E merkure, 11.12.2024, 04:09 PM (GMT)

Kulturë

Poezi nga Neki Lulaj

E premte, 20.04.2012, 05:51 PM


Neki Lulaj
 
JAM NDRYDHUR
 
Jam ndrydhur
Si këmbët e futura në çizmet
E ushtarit pa numër
Duke vrapuar pas emrit
Në marshin e pa fund.
 
Kurrë nuk kam ndjerë lodhje
Duke gjurmuar historinë
E padrejtësive shekullore
Dhe baladat e trimave
Në qeli dhe llogore.
 
Më kanë bekuar engjëjt
Më ka praruar Dielli
Për qëndrimin stoik
Zjajarrin e ndezur të zemrave
Ku u ngrohën bijt’ e kombit më besnik.
 
Si shtegtar kalova mes shtigjeve
Me kokën time kalistrok
Gardhiqet e thurura te tradhtisë
Me ta kurrë s’u kumarova
Kurrë në konakun e nderit s’i prita baclok.
 
 
MI TUBONI ESHTRAT
 
Mbi krahun e pëllumbit
Plaga kullon gjak
Helm
E pëllumbi nuk gjëmon
Nuk rrënkon
Ai prap pëllumb mbetë.
 
Djegë plaga
Si magmë zhavorri
Heshtja shërron
Me puthjet e erës
Diçka po lindë
Po agon.
 
M’i tuboni eshtrat
Rrugëve të  ngushta
Për t’i zenë të gjitha fjalët shqip
Anijet që lundrojnë këndej
T’i bartin eshtrat
Që me ta
Ta shkruni fjalën shqip:
Liri...ne Atdheun tonë.
 
 
ZANORE KOHE
 
Zjarri zhvesh drurin
Lakuriq
E hiri shkrumb mbi
Tangar
Buzë t’i ndezë cigarën
E duahit kaçak
Unë s’jam zanore kohe
Por tym e bajrak.......!
 
Hëna sonte tokës
Ja praron kufijtë
Ne të dalurit nga
Kërrbaçi i vuajtjeve
Vjelim ëndërrat
Si beqarë...heshtak.
 
Mbi fije bari shkëlqim
Rrezja mes degëve-takim
E myshku në lis
Ka hapur ombrellën
Shiut i bën sehirë,
Bari kërkon ujë
E në vendin tim
Të bekuar, të praruar
Besa,nderi kanë folenë
Dashuria e ka shtëpinë.

GJURMË SHPIRTI
 
Gjurmët e mia
Të ngelën në faqe
Kujtim i paharruar
Hartë e pikëpjekjes
Së ndjenjës me ndjenjë
Në oqeanin e syve tu
Shtatë milionë ngjyra.

Rrjedhin lumenjtë,vrullshem
E ëmbël të dashurisë
Gjurmëve të kohës
Vullkan tektonik
Eshtrat s’i tretë dheu
Si ban lumi
Kujtimin s’e zbeh koha
Kurrë nuk mplakët memedheu.
 
Zjarri i dashurisë
Nuk shuhet kurrë
Prushnajë vullkani
Besa krijon vepra
Fjalët s’i merr era
Kujtimet e shpirtit
Përkunden në djepin
E atdheut të Ilirisë....!
 
 
BUZËQESHJE E NGRIRË
 
T’u ngri buzeqeshja Imzot
Ditët t’i ngurtësoi epoka
Gjeniu mendje ndritur
U shkrive si qiriri
Flalkadani zjarr i qiellit
Vepra jote na shndrit
Si  rreze si drita e diellit.
 
Fjala e parë dhe e fundit
Ishte barrë,peshë
E rëndë mbi supe
Kurrë s’tu luhat qëndrimi
Para rebeshit të kohës
Qëndrove si shtizë flamuri,.....!
 
Miliona lutje e dëshira
Nepër vite e mote
Të këputën zinxhirët e robërisë
Deri kur keshtu-mori loke
Botës nuk i falen mëkatet
Nga lutjet dhe uratat
Pa u përpjekur njerëzia
Zoti nuk bën mrekullira......!
 
Imzot pusho i qetë
Mojsiu i betejave shekullore
Vepra e djersa jote
Mrekulli e kësaj bote
Nga nëntoka e shenjtëruar
Deri në qiellin e praruar
Shpirti yt peng i flakëruar
Krenari e kësaj bote
Misionar i pa harruar
Themel sovraniteti fjala jote.
 
 
MBI KËTË
 
Hënë e stolisur
Nuse e praruar
Ngjyrë ari e kulluar
Mbi atdheun e shqipeve
Mijëra ëndërra
Miliona vargje
Si xhevahirët mbi bari
Për ty i kanë qëndisur
Baballaret e kombit...
 
Shqiponja me dy krena
Njera mbi Boletin
Tjetra mbi Çamëri
Sytë mbi Preshevë e Iliridë
Kthetrat mbi Mitrovicë
Ulqin e Plavë dhe Guci
Zemrat nga Janina
Me Tiranën në zemër
E Prishtinë në shokë
Dhe me Nishin në kokë....
 
Drini pëqafon Bunën
Ibri puthë Erenikun
Lumbardhi ledhaton Shkodrën
E Alpet shqiptare
Me Radikën e Sharrin
Bajgora përshëndet Korabin
Mëngjesi na e rritë shtatin,...!
 
Dielli derdhë rreze mbi ballë
Një rigë shiu mbi Autostradë
E ringjall Dr. Ibrahim Rugovën
Me një shkop e një letër te bardhë
Blerimit ia shtojnë bukurinë
Vello e nusërisë Dardane
Tokë e dete dhe male e lumenj
Dhuratë e bekuar e Perëndisë
Për zbukurimin e shqiptarisë.
 
 
ZJARR DASHURIE
 
Sa zjarr dashurie
Ka kjo zemër pellg vetmie
 
Kush nuk ma shuan mallin
Rrugëtimin drejt vatrës amtare
 
Sa kujtime zhagitë truri
As treni me vagona nuk i bartë
 
Sa përjetime bart burri
Ania e Titanikut me vehte s’i bart.
 
Sa ëndërra e mall ka shtegtari
Zogu me flatra të bardha i pat marrë



(Vota: 8 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora