E merkure, 11.12.2024, 12:31 PM (GMT)

Kulturë

Gjon Keka: Politika e urtë si përgjigje ndaj problemeve komplekse

E merkure, 18.04.2012, 05:42 PM


Politika e urtë si përgjigje ndaj problemeve komplekse

Nga Gjon KEKA

Sikur shtetet apo kombet te perdornin gjithmone ne vend te armës, lapsin diplomatik termi lufte nuk do te ekzistonte ne mes popujve dhe shteteve.Zërat e fundit që vijn nga bashkësia ndërkombëtare rreth ideve për zgjidhjen e çështjes së veriut të Kosovës janë zëra që nuk do të duhej fare të dilnin në horizont,kjo për faktin se ne si shtet kemi një kushteutë dhe se ajo duhet të shtrihet në tërë territorin e saj edhe nëse haset ne pengesa ,duhet domosdoshmërisht që të sundoj ligji në tërë vendin vetëm kështu do t'i mbyllej goja politikës së verbër serbe.Kjo shtrirje e autoritetit të shtetit dhe kushtetutës në atë pjesë të Kosovës duhet të bëhet së bashku me partnerët ndërkombëtar të cilët mëndoj se duhet të punojn së bashku që kjo pjesë të rifitoj identitetin autoritativ brenda ligjit dhe rendit kushtetues të republikës së Kosovës.

Poashtu keto zëra vijn pas kompromisit apo marrëveshjes të arritur në mes palës së shtetit të Kosovës dhe asaj të Serbisë që Kosova të përfaqësohet me fusnotë në tryezat dhe organizmat ndërkombëtar dhe është pikërisht fusnota ajo që politika serbe është mundur vazhdimisht të gjej ndonjë arsye absurde për të ruajtur rezolutën 1244 për të kërkuar më pas që veriu i Kosovës të shtrohet në tryeza të dialogut politik.Por duhet ditur se vënia e “fusnotës" ne kete rast eshte sikur t'i ngjitesh rrobave te reja nje pjese te rrobave te vjetra dhe te pluhrosura nga egersia e kohes.

Përmendja së fundi e idesë për një lloj Modus vivendi për veriun e Kosovës është një lloj matje e impulsit si dhe shenjë se ky problem ka peshën e rëndë të tij politike për shkak të tejzgjatjes dhe lejimit të lojërave te rrëzikshme të politikës serbe në këtë pjesë të Kosovës.

Kështu që Modus vivendi do të thoshte një hap drejt modifikimit të planit të Ahtisaarit,dhe po u prek Plani i Ahtisaarit atëherë preken edhe shumë çështje tjera(...)Apo edhe tjetëri hap mund te jetë ai që do qonte nga një Modus Vivendi në një konsensus gjithpërfshirës politik ,por mendoj se një gjë e tillë jo vetëm se do ishte utopike,por edhe do të sillte komplikime psiko-politike dhe ato të destabilitetit rajonal.

Modus vivendi është më shumë një lloj eksperimenti për të parë se apo lëvizin gjërat ,gjithashtu ajo është edhe një lloj i kalkulimit të interesave të palëve(...)

Modus vivendi do të krijoj një vend të sigurisë relative në atë pjesë të Kosovës ,por problemet do të mbesin të njëjta. Prodhimi i Modus vivendi eshte edhe një lloj i qendrës në mes dy të kundërtave,në mes dy faktorëve të pamundësisë.

Modus vivendi është poashtu një lloj zbutje e situatës,një lloj dere e re mundësish të turbullta të cilat nuk kirjojn stabilitet afatgjat dhe nuk e zgjidhin problemin në tërësi duke e përmbyll këtë kapitull të lodhshëm dhe të tejzgjatur.(...)

Mëgjithëktë duhet thënë këtu edhe një gjë se ky problem kompleks dhe që për një kohë të gjatë e ka rënduar procesin e ecjes dhe zhvillimit të vendit dhe akoma po e sfidon dhe pengon Kosovën si shtet në rrugën e forcimit të sovranitetit të saj territorial dhe muskulaturës së përgjithshme të sundimit të ligjit dhe rendit,gjithashtu gjatë gjith kësaj kohe dhe madje akoma në këtë problematik kompkese fshihen mistere të shumta si ato se a ishte ky një gabim i rëndë diplomatik i palës sonë apo edhe i mosshtrirjes së autoritetit të Kosovës në atë pjesë të saj që në fillim pra menjeherë pas çlirimit të vendit me ndihmën e SHBA ,vendeve tjera mike dhe NATO-së.

Ndërkaq tash pas gjithë kësaj që ndodhën së fundi mund të konkludojm se në atë pjesë të Kosovës po luhet një lojë e rrëzikshme politike me prapavija të shumta dhe me një politik të nëndheshme e cila dalngadal po shfaq fytyrën e saj se kabllot e këtij problemi janë të shumfishta dhe të rrezikshme.

Duhet thënë se lufta nuk sjell asnjë zgjidhje edhe sikur te mendohej ajo nga kushdo qoftë,mirëpo edhe përmbajtja dhe paqja e përkohshme por krijojn një te keqe të patolerueshme pothuajse të keqe vullkanike e cila po vjen vazhdimisht nga politika të cilat nuk janë çliruar ende nga skllavëria e së kaluarës ideologjike rrënuese.

Në kuadër të kësaj duhet nënvizojm edhe një gjë këtu se në thelb, ky problem ka të bëjë me pyetjen nëse zgjidhja e tij është duke u marrë seriozisht apo vetëm sa për të matur impulset politike si nga faktori politik nacional i vendit ashtu edhe nga akterët apo partnerët ndërkombëtar kështu që vërtetë të shohim se si edhe në atë pjesë të Kosovës sundon ligji dhe rendi si dhe autoriteti kushtetues i shtetit të Kosovës .

Me pak fjalë në kuadër të kësaj mendoj se nevojitet nje politikë më objektive ,e urtë dhe vizionare varësisht nga detyrat politike shtetërore të përditshme të cilat do të duhej të jenë në shërbim të forcimit ,ndërtimit dhe ruajtjes e zhvillimit të shtetit demokratik dhe juridik ,politik kjo që do t'i përgjigjej pyetjes së shtruar më lartë në mënyrë që të kemi një zgjidhje përfundimtare të problemit të kësaj pjese të Kosovës e cila është bërë fushë e lojërave të rrezikshme politike dhe e problemeve që po prodhojnë të këqija të patolerueshme në vazhdimësi.Vetem politikat e mëdha dhe vizionare e kane të sigurt fatin e kombit dhe te ardhmes se shtetit drejt qellimit te tij.

Vetëm një mungesë e mjeruar e besimit do të lejonte akoma që kjo pjesë të bëhet pjesë lojërave politike në vazhdimësi duke pandeh kështu madje duke vë në pikëpyetje edhe karakterin shqiptar dhe të drejtës së tij historike si një popull më rrënjë të lashta dhe autokton.Kjo pjesë duhet të hyj në binar të normalitet dhe të bëhet me zot shtëpie duke sunduar ligji dhe rendi si dhe kushtetutshmëria si një nevoj imediate dhe e domosdoshme.

Dhe në fund po e përmbyll këtë shkrim timin me një fjal të burrshtetasit,politikanit dhe kancelarit gjerman Otto von Bismarck se “me fatin e kombeve ne kohet moderne nuk duhet luajtur”.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora