Kulturë
Baki Ymeri: Doli nga shtypi libri Tregime, i prof. Fehmi Kelmendi
E merkure, 18.04.2012, 05:33 PM
Doli nga shtypi libri Tregime, i prof. Fehmi Kelmendi
Gjithmonë ka qenë në shenjestër të UDB-es. Asnjë rresht nuk ka patur të drejtë ta botojë. Kur ka ardhur në Zvicër (1991), gjithë akumulimi i tij ka shpërthyer si një vullkan, duke e derdhur lavën patriotike në letër. Ëndrra e tij e vetme është që krejt shqiptarët një ditë të jetojnë në një shtet të vetëm, me një flamur të vetëm, në Shqipërinë historike të rilindësve tanë.
Nga Baki Ymeri
Portrete psikologjike me vlera të veçanta letrare
Libri
Tregime është vepra e dytë e këtij shqiptari të shquar që
Fehmi
Kelmendi, konform vlerësimeve kritike, vë
në bisht të lahutës konservatorizmin bashkëkohor, «ku vyshken e degradojnë dhe
shumë virtyte dhe cilësi orale që u kultivuan në epoka të tjera. Prandaj, le t’i
luftojmë e përcëllojmë bashkarisht mikrobet dhe epidemitë tona kolektive! Ndryshe,
edhe nesër, edhe pasnesër, në çdo lindje dhe perëndim të dielllit, ne do të mbetemi
me shumë blozë të së djeshmes, përveç xhaketave, deodorantëve dhe markave të makinave
që do t’i nderojmë sipas modës.» Tregimet e Fehmi Kelmendit reflektojnë jetën e
njerëzve, ndjenjat dhe mendimet, karakterin dhe relacionet e tyre sociale,
morale e patriotike, gjendjet e tyre shpirtërore, solidaritetin dhe zemërgjerësinë,
apo zilinë dhe kopracinë.
Sipas mendimeve kritike, ato përmbajnë momente humoristike tepër të natyrshme, aspekte të papritura që japin gjallëri dhe masë e proporcione të menduara mirë, qoftë në portretizmin e personazheve, qoftë në shpalimin e situatave. Karakteristike është mënyra dhe aftësia e autorit për të krijuar tabllo përmes të cilave kuptojmë ngjarje, portretin fizik dhe fshehtësitë psikologjike të disa personazheve nga brigjet e atdheut dhe diasporës. Një krijues i shquar i letrave shqipe, mahnitet sidomos me fjalorin tepër efektiv, mbushur me fjalë të rralla që përdoren natyrshëm dhe në vend të vet, duke dhënë shembuj si “fraq, bërnjak, dahuke, magjetore, i ndulkët, arra gajgë etj., por edhe frazeologji të gjetura si: ”Ecte si kokërr, duke çeptuar prushin, buka marre s’ka, kërkojnë fijen lyç të lëmshit, e vënë në fallaka, flet fushk e dushk,etj. Përmbajtje e formë, ide e gjuhë, tekst e nëntekst, krijojnë një unitet, të cilin autori i këtij libri nuk e lë të kalojë në heshtje..
Një jetë e tërë kushtuar çështjes së çlirimit kombëtar shqiptar
Edhepse i
ka mbushur 82 pranvera, Fehmi Kelmendi është njëri nga krijuesit më të zellshëm
të diasporës shqiptare në Zvicër. Një fjalë e urtë latine thekson: Historian
jam, nuk kam vëlla, nuk kam fis, nuk kam fqinj, pronar e kam të vërtetën, dhe
vetëm asaj i përkulem (Docti plus hominis qvam indocti colucio salutati.) Profesor
Fehmi Kelmendin e njohim më shumë si historian se sa si poet dhe prozator, por
kjo nuk don të thotë se nuk i përket një familje fisnike, me atdhetarë të shquar.
Nga bibliografia e tij kuptojmë se u lind më 18 maj 1930 në Preshevë (Kosova
Lindore, aktualisht e administruar nga
Profesor
Fehmiu ka qenë i persekutuar politik dhe të gjithë pjesëtarët e familjes
Kelmendi, të ushqyer me ndjenja kombëtare, gjithë jetën e tyre ia kanë kushtuar
çështjes së çlirimit kombëtar shqiptar. Gjithmonë ka qenë në shenjestër të UDB-es.
Asnjë rresht nuk ka patur të drejtë ta botojë. Kur ka ardhur në Zvicër (1991),
gjithë akumulimi i tij ka shpërthyer si një vullkan, duke e derdhur lavën
patriotike në letër. Ëndrra e tij e vetme është që krejt shqiptarët një ditë të
jetojnë në një shtet të vetëm, me një flamur të vetëm, në Shqipërinë historike
të rilindësve tanë. Profesor Kelmendi është autor i disa veprave të botuara me
karakter historik dhe letrar. Ndër to shquhen librat: