Kulturë
Sabile Keçmezi-Basha: Nusja e gurtë
E marte, 17.04.2012, 07:09 PM
Sabile
Keçmezi-Basha
NUSJA
E GURTË
1. TË
MË GJEJË NË NJË PËRRALLË
Në urë
duvaku i nusërisë sime
Ç’kumbon
e trazon botën
Shekujt
sfiduan njëri-tjetrin
Në urë
duvaku i nusërisë sime
Fëmija
qumësht kërkon në vaj
Urata e
ktheu prapë në legjendë
Të më
gjejë prapë në një përrallë
Zogu
thirri tri herë emrin tim
Unë jam
prapë në urë mur
Më nuhati
si lulen në legjendë
Ku mbeti
duvaku i nusërisë sime.
2.
ZOGU I ZI
Duke u
fshehur nga shenjtëria
Çdo gjë
këtu ishte si dikur
Unë
shqeva lëkurën e legjendës
Dhe dola
mbi Urën e Fshejtë
Vëllai i
vogël pa një ëndërr
Në urë u
shikua me sytë e mi
Asgjë nuk
pa më, as mua, as urën
Duvaku i
nusërisë valëvitej
Ura
merrte oshtimë të vdekurish
Zogjtë
këndonin ninullën e zjarrtë
Për
fëmijën që s’diti ç’është çudia
U
rrokullisë nëpër djep e zbriti
Në
qemerin e urës e pa të ëmën
Dhe tha
:”Lëreni aty ku është
Ajo prej
aty më jep gji amshimi”
Zogu i zi
doli nga guri akull
U fal tri
herë dhe fluturoi pastaj
Të gjitha
unë i pash, vaj-
Ura e
Fshejtë më lulëzoi në dorë.
3. MOS
MË PREK
Çdo gjë
ndodhi pastaj i dashur
Mos më
prek se të ngrihen duart
Në
shikimin tim zgjohet murimi
Gur më
gur më ndërtojnë trupin
Mbi trup
rrëzon Ura e Fshenjtë
Të
emërtoj edhe ty si vëllait e vogël
Ç’të bëjë
unë në këtë ligësi
Merri
flokët e mi e thur një urë
Në të
mund të shkelësh vetë i treti
Legjenda
do të falë prapë kokën
Për tu
kthyer njëherë në konak
Fëmijës
gji për t’i dhënë e bekuar
Mbylle
këtë ditë se nuk po më zë.
4.
VËLLAI I VOGËL
Ç’mësove
nga dashuria ç’magji
Vëllai i
vogël doli prapë nga legjenda
Tash e ke
këmbëkryq në vatër
Dremitet
mbi pjesët e veta të ringjallura
Njëmijë
vjet më parë në të ka mbetur
Vetëm
legjenda që e mban gjallë
Të dal
mbi urë dhe të shikohet me veten
Të pres nusen
e gurtë nën duvakun e zi
Prapë të
kthehet aty ku ishte dikur
Të këndoj
për një përrallë të përhitur
Se çdo
gjë mund të ndodhë në këtë urë
Morën
fëmijën nën sqetull e tash janë këtu
Shihni si
janë duke ndërtuar prapë urën
Mbi
trupin tim të rrezitur në legjendë
Vallë ku
mbeti duvaku i nusërisë sime.
5.
Ç’MURANË E BUKUR
Sonte mos
më duaj i dashur, sonte
Për çudi
aq shumë i ngjasoj asaj ure
Veli i
nusërisë sime i mbulon të tërën
Ç’muranë
e bukur në themel të urës
I dashur,
sonte jam krejt akull
Mblodhi
fëmijët të mos qajnë pas meje
Unë ende
nuk dola nga legjenda
Çdo gjë
mund të ndodhë sa të mos kthehem
Duvakun
tim në themel të urës mos e kërko
I dashur
brigjet duan edhe viktima
Shikohu
në sytë e mi e vdis edhe ti
Ura e
Fshenjtë do të na ringjallë sërish
Ndoshta
në ndonjë legjendë tjetër
Siç e
gjetëm në këtë urë Nusen e Gurtë
6.
DUVAKU I NUSËRISË SIME
Ku mbeti
duvaku i nusërisë sime, i dashur
O duvaku
i nusërisë sime, ku mbeti.
7.
NGASHËRIMI
Marramenthi
të mora si Napoleon të Zhozefinës
Zbrit pas
çdo kënge të bilbilit në degë
Ku mund
t’i kërkosh çelësat e kullës sate
Unë jam
zhulit e Bethovenit të madh
Mund të
të tregoi se si mund të jetohet
Si ta
nxjerrësh nga jeta krejt këtë lumturi
Dashuria
i ushqen njerëzit si me bukë e ujë
Nganjëherë
është edhe ushejzë
Ai që
sprovohet le të lërë emrin e vet dëshmi
Marramenthi
të mora për Napoleon të Zhozefinës
Kush
kullat do t’i hapë në këtë natë të madhe
Ato as që
janë mbyllur ndonjëherë për dashurinë.
8. NË
MUA LIND DIÇKA
Në mua
lind diçka tepër e madhe
Çka është
ajo nuk e di
e kërkoi
deri në fund të vetes e të botës
nuk mund
as t’i përshkruaj drithërimat
trupi im
luan tango e muzikë kamertale
feston
ndoshta natën që kurrë nuk e ka pasur
nëse
është kjo vetëm një germë për vdekjen
unë kurrë
nuk do ta shkruaj me të njëjtin alfabet
gjithkund
do të kërkoj vetëm gjuhën e dashurisë.
Në mua
lind diçka si Dashuria.
9.
DASHURIA
Është një
vend në botë ku
Nuk
mbërrihet kurrë
Ia ofroj
zemrën, ajo më digjet shqim.
Është një
vend diku ku mrizon dashuria
E ndjell me
gjethe po vjeshta e zhvesh
Pastaj e
mbyll në shpirt e ai i kthen në valë
Është një
vend në botë ku merr frymë dashuria
E
shëmbëllej me varre ato bëhen gurë
E mbyll
në vete e nuk vdes më kurrë!
10. ME
GJASË
Me gjasë
As ti as
unë
Nuk patëm
fëmijëri
Shumë
gjëra nuk i përjetuam
Të
kujtohet loja e parë
Dhe e
fundit pa uverturë.
Çdo gjë
filluam dhe mbaruam
Natë
ishte
Dhe ne
luftonim terrin
Darkonim
thonjtë tanë
Që na
futnin tmerrin.
11.
KALON EDHE KJO
Kalon
edhe kjo
Unë do të
jem unë
Ti nuk do
të jesh ti
Ai nuk do
të na njohë fare
Kalon
edhe kjo
Horizontet
do të jenë të ndritshme
Arat do
të bëjnë bukë
Nënat
fëmijë më shumë
Kalon
edhe kjo
Dhe çdo
gjë do të ketë peshën e vet.
12.
Takohemi…
Takohemi
si gjithnjë...
Në
pranverë...
Në
ëndrrat fosforeshente
Që i
thura enkas vetëm për Ty
Dhe...
takohemi në të njëjtin vend
Në zenit
të ditës
Në pikë
të natës
E
pëshpëritim
fjalët që
kurrë nuk i thamë
Takohemi
...
Dhe
përsëri do të piqemi
Në këngët
e heshtura
Në
mistere të vogla
Si në
vegjëli...
E sot...
nesër... një ditë tjetër...
lutem...
të lutem...
mos më
zgjo
Nga
ëndrra e blertë
10
Dhjetor, 2009