E hene, 09.12.2024, 12:54 PM (GMT)

Kulturë

Baki Ymeri: Etja e fjalës shqipe për liri dhe dashuri

E diele, 22.04.2012, 06:54 AM


Etja e fjalës shqipe për liri dhe dashuri

Nga Baki Ymeri

E kishim dikurë Zemrën Shqiptare si një tribunë e përbashkët pikëpjekjesh vlerash kombëtare, letrare, shkencore dhe artistike, por për fatkeqësinë tonë që kemi ditur ta shfrytëzojmë e s’kemi ditur ta përkrahim edhe materialisht botimin e saj, këtë mungesë, ndoshta të përkohshme të saj, tentojmë ta zëvendësojmë me botime të reja nëpër disa media tjera, duke i dhënë prioritet Botës sot, KosovariMedia, Tribuna Shqiptare, Zëri i Shqiptarëve etj. Në këtë kontekst prezantimesh vlerash të përbashkëta, ja edhe një antologji e re letrare “Setea Cuvintelor / Etja e fjalëve”, botim i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë dhe redaksisë së revistës Shqiptari. Poetët e mëdhenj, sipas Heinrich Heine-s, i kanë përqafuar gjithmonë interesat e mëdha të kohës së vet. Në kuadrin e këtij albumi antologjik, nuk janë të gjithë autorët poetë apo prozatorë të mëdhenj, por e madhe është rëndësia e një misioni të këtillë, që afron vlera, gjuhë, vende, kultura e popuj.

Letërsia paraqet një mbrojtje kundër sulmeve të jetës. Librit i paraprin si gjithmonë, një parathënie briliante e poetit shqiptar Visar Zhiti. Redaktor i kësaj vepre ësht Dr. Luan Topçiu. Ideja e një botimi të këtillë i përket Vitore Lekës dhe Mardena Kelmendit. As vetë nuk e dimë numrin e saktë të antologjive të përbashkëta, por e dimë se ato prezantohen me respekt dhe dinjitet, edhe në shtypin e shtypur dhe elektronik të Bukureshtit dhe provincës. Ndoshta kemi qenë subjektiv që në faqet e tyre defilojnë më shumë krijues nga Kosova e diaspora, se sa nga Shqipëria, por kjo nuk prish punë, sepse Kosova është koka e Shqipërisë, edhepse, për fat të keq, që të dy vendet kanë nga një kryeqendër që ta përkujtojnë prishjen dhe tiraninë (Prishtina dhe Tirana), dy kryeqendra që shkëlqejnë me vlera letrare e kombëtare, me institucione kulturore, me minsitri e qeveri që duhet t’i bëjnë temena edhe Bukureshtit poetik.

Të jesh poet i vërtetë don të thotë të ndjesh, dhe të gjithë ata që defilojnë në faqet e kësaja vepre, dëshmojnë se dinë të ndjejnë, të shkruajnë dhe të befasojnë. Në faqet e këtij libri, për fat të mirë defilon edhe një numër krijuesish rumunë e shqiptarë, edhe nga qendrat e tjera shqiptare, si dhe nga diaspora e mërgimit tonë të përkohshëm. Tetë krijues rumunë, dhe tetë autorë shqiptarë. Është hera e parë, kur në një vepër të këtillë, përveç poetëve, botohen edhe disa prozatorë (Mariana Braescu me një tregim mbi një “arnaut”, dhe Beqë Lokaj me një fragment nga romani Amaneti i Gjyshit). Çdo autor ka vlera specifike, sidomos Skënder Hoxha dhe Dan Angjelesku, Dedë Preqi dhe Ioana Trika, Adem Zaplluzha dhe Dorina Brëndusha Landen, Sadik Përvetica dhe Xheorxhe Grigore, Veli Veliu dhe Gabriel Bicuna, Joan Roshka dhe Imri Trena, Fadil Curri dhe Xheorxhe Peagu.

BOX

Pasi bëri një jetë të bujshme mes botës letrare e artistike, Baki Ymeri ka hapur portën e hapsirës së shoqërisë që e bashkon gjuha e bashkimit kulturor, dhe që i përket një bashkësie më të ngushtë se sa bota e madhe. Në këtë vepër letrare me karakter kombëtar e ndërkombëtar, autori e hap një sistem të ri vlerash, për të ndërtuar kështusoj një univers të veçantë e të ri letrar. Edhe të tjerët sajojnë antologji, por këto që dalin në Bukuresht, na impresionojnë. Ne së bashku sikur i ndjejmë, sepse autori ka shumë gjëra për të na thënë, e unë dëshiroj t'ia bëj një ftesë mirëseardhje, me shumë kujdes, të gjithëve, t’i dëgjojmë dhe t’i lexojmë dhe t’i shijojmë poezitë dhe fragmentet e të gjithë autorëve, në këtë album antologjik, ku autori na sheh të gjithë neve që jemi në këtë spektër vlerash letrare, edhe nga pozicioni i vet. Bota e ngjashmërive dhe kontrasteve lirike, të gërshetuara me rumanishten e tij të pastër, si dhe me shqipen tonë të kristaltë, është një botë aksentesht të bukura, që e lartësojnë vlerën letrare të librit. E shiquar nga ky prizëm, nuk është e vështirë të kuptojmë se përse Baki Ymeri e fton dhe e josh këtë botë, duke e qitur në paskopertinë sintagmën “Miqësi Letrare”.

Libri hapet me një mendim të Mëhill Velajt nga Amerika: “Bota më së miri lexohet në shpirtin e poetëve.” Pikërisht këtu qëndron vlera letrare e librit dhe madhështia e autorit. Ndërtimi antologjik i librit si dhe përmbledhjet e përzgjedhura të poezive e kanë ngritur lartë vlerën e antologjisë “Etja e fjalëve”, dhe e kanë pasuruar lëndën poetike me bibliografinë e autorëve. Në këtë kontekst, edhe vetë titulli i librit e sygjeron dhe e orienton lexuesin drejt frymëzimit tematik, motivor dhe imagjinativ. Pastaj radhitja e autorëve në antologji si dhe disa poezi, vargjet e të cilave flasin shumë. Për shembull, te poezia, ''Tjetërkush" (Ioana Trica), vargu "Derisa e harroj vetëveten", pasqyron një aspect psikologjik të përbashkët. Te poezia ''Ishte një thellësi", vargu "Ishte si një kohë e shkëputur prej meje", ngërthen një mendim të thellë filozofik. Apo te Dorina B. Landen, vargu "Po e mas dashurinë, madje edhe jetën me butësi", poashtu flet shumë.

Mandej te poezia "Si është e mundur", e një autori tjetër, vargu "Të të bëj të ndriçosh si yjet", reflekton një imagjinatë të bujshme. Apo poezia "Pasqyrim", vargu "Kur shpirti yt reflektohet", pastaj te poezia "Hapat me jetën", vargu, "Nëse me kohën s’hapëron, ajo merr kahjen pa timon", mandej poezia "Nxitje” me vargun "Notoj në shkëlqimin e shpirtit tënd". Pason poezia "Vuajtja" me vargun "Mos mendo se njeriu nuk vuan! Por unë prapseprap mbeta njeri", etj. Vepra, ''Etja e fjalëve” është shprehje e fuqishme poetike artistiko-letrare. Ky libër dëshmon përkushtimin serioz të realizuesit të kësaj antologjie, me shumë miq, shkrimtarë, poetë e prozatorë, që autorit B. Y. ia shtojnë prestigjin, ndërsa krijuesve shqiptarëve dhe rumunë ua shumëfishojnë miqtë dhe dashamirët. (Fadil Curri)

Întâlnire româno-albanez? în poezie

Editura Amanda Edit a publicat antologia bilingv? „Setea cuvintelor” – „Etja e fjalëve” realizat? de cunoscutul poet, publicist ?i traduc?tor Baki Ymeri. Pus? sub semnul unui citat din Visar Zhiti, „Teksa shpërndahemi, vendtakim kemi poezinë” -  „Tocmai când ne risipim, punctul nostru de întâlnire este poezia”, antologia reune?te texte din crea?ia unor poe?i români ?i albanezi, cu versiunile lor în albanez?, respectiv în român?, semnate de Baki Ymeri. La acest dialog liric, româno-albanez, ?i-au dat concursul: Dan Anghelescu, Gabriel Bi?un?, Mariana Br?escu, George Grigore, Skënder Hoxha, Dorina B. Landen, Begë Lokaj, George Peagu, Sadik Përvetica, Dedë Preqi, Ioan N. Ro?ca, Imri Trena, Ioana Tric?,  Veli Veliu,  Adem Zaplluzha. (Prof. Dr. George Grigore)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora