E premte, 19.04.2024, 12:28 AM (GMT+1)

Kulturë

Milazim Kadriu: Poezi me shprehje të bukura me ndjenja shpirtërore e atdhetare

E enjte, 19.04.2012, 06:24 PM


Poezi me shprehje të bukura me ndjenja shpirtërore e atdhetare

“Malet me uniformë” -Sadie Ismaili-Ilirida, botoi SHB “Zef Serembe” Prishtinë

Nga Milazim KADRIU

Këto ditë para lexuesve erdhi me librin e tretë autorja Sadfie Ismaili-Ilirida të titulluar “Malet me uniformë”. Si edhe në librat  e tjerë edhe në këtë libër dominon motivi patriotik që është preokupim i autores që ti këndoj vendit dhe heroizmit të gjithë atyre që dhanë më të shtrenjtën për lirinë që e gëzojmë sot. Në këtë libër me poezi që është  ndarë në tri pjesë (Nëpër të gjitha furtunat,Jemi të një trupi dhe të një mali dhe Dy legjenda e dy Adema),autorja ka thënë gjithë atë që e preokupon, e madhëron, e sheh dhe e përjeton bukur. Ndonëse të ndara në tri pjesë poezitë e këtij libri kanë lidhmëni mes vete sepse ato flasin për kohë dhe personalitete të nderuara të kombit që dhanë kontributin e tyre të çmuar për këtë vend. Autorja nëpërmes të poezive të saja të mbledhura në librin “Malet me uniformë” na  del përcjellëse ndjenjash të cilat e përafrojnë  me lexuesin dhe së këndejmi  del prore luftëtare për afirmimin dhe poetizimin  e vlerave sikur stigmatizon  me mllefin lirik të çiltër. Ajo gati në tërë librin mban konstant rrëfimin e vetë të idealizuar dhe shprehjen e vetë të formësuar. Ajo është fare e drejtpërdrejtë dhe këtë rrëfim ajo e peshon bukur gati në të gjitha poezitë e sajë. Në përgjithësi Ismaili  në përmbledhjen e sajë na del  e suksesshme dhe ka një ndjenë të veçantë për shumë tema të nduarnduarta por mbi të gjitha për temën atdhetare. Çdo poezi të  kësaj autoreje  e përshkon një ndjenjë e shprehjes së bukur me ndjenja shpirtërore.

Poezitë e këtij vëllimi lidhen fuqishëm me trupin, artin e jetës dhe kohën nëpër të cilën shtegtuam dhe po kalojmë edhe tani. Përpos vuajtjeve që patëm nëpër kohë kemi edhe  shumë mrekullira të bukura që e kanë mbajtur gjallë këtë popull dhe për këto autorja na sjell  frymëmarrje dhe na bënë edhe më të lumtur kur këto I kujtojmë. Poezitë e Ismailit tregojnë qartë për dashurinë dhe pasionin e madh që e ka në artin letrarë.

Duke mbetur në përmasën tematike, poetja gjithsesi në shumicën e poezive  thur vargje për Atdheun, për heronjtë dhe figura kombëtare, për Flamurin, për vendet historike, për të gjitha trojet shqiptare që dëshiron ti shoh të bashkuara. Motivi i atdheut, motiv që dominon më së shumti në vargjet e poetes  që nga e kaluara, me ndjenjën e dashurisë ndaj mëmëdheut e përshkon tërë vëllimin poetik. Kështu autorja  ndërton një poezi të pasur emocionalisht,poezi të  qartë dhe të kuptueshme çfarë ia lehtëson komunikimin me lexuesit.

Në librin “Malet me uniformë” autorja Sadie Ismaili-Ilirida  paraqitet duke kaptuar në një rrugëtim situatash dhe ngjarjesh të ndryshme që prekin sferën shpirtërore të kësaj krijueseje.

“Malet me uniformë” është libri i tretë i autores Sadie Ismaili-Ilirida që e botoi Shtëpia botuese “Zef Serembe” në Prishtinë.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora