Kulturë
Edmond Kaceli: Ajo erdhi...
E diele, 15.04.2012, 10:47 AM
Edmond
Kaceli
Ajo erdhi...
Ajo erdhi
tek unë…
Erdhi me
frikën e vdekjes, megjithëse,
unë ia
kisha premtuar ndonjëherë vdekjen.
Ajo erdhi
tek unë me frikën e vdekjes së
tmerrshme
dhe
me të gjitha
tmerret që vinin si pasojë e
sajë. Erdhi
tek unë
duke
sfiduar të gjitha, së bashku me atë
të tmerrshmen,
vdekje,
duke
sfiduar edhe të gjitha thashethemet e njerëzve
që përgojojnë
vdekjen
megjithë viktimat…
Ajo erdhi
tek unë e bindur.
Pas
ardhjes do të vdiste njëherë e për-
gjithmonë.
Erdhi tek
unë për të mos u ngjallur ku-
rrë pas
takimit fatal
për atë vetë
dhe për mua.
Ajo erdhi
tek unë: I qe mërzitur jeta.
Ajo erdhi
tek unë: Për të gjetur vetëm
vdekjen,
e bindur
se do ta
gjente vetëm tek unë, edhe
unë i
bindur e prita…
Ajo erdhi.
Pabesisht,
gjetëm, tek njëri –tjetri,
Jetën
dhe u zhgënjyem,
u zhgënjyem
nga vdekja e pabesë…