E diele, 28.04.2024, 09:22 AM (GMT+1)

Kulturë

Rrustem Geci: Trokitje Çame

E diele, 08.07.2012, 11:16 AM


Rrustem Geci, poezi nga libri„ Trokitje Çame“

A R V A N I T Ë T

Unë  flas gjuhën  shqipe
i pati  thënë mikut të  tij
Aristidh Kola - Arvaniti
para se grekët ta vrisnin

Asgjë  nuk  ka  mbaruar
më duhen  4 shekuj jetë
për  ta  kthyer mbarë, të
kaluarën tonë të shkelur

Nën atë qiell  G r e q i e
të të  vërtetave përmbys
gjuha  bën  luftën  e  saj
Çamëria  të   mos  bjerë

Homeri shkruante shqip
në shqipen e pellazgëve
në pellazgjisht  Odisenë
Aristidhi  e  kam lexuar

Trokitje Çame

Këngëve me  Çamëri
fjalës  i  bien drithma
djersë  të  ftohta kohe
të  rëna të  përgjakëta

Këngëve  me  Çamëri
populli  i  vogël   çam
çdo ditë  i  bie daulles
se  popull i  saj  s´ flë

Në këngët me Çamëri
të   trojeve   të   ilirisë
çami  tregon  Greqinë
lirinë e  tij  të  shkelur

Këngëve  me  Çamëri
prej  ku  nis  Çamëria
Plot    lule   të   gjakut
me këngë Çame çelin

LUTJA E ÇAMIT

A  më  lë   o   tokë  të  qaj
unë  dua  tek  t´i  një varr
unë  dua  këtu   të  rritem
gjaku  im   të   mos  thajë

Gurë  gjyshi   kam   këtu
në  beteja   i   ka  mbjellë
brenda   ka   disa   këngë
gjyshi  im  i   ka  shkruar

A  më  do o  tokë për vete
a më pranon të  vdes këtu
të  betohem   kam   ardhë
tek shtëpia  ku  kam jetue

A  më  lë  o  tokë   të  dua
gjaku i varreve më troket
guri  gjyshit  atje  brenda
ngritu  o  bir,  më  thërret!..

Ç   A   M   Ë   T

Çame  e  bukur Çamëri
ke  kraharorin me  flori
I ke  krojet bar me vesë
Tek  ulliri   po   të  pres

Çame  e  bukur Çamëri
plot  të  vrara  ke në gji
tri të korra në një pemë
tri të vjela në  një lëmë!

Çame  e  bukur Çamëri
tremijë vjet moj  i l i r i
populli ynë  është burrë
është  gjaku  në  flamur

Çame  e  bukur Çamëri
ti moj je njëmijë hijeshi
Kënga  jonë  pse  të qaj
Do  gjak   të  mos  thajë

P R E V E Z A

Kam  një  lutje   Çamëri
Kam  një   fjalë  amanet
Kam  një   lutje  Çamëri
Zot  të fatit  të jemi vetë

Kam  një   lutje  Çamëri
Kam  një   fjalë  amanet
Kam   një  lutje  Çamëri
Shqipëri jam tokë  e  det

Kam  një  lutje   Çamëri
Kam  një   fjalë  amanet
Babë  dielli  dhe flamuri
Çamërisë i japin shëndet

Kam  një   lutje  Çamëri
Kam  një   fjalë  amanet
S´ ka  Greqi  në  Çamëri
Tokë  e  Çamit  Shqipëri!..

Aristidh Kola

Tek një  lis  në  T h e v i
Aristidhi mblodhi veten
ndezi një q i r i  në  gur
në  kujtim  të gjyshërve

Bari  i  çamit  në  Thevi
foli  sikur  të   ish  njeri
ai mirëpriti birin  e  saj
d j a l i n mendjeshumë

O i  bukuri  A r v a n i t
o   biri  im  i  Çamërisë
këndoma   këngën  trim
që bari  të  bëhet  pemë

Jam gjak i  juaj o Thevi
Jam gjak i  pastërt çam
unë i kam  dy  z e m r a
të  dyja  i  kam Shqipëri

Mali i gjyshit

Tek  ky  lis  i   zhgualltë
tek  ky   ulli   i  plagosur
çami   ka  13   mijë  vjet
që  mbjell   tokën   e  tij

Bijë  e  kuqe   e   gjakut
bijë  e  kuqe  e betejave
trokitjet  tuaja   për  liri
i  kam thellë  në   zemër

Çamëri  o  tokë  e çamit
n´ u    plagostë    kënga
gjuha do të  hyj në luftë
që çami  të  vetmbrohet

O diell   e p i k   i  çamit
O  Iliri  e  para  Krishtit
Çamëria  s´ di  të  jepet
Çamëria  s ´ di  të  falet!..

Kënga e K´lumshtit

Mëmë e gjakut
Mëmë Shqipëri
Zemra më digjet
Të jem me ty

Loti i diellit
Në pemë pikon
Çami e çamja
Gjëmë lëshojnë

Qiellit të gjerë
Ndodhë ka re
Jo rrallë erërat
Fshehin rrufe

Në tokën çame
Homerit plak
Emri e sytë
I kullojnë gjak

2)

Shkruan Janina
jam Prishtinë
jem Tiranë
e jem një himn

Trapi i çamit
traget  me  nam
mijëra vjet
lundron n´këto anë

Qan Janina
gjakun e saj
nën Greqi
pema do thaj

Dheu i çamëve
një  dhe  flori
sa jam  Çam
aq jam Shqipëri!..



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora