerëzore
është ende larg së qeni e përsosur, ashtu si
edhe
shoqëria ku ne jetojmë sot, prandaj ne duhet të
punojmë e
luftojmë përditë me të tjerët dhe me veten
tonë, për
liri dhe përparim të pandalshëm shoqëror,
që të mos
mallkojmë papritur një ditë robërinë që
na zë frymën
dhe padrejtësitë që na revoltojnë deri
në rebelim.
Ky është mesazhi i këtij libri dhe i gjithë
krijimtarisë
letrare, veprimtarisë së gjithanshme
shoqërore të
shkrimtarit dhe poetit Nehat Jahiu, i cili
po
Udhë të
mbarë librit “Lulëkuqe mbi varre”!
Hysen
KOBELLARI
Lektor në
Universitetin “F.S.Noli”, Korçë.
E
hanë, 27 Qershor 2011
Nehat Jahiu
Xheneta Jetishi
KRITIKË LETRARE PËR VEPRËN, “ORIZARJA NDËR SHEKUJ”, TË
NEHAT JAHIUT
Kam bërë të tetëmbëdhjetat, kam mësuar gjëra, që ndoshta
s’është dashur t’i di në këtë moshë kaq të hershme, por ka edhe shumë gjëra që
është dashur t’i mësoj deri më tani, e që ende nuk i di, apo ndoshta do t’i
mësoj dhe më tutje.
Gjërat që i bëj, gjërat që i pëlqej, janë në kundërshtim
me gjërat që i bëjnë e i duan moshatarët e mi në përgjithësi! Më pëlqen të
luaj sporte të ndryshme, por nuk më pëlqen t’i shikoj të tjerët tek luajnë!
Më pëlqen të shkruaj, por jo edhe të lexoj! Më pëlqen muzika,
arkitektura, më pëlqen ushtria, policia, bujqësia, blegtoria, mësuesia,
gjeografia, astronomia, çdo profesion më pëlqen! Ah sikur të kisha
njëmijë vjet jetë, do të studioja tërë jetën, gjitha profesionet!
Kënaqësinë e leximit, kam menduar që kurrë nuk kam me ndjerë, por jo
derisa e njoha bacen Nehat! Në kohët e fundit, kisha kaluar e mësuar
shumëçka, ndoshta jeta më dukej ashtu ngase kisha moshën jo edhe të përshtatshme
apo edhe ndoshta më kishte shokuar ndonjë rast, që më ka bërë të ndihem e
hutuar, për kohë të gjatë! Çdo gjë që bëja, e shndërroja në poezi, e di
që poezitë e mia nuk përmbanin figura stilistike, ngase ishin të tërat
përshkrim, ndoshta edhe nuk ishin tërheqëse, së paku kanë një rimë! Çdo
poezi që e shkruaja, i tregoja baces Nehat, ai më kritikonte, por çdo herë në
të mirë, kjo gjë më bënte të ndihem mirë, ngase së paku nuk më injoronte bace
Nehat, ose të më poshtëronte para miqve të mi! Ditë e më tepër, dashuria
dhe respekti për bacen Nehat shtohej, dhe kjo më shumë për poezitë e tij,
që gjithmonë më dhuronin disponim.Një ditë, bace Nehat më tha se dëshiron të ma
dhuroj koleksionin e librave të tij, e dini, unë nuk e doja librin edhe aq, por
më gëzoi fakti se bace Nehat kishte respekt kaq të madh për mua! Librat mi
dërgoi me anën e një shokut të tij, i cili ishte me të vërtetë nipi i legjendës
së shekullit, nipi i Mulla Jakup Asipit, tashmë hoxhës së ndjerë, të cilit ia
kishin frikën njerëzit e devijuar, edhe në varr! Kur pranova librat, ishte koha
e fundit të vitit të tretë në gjimnaz, ose thënë më mirë, fundi i shkollës së
mesme. Ishte kohë kritike për mua, ngase kisha disa nota të këqia në shkollë,
dhe duhej t’i përmirësoja! Pas gati një muaji, u bë një monotoni në shtëpi, dhe
thash të lexoj një libër të baces Nehat, libri i parë ishte “Lulëkuqe mbi
varre”, në të cilën bace Nehat kishte shkruar
“NË SHENJË RESPEKTI PË XHENETEN
ORIZARE
15,04,2011
AUTORI”
Vepra “Lulëkuqe Mbi Varre” është një libër mahnitës, jo
vetëm në ballinë, por edhe prej fletës së saj të parën, në të cilën shkruan
“Surprizë për autorin”, pastaj ndodhitë e vërteta, të cilat i ka përjetuar
autori në të vërtetë, e që të bëjnë të qashë nga emocionet, që të bëjnë, që me
të vërtetë të ndihesh në vendin e autorit. Ditën e nesërme lexova pesë
libra tjerë, “Të pret malli që na treti”, “Hidhe vallen Laro”, “Kukuvajka”,
“Hape derën shkolla ime” dhe “Huti mbi çati”. Në librin “Të pret malli që na
treti”, autori flet për mallin e vendlindjes, më shumë për zemrat e djegura e
të shkrumbuara të nënave, që presin tek dera edhe natën për fëmijët e tyre, që
të bën ta duash, e të kesh për vendlindjen, edhe nëse je aty, të bën t’ia dish
vlerën vendlindjes tënde. Libri “Hidhe
Vallen Laro”, më shumë flet për realitetin e sotëm, e veçanërisht për njerëzit
në pozitë. Më shumë më tërheq poezia “Nina Nana”, ku në fund të kësaj poezie
thotë:
“Nina nana, mu rritsh si selvi E mu bëfsh më i madhi
dallavergji.”
Duket sikur njerëzit në pozita i ka *bekuar nëna që kur
kanë qenë të vegjël! Ky libër përmban më shumë poezi ironizuese dhe me të
drejtë na bën të qeshim, e nganjëherë edhe të gërryejmë gjithçka që kemi pranë,
nga mllefi që s’mund të bëjmë diçka më shumë rreth kësaj çështje! Pas disa
ditësh, vendosa të lexoj librin, “ORIZARJA NDËR SHEKUJ”. Ishte libri me më së
shumti faqe që kam lexuar ndonjëherë. Libri përmban 400 faqe! Ishte me të
vërtetë mahnitës, diçka që nuk të tërheq nga jashtë, sa nga brenda, diçka që do
të zëvendësoje, ndoshta edhe me një vit të tërë shkolle, diçka që s’të lë të
flesh nga kënaqësia që ndjen kur e lexon, diçka që edhe me sy mbyllur do ta
lexosh, diçka që do edhe ta ëndërrosh!
Ky libër është i pari që më ka thyer akullin e leximit,
në fakt, e ka shkri atë në ndjenjën e kënaqësisë së leximit!
Libri, apo thënë më mirë, kryevepra e Nehat Jahiut,
“ORIZARJA NDËR SHEKUJT”, në shikim të parë duket ‘ide egoiste, por në fakt, në
të shtjellohen problemet e kënaqësisë së qeni shqiptar!
Në këtë vepër, autori flet për dashurinë që ka ndaj
vendlindjes së tij, dashurinë me të cilën lindi e u rrit!
Ky libër tregon për mënyrën e të folurit, e cila sadopak
dallon në theksimin e fjalës në vende të ndryshme, megjithatë, ne kemi Një
Gjuhë- Një Gjak- Një Komb!
Në këtë libër mund të gjesh edhe gjeneratat e para që
filluan të vijojnë mësimet, numri i të cilëve çdo vit shtohej.
Kur lexon historikun e këngëve popullore, të bën të
kthehesh në kohë, e të dashurosh prapë atë ritëm jetese.
Në këtë libër, nuk shtjellohet vetëm tema për fshatin
Orizare, por edhe për vendet e tjera, kudo ku flitet fjala shqipe, ngase mënyra
e jetesës, që ata e bëjnë nuk ka ndoshta edhe fare dallim nga e jona!
Në këtë libër flitet edhe për ‘Organizatën Nacional-
Demokratike Shqiptare (NDSH) 1943, e cila ishte si vazhdimësi e Lidhjes
Shqiptare të Prizrenit 1878, dhe qëllimi i kësaj organizate ishte çlirimi dhe
bashkimi i Trojeve Etnike Shqiptare. Anëtarët e kësaj organizate i përndjekin e
i likuiduan!
Ismet Jashari- Krenaria e Orizares dhe gjithë Kombit
Shqiptar, është e tema e katërt e cila flet për Komandant Kumanovën që prej
lindjes së tij, e në shfaqjen e tij të parë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës,
flet edhe për veprimtaritë e tij brenda dhe jashtë shtetit, për familjen e tij,
dhe në fund për 25 Gushtin, e 1998-tës, kur Komandant Kumanova vdes, për të
lindur në përjetësi!
Këtu flitet edhe për luftën e 2001-shit, për shpërnguljet
e shqiptarëve të këtushëm në Turqi, aty mund t’i gjesh edhe emrat e familjeve
të shpërngulura, për të mos u kthyer ndoshta edhe kurrë më!
Poezia “Ku po shkojmë”, në faqen e 257, është ajo e cila
më ka marrë kohë më tepër, duke e lexuar e rilexuar shumë herë, në qetësi,
faqen e të cilës e kam larë me lot, sa herë që e kam lexuar, jam munduar të gjej
një përgjigje, në sytë e nënës time, që vezullojnë si yje, kjo poezi fillon
kështu:-
“...e ku po e lëmë fushën e malin,
dashurinë e mallin,
e ku, e ku jemi nisë, ku po shkojmë?!
A mund të rrojmë?!
Përgjigjen e vetme për këtë poezi, e kam pasur të
vështirë ta gjej, megjithatë e kam gjetur, dhe kam shkruar një poezi:
Po shkojmë atje,
Në tokë, por jo në atdhe.
Atje ku nuk të pyesin,
Prej nga dhe kush je.
Askujt s’i intereson,
Çfarë ha e çfarë pi.
Askush nuk të pengon,
Me kë fle e me kë rri.
Atje ku edhe hëna,
Të duket më ndryshe.
Atje ku jo më nëna,
S’të quan dallëndyshe.
Atje ku edhe gratë,
Të ngjajnë në burra.
Atje ku ti jep gol,
Të tjerët s’bërtasin ‘URRA.
Atje ku s’ka dritë,
Ku as qirinjtë s’ekzistojnë.
Atje ku s’mund të gjesh miq,
Askujt s’i intereson.
Diçka tjetër që më ka lënë shumë përshtypje është edhe
shoqata, me arsye, jo tjetër, veç bamirësie, shoqata BMO- Bashkësia e
Mërgimtarëve të Orizares, në Zvicërr.
Qëllimi humanitar i tyre, forma e organizimit, gjithçka
që ka lidhje me këtë organizatë duket zbavitëse, e veçanërisht çfarë më ka lënë
përshtypje është se, askush nuk është i detyruar të anëtarësohet në këtë
organizatë, vetëm se është ‘e drejtë morale të jesh anëtarë kësajshoqate, ngase
me të vërtetë ia vlen, do të shihni edhe ju pasi të lexoni këtë libër, do të
bindeni edhe ju vetë, ndoshta edhe kur të lexoni së paku një faqe, të kësaj
pjese interesante.Në këtë libër flitet edhe për sportin, e më tepër për
sportistët e talentuar të kësaj ane, të cilët në kohë të shkurtër, e në moshë
të re, bën famë nëpër vendet e Evropës, e më gjerë!Bujqësia e Blegtoria, janë
dy degë, jo edhe aq të preferuara në ditët e sotme, por aq me bukuri i thur
fjalët autori në këtë libër, saqë të bën të dashurohesh në këto dy lëmi, të bën
të mendosh, e ta kuptosh se me të vërtetë ia vlen të merresh me to, ngase ka
një përfitim mjaft të madh nga këto degë, vetëm se duhet punë, e kësaj i
përtojnë shumë!Këtu flitet edhe për lindjen, fejesat, martesat, veshjen, mënyra
e të jetuarit në kohët e hershme, dhe dallimi në tani, apo thënë më mirë,
‘kontrasti i së kaluarës!Flitet edhe për lojërat popullore, forma arkitekturale
e shtëpive, gjatë shekujve, e deri sot, flitet edhe për festa të ndryshme që
tani nuk praktikohen fare, e disa nuk humbin vëllimin e formën e tyre.Dhe në
fund flitet për vdekjen, një kohë, edhe vdekjet kanë pas një ‘marifet, tani ,
besomëni, s’ia vlen as të vdesësh.Nuk di ju si do ta kuptoni domethënien e
këtij libri, ose edhe të librave tjerë, por këtu secili nga ju, ‘shqiptarë’, do
të gjeni veten aty, traditën dhe zakonet që kemi pasur, jo vetëm orizarasit,
por edhe ne, të bën të hysh në psikologjinë e filozofisë së trurit, dhe të
kohës së shkuar, që me të vërtetë ka qenë kënaqësi të jetohet, ka qenë kënaqësi
edhe me vdek, por tani, në këtë kohë, s’ia vlen për asnjërën!!!Lexues të
nderuar, qofshi fëmijë, të rinj, gra, burra, pleq, monstruma, çfarëdo qofshi,
ju porosisë, që edhe ju të leni amanet, që të gjithë të ecin me kohën, se
ndryshe nuk ia vlen!Bace Nehat, gjithmonë i përshtatet kohës, edhe pse veprat e
tij nuk vdesin kurrë, i përkasin çdo kohe!
Me respekt
Sinqerisht
Xheneta Jetishi
Ferizaj- 12 qershor 2011
(Nehat Jahiu: ‘Orizarja nëpër
shekuj’ – monografi, Tetovë, 2010)
Sevdail DEMIRI
Vargut të veprave monografike për
vendbanimet shqiptare të Maqedonisë, iu është shtuar edhe ajo për Orizaren e
rajonit të Kumanovës, fshat ky që dha shumë për qenësinë shqiptare që nga
kohërat më të hershme e deri më sot.
Orizarja është një nga vendbanimet më
të vjetra të këtij rajoni, e populluar që nga koha e antikitetit. Autori sjell
një pjesë të bibliografisë së autorëve të vjetër, të cilët theksojnë
autoktoninë e fiseve ilire në këto treva, konkretisht të dardanëve. Si dëshmi
për këtë lashtësi, potencohen dëshmitë e shumta materiale, që deri në ditët e
sotme kanë mbetur disa varreza, që sjellin mënyrën origjinale të varrimit të
ilirëve të lashtë.
Një pjesë e rëndësishme e këtij libri
i kushtohet edhe qëndresës heroike të banorëve të këtij fshati, në luftën për
barazi dhe liri kombëtare. Jepet një tablo e mirë për këtë fshat që nga
luftërat në kohën e perandorisë Osmane, e deri në atë të fundit.
Orizarja gjatë dhe pas Luftës së Dytë
Botërore ishte qendër e organizimit të Lëvizjes Nacional-Demokratike
Shqiptare, e njohur si NDSH. Mulla Hajdari dhe Sami Shabedini, që të dy nga
Orizarja, ishin ndër bartësit kryesor të komitetit të NDSH-së për rajonin
e Likovës e Kumanovës, i cili ishte i lidhur ngushtë me aktivitetin kombëtare
të Sulë Hotlës dhe krerëve të tjerë të nacionalizmës shqiptare. Më tej jepet
një pasqyrë e detajuar e rrjedhave të Luftës së Dytë Botërore, bashkë me fatin
e keq edhe të orizarasve, të cilët dhanë shumë dëshmorë dhe martirë të kombit.
Një nga pikat kulmore të kësaj
monografie, është edhe figura madhështore e Ismet Jasharit – Komandant
Kumanovës, emri i të cilit bëri që të ndihet larg zëri i orizarasve dhe krejt
Kumanovës e Likovës. Përmes shumë rrëfimeve dhe fotografive që për herë të parë
botohen për Ismet Jasharin, autori sjell portretin e Heroit të Kosovës, i cili
mbetet një nga emblemat e luftës çlirimtare të Kosovës.
Orizarja do të jetë një nga fshatrat
e parë në ballë të rezistencës shqiptare të vitit 2001, ku veproi Brigada 113 e
Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ‘Ismet Jashari-Kumanova’. Autori sjell
veprimtarinë luftarake të orizarasve që morën pjesë të drejtpërdrejtë në këtë
luftë, si dhe pësimet njerëzore e shkatërrimet materiale që pësoi fshati nga
bombardimet e pareshtura të forcave ushatarke-policore maqedonase. Edhe këtu,
ngjarjet shpjegohen edhe përmes fotografive, gjë që e bëjnë librin monografik
më të kompletuar përmbajtësisht.
Një kaptinë të veçantë, autori Nehat
Jahiu ia kushton edhe plagës së vjetër të shqiptarëve – shpërnguljes. Përmes
bashkëbiseduesve të vjetër dhe kujtimeve të vetë autorit, përmenden familjet e
para që janë vendosur në këtë fshat nga ikja prej zullumit serb nga trevat e
Nishit e Leskocit gjatë viteve 1815-1839. Dhe, në anën tjerët, përmend emër për
emër shpërnguljet e shqiptarëve të Orizarës për Turqi qoftë nga kushtet
ekonomike apo nga presionet e pushtetit të kohës ndaj tyre. Poashtu, autori
sjell të dhënat edhe për familjet e para të emigruara nga fshati për në
Kumanovë, Shkup e gjetiu, në kërkim të një jete më të mirë.
Gjatë viteve të fundit të shekullit
XX, si në shumë vendbanime shqiptare, edhe në Orizare përhapet dukuria e
mërgimit drejt shteteve të Evropës Perëndimore. Me këtë rast sillen të dhëna jo
vetëm për familjet e mërguara, por edhe për jetën dhe aktivitetet e tyre nëpër
Evropë, e kryesisht të grumbulluar rreth shoqatës ‘Bashkësia e Mërgimtarëve të
Orizarës’ në Zvicër.
Në vazhdim jepen edhe shumë sekuenca
të organizimi të jetës së orizarasve në fushën e kulturës, arsimit,
infrastrukturës, traditave, sportit, etj.
Libri në fjalë është e përshkruar
edhe me një vistër të rëndësishëm letrar, duke u nisur edhe nga vetë prirja e
autorit, i cili pas vetes numëron jo më pak se 12 vepra letrare, kryesisht në
poezi.
Botues i monografisë me rreth 400
faqe, është Shtëpia botuese ‘Tringa Design’ nga Tetova, kurse botimi është
ndihmuar nga Ministria e Kulturës e Maqedonisë.
FJALA E REDAKTORIT
Përmbledhja me poezi “ Rrugës së drejtë” e poetit nga Ilirida Nehat Jahiu,
karakterizohet për motivin fetar dhe përgjithësisht moral të poezive që
përmban.
Sikur Naim Frashëri, Gjergj Fishta dhe poetë të tjerë të mëdhenj, poeti
nEhat Jahiu nuk ka kursyer që nga shpirti i tij artistik t, u japë bukuri amaneteve
që brezi i vjetër ia la të riut.
Ndonëse poezitë e kësaj përmbledhje shquhen për karakterin didaktik dhe
janë shkruar duke u përqendruar kryesisht në mesazh dhe jo në kod, elementet
artistike që shquajnë poetin Nehat Jahiu i gjejmë në secilën prej poezive të
kësaj përmbledhjeje.
Hilmi Rexhepi, 2011
Të shkruash diçka që ka lidhje me fenë, është vërtetë përgjegjësi e madhe,
ngase njerëzit në ditët e sotme janë mësuar të keqkuptojnë e keqinterpretojnë
shënimet e ndryshme, po me aq saktësi i thurë vargjet poeti z. Nehat Jahiu,
saqë njerëzit e tillë nuk mund të gjejnë gjë apo arsye për të thënë e kjo apo
ajo nuk është kështu apo ashtu. Do ta quaja sfidë këtë libër, nga se pak, e
shumë pak njerëz do ta “sprovonin” veten për të shkruar për diçka të tillë,
vërtetë diçka të veçantë.
Kur lexoj librin “Rrugës së drejtë”, më duket se dëgjoj melodinë e fjalëve
të rreshtave në vargje, që ka thurë autori në poezitë që gjenden në këtë libër.
Kënaqësia shpirtërore, diçka që s’kam ndjerë për shumë kohë, diçka e veçantë që
ndjej thellë, vërtetë edhe më thellë në shpirtin tim, gjë që paraqitet tek
unë vetëm kur lexoj Kur’anin, ose diçka vërtetë tërheqëse, që ka të bëjë me
fenë, që vërtetë më frymëzon për shumëçka, e veçantë për jetë. Me kënaqësinë
shpirtërore, e veçanërisht relaksimin e mendjes që ua jep ky libër lexuesve,
vërtetë nuk të lejon të devijosh. Po qe se lexon këtë libër, vërtetë do të
gjesh veten, askund në botë nuk shkon që rruga t’i gjejë njerëzit, njerëzit
duhet ta gjejnë rrugën. Ky libër vërtetë ta pasuron shpirtin, e të dhuron
relaksim fizik. Ky libër, vërtetë ta pasuron mendjen, e të dhuron relaksim
psikik. E ta dini një gjë, unë jam vetëm tetëmbëdhjetë vjeçare, e ndoshta nuk
më takon ta them këtë gjë.
Megjithatë nëse nuk e them, do të vdes me sytë e hapur, se... e metë nuk
është ai që s’ka duar e këmbë, as ai që ka ngelur i vogël as ai që është rritur
tepër, për mua të metë janë ata që s’dinë të kuptojnë se ç’është dija, ata që
kanë ngelur mbrapa me kohë, e që jetojnë në një kohë, që ndoshta unë, s’e kam
takuar fare. Andaj lexues të nderuar, vërtetë ju them, mos e humbisni rastin ta
lexoni këtë libër të autorit Nehat Jahiut “Rrugës së drejtë”. Koha s’ecën me
ju, ju ecni me kohën. Rruga s’mund t’ju gjejë ju, ju gjene veten, pastaj gjeni
rrugën, rruga e drejtë është kjo, është e përmendur në këtë libër, lexojeni,
kuptojeni. Lexoni drejt horizontalisht, nga e majta në të djathtë, mësojeni
po deshët, por kur ta kuptoni, mos e shtrembëroni, se po e shtrembëruat, do
të dilni herë në rreshtin e parë, e herë në të dytin, e pastaj do të deformohet,
jo vetëm e vërteta, por dhe të rinjtë e sotëm, kanë probleme me të vërtetë,
po ankohen se koha po shkon shpejt, e nuk e dinë se koha shkon shpejt vetëm
atëherë ajo kurharxhohet kot. Të rinjtë e sotëm, kanë probleme me jetën, po
ankohen se gjërat që duan t’i kenë, nuk i kanë, por kur i arrijnë ato, ata dorëzohen.
Të rinjtë e sotëm, kanë probleme me të vërtetën, po ankohen se s’po munden t’i
kuptojnë të tjerët, kërkojnë gjithmonë diçka shumë e më shumë, kur nuk i duken
gjërat e mjaftueshme, e veçantë është dashuria. Unë i takoj kësaj kategorie,
disa nga këto probleme, pothuajse të gjitha i kam tejkaluar, dhe këtë me
ndihmën e gjërave që kam mësuar rreth fesë. Libri “Rrugës së drejtë” i z. Nehat
Jahiut është i veçantë. Tani më mjafton gjithçka, vetëm për një gjë ndjej
zbrazëtirë, për të lexuar, mësuar e studiuar rreth fesë. “Njeriun e bëjnë të
pavdekshëm veprat e tij”, një thënie sa domethënëse aq edhe tërheqëse! Z.
Nehat Jahiun nuk është edhe aq vështirë ta njohësh, ngase origjinaliteti tij
shihet që në herën e parë kur të lexosh librat e tij. Thjeshtësimi edhe i kësaj
vepre e bënë të kuptueshëm çdo fjalë për lexues të të gjitha moshave.
Ky libër bën përgatitjen psikike dhe shpirtërore, drejt “Rrugës së
drejtë”, rruga e cila është e vetmja që të shpien për në stacionin e fundit, të
cilin e dëshirojmë të gjithë, për Xhennet. Në këtë libër autori, jo vetëm që
na bën të përgatitemi për këtë rrugë, por edhe mundohet të na sqarojë
kënaqësinë e së qenit musliman, kënaqësi e cila vërtetë mund të përshkruhet me
fjalë e me vepra, të cilat vërtetë të inspirojnë për jetë, sa edhe të bëjnë të
ndihesh i gatshëm të vdesësh. “Rrugës së drejtë” është një libër të cilin,
edhe po qe se e lexon me qindra herë nuk të bëhet tepër, ngase sa herë që e
lexon, zbulon diçka të re në të, diçka që do të përputhet me realitetin tënd,
e të të bëj të ndihesh mirë. Nuk kam më shumë për të shtuar rreth këtij libri,
veç se do ju sugjeroja, sidomos të rinjve ta kenë këtë libër, e të lexojnë
sa herë që ndjehen të gëzuar, të pikëlluar në veçanti në raste depresioni e
stresi, se vërtetë është një libër i cili qetëson shpirtin, e të inspiron për
jetë dhe mban një titull vërtetë tërheqës “Rrugës së drejtë”.
“DONI TA GJENI VETEN,
JA KU E KENI RASTIN - LEXOJENI LIBRIN “RRUGËS SË DREJTË” TË z. NEHAT JAHIUT”
Bilall Maliqi
Nehat Jahiu “ Rrugës së drejtë”
( poezi fetar)
Nga Sht;pia Botuese “ Furkan” në Shkup, këtyre ditëve doli nga shtypi libri
moralizues fetar me titull “Rrugës së drejtë”. Nehat Jahiu edhe pse është i
lindur në fshatin Orzizare, shkollimin e mesëm e mbaroi në Preshevë, pra një
pjesë të rinisë e kaloi në Preshevë, mandej SH.L.P Gjuhë dhe Letërsi Shqipe e
mbaroi në Gjakovë. Është një krijues mjaft produktiv. Pra, Nehat Jahiu provoi
pendën e tij në zhanrin poetik fetar. Të gjitha poezitë e këtij libri
ngërthejnë në vete poezi me karakter moralizues e fetar të cilat janë evidente
brenda kopertinave të këtij vëllimi.Duke ditur se libra të tillë janë shumë
deficitare në bibliotekat tona dhe ato të rajonit, poeti Nehat Jahiu bëri këtë
botim modest për t,iu ndihmuar në një masë të madhe nxënësve të konfesionit
islam me botim autokton të një poeti shqiptar.Dihet mirëfilli se të gjitha
literaturat fetare e sidomos ato të cilat janë të karakterit poetik janë të
përkthyera nga gjuha arabe dhe boshnjake gjë që në masë të madhe e vështirëson
kuptimin dhe ruajtjen e origjinalitetit poezia, mandej te ky libër poezitë janë
të shkruara me një gjuhë të pastër, poezitë janë të drejtpërdrejta pa ndonjë
hermetizëm të caktuar apo pa ndonjë figurë të theksuar e që nxënësit të kenë
vështërësi t, kuptojnë gjatë leximit të tyre. Kur themi se ky libër jep mesazhe
drejtësie, edukative, bëmirëse dhe shpirtërore atëherë lexuesi i referohet
vargjeve të cilat pasqyrojnë edhe ndodhi në përditëshmëritë tona si në aspektin
e respektimit të familjes, shqërisë dhe sjelljet që duhet ti ketë një shoqëri
civilizuese, kështuqë këto ndërlidhen mjaft mirë me jurispondencën islame edhe
me kodin e mirësjelljeve dhe largimin e veseve negative të shoqërisë sonë.Vetë
titulli tregon kjartë dëshirën e autorit dhe porosinë e tij përmes vargjeve poetike
se duhet të shkojmë rrugës së drejtë.Këtë parim jo vetëm që me rigorizitet të
madh e kërkon drejtësia islame, por këtë e kërkon edhe aspekti kombëtar si “
kanun” që nuk lejon disa të bëme të cilat bien ndesh me karakterin tonë
shqiptar.Pra, lexuesi i vëmendshëm do ta ketë këtë libër si udhërrëfyes, si
doracak për, t, tu larguar nga veset negative të cilat e kanë kapluar sidomos
një pjesë të rinisë sonë, një rikujtesë për të ecur drejt rrugës së drejtë e
cila të shpie në edukatë, respekt dhe inspirim për një jetë më të qetë dhe të
mbarë. Libri në fjalë përbëhet prej dyzetë e nëntë poezive të gjitha të
karakterit moralizes fetar dhe janë të drejtpërdrejta, kanë rimën dhe
muzikalitetin e tyre dhe dhe se shumë
lehtë mund të mësohen përmendësh, kanë mesazh edukativ dhe mund të këndohen “
kaside”, në teminologjinë islame mund të shërbehen si “ ilahi” dhe të këndohen
nga kori i bashkësive islame.Libri moralizues fetar “Rrugës së drejtë” e botoi
Sh. B “ Furkan” Shkup, 2011, faqe 64.
E përjavshmja informative “ Nacionali” 1 mars 2012
Faruk Buzhala: Zana dhe Guri ZANA dhe GURI (Mbi librin me
poezi të Nehat Jahiut) Nga Faruk Buzhala Nehat Jahiu është një
poet mjaft produktiv në letërsinë shqipe ku kësaj radhe na vie me një libër
të ri që për shumë lexues dhe adhurues të fjalës së bukur është pritur me
padurim. E them këtë me siguri të plotë ngase mënyra dhe stili i tij i të
shkruarit, tashmë është autentik.Këtë më së miri do ta shihni dhe vëreni
gjatë leximit të këtij libri të tij të ri që tashmë e keni në dorë. Ky libër i Nehat Jahiut
vie si sihariq në një kohë kur lirikës popullore shqiptare i duhet një
margaritar më tepër për ta pasuruar edhe më shumë folklorin tonë me tekste
këngësh që mund të realizohen nga këto poezi të bukura që janë si monument i një
dashurie siç është dashuria e Zanës dhe Gurit, si dy personazhe lirike të
dashurisë në këtë libër. Nehat Jahiu
është tashmë i njohur për lexuesit me poezitë e tij për Zanën e Gurin. Janë
këta dy personazhe të krijuar nga poeti,ku ky në këtë vëllim me poezi trajton
dashurinë e këtyre dy të rinjve si subjekt kryesor të veprës. Autori,me anë
të termave që i merr nga rrethina që e rrethon, krijon imazhin idilik të
ngjarjes duke nxjerrur në pah fuqinë artistike të vargjeve të krijuara me
tone harmonike dhe të thjeshta,të kultivuara nga thesari ynë i pasur
popullor. Poezitë janë të kapshme për çdo lexues të çdo moshe,që me lirikën e
saj i jep domethënie krijimit si burim nga një shpirt poetik, ku jo vetëm
gjërat e natyrës së vdekur siç janë: hëna, yjet, lisat, pemët, lulet, lumi,
etj. bëhen të ndieshme nga ndjenja e dashurisë së Gurit dhe Zanës, por edhe
qeniet e tjera të gjalla të shëndërruara në biometafora siç janë: zogjtë,
delet, shqiponja, gjinkallat,xixëllonjat,etj. marrin pjesë në këtë ambient
duke përkrahur dashurinë e këtyre dy të rinjëve.Ambienti rural dhe idilik i
paraqitur në këto poezi e pushtojnë çdo lexues duke e magjepsur me bukurinë e
saj,të pasqyruar dhe përshkruar aq mirë nga poeti.Fantazia krijuese e autorit
të këtyre poezive është mjaft e pasur me tablo rurale ku ndodh idila
dashurore e dy personazheve. Një realitet i ëndërruar që shpaloset
shkëlqyeshëm para çdo lexuesi bën që ta pushtojë ate me bukurinë dhe
thjeshtësinë e saj.Përvoja dhe njohja e një ambienti të tillë nga
autori,bëjnë që këto poezi të rangohen në një thesar folklorik që do të
realizoheshin aq bukur në këngë duke e pasuruar edhe më këtë thesar popullor. Në përgjithësi,motivi i
poezive është krijuar nga dashuria e dy të rinjëve fshatarë duke e bërë tërë sendërtimin e lëndës të strukturohet
në një ambient të tillë rural.Ndjenjat e dashurisë gufojnë si te njëri
njashtu edhe te personazhi tjetër në këtë idilë të bukur që të pushton me
thjeshtësinë dhe bukurinë e saj. Edhe gjuha i përshtatet mirë situateve dhe
lirikës të ndërtuar nga vetë poeti. Gjuha komunikuese është e krijuar me
nuancat e saj më të thjeshta që mahnisin me kapjen e kuptimit të tyre të
lehtë. Situatat bartin në vete
forcë të madhe të ndjenjave të cilat shprehen përmes personazheve të këtij
libri.Poeti,motivin e zhvillon nëpër tri faza apo situata lirike duke krijuar
metafora,aluzione dhe personifikime që
e mveshin tërë strukturimin e kësaj vepre me vlera të dukshme
popullore dhe artistike.Është interesante se folësi lirik në këtë rast
shprehet në veten e parë dhe të tretë.Gjatë leximit vërehet se poeti është
vëzhgues dhe dëshmitar i kësaj dashurie të Zanës dhe Gurit. Ka raste kur ky i
drejtohet herë Zanës e herë Gurit dhe në disa raste edhe vetë lexuesit duke e
bërë pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në ngjarje.Nga kjo nënkuptohet se poeti
din ti paraqesë mjeshtrisht skenat e realizuara po nga ky vetë.Me këtë
koncept Nehat Jahiu e strukturon temën dhe motivin e këtij vëllimi poetik që
lirisht mund të thuhet se është mjeshtër i lirikave dashurore të krijuara në
mënyrë tradicionale që si bazë ka lirikën tonë popullore. Metaforat e shumta
janë të natyrshme dhe spontane në tërë poezitë e Nehat Jahiut.Lirika sensuale
është mjaft sentimentale në këto poezi të krijuara me një forcë të madhe
ndjenjash që ushqejnë personazhet e librit Zana dhe Guri.Gjuha e
pasur,figurat e goditura, ndjenjat e sinqerta dhe përjetimet plot frymëzim
gërshetohen shumë bukur me ambientin që e krijon poeti në këto poezi.Poezitë
kanë funksion lirik në vete që shtjellohet lirshëm dhe rrjedhshëm ndër vargje.
Njësia e veprimit të personazheve përcillet në të gjitha poezitë në mënyrë
harmonike.Në këtë libër ndjenjat e dashurisë shprehen,këndohen dhe
sendërtohen nëpër situata të ndryshme lirike dhe emocionale të cilat
nënkuptojnë momente e relacione të dashurisë së dy personazheve të librit.
Pra, Zana dhe Guri janë bartës të situatës dhe veprimit në tërë këtë
përmbledhje me poezi, si dy personazhe lirikë mjaft të dashur të krijuar nga
Nehat Jahiu. Nuk më mbetet tjetër të shtoj pos ta uroj poetin Nehat Jahiun për
punën e tij krijuese dhe ta falemnderoj për këtë dhuratë të çmuar të cilën e
krijoi për ne.Urime! |
(Në vend të recensionit)
Dikur, në kohët antike poezi quhej
teksti që këndohej, poezia nuk recitohej e as deklamohej, por këndohej...
këndohej gjatë vallëzimit sidomos. Së këndejmi, edhe libri poetik “ Zana dhe
Guri” e Nehat Jahiut, na i përkujton ambientet deradiane, arbëreshe, të një
romantike të përhershme, të amshueshme, të thadruar në shpirtin e dashurisë që
nga kohët e moçme e deri më sot. Është një lirikë me përbërës erotikë të muzës
popullore të dashurisë. Duke u orkestruar në frymën e tillë, me ritmin me
rimën, kjo lirikë ta kujton melodinë, vallëzimin, instrumentin popullor, herë
këndimin në grup e herë atë solistikë. Forma themelore e strukturës së kësaj
lirike të N. Jahiut, është një dialog i monologizuar me miken e zemrës në
ambientin rural, në një mjedis kaq të hapur e të magjishëm, posi kjo ndjenjë e
fisnikëruar dashurie, ndjeshmëri, ritëm e ambient krejt shqiptar; ndryshe nga
ambineti i mbyllur urban me thekse orientale... Këndohet nëpërmes memorizimit
metaforik të çasteve të dikurshme...po edhe nëpërmes një narracioni lirik...
Kështu gjithnjë këndon lyra poetike e Nehatit për dashurinë...
Përjetimet intime (posi të barinjve shqiptarë), me shenja
protagonizmi i takojnë edhe kohës sonë (punëtorë, të rinj, të arsimuar, ithtarë
të së resë). Paradigma e tillë motivore, e hequr nga tradita e këngës shqiptare
të dashurisë; përbën, nga ana tjetër, një sintezë lirike të historisë sonë
shpirtërore; përbën, po ashtu, sintezën autoriale të shtrirjes së kësaj kënge
në të gjitha periudhat tona letrare dhe në të gjitha hapësirat shqiptare...
duke e pasuruar “moralin e normëzuar” dashuror me thyerjen e konventave, me
rrezatime të shumta kuptimore e figurative, edhe si arritje estetike, si fryt
estetik. Lirika, në të cilën ligjëron herë një Unë (“Unë e Zana...”) herë një
vetë e tretë, është një dashuri e kënduar, ndjesi e raporteve të fuqishme mes
dy qeniesh, djalit dhe vajzës, mashkullit dhe femrës. Aty këndohen bukuri
shpirtërore dhe bukuria fizike, kokrra e pjekur e dashurisë e fryti i saj si
vazhdimësi jete dhe trashëgime; lirikë që semantizon harmoninë më të ëmbël (si
do të shprehej Balzak). Dashuria, te libri poetik i Nehatit, i ka stinët e saj,
pranverën e emocionit të çiltër dhe historinë e saj, por e ka edhe gjeografinë
shpirtërore të Atdheut e hapësirat e kësaj ndjesie. Kund e kund ligjëron Folësi
Lirik i dashurisë, si subjekt poetik,
herën tjetër ligjëron Erosi, me
shprehjen e lirshme të sensualitetit.
Poeti e nis librin me poezinë “Na ka
zënë dashnia”” me ato ambientet e njohura popullore e lasgushiane të takimeve
te kroi e me shqetësimet e emocionit dashuror. Mandej përgjoërtime lutjesore
për realizimin emocional të kësaj ndjesie, nuk kanë fund (nisin me poezinë
“Pash nënën tënde”). Në poezinë “Dasma” kjo lirikë ndërfut edhe këndimin e
lekturës nacionale: vetëm shqiptari për DASMËN thur legjenda e mite, DASËM e
quan shkuarjen në luftë të Djalit, Dasmë e quan dhe lirinë, dasmën e kulmit
jetësor, paçka se dekori oriental nuk është i shtrirë në tërë territoret etnike
të dasmës... (kurorëzimin e dy të dashuruarve...). Cikli poetik i Nehatit për
dasmën është i thurur me ritëm, rimë, me mjete shprehëse e ligjërim të frymës
së këngëve popullore. Ndërkaq poezia “ Do të bëjmë dasëm” është ai çasti dehës
poetik i ekzaltimit të një dasme aq të dëshiruar, te përjetimi me aq gjakim i
të bukurës, ai çast ndjellamirës lirik i ëndërrimeve e idealeve të përbashkëta...
Tek poezia “Për çdo natë e mbyt natën pa gjumë” këndohet vetmia, një natë pa
gjumë, një fustan i nusërisë pa Zanën, e cila mungon, kurse folësi lirik, pret
e pret, shoqërohet me një pishë të ndezur...deri në agim...diku te një kasolle
me kashtë tek vreshtat, - ky simbol pikësynimi e begatie... është një
metaforikë ekzaltuese e idealit...
Personazhet lirike të Zanës e
Gurit(“Të merr gjumi”), si dhe ligjërimi i subjektit (folësit) lirik nga
pozicioni i një kolektiviteti ("Sa shpejt na iku kjo natë e gjatë.
Hëna,xixillonja na puthnin në ballë e sy...
Urojnë ditë të bukura për ne të
dy...”). na përcjellin edhe kësaj radhe.
Diku tjetër .
Eja ti aty tek kroi,eja.., eja tek livadhi.
Ta puthësh Gurin në sy, mu aty tek balli.
Dhuroja të ëmblën atë tënden dashuri.
Mos e lerë Gurin të vuaj për ty.
(“Eja Zana !...”)
shqiptohet
si URDHËR ETIK-poetik, për vlerat esenciale të qenies sonë dhe për realizimin e
qenies së saj jetësore e shpirtërore ... dhe po u prekën këto vlera, atëherë
shkelet ardhmëria, përdhoset historia, fëmijët mbesin jetimë, përgjaket
toka... Prandaj, në poezitë, ku poeti drejtohet në veten e dytë, thuren me ritëm e me retorikën tipike të
thënies popullore... Një dialog i gjetur lirik me nënën (mëmëdheun...) tek
poezia “Nëno” e librit paraprak, por edhe te një varg poezish të këtij vëllimi,
nëna merakoset dhe merr pjesë në shqetesimet e vajzës:
I thoshte: Të ikim se nëna ashtë ba merak.
Ai ta kthente: të rrimë, të rrimë edhe pak.
(“Dielli i zinte në vreshta”)
Tipologjinë e kësaj lirike të dashurisë, e pasurojnë edhe ato të punës, të
dasmës, të fejesës, të përcjelljes dhe sidomos ato të të qëndruarit larg, në
vetmi, në mërgim pa mënjanuar (poezinë “Tërë natën”, “Në prehrin tim do të
përkundi”, “Aty në livadh”), kurse protagonistët përgjërohen me mall:
Ajo iku, iku diku larg e më larg.
Ai mbeti i vetmuar,i vetëm aty në mal.
Koka të dyve u mbeti menjanë.
Njëri- tjetrit puthjen pa ia dhanë.
Ndërkaq, më parë, te libri pararendës, motivi i mërgimit (“Qava e qava kur
dola nga dera”) e ku kënga e mërgimit nuk pushon së kënduari as në këtë
shekull. Dhe pyetja e folëses lirike është e ligjshme:
Më thoni...
Kur do të vijë dita.
Të shoh diellin e hënën.
Prej pragut të derës sime?-
(te libri “"Të pret malli që na treti")
pyet
folësi lirik, që situatat e tilla më të mos përjetohen me peshën e tragjikës së
kohës dhe këto situata barten edhe te ky libër. Por përgjigje nuk merr... A
thua, përnjëmend, pse kombi ynë ende përjeton këso ditësh!? Por, kjo tipologji
pasurohet me këndimin e mallit, me tone elegjiake e me nuancime
epike-rapsodike! Diçka ka ndodhur në tërë këtë hapësirë, ku përhapet
"piskama" ... Piskama, në fund, nguroset te një flamur! Asociacion i
bukur poetik! Personazhet lirike të Zanës e Gurit, si dhe ligjërimi i subjektit
(folësit) lirik nga pozicioni i një kolektiviteti ("sa shpejt na ikte e na
tretej në livadh e ëmbla nata,/ zogjtë e hëna sa mundnin na puthnin në ballë e
sy"), na përcjellin edhe kësaj radhe te poezia “Të merrte gjumi”, ku forca
e këndimit dhe transponomi i forcës artistike, të asaj ndjesie erotike si një
flakë që nuk shuhet asnjëherë:
Sa e sa herë na ngriu dëbora e akulli.
Sa e sa herë na ndriti hëna, atje te kroi, tek shpati.
Sa lotë në qepallat e syve, na ishin ngrirë.
Ku fryma e njëri-tjetrit atë e ka shkri.
Situatat lirike të kësaj poezie janë të llojllojshme, të pasura, me
takime nëpër ato vende rurale si te lirika popullore, por edhe nëpër mese
urbane të një mesi tashmë të emancipuar; na shqiptohen situata të vetmisë
kundruall atyre të takimeve; situata të mallit kundruall atyre të emocionit
dashuror si burim i pashterur përjetimesh; shpalosje e ndjesive të dy
protagonistëve ndaj njëri-tjetrit; thurje ambientesh, ngjarjesh e situatash, ku
ndërhyjnë edhe subjekte e personazhe
tjerë (nëna, shoqet, miqtë, shokët..), apo edhe personazhe që thurin intrigën e
dashurisë. Male, fusha, shtëpi, kopshte, lisa, livadhe, zogj, hënë, qiell,
diell, me një fjalë, hapësira kozmike e natyra, marrin pjesë në këtë “lojë
dashurie”, kurse idealet e tyre shkojnë edhe përtej një shpalosje e harxhimi,
kurrë të shteruar, të mallit dhe emocionit: shkojnë deri te Molla e Kuqe
(toponimi metaforike-simbolike e kufinjve të etnisë shqiptare, por edhe shenjë
simbolike e dasmave shqiptare).
2.
Poeti Nehat Jahiu nuk pretendon që ta demistifikojë këtë ndjesi të
amshueshme romantike, as nuk pretendon të ndërfutet në hapësirat e thënies
ironike; as të ndërfusë eksperimente moderne të këtij këngëtimi; ta mënjanojë
patosin apo ta krijojë vargun e lirë, elastik, me një leksik e diskurs më
elastik, më bashkëkohor. Assesi! Madje, ai i ikën edhe një qëndrimi distancues
artistik, ku lirika moderne thur frymën e autenticitetit objektiv. Në këso
hapësirash të diskursit lirik, ai depërton vetëm
atëherë, kur përshkruan ndonjë situatë a skenë dashurie, me rrethana
psiko-sociale, familjare apo të asociacioneve që zgjojnë pushtimet e gjata e që
na dalin si pengesë e realizmit të një dashurie të lirë. Mirëpo, krijuesi
letrar, as në këso rastesh nuk reshte për të qenë anash; ai identifikohet
plotësisht me protagonistët e tij, Gurin e Zanën, sa, të duket, sikur nuk e
heton se apo ligjëron Guri, poeti, apo një i tretë... kësaj fryme i shkon edhe
vargu i lidhur, i kënduar me ritëm e
rimë., ku dashuria shpaloset me një ndërthurje të ngjeshur estetike; me shpalim
të botës së pasur shpirtërore; me shpërthime lirizmi për dashurinë e vërtetë,
kundruall një poetike rituale të mesit rural (ritet e fejesës, dasmës,
përcjelljes... këngëve të dasmës etj) e që gjejnë manifestimin e tyre te kjo
poezi. Poetika e këtij libri, prandaj, sikur e ndërthur një lirizëm epik për
dashurinë, me tërësinë e tij motivore e tematike.
Prend
BUZHALA
Faton Mehmeti: Poezia lirike si kod nacional Poezia lirike si
kod nacional (Mbi poezinë
poetike të veprës së Nehat Jahiut
‘‘Zana dhe Guri’’) Nga Faton Mehmeti Poezia është fjalë e
shpirtit, si e tillë ajo buron nga
dejet e gjakut.. Janë 82 poezi lirike,të
ndërlidhura përmes një korelacioni hallkor të fortë poetik.Ku secila prej
tyre është pjesë përbërese në mozakiun e gjerë të Kodit kronologjik të rrëfimit të autorit,
për një Dashuri idilike në mes të
Zanës dhe Gurit. Derisa Zana në letërsinë
tonë popullore folkorike, është krijesë mitologjike,Guri përfaqëson një
Shenjë të shqiptarit në kronologji të jetës së tij, e ndërtuar mbi dogmën
nacionale të “peshimit në vend të vet”
. Autori na e sjell
dashurinë e dy përsonazheve në një
kohë moderne , duke endëzuar ndjenjat e vërteta të tyre mbi realitetin e hidhur. Heroi lirik na dal si
instrument, me anën e të cilit poeti shpreh ndienjate dhe mendimet e
njeriut(shqiptarit) të kohës, që prap se prap mbetet nën vorbulën
autoktone.Në aspektin kompozicional ai luan narratorin , e shtjellon temën
dhe e organizon rrëfimin.Zyzheu është ndërtuar mbi Kodin Narrativ të saj ,
qoftë në vetën e parë,apo dhe ne vetën e tretë,që ëshë alteregoja e autorit.E
shoqëruar nga vargu i rimuar
katërstrofësh... Subjektiviteti ka lidhje
të ngushtë me ndikimin stilistiko-frazologjik të folklorit. Ndërtimi stukturor i saj përfaqësohet nga
një trajtë e shkrimit poetik, që synon esencialitetin e sintetizimin në nivel
të shprehjës dhe në nivel të kuptimit,domethenies,një elipse në të gjitha
kuptimet. Kërkimi i Zanës nga
Guri, dhe anasjelltas edhe nga vet poezia , në mënyrë që të kalohen shtigjet
e errëta të jetës në kërkim të dashurisë, është një lajtmotiv i kësaj vepre
poetike. Gjuha si mjet i
shprehjes artistike e fuqizon shprehjen e ndienjave në mes të dy
përsonazheve.Po ashtu edhe zhvillimin e dialogut e karakterizojnë mjete të
forta shprehëse, të përbëra edhe nga figura stilistike sic
janë:përsonifikimi,metafora, alegoria,antiteza etj. Përmes monologjeve të
Zanës dhe Gurit kuptojmë botën e tyre,
ndienjate e tyre, të cilat thurren përmes një semantike të thellë të
narracionit imagjinativ. Mendja dhe shpirti
krijues i Nehhat Jahiut , na ka sjellur në ditëtë e sotme një vepër të
mrekullueshme me poezi, të cilat ndeërthejnë në vehte një gërshetim të
antikitetit dhe modernes.Në një frymëe nacionale , me një temë universale sic
është Dashuria. Kësaj dashuri i jep
vlerë estetike bukuria e Zanës , bukuria e së cilës përmendej në fshat: Sa me naze ikje me ato
hapa të ngadalta bukuria jote përmendej
nëpër fshatra Struktura lineare e kësja
vepre është në harmoni me ndodhit e
Zanës dhe Gurit : Dil e lumja nënë e prit te dera po vijnë krushqit renda,
renda, po vijnë krushqit me
plisa të bardhë Zanën e bukur nuse për
ta marrë. Eja nënë e shihe ti në
kali Gurin në mes të oborrit e ka
vu flamurin, për çdo shtëpi e për çdo
oxhak na kanë ardhë krushqit
në konak. Per t’i dhënë edhe Nënës
së Gurit kënaqësinë e martesës së tyre,dhe
simpatin ndaj bukurisë së
Zanës. Baca Nehat i ka dhënë
shpirt poezive të tij, andaj edhe poezia nuk është më vetëm një aktivitet
krijues, por një nevojë shpirtërore e tij…!!! |
Faton Memeti