E premte, 19.04.2024, 05:25 AM (GMT+1)

Kulturë

Flet këngëtarja lirike Irida Dragoti: Opera “Lulja e Kujtimit” u këndua në shqip

E marte, 17.04.2012, 12:07 PM


Muzika klasike është shkollë e veçantë ku ti krijon një mikrofon në trup

“Lulja e Kujtimit” tingëllon bukur në shqip

Nga Albert ZHOLI

Ajo është tepër e thjeshtë dhe komunikuese. Së bashku me bashkshortin italian përbëjnë një çift perfekt dhe shumë serioz. Ajo flet me pasion për muzikën  dhe nuk e sheh veten kurrë jashtë saj. Bazat e këngës lirike i ka hedhur në Liceun “Jordan Misja” në Tiranë e më pas ka vazhduar formimin e saj profesinal në “Santa Cecilia” në Romë dhe është specializuar më vonë në Konservatorin e Parmës. Ka debutuar për herë të parë në Shqipëri, krah Inva Mulës për familjen e së cilës flet me dashuri.  Sipas saj Avni dhe Nina Mula kanë qenë mësuesit e saj të kantos dhe muzikës dhe do ti mbeten gjithmonë në zemrën. Ka marrë pjesë në festivale të këngës së lehtë e asaj klasike. Ndërsa në Itali, Irida numëron bashkëpunime me artistë të famshëm, si Andrea Bocelli, Ennio Morricone, Riçardo Coçiante e Zuhbin Mehta.

Përse ka studiuar Irida?

Unë kam mabruar për kanto në Universitetin e Romës “Santa Çiçilia” një  konservator tepër i njohur jo vetëm në Itali por edhe ajshtë Italisë dhe më pas u specializova  në Konservatorin e Parmës. Por unë rrugën e kantos e kam nisur në atdhe pasi shkollnë e mesme e kam bërë në Liceun artsitik në Tiranë ku kam pasur pedagoge këgëtaren e madhe Nina Mula (që sot po i bëj një homazh). Pikërisht në këtë shkollë mora mësimet e para të vyera që më shërbyen shumë në jetë. Pas shkollës së mesme unë fitova disa bursa në Itali që i përmendëm më lart. Në Itali ky zhanër të kënduari është mjaft I ërhapur pasi Italia ka një histori të vhetër në këtë zhanër që pëlqehet nga një pjesë e madhe e popullsisë.

Vazhdimisht flitet pë kanot (këngë lirike) ku është ndryshimi I këngëve lirike nga ato popullore?

Për mendimin tima baza e muzikës është kënga apo muzika popullore, këto janë rrënjët e këngës. Ndërsa muzika operistike në vetvete  mer spunto edhe nga muzika popullore etnike, kështu që  këta këngëtarë mund të këndojnë çdo lloj muzike por gjinitë janë të ndryshme. Mendoj s e muzika klasike është një shkollë e veçantë sepse ti krijon një mikrofon në trupin tënd pasi ske nevojë për mikrofon, Ndërsa gjinitë e tjera janë kultura e një populli që e dallon nga popujt e tjerë. Por duke ju përmbajt pyetjes mund të them se një këngëtar lirik, klasik mund të këndojë këngë popullore dhe këtë e kanë bërë dhe e bëjnë mjaft këtu në Shqipëri.

Sot  në Shqipëri a është kultivuar sa duhet Opera dhe këngët lirike?

Unë në TOB shikoj një ambient të mrekullueshëm me një emancipim të veçantë ashtu si kam parë dhe në Parma apo në Romë ku kam studiuar dhe ka një staf të mrekullueshëm shumë diponibël dhe një nivel artistik që është në rritje dhe në nivele të larta. Jam shumë e kënaqur me ato koncerte apo vepra që ka vënë në skenë TOB. Psh, unë kam parë që këtu është vënë në skenë opera “Aida”  që është një oper që ka shpenzimet më të larta . Kjo oper është përballuar me sukses me pak shpenizme dhe të dalë në skenë me rezultate shumë të mira. Nqs TOB do të ketë pak më shumë fonde mund të realizojë vepra nga më të mëdhatë në botë.

Ju keni luajtur në operan “Lulja e Kujitmit” opera e parë shqiptare që këto ditë ka pasur shumë vlerësime. Si do ta komentonit këtë vepër klasike dhe pjesamrjen tuaj në një nga rolet kryesore?

Eshtë një vepër nga më të bukurat të operistikës shqiptare. Ajo është vënë në skenë me mjaft profesionalizëm. Në radhë të parë falënderoj maestro Zhani Cikon i cili më ofroi këtë rol dhe më dha këtë mundësi për të kënduar dhe për të shfaqur aftësitë e mia në këtë shfaqje interesante. Për mua kjo vepër përmban shumë emocion nga fillimi në krye dhe kërkon një mobilizim korrekt. Ne vepruam të gjithë si në një ansmaël më përshtatje korekte tek njëri tjetri.

Ku keni marë pjesë tjetër në TOB?

Kam marë pjesë në natën e Galasë të vitit të RI. Tek kjo natë ishte hera e parë që këndova tek TOB i Shqipërisë, pasi aktivitetin tim më të shumtë e kam pasur në Itali. Tek kjo përzgjedhje të këmbimit të viteve, gjëja kryesore ishte se ne kënduam me një selektivitet në pjesët ku muarëm duatrokitje.

Po e veçanta e operas “Lulja e Kujtimit” kush është?

Eshtë sepse ne kënduam shqip, kënduam me një emocion të veçantë pasi shumë vepra apo mund të them të gjitha veprat operistike këndohen në gjuhë të huaj. Kjo ishte një risi. Të këndosh shqip, ta impostosh zërin në shqip është diçka shumë e veçantë . Kjo vepër e kënduar pas 30 vjetësh tregon se Shqiqpria po merr dhe po tregon autoritet  në botën operistike duke treguar apo kënduar veprat e veta. Kjo na bën shumë krenar neve si popull që kemi këto vepra në shqip.

Sa vepra opersitike kemi ne në gjuhën shqipe?

Kemi disa vepra  të Avni Mulës si “Borana” , ‘Skënderbeu”, po këmbngul tek “Lulja e Kujtimit” sepse ka një muzikë të veçantë.

 

Çmund të na thoni për shkollën shqipe të operestikës?

Shkolla shqiptare e operosikës është tashmë një shkollë me shumë reputacion. Kjo sidoms vitet e fundit se pak ka qenë e përhapur më parë muzika opersike, ose më mirë të themi që para viteve 1945 nuk ka pasur një trashëgimi. Vitet e fundit nga kjo shkollë kanë dalë shumë zëra të mrekullueshëm. Kjo tregohet qartë nga rezultate që kanë këngëtarët tanë lirikë kudo në botë duke filluar nga Inva Mula, Sajmir Pirgu, Gjepalin të cilët po ecin me shumë vendosmëri dhe janë të kërkuar kudo në botë. Mund të them se të gjithë pedagogët italianë kur u jam prezantuar si shqiptare ata kanë ndalur dhe më kanë thënë, ah shqiptarët kanë zë shumë të bukur.Kjo ndoshta vjen dhe nga klima jonë. Zëra tipik nga sidomos nga veriu i Shqipërisë që  janë zërat e burrave, zëra tenor tipik, të mprehtë. Këto zëra janë tipik shqiptarë që dallohen nga zërat e tjerë.

Pra shkolla jonë operistike është konkuruese?

Mund të them se po, por ka vend ende për shumë përmirësime dhe pse ka bërë  një përparim. Tashmë që ka dhe nëj ndërthurje me shkollën operistike që ka nëj tarditë të lashtë shkolla jonë është bërë më e lëmuar, më stabile. E them që ka ndikuar dhe pak shkolla italiane pasi edhe ne kemi tarditën tonë sidomos në vallet e veçanta. Por edhe gërshetimi I shkollave po luan një rol. Studentët shqiptarë po studiojnë jo vetëm në Itali, por edhe në vende të tjera që kanë një kulturë dhe tarditë më të lashtë. Ashtu sikundër shumë shqipatrë shkojnë me specializime jashtë.

Kjo ishte pjesa e parë e kënduar shqip që këni luajtur?

Po. Dhe ky ishte një oportunitet shumë i madh për mua. Pra një rol të parë dhe në TOB në Tiranë. Eshtë një gëzim i madh për mua që tashmë i kam shtuar repertorit tim dhe një rol të dashur nga publiku por edhe nga unë.

Ju luajtët rolin e Sandës. Çishte për ju ky rol?

Roli i Sandës ishte një rol i veçantë një rol simpatik. Sanda ishte shërbyesja e shtëpisë  psikologjikisht zëvënsdëson të jëmën e Olimbisë, pasi e ëma e Olimosë ka humbur jetë dhe shërbëtorja  mban informacionet e shtëpisë dhe është prezente në të gjithë operën sepse  duhet të bëjë shrëbyesen e shtëpisë. Pra nga ana emocionale të jetë afër Olimbisë si nënë e dytë . Eshtë një rol i veçantë ku kam punuar shumë psikologjikisht.

Ju keni një vajzë të bukur, dhe jeni martuar me nëj italian? Jeni e realizuar në jetë? A është përshtatur bashkshortii juaj me jetën në Tiranë?

 

Shumë. Vajzën e quajën Kristina. Kur erdha ën Shqipëri mendoja se si do ti dukej Shqipëria tim shoqi. Por bërë habi se ai u mrekullua nga natyra shqiptare. Madje mund të them se për njerëzit ai është shprehur se si shqiptarët nuk ka njerëz më të mirë në botë. Ju keni një zemër të pastër dhe një mikpritje të jashtzakonshëm më thotë shpesh. Im shoq është dashurar aq shumë me Shqipqrinë sa pas disa muajsh do të mari nënshtetësinë shqipatre pasi ka tre vjet që është martuar me mua. Ne kemi vendosr  të jetojmë këtu sepse ndihemi shumë më mirë se në Itali. Im shoq thotë se jeni si një Zvicër e vogël po të përmirësohen disa gjëra.

Ju keni jetuar shumë kohë jashtë. Mendosni se femra shqipatre ka po atë pozicion në jetë sa kanë femrat në Itali?

Unë mendoj se femrat shqiptare janë shumë të vlerësuara si brenda dhe jashtë Shqipërisë, janë shumë  të emancipuara. Them se femrat shqipatre që janë martuar jashtë kanë treguar se dinë të krijojnë familje dhe të bëjnë emër. Po kështu sot në Shqiqëpri femrat janë shumë të emancipuara, kërkuese, Ato me këto cilësi mendoj se janë në ato nivele të femrave europiane. Por mendoj se femrat shqipatre si dhe populli ynë në raste të veçanta ndjenjën se janë të  nëvleftësuara, ndaj ne duhet të kemi më shumë krenari për vetveten. Shqipqëria ka shumë kualitete që mund ti tregojë botës emrin e saj se jemi një popull me vlera antike shumë të mëdhaja dhe gjuha jonë është e bukur që tërheq vëmendjen e të huajve, si gjuhë pellazge.

 është shoqëria shqiptare shoqëri maskiliste?

Në pamje të parë po, në fakt jo. Unë mendoj se shqiptarët janë të lirë brenda vetes Aparenca ndonjëherë të gënjen. Unë vetë se kam ndjerë këtë maskilitet, por mund të them se Italia ka një maskilitet më të madh se Shqipëria. Ndoshta ju duket e çudisthme. Unë flas për Tiranën se këtë njoh. Maskiliteti ndodh kur ka mbyllje , ndërsa tashmë Shqipëria është e hapur. Vetë shqipatërt kanë liri kjo duket në veshje me vizionet për jetën, për lukun.

Folët për lukun. Irida elegante, mbani dietë?

Kuroj trupin me ushqime sa më të shëndetshme. Mund të them se jam vegjetariane dhe preferoj më shumë zarazavatet dhe frutat. Mishin e ha me shumë rezerva dhe kam bërë shumë studime për vegjetarinë. E respektoj trupin, suke mos e tepruar me yndyrna pasi kolesteroli e shkatron trupin.

Veshja gjatë jetës së përditshme?

Jam shumë sportive në përditshëmrinë time. Nuk e mbingarkoj veten.

 

Mendoni  se keni përqafuar profesinin e duhur në jetë?

Mendoj se po. Eshtë një profesion që e bëj me shumë pasioan, me shumë dashuri. Ky profesin më ka pelqyer q ënë vogëli. Jami të të tre në këtë mendim. Falënderoj zotin që më ka dhënë këtë zë dhe do mundohem të shfrytëzoj deri në fund.

Tek opera “Lulja e Kujtimit” kë do të falënderonit në mënyrë të veçantë?

Për të gjithë stafin,  kolegët, drejtorin inspektorin e skenës, porn ë mënyrë të veçantë grimieren Bebeka Alla  që ëshët grimere e TOB një grua shumë profesiniste e apasionuar e cila më ka befasur nga puna e saj artisike. Në studion e saj u befasova. Në kushte të bëjë studioje shumë modeste ajo bën mrekullira sidmomso tek paruket. Në Itali këto paruket kushtojnë shumë ndrësa ajo  I bën në ksuhte shumë të thjeshta por shumë të sakta. Ajo ka bërë një revolucion në profesionin  esaj. Një falënderim të veçantë sjel për maestro Zhani Cikon.

Me cilët nga kënëgatrët operistikë italianë ke bashkpunuar?

Kam bashkpunuar me kënëgtarë si Andrea Bocelli, Ennio Morricone, Riçardo Coçiante e Zuhbin Mehta.

Mësuesit e tu të parë?

E rroka pak më lart. Inva Mula. Por Avni dhe Nina Mula kanë qenë mësuesit e mi të kantos dhe muzikës që më kanë dhënë gjithçka me shpirt si vajzën e tyre.

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora