Albert Zholi: Marash Hajati - Histori dhe vizion
Nuk gaboj, nëse them që në kolanën e librave, që do t’u kushtohen ngjarjeve e historisë së krijimit të firmave të para private në fillimet e viteve 90-të të shekullit që lamë pas, “STEFANI & CO” do të renditet ndër të parat, në mos e para që vlerësoi e hodhi dritë përmes një botimi në formë monografie mbi gjurmët, mbi punën e rrugën e ekonomisë së saj të tregut, të pronës private, që po kthehej në Shqipëri mbas gjysmë shekulli....
























